| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagonaalibali at law.harvard.edu aalibali at law.harvard.eduWed Jun 13 17:15:08 EDT 2001
[ SHQIPERIA ] Fushata, KSHH KQZ-së: Të quhen të paligjshme ndërhyrjet e të huajve Lajmi i ores 5:00 PM TIRANE - Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmëron kandidatët që me premtimet e tyre, të mos dalin jashtë kufijve të ligjit dhe i bën thirrje KQZ-së, të denoncojë si të paligjshme ndërhyrjen e të huajve në fushatë. Drejtuesit e këtij Komiteti tërheqin vëmendjen se "kandidati Arben Lika i Partisë Demokrate ka premtuar të bëjë kontratë me zgjedhësit për 1000 familjet më nevojtare të Koplikut e Bajzës, të cilave do t'i paguajë për një vit një rrogë mujore prej 50 markash gjermane". Sipas KSHH-së, një premtim i tillë bie në kundërshtim të hapët me nenin 328 të Kodit Penal. Gjithashtu KSHH, duke analizuar ankimin e kandidatit Filip Çakuli për ndërhyrjen e të huajve në fushatë, ka kërkuar nga KQZ "të marrë qëndrim duke i denoncuar si të paligjshme këto ndërhyrje dhe të mos lejojë përsëritjen e tyre". Sipas kandidatit Çakuli, të BF-së, "konsulli grek në Gjirokastër, Janis Pedhjotis është vënë në krah të kandidatit të PBDNJ- së, duke dhënë dhurata e duke bërë premtime për viza". Gjithashtu, në bazë të njoftimeve, Komiteti i Helsinkit kundërshton edhe veprimin e Nikolla Goxojanis, i cili ka folur me fshatarët e një zone elektorale, kundër kandidatit të "Bashkimit për Fitore". Drejtuesit e KSHH-së, nënvizojnë se "këto veprime bien në kundërshtim me nenin 190 pika 5 e Kodit Zgjedhor". il/ko (BalkanWeb)
More information about the ALBSA-Info mailing list |