| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KadareAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Jun 13 23:43:54 EDT 2001
> Nga Ismail Kadare > > Një jetën e popujve qëllon shpesh që problemet e mëdha shfaqen në trajtë > ciklike. Ky riciklim tregon se hallet e mëdha, të mbetura pa zgjidhje, e > trazojnë në stinë të ndryshme njëlloj si tërmetet ndërgjegjen e këtyre > popujve. Ato më së shumti quhen si faj i të tjerëve, shpesh në mënyrë > përdëllyese poetizohen si fat tragjik dhe vetëm rrallëherë konsiderohen si > > faj i vetë popujve. > Historia ballkanase është e shenjuar nga një viktimologji e tillë. E jona > veçanërisht. Në këtë sprovë do të ceken disa nga këto probleme.Për të > tjera > çështje, që kanë lidhje të tërthortë madje rastësore me to, do të flitet > gjithashtu. Por as për të parat, as për të dytat nuk pretendohet të flitet > në > mënyrë shteruese. Janë thjesht shënime të nxitura nga dita e ngarkuar, nga > > pakënaqësia apo nervozizmi ynë në orën e lajmeve në TV ose fill pas > mbylljes > së ekraneve, në orët e vetmisë sonë. > > ME PERËNDIMIN APO KUNDËR TIJ > > Është pyetja që ndoshta më së shumti është përsëritur në këtë gadishull të > > vjetër. Ka qenë shtruar, me sa duket, qysh me ndarjen e Romës nga Bizanti, > në > fillim të mijëvjeçarit të dytë për t'u përtërirë në mes të tij atëherë kur > > një forcë e tretë, e vrullshme si një luan i ri, iu sul dy mbretërive të > vjetra, Perandoria Osmane. > Midis çoroditjes së plotë që u krijua në gadishull, midis trumbetave të > luftës dhe fyejve të paqes, midis kërcënimeve e joshjeve, shkurt midis > kaosit > proverbial ballkanik, u gjet dhe populli shqiptar. Nuk ishte as më i mirë > dhe > as më i keq se të tjerët, ndaj ishte e natyrshme të bënte të njëjtat > gabime e > të kishte të njëjtin fat si të tjerët. Njëri pas tjetrit këta popuj u > rrëzuan. Ata i nënshtroi jo vetëm jatagani turk, siç pretendojnë > ballkanasit > dhe as vetëm shpirtësia osmane, siç pretendojnë otomanët, po të dyja > bashkë.Ndërkaq, pak përpara se të binte perdja e aktit të fundit të njërës > > prej dramave, asaj shqiptare, prijësi i këtij populli, Gjergj Kastrioti, > bashkë me rebelimin e tij të bujshëm kundër shtetit osman, shpalli një ide > të > re e një ideal të ri: ndarje me Lindjen, aleancë me Perëndimin. > Ky ndërrim i kahut të historisë, ky programim i ri i saj u bë për > shqiptarët > orientimi themelor i jetës së tyre. Ishte kaq i fortë, saqë nuk e shuan > dot > as shekujt e gjatë të pranisë turke, as pluhuri e përgjumja e "pax > ottomana". Shqiptarët të dalluar si për dashuri, si për mohim të > atdheut,bënë > gabime e marrëzi të njëpasnjëshme, megjithatë nuk mund të thuhet se i > kthyen > krahët idealit kastriotian. Edhe kur ndërruan atdhe e fe, në një kënd të > ndërgjegjes së tyre mbeti si qiri i zbehtë kujtimi i princit katolik që u > kishte mësuar se liria e tyre ishte pjesë e lirisë së Evropës. > Një hero nuk përbën gjithmonë një kujtim ngazëllyes. Ai mund të jetë edhe > bezdisës. Gjergj Kastrioti ka qenë për një kohë të gjatë për një pjesë të > popullit shqiptar një qortim i heshtur. Për të jetuar me një kujtim të > tillë > nuk është lehtë. Dhe në raste të tilla ka dy zgjidhje: ta shkulësh nga > ndërgjegjja ose ta modifikosh. > Një pjesë e shqiptarëve e ruajti të paprekur