Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KJ per helenizimin e Jugut

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Jun 16 11:30:52 EDT 2001


Athina, greqishten falas per mursiotet

Sarande- Athina, quhet mesuesja qe femijeve shqiptare iu meson gjuhen greke falas. Madje kjo pergezohet dhe falenderohet nga autoritetet e ambasades greke qe nuk ngurojne te shkojne thelle ne Mursi. Ky eshte emri i fshatit qe ben pjese ne komunen e Xarres, 30 kilometra larg nga qyteti i Sarandes. Eshte fshat teresisht shqiptar. Banoret e kesaj komune merren me bujqesi e blegtori dhe nje pjese e mire e tyre kane emigruar jashte shtetit. Si kudo edhe ne kete fshat ka vite qe eshte hapur nje kurs privat per mesimin e gjuhes greke, jashte ores se mesimit. Mesuesja Athina Pando, qe eshte njekohesisht edhe kryetare e shoqates "Omonia" per fshatin e Mursise ka vite qe e ka hapur kete kurs. Madje duan te thone se femijet per kete kurs nuk paguajne asgje sic paguhet zakonisht per kurset private qe jane hapur gjithandej. Natyrshem lind pyetja: Eshte thjesht nje deshire e mesueses kjo qe ben kurs te papaguar apo eshte dikush tjeter qe e paguan kete mesuese? Athina Pando ne mbarim te kursit te gjuhes greke fton me kete rast ambasadorin grek ne Tirane, Iliopullos, atasheun ekonomik ne ambasaden greke si dhe konsullin grek ne Gjirokaster Janis Pedhjotis. Dhe ata erdhen. Pika e pare e vizites se ambasadorit grek Iliopullos dhe e konsullit grek ne Gjirokaster Pedhjotis ishte pika e kalimit kufitar te Qafe Botes, qe sipas tyre erdhen per te pare se deri ku kane arritur projektet e rruges qe vjen nga Greqia, per te pare se ku ishin punimet. Ndalesa me e forte e elites greke ishte ne fshatin Mursi. Dhe pritja e tyre ishte ashtu sic dine te presin shqiptaret. Kishin dale shume fshatare per t’i pritur, madje ne forme festive. Ftesa e mesueses Athina ishte per punen e mire qe eshte bere ne kursin per gjuhen greke ne kete fshat. Vete ambasadori grek ne Tirane Iliopullos u shpreh ne fjalen e tij: "Erdha ketu qe te shihja nga afer nevojat e fshatit, problemet qe ekzistojne atje dhe hyrjen e Mursise ne familjen e perbashket Europiane. Por cudia me e madhe eshte se bashke me eliten greke ishte edhe kandidati per deputet i P.B.D.NJ per zonen 100 Andrea Mici". Terreni ishte peratitur mire. Nje fshatar ne fjalen e tij pasi falenderoi palen greke dhe marredheniet e mira mes dy popujve, u kujtua vet apo u nxit nga dikush u shpreh se te gjitha votat e mija si familje do te jene per kandidatin e P.B.D.NJ, Andrea Mici. Pra takimi hyri ne fushate elektorale. Andrea Mici kishte mberritur ne fshat. 

Sh.Dine



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Buzz Index - Spot the hottest trends in music, movies,and more.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list