| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] =?X-UNKNOWN?Q?Vdes_burri_m=EB_i_vjet=EBr_shqiptar_=28fwd=29?=Eriola Kruja kruja at fas.harvard.eduMon Mar 5 09:46:50 EST 2001
kapeni pak ate pjesen "ka pasur nje jete te shendetshme dhe ka pire shume raki" :) eriola. ---------- Forwarded message ---------- Vdes burri më i vjetër shqiptar DELVINË - Në fshatin Vllahat, disa kilometra në jug të qytetit Delvinë, vdiq të enjten, në moshën 123 vjeçare, burri që jetoi në tre shekuj të ndryshëm. Ramadan Lime Mihasi është konsideruar burri i tre shekujve. Ramadani u lind në fshatin Isvor të rrethit të Tepelenës më 25 dhjetor 1888. Burime pranë Muzeut të Tepelenës thanë se ai ka marrë pjesë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Mihasi ka marrë pjesë edhe në Ditën e Pavarësisë, ceremoninë e parë zyrtare që shënoi ngritjen e flamurit në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën kundër pushtuesve italianë në 1920. Mihasi ka punuar në Tepelenë si postier. Sipas të afërmëve të tij, ai ka patur një jetë të shëndetshme dhe ka pirë shumë raki. Albanian Daily News
More information about the ALBSA-Info mailing list |