figurën e Kastriotit. > Pjesa më e prapambetur e tyre e modifikoi atë sipas mendësisë së saj të > varfër e oportuniste. Nga një ideator e programues të madh, e shndërroi në > > një kondotier ballkanas, te i cili shpata dhe kali zinin vendin kryesor. > Ndërkaq kultura dhe letërsia shqipe e mbajti të gjallë figurën e prijësit. > > Kjo u dëshmua në veprat e shkrimtarëve katolikë të shekujveXVII-XVIII. Por > > një gjë e tillë u ridëshmua sidomos gjatë Rilindjes Shqiptare, kur > personazhi > i ngritur befas nga terri e mori gjithë shkëlqimin e tij si bartës i > evropianizmit. Vargjet e famshme: "O dritëz e bekuar që lind nga > perëndon", > në të cilat shpallet programi i rilindasve për rikthim te Evropa > Perëndimore, > janë shkruar nga një poet bektashi, pra i universit mysliman, Naim > Frashërit. > Dilemat tragjike të një populli shfaqen sidomos në prag ose në fund > epokash. > Ishte e kuptueshme që pyetja: nga do të shkonte Shqipëria, të ngrihej në > kohën që Perandoria Osmane po jepte shpirt. Duke dalë prej saj gati e > përgjysmuar, Shqipëria e pagoi dyzimin e saj. Më shumë se shpërblim për > qëndresën, ajo mori nga Evropa dënimin për oportunizmin e saj. E sikur të > mos > mjaftonte ky fshikull, fill pas daljes në liri, një lëvizje prapanike dhe > monstruoze shpërtheu në Shqipërinë e Mesme: kryengritja e Haxhi Qamilit. > Mesazhi i saj ishte i qartë: kthim te Turqia, kundër lirisë së Shqipërisë. > > Në historinë e vendit është vështirë të gjendet një njollë më e errët. Për > > herë të parë vulgu shqiptar guxoi të hidhte baltë kundër çdo shenje të > vet. U > shkel me këmbë flamuri shqiptar, fytyra e Gjergj Kastriotit, gjuha shqipe > dhe > mësuesit e saj. > Në luftë me bandat me shallvare të Haxhi Qamilit e me bandat esadiste, të > nxitura nga Serbia, u vra koloneli holandez Thomson, i dërguar nëShqipëri > prej Fuqive të Mëdha, për organizimin e xhandarmërisë së shtetit të parë > shqiptar. Fan Noli, peshkopi dhe poeti i madh, i kushtoi një vjershë > mallëngjyese, duke e quajtur martir të Shqipërisë. Nacionalistët primitivë > > shqiptarë heshtën për vrasjen, sepse,sipas mendjes së tyre të mykur, > vrasësit > nuk mund të dënoheshin, ngaqë i përkisnin kombësisë shqiptare. Paçka se > ata > ishin llumi i zi i këtij vendi. > Pyetja: me Perëndimin apo kundër tij u shtrua në atë kohë më tragjikisht > se > kurrë. Tridhjetepesë vite më pas, shefi i komunistëve shqiptarë, Enver > Hoxha, > do të deklaronte se koloneli Thomson ishte agjent i imperializmitdhe se > "Haxhi Qamili është i partisë". Është një nga deklaratat makabre kur > shpallej kumti ogurzi: Shqipëria i kthente krahët Perëndimit, për të > shkuar > përfundimisht me Lindjen. > Gjithë kronika e komunizmit në Shqipëri mund të përmblidhet në disa radhë: > > shkelje me këmbë e orientimit të Gjergj Kastriotit dhe Rilindjes > Kombëtare. > Armiqësi e egër ndaj qytetërimit perëndimor. Miqësi e mbrapshtë me ata që > nuk > i kishim miq: serbë, sovjetikë, kinezë. Në fund, veçim vetëvrasës. > Ndarja nga bota e Shqipërisë ishte në radhë të parë ndarje nga Evropa dhe > SHBA. Katastrofë më e pashpresë nuk mund të projektohej për shqiptarët. > Gabimeve të tyre të vjetra po u shtohej një tjetër faj, këtë herë i > pafalshëm > dhe fatal. Ky veçim po i merrte frymën jo vetëm Shqipërisë shtetërore, por > > gjithë shqiptarëve kudo që jetonin e sidomos Kosovës. Shpresa për lirinë e > > saj ishte varrosur më thellë se kurrë. > > > E PABESUESHMJA > > Mbarimi i mijëvjeçarit të dytë kishte ruajtur për popullinshqiptar > surprizën > më të pabesueshme: Evropa Atlantike, e mallkuar për dyzetvjet nga > propaganda > komuniste, e shpallur armike e betuar e shqiptarëve, ngrihet befas në një > aksion politik e ushtarak të pashembullt për të mbrojtur popullin, të > braktisur gjer atëherë në mëshirë të fatit. > Tronditja ishte planetare. U trandën aleancat, strategjitë, parimet > morale. > Më shumë se nga bombat e NATO-s opinioni serb u traumatizua nga ajo që > dukej > si fundi i botës: po ndëshkohej Serbia për shkak të shqiptarëve të > Kosovës. > Një lëvizje në aksin e boshtit të tokës nuk do të bënte ndoshta më pak > përshtypje. Për një kohë të shkurtër populli shqiptar fitoi atë njohje e > atë > miqësi të botës perëndimore, që as në ëndërrimet më të guximshme nuk e > kishte > përfytyruar. > Testamenti i madh i Gjergj Kastriotit dhe i Rilindjes u duk se ngadhnjeu > më > në fund: aleancë me Perëndimin. Ishte kaq e magjishme saqë zgjonte atë > frikë > bestyte që provonin të vjetrit kur dyshonin se mund të zgjonin smirën e > qiellit. > Dhe ajo nuk vonoi. Pas hutimit të parë pasuan zërat kundërshtues: a e > meritonin shqiptarët këtë miqësi? Mos ishte gabim kjondërhyrje? Mos duhej > ndrequr sa më shpejt ky keqkuptim? > Dhe makina që kërkonte revizionimin e gjithçkaje u vu në lëvizje. Por > makina > nuk ishte e besueshme kur punonte me lëndë serbe. As britmat proserbe të > miqve nuk mjaftonin. Për të revizionuar gjithçka në dëm tëshqiptarëve > duhej > ndihma e vetë shqiptarëve. > Kam udhëtuar në Kosovë në vjeshtë të vitit 1999, pak kohëpas çlirimit të > saj. > Krahas ngazëllimit dehës të lirisë që ndeshej kudo, nuk mungonin fytyra të > > ngrira, për të mos thënë të zymta. Përpiqeshin njëfarësoj ta përligjnin > mungesën e entuziazmit. Kishte shumë probleme në Kosovë. UNMIK-u nuk > orientohej mirë. KFOR-i gjithashtu. Gati-gati nuk po shqiptoheshin fjalët > "OKB-ja po dështon në Kosovë", fjalë me të cilat Beogradi përpiqej të > shurdhonte botën. > Në një intervistë mendova të bëj një propozim mjaft delikat: kosovarët e > rekrutuar nga shërbimi sekret serb ishte mirë të faleshin publikisht prej > Kosovës. Ishte e vetmja mënyrë për t'i shpëtuar nga ankthi dhe sidomos për > ta > neutralizuar makinën e përbindshme serbe. > Intervista u prit nga një heshtje e plotë në shtyp. Ishte e kuptueshme: > njeriu i parë që do ta përkrahte do të dyshohej se e kishte mizën nën > kësulë. > > SHËRBIMET E FSHEHTA TË HUAJA NË SHQIPËRI > > Më shumë se në çdo vend të botës, në Shqipërinë komuniste flitej për > spiunë > të huaj. Më pak se kudo ata kapeshin këtu. Për dyzetepesë vjet me radhë > mburrjet e sigurimit shqiptar përplaseshin me këtë dush të ftohtë. Për të > fshehur paaftësinë e tij dhe për të reklamuar ca suksese minimale, > sigurimi > shqiptar në mënyrën më burracake iu sul grave të gjora ruse. Në mungesë të > > spiunëve të vërtetë, ishin ato që u shpallën spiune. Si të tilla u ndoqën, > u > burgosën e u internuan pa mëshirë. Shkakun e kësaj paaftësie e shpjegojnë > saktë dy vargje të një poeti gjerman: "Ai tregon me dorë armikun > tejkufirit, > po mendjen