| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Parate e BE-se per Korcen humbin ne JanineAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon Mar 5 16:17:59 EST 2001
KOHA JONE Velo: "Korcaret duhet te pine raki mani me kernacka" Korce- Ceshtja e ruajtjes dhe mirembajtjes se monumenteve te kultures eshte bere me e ndjeshme, sidomos pas takimit me intelektualin dhe piktorin Maks Velo me eliten dhe ata qe e duan Korcen ne vilen "Themistoklin". Por me problematik mbetet ceshtja e pazarit te Korces si nje nga veprat me te vjetra dhe terheqese te qytetit. "Kur te ngrihen hanet e te behen hotele, kur ne kafenete do te mblidhen qytetaret pas pune, kur turistet e huaj te kene mundesi te hane kernacka dhe pace shoqeruar me raki mani dhe birre Korca, kur ne largesi te degjohen kenget e buta korcare, atehere dhe vetem atehere Korca do te jete e plote. Ringritja e pazarit te Korces eshte detyra numer nje ne fillim te ketij mijevjecari", tha Maks Velo kur pa jo me pak dhimbje qe tezgaxhinjte shisnin neper rruget e kalldremta, para dyqaneve te kycura, kur hani i famshem renkonte nga kaosi e rremuja e gjithcka kishte humbur nga pazari i vjeter. Dega e Monumenteve te Kultures, kryetari i Bashkise, prefekti Ben Blushi me projekte e ide perpiqen te rikthejne vlerat e tij te dikurshme, vec jo pa veshtiresi. Problemi do te ishte vene ne rrugen e zgjidhjes, ne qofte se zyra e RMU ne ish-Ministrine e Transportit dhe Ndertimit do te kishte marre ne konsiderate nje projekt te Deges se Monumenteve te Kultures ne Korce. Arkitekti Kliti Kallamata shprehet se kane aplikuar per sigurimin e fondeve te rrjetit inxhinierik prane programit Cruss-Border. Fatkeqesisht zyra e PMU-se ndryshon qellimin e aplikimit pa vene ne dijeni degen e monumenteve te kultures nga rikonstruksioni te rrjetit inxhinierik te ansamblit ne studim per rikonstruksionin e Ansamblit. Nuk dihet se dhe kur u zhvillua nje tender ne zyrat e PMU-se, pa dijenine e aplikuesve dhe te Bashkise se Korces per 200 mije ECU-te e caktuara per qellimin e mesiperm. Per arkitektin Kallamata, korrupsioni ka qene i pranishem perderisa ne kundershtim me te gjitha rregullat dhe ligjet tenderi jetohet nga nje zyre greke ne Janine per kryerjen e studimit, te habit fakti qe parate kerkohen per rikonstruksionin e per cudi kjo shume jepet per studim kur nje i tille priste vetem zbatimin. Nga e gjithe kjo odise humbi Pazari, heshten bashkiaket qe miratuan vendimin e PMU-se dhe fitoi firma greke. Kjo eshte nje pjese e demtimit te Pazarit per shkak te investimeve, por ka edhe nje ane tjeter qe e demton ate, perkushtimi i institucioneve shteterore, ruajtjen e asaj cka mbeti. Si problem shqetesues paraqitet dhe gjendja e ndertimeve te Pazarit. Ndertimi i pronesise ka mundesuar qe pronaret e rinj, duke mos qene koshiente mbi rregullat dhe ligjet per mbajtjen e monumenteve, kryejne ndertime pa kriter qe tjetersojne vlerat e zones muzeale te Korces. Shembulli me i keq tipik eshte ish-dyqani i Merdaneve ku nje pronar i ri, i ardhur nga rrethinat e Korces, ka shkaterruar krejt interieren dhe eksterierin e tij. Perballe kesaj gjendjeje Policia e Ndertimit, Bashkia dhe Prefektura kane heshtur megjithese neper sirtaret e tyre gjenden mbi 60 kerkesa qe kerkonin nderhyrjen emergjente. Mire se per rikonstruksionin e rrjetit inxhinierik duheshin para, po per te mos lejuar prishen e vlerave muzeale. Kush i pengoi pushtetaret? Dega e Monumenteve te Kultures ne kete qytet konfirmon se demtime vihen re edhe ne subjekte te tjera te etiketuara monumente kuturore te kategorise se pare. E njejta gje vihet re edhe ne banesat e Vellezerve Frasheri, Ballaureve e Mysafirhana e Xengove. ruajtja e monumenteve te kultures nuk duhet pare si nje preference arkitektesh. Ne Korce kthimi i tyre ne identitet shihet si vleresim i trashegimise kulturore, test i emancipimit jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan. Deshira nuk mungon vetem duhen gjetur shtigjet per te rritur me tej bashkepunimin ne realizimin e endrres se korcareve te vjeter. Resmi Cobarxhi 03/05/2001 __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email at your own domain with Yahoo! Mail. http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |