Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KJ per konfliktin ne Permet

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Jun 16 11:24:27 EDT 2001


Pas 6 vitesh konflikt Kisha Ortodokse fiton pronat 

Gjirokaster- Rasat e zeza te Kishes Ortodokse ne Permet hedhin ne dore shtepine e kultures se ketij rrethi. At Vasil Themollari, nje nga personazhet me te njohur ne duelin mes kishes dhe institucionit kulturor permetar, mundi sot permes zyres se permbarimit te beje prone te veten dhe te kishes qe perfaqeson te gjitha mjediset e shtepise kulturore te Permetit. Per ekzekutimin e vendimit te njohjes se pronesise mbi godinen kulturore te Permetit, zyra e Permbarimit ka njohur vendimin e Gjykates se Permetit me nr.30 te dates 4 shkurt te vitit 1998. Ne te vertete pas ketij vendimi ka pasur nje tjeter gjykim te kesaj ceshtje nga nje trup gjykues i Gjirokastres, i cili i ka njohur shtepise se kultures se Permetit pronesine mbi kete objekt. Konflikti mes kishes dhe institucionit kulturor te Permetit ka nisur ne te vertete rreth 6 vjet me pare. Kjo godine eshte ndertuar nga shteti ne vitin 1964 dhe per kete ekzistojne te gjitha dokumentet perkatese duke filluar qe nga projekti i hedhjes se themeleve, tha per KJ mjaft i shqetesuar ne lidhje me kete ekzekutim te papritur Kastriot Bezati, drejtor i Pallatit te Kultures se Permetit. Bezati me duart dhe zerin qe i dridhet nga dhuna me te cilen ai parapelqen te cilesoje veprimin arbitrar te Zyres se Permbarimit shprehet se para vitit ’64 aty ka ekzistuar nje kishe, por ish-objekti kishtar u shemb atehere nga shteti dhe ne vend te tij u ngrit godina qe ju shihni edhe sot. Por nga ana tjeter institucioni kishtar perfaqesuar nga At Vasil Themollari pretendon se ka ne dispozicion te gjithe dokumentacionin e duhur te pronesise se tokes dhete kthimit te godines ne pallat kulture. Pervec Bezatit edhe zyrtaret lokale, duke filluar qe nga kryebashkiaku Arian Kote jane shprehur me indinjim dhe shqetesim per kete veprim qe ata e kane quajtur arbitrar te zyres se permbarimit te gjykates vendase. Nuk arrij te kuptoj, tha Kote per KJ se si merret guximi te shqyhen dyert e pallatit te kultures nga njerez qe me te drejte mund te cilesohen si te papergjegjshem dhe pas kesaj pa pranine e asnje perfaqesuesi te institucionit kulturor t’i njihet pronesia Kishes Ortodokse. Kote kercenoi se do te ndermarre menjehere ne ditet ne vazhdim te gjitha masat per ndjekjen penalisht te autoreve te ketij veprimi qe fyen thelle intelektualet dhe gjithe banoret e ketij qyteti. Kastriot Bezati qe ka mbrojur ne gjyqet e njepasnjeshme shtetin si perfaqesues i ketij institucioni kulturor, shprehet se ky objekt me themelet e tij deshmon ende se eshte ndertuar nga shteti. Sipas tij arkitektonika e ndertimit dhe struktura ne themele perbehet nga gure te bardhe nderkohe qe dihet mjaft mire nga te gjithe se ndertesat kishtare perdorin gure te zinj. Nga ana tjeter, tha Bezati, kjo godine ruan te njejten strukture ndertimi si pallati i kultures se Tepelenes pasi jane ndertuar ne te njejten kohe. Nuk dihet ende se si do t’i veje filli historise se pronesise mbi pallatin e kultures se Permetit, por tashme dihet se kontrollin mbi te e ka kisha ortodokse me perfaqesuesin e saj At Vasil Themollarin. Te shtunen pritet qe intelektuale te ketij qyteti dhe banore vendas te protestojne mbi vendimin arbitrar te zyres se permbarimit. 

Ndricim Nero 

06/16/2001



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Buzz Index - Spot the hottest trends in music, movies,and more.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list