e ka tek ty". > Sigurimi shqiptar kishte për detyrë të përgjonte e të shtypte kryesisht > shtetasit e vet. Ndërkaq agjenturat e huaja, kryesisht ato lindore, me në > krye agjenturën sovjetike, kanë mbetur të paprekura ende sot në Shqipëri. > Vite me radhë ato ngjanin si të fjetura. Ishin të tilla jo nga ndonjë > drojë > përpara "syrit prej shqiponje të armës së dashur të partisë", por ngaqë, > me > sa duket, nuk e quanin të nevojshme të ndiheshin. Qëllimi kryesori rrjetit > > agjenturor lindor në Shqipëri ishte të pengonte me çdo kusht rrëshqitjen e > > këtij vendi drejt Perëndimit. "Ju do t'i shiteni Perëndimit për tridhjetë > aspra", i kishte thënë Hrushovi Enver Hoxhës më 1960. Afrimi > shqiptaro-perëndimor ishte macja e zezë për rusët. Ndërkaq, përderisa këtë > > mision, misionin e izolimit, më shkëlqyeshëm se kushdo e kryente vetë > regjimi > komunist, veprimtaria agjenturore e jashtme s'ishte fort e nevojshme. > Rrjeti lindor i zbulimit u ringjall, me sa dukej, në Shqipëri pas vdekjes > së > Enver Hoxhës. Ishte koha kur rreziku i shkarjes së vendit drejt kahut të > urryer doli prapë në skenë. Agjentura lindore duhej ta pengonte këtë me > çdo > kusht. Sa më staliniste vazhdonte të mbetej Shqipëria, aq më të qetë do ta > > bënin gjumin rrethet tradicionale shqiptare. Dhe aq më thellë do të > vazhdonte > të dergjej Kosova në gjumin e robërisë. > Ndërkaq, pas izolimit të gjatë kriminal, populli shqiptar nisi të bënte > trysni mbi regjimin për hapjen ndaj botës. Trysnia rritej nga viti në vit > duke u shndërruar në psikozë në vitin 1988. Ishte ajo që u quajt "koha e > shansit gjerman". Tek afrimi gjermano-shqiptar populli shihte të vetmen > mënyrë për t'iu afruar Evropës Atlantike. Regjimi nuk guxonte të prishte > brutalisht këtë iluzion. Ai vendosi të luante një nga lojërat më hipokrite > që > ishin zhvilluar ndonjëherë në këtë vend. Nga një anë bënte sikur nuk e > pengonte afrimin, nga ana tjetër kishte vendosur të kundërtën. > Gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman, Gensherit, në Tiranë në > konferencën ngazëllyese të shtypit të dhënë në hotel "Dajti", fillpas > bisedimeve, fytyra e homologut të tij shqiptar ishte e prerë. Vetëm sytë e > > vëmendshëm mund të hetonin se diçka e papastër po ndodhte pas shpine. > Ndonëse njerëzit ngryseshin e gdhiheshin me këtë shpresë,afrimi me > Gjermaninë > nuk ndodhi kurrë. Dëshira e regjimit u përputh si shpeshherë me misionin e > > agjenturës sovjetike, që ashtu si tutori i fshehtë "e mbronte Shqipërinë > nga > murtaja perëndimore". > Bisedimet gjermano-shqiptare zgjateshin e stërzgjateshin pafund. Me > gjakftohtësi gjermanët përballonin trillet e emisarëve shqiptarë që venin > e > vinin në Bon e që kërkonin veç pretekste për ndërprerje. "Po na vënë > kushte > të papranueshme", qaheshin këta emisarë, raportet e të cilëve kishte gjasë > që > shkonin më parë në Moskë se në Tiranë. Cilat ishin këto kushte të rënda? > Kryesore citohej çështja e fesë. Për të përligjur ndihmën përpara > opinionit > gjerman, duke kujtuar se kishin të bënin me krijesa që kishin një minimum > logjike dhe një minimum përkushtimi ndaj popullit të vuajtur shqiptar, > gjermanët kishin kërkuar njëfarë tolerance ndaj lirisë së besimit. Ishte > një > gremç i artë për regjimin shqiptar dhe për agjenturën sovjetike, ndaj të > cilitdo të kapeshin me pasion. > Ndërkaq në Bashkimin Sovjetik, puçistët e ardhshëm stalinistë > organizoheshin. > Ditë për ditë ato po shtinin në dorë sektorët kryesorë të shtetit: > politikën > e jashtme dhe policinë e fshehtë. Ka dokumente që vërtetojnë se ngritja e > Milosheviçit përkoi me fuqizimin e puçistëve dhe u nxit prej tyre. Janë të > > gjitha gjasat të vërtetohet se stalinistët rusë në të njëjtën kohë kanë > rënë > në kontakt me udhëheqjen shqiptare. Mesazhi ka qenë i qartë: mbahuni edhe > pak. Së shpejti gjithçka do të zgjidhet globalisht. > Me sa dukej lajmi i madh surprizë që puçistët do t'i jepninbotës fill pas > fitores do të ishte rikthimi në gjirin e perandorisë sovjetike e dy deleve > të > ikura: Jugosllavisë dhe Shqipërisë. > Puçi u krye në gusht të vitit 1991. Në krye u duk se fitoi.Tregojnë se atë > > natë në Tiranë u bënë shumë darka të gëzueshme. Disa orë më pas, për fatin > e > Shqipërisë dhe të një pjese të botës, ai dështoi. Dhe bashkë me të ëndrra > e > mbrapshtë, ëndërr e përbashkët e parë në Moskë dhe në Tiranë, për > rikthimin e > Shqipërisë drejt Lindjes komuniste. > > > Pyetja a e duam ne Perëndimin është e natyrshme të shoqërohet në > ndërgjegjen > tonë me vazhdimin e saj: po Perëndimi a na do? > Ka një konstatim të njohur tashmë se Shqipëria dhe shqiptarët të ngjitin > njëfarë tifozllëku dhe miqtë ose dashakeqët e tyre, ashtu si në një > ndeshje > futbolli ndahen në një mënyrë pasionante, për të mirë apo për të keq. > Midis > glorifikimit të tepruar të tipit të romancierit gjerman Karl Maje dhe > poshtërimit të një letërsie të tërë, shqiptarët janë ndier herë bijë > krenarë > të shqipes e herë reckamanë të kontinentit, që shkaktojnë nervozizëm e > frikë > gjithkund. Kjo e fundit, ka disa vjet që, për fatin tonë të keq, është > bërë > zotëruese. > Po të kërkojmë njëfarë logjike të brendshme përtej kësaj, s'është vështirë > të > hetohet një ftohtësi e vazhdueshme e së djathtës së skajshme evropiane > qoftë > ajo angleze, franceze apo italiane, asaj që, ndonëse nuk e shpreh haptaz, > e > konsideron Evropën si "një klub i krishterë". Pas vizionit të saj > konservator > në një klub të tillë nuk ka vend një popull gjysmë mysliman siç janë > shqiptarët. Në këtë pikë, kjo e djathtë ekstreme bashkohet me të majtën > ekstreme, e cila afishon një armiqësi edhe më të shfrenuar ndaj popullit > të > vogël që dikur e quante mik. Po t'i shtosh kësaj edhe valën e > antiamerikanizmit që rrek të bëhet modë në disa vende evropiane, dhe > goditjen > e së cilës e vuajnë shqiptarët nga që u ka dalë nami si proamerikanë (gjë > që > s'është fort larg së vërtetës), atëherë merret me mend se në këtë fushë > bijtë > e shqipes s'janë aspak për t'u lakmuar. > Një pyetje e tretë s'ka si të mos bëhet në këtë rast: ky Perëndim kaq i > pritur, ky Perëndim kaq i ëndërruar, ky Perëndim që herë na do e më shumë > s'na do, vërtet na qenka kaq i nevojshëm e kaq i lakmuar për ne? > Nuk është vështirë të merret me mend buzëqeshja ngadhnjyese e > antievropianëve > shqiptarë. > E pra, megjithatë, ky Perëndim ashtu siç është, i vështirë, problematik, > arrogant, më shumë mospranues se pranues, ky Perëndim që ashtu si > demokracia, > ashtu si vetë liria nuk qenkish as aq i bukur e as aq i përsosur siç e > kishim > përfytyruar në kohën e fatkeqësisë sonë, ky Perëndim mbetet zgjedhja jonë > e > vetme. > Kjo zgjedhje nuk kushtëzohet vetëm prej skajimit gjeografik, (fati na ka > rënë > në këtë kontinent trillan dhe, duam s'duam, aty do të mbetemi) as vetëm > për > arsye ekonomike, ushtarake, kulture, race etj. > Duke qenë bashkërisht të rëndësishme, ato shoqërohen nga një tjetër arsye. > > Kjo arsye e veçantë e madhore lidhet me problemin numër një të popullit > shqiptar: problemin e lirisë. > Disa popuj në Evropë kanë probleme me lirinë, por te këta është fjala > kryesisht për lirinë shoqërore, për zgjerimin, pasurimin, përsosjen e saj. > > Populli shqiptar është i vetmi, që ende në fund të mijëvjeçarit problemin > e > lirisë e kishte në trajtën e tij më tragjike. Ishte fjala për lirinë në > kuptimin e mirëfilltë, parak të fjalës, në atë kuptim siç flitej në > antikitet, në mesjetë, në kohërat më të zeza të masakrimit të popujve. Në > fund të mijëvjeçarit askund në Evropë nuk mund të përfytyrohej një vend si > > Kosova ku fëmijët për dhjetë vite rrjesht të mos shkonin në shkolla, por > në > bodrume, si në kohën e Neronit. Askund nuk mund të përfytyrohej një vend > ku > policia t'i detyronte banorët të mos i mbyllnin natën dyert e shtëpive në > mënyrë që ajo të hynte kur të donte, për të bastisur, rrahur, përdhunuar e > > vrarë mizorisht shtetasit e saj, vetëm se ata nuk ishin sllavë, por > shqiptarë, pra, të huaj në shtetin që quhej Jugosllavi. Askund në Evropë > nuk > mund të përfytyrohej të griheshin me thikë prej ushtarëve e paraushtarëve > mbi > njëmijë foshnja, si në kohën e Herodit. > Ky primitivitet i robërisë shqiptare nuk mund të përligjë megjithatë një > përgjigje të ngjashme, pra primitive për fitimin e lirisë. Parulla të > vjetra, > si: "me sllavin na ndan veç gryka e pushkës" e të tjera si këto mund të > prodhojnë rrëmujë të verbër, por jo liri. > Duke folur për Kosovën, shkrimtari më i madh i gjallë i Francës, Julien > Gracq, ka shkruar se veç në vise të Ballkanit mund të përdoren ende > formulat > e vjetra, si: "gjaku do të vejë gjer në gju të kalit". Duke ndëshkuar > Serbinë > për krimet e saj primitive, Aleanca Atlantike zhvilloi me sa duket luftën > e > saj të parë dhe të fundit, të tillë siç e kemi ende luftën në përfytyrimin > > tonë. E megjithatë, edhe në këtë rast, që duket qysh tani atavik, prej > aktit > të luftës u përjashtua ideja e gjakut të derdhur. Ose më saktë, për > çlirimin > e Kosovës, midis popullit shqiptar dhe Aleancës Atlantike u sajua ai > bashkëveprim i çuditshëm, ku shpenzimin më të vjetër të luftës, gjakun, e > vuri populli i paktë shqiptar, kurse armët, NATO-ja e fuqishme. > Në rrethana të tilla, në kushtet e kundërthënies tragjike që u krijua > midis > primitivitetit të robërisë dhe domosdoshmërisë në kushtet moderne të > lirisë, > historia i ruajti popullit shqiptar takimin e tij të shumëpritur me > Evropën. > Është hera e parë që në historinë tonë dhe në atë të kontinentit që > aspirata > jonë e lirisë jo vetëm nuk bie ndesh, por përkon me programin e Evropës së > > nesërme. > Kjo Evropë me kufij të zbehtë dhe me kontakte të lira, duke mundësuar > lirinë > shqiptare në hapësirën e saj të plotë, unike e të pandërprerë, e ndryshon > programimin e problemit numër një të pazgjidhur të kombit shqiptar. Nga > një > mundësi konfliktesh plot marrëzi dhe egërsi ballkanike e ushqyer nga > shtampat > e gjakut "gjer në gju të kalit" e të "pushkës që të ndan me tjetrin", ajo > e > kthen atë në një problem evropian, i cili nuk mund të kërkojë veç një > zgjidhje evropiane. > Shikuar nga ky kënd, shqiptarët i kanë të gjitha arsyet të militojnë për > evropianizimin e Ballkanit dhe të jenë ashtu siç kanë ëndërruar poetët e > tyre, populli i parë kontinental i gadishullit. > Të jenë... Po a janë vërtet? > > Shqiptarët ashtu si shumica e ballkanasve janë ende të papërgatitur për > lirinë evropiane. Vetë Evropa për t'u emancipuar ka kaluar nëpër prova të > rënda, disa prej të cilave e kanë çuar në zgrip të katastrofës. Një ndër > aktet spastruese të Evropës ka qenë dënimi prej asaj vetë i krimeve të > saj. > Krimi kolonialist, fashist, komunist, racist. Pa këtë dënim nuk mund të > kishte dhe ende s'mund të ketë Evropë. Popujt e Ballkanit, duke përfshirë > këtu dhe popullin shqiptar duhet të dënojnë krimet e veta. Këtë ndarje e > pengojnë hipotekat e vjetra: urrejtja etnike, një kulturë e tërë e dhunës > dhe > e egërsisë, një dehje dhe ekzaltim pas saj, një përpjekje për ta paraqitur > si > kulturë heroike. As pushka që të ndan nga tjetri, as prita, as goditja pas > > ferrës, as gusla, lahuta apo deklarata që i hymnizon ato nuk mund t'i > ndihmojnë shkretanët e Ballkanit. E po ashtu s'mund t'i ndihmojë > dyfytyrësia > në politikë, stalinizmi soft (me fjalë të tjera stalinizmi nën rrogoz), > apo > djathtizmi fashistoid alla Hajder, të maskuara të dyja pas parullave > properëndimore. > Zgjedhja proevropiane që ka bërë populli shqiptar është zgjedhja e lirisë > së > tij në kushtet moderne. Liria shqiptare nuk e ka emrin as Shqipëri e > Madhe, > as ekspansion shqiptar, siç mendojnë disa. Siç u tha më lart liria > shqiptare > është zhvillimi normal, natyral i popullit shqiptar, brenda harmonisë dhe > frymës së Evropës së bashkuar. Gjetja e rrugëve për ta lejuar këtë > zhvillim, > për fat të keq të ndërprerë, është në fakt edhe zgjidhja e problemit > madhor > të shqiptarëve në gadishull. > Me këtë pikëshikim, në qoftë se ka një popull që përfiton më së shumti nga > > paqja, stabiliteti dhe emancipimi i gadishullit ballkanik, është në radhë > të > parë populli shqiptar. Dhe nëse ka një të tillë që dëmtohet më së shumti, > nga > kaosi dhe lufta, është prapë populli shqiptar. > Të gjithë e dinë se qershori i këtij viti, muaji i zgjedhjeve, është muaji > i > shansit të mirë ose shansit të keq për Shqipërinë. I madh e i vogël në > Shqipëri, e kuptojnë këtë gjë, sepse i madh e i vogël e kanë dëgjuar > mendimin, paralajmërimin, e po të doni ultimatumin e bashkësisë evropiane > se > një zhvillim normal ose jo i këtyre zgjedhjeve, varet hapja ose mbyllja e > portave të Shqipërisë me Evropën. > Për çudi, këtë të vërtetë të madhe që lidhet me fatin tonë, e fundit që > nuk e > kupton ose që bën sikur nuk e kupton është pjesa radikale e klasës > politike > shqiptare. Për fat të keq, kjo pjesë radikale arrin të bëjë ligjin në > majat e > politikës. > Fushata e zgjedhjeve, në të cilën populli i lodhur shqiptar, ka vënë aq > shumë > shpresë, filloi me muzikë, për të bërë një kthesë drejt degjenerimit ditën > e > tretë të saj. Shtypi shqiptar, me pjekuri e një përgjegjësi qytetare > denoncoi > radikalizmin e njërit prej liderëve, Nanos i cili sipas këtij shtypi i > hodhi > benzinë zjarrit. > S'është herë e parë që ndodh një gjë e tillë në Shqipëri: sapo diçka merr > për > mbarë, do të gjendet dikush që ta pengojë me çdo mjet këtë proces. Do të > gjendet një lider radikal që të bëjë thirrje për acarim me kundërshtarin, > thirrje që i ngjan aq fort me parullën çnjerëzore: "forcim i luftës së > klasave". Sapo në horizont shfaqet diçka shpresëdhënëse do të dëgjohet, > herë > nga e djathta, herë nga e majta kushtrimi barbar: "nuk do t'i njohim > zgjedhjet!", kjo klithmë e neveritshme që është kthyer në një nga turpet e > > Shqipërisë së sotme. > Shtypi, analistët dhe gjithë opinioni publik me të drejtë bën pyetjen: A > janë > vërtet kaq të verbuar nga pasionet primitive politikanët tanë radikalë > saqë > të mos e kuptojnë se ç'katastrofë është për Shqipërinë ky destabilitet, > kjo > ethe e vazhdueshme që po na tret të gjithëve? Apo e gjithë kjo nuk është > thjesht verbëri por pjellë e një kalkulimi të ftohtë për të mos e lënë > Shqipërinë të marrë frymë? > Pyetja është e rëndë dhe dyshimi gjithashtu. Le të shpresojmë të mbetet > vetëm > një dyshim. > Ndërkaq mu në sytë tonë po ndodh gjithçka: Radikalizmi shqiptar përtej > kufijve nuk ka dhënë veçse rezultate negative: një ftohje të përgjithshme > të > opinionit botëror ndaj shqiptarëve, dobësim i pavarësisë së Kosovës, > dobësim > i TMK-së (e para ushtri mbrojtëse e Kosovës) dhe hedhja e idesë të > shuarjes > së saj, afrimi i ushtrisë serbe kilometër pas kilometri rrotull Kosovës, > përgatitja e idesë së kthimit të saj në vendin e krimit, së fundi afrimi i > > Jugosllavisë me NATO-n dhe largimi i Shqipërisë prej saj. > Në këtë proces të mbrapshtë, qëndrimi realist i qeverisë shqiptare, në > vend > që të mbështetet, po komprometohet nga një kundërrymë, nga radikalizmi > partiak që u përmend më lart. Në këto kushte, destabilizimi i shtetit > shqiptar, atij që duhej të ishte shtylla ku do të ankoroheshin shpresa > shqiptare dhe besimi evropian ndaj nesh, do të ishte veprimi më i > pafalshëm e > kriminal i vetë shqiptarëve. > Radikalizmi dhe destabiliteti po kthehen në pengesën kryesore për të prerë > > rrugën e zhvillimit normal të kombit shqiptar. Normalitetin e tij ky komb > nuk > mund ta arrijë nëpërmjet qorrsokakëve të vdekjes, me parrula të vjetra > kinse > heroike, ato që komunistët shqiptarë i adaptuan vite më parë kor hodhën > idenë > që Shqipëria ose të ishte e kuqe ose të mos ekzistonte fare e që ende > valviten sot mbi gërmadhat e stalinizmit kuban "socializëm ose vdekje". > Rrugë të reja drejt demokracisë dhe jetës janë të hapura sot në Evropë. > Shansi ynë i madh është se për herë të parë në histori këto rrugë janë të > hapura edhe për ne, të mallkuarit gjer dje të kontinentit. > Ecja nëpër këto rrugë, përbri popujsh të tjerë, disa prej të cilëve kanë > patur probleme tona dhe zymtësinë tonë është rruga e vetme që na mbetet. > Siç > është thënë dhe më parë, vetëm kështu ne do të fillojmë të jetojmë e jo të > > vazhdojmë të vdesim. > > Ismail Kadare > --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Buzz Index - Spot the hottest trends in music, movies,and more. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |