Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOHA JONE - Fushata e zgjedhjeve ne Sarande

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Jun 13 00:01:03 EDT 2001


Cakuli: Me kane dale ambasadoret kunder

Sarande- Kandidati per deputet i koalicionit te djathte "Bashkimi per Fitore" per zonen elektorale nr.100, Filip Cakuli, ka bere takime me tere banoret e zones ku ai kandidon. Ai, i ndihmuar nga stafi i tij elektoral i drejtuar nga humoristi Koco Devole, partnership i kandidatit Cakuli, takimet e tij nuk i ka perqendruar vetem me turma njerezish, por edhe me individe te vecante, deri edhe shtepi me shtepi. "Porta ime eshte e hapur per te gjithe", ka thene ne takime me elektoratin e tij kandidati Cakuli. "Jam biri juaj. Madje nuk jam nga ata qe te jap premtime, qe tashme jane bere te modes neper fushata elektorale, sepse me duken genjeshtra. Rolin e deputetit nuk e konceptoj si njeri qe ve dhe heq njerez nga puna sipas oreksit te tij, por si koordinator midis zgjedhesve dhe qeverise", tha Cakuli. Deputeti konstaton gjendjen e zones se vet dhe qeveria ploteson kerkesat e tyre, mendon humoristi i njohur. 

Ne fund te takimeve kandidati Cakuli u eshte drejtuar bashkebiseduesve se: "Vota juaj per mua eshte e juaja per ju". 

Lidhur me disa shqetesime te hasura keto dite gjate fushates elektorale te ketij kandidati ne zonen nr.100, zedhenesja e shtypit prane zyres se kandidatit per deputet Filip Cakuli, deklaron: 

"Zyra e shtypit e kandidatit per deputet ne zonen 100, Filip Cakuli, eshte e autorizuar te deklaroje se ne kete zone po shkelet ligji per zgjedhjet ne Republiken e Shqiperise. Ambasadore e diplomate te huaj, kane zbritur ne kete zone per te bere fushate ne favor te njerit apo tjetrit kandidat. Nje greko-amerikan i quajtur Nikolla Goxojanis ka folur me fshataret e zones elektorale kunder kandidatit te "Bashkimit per Fitore" dhe keto ne prani te ambasadorit Limpreht. Nga ana tjeter, konsulli grek ne Gjirokaster, Janis Pedhjotis, i shoqeruar nga kandidati i PBDNJ-se, Andrea Mici, ben fushate ne favor te ketij te fundit, duke dhene dhurata dhe premtime per viza dhe se "Bashkimi per Fitore" eshte vetem mashtrim. Keto levizje dhe veprime te paligjshme krijojne kushte ne favor te tyre dhe sjellin nje konkurim te pabarabarte e coroditje ne kete zone, duke ndikuar dhunshem dhe hapur mbi voten e lire te zgjedhesve. Per keto veprime informojme Komisionet e Zgjedhjeve, si ate zonal dhe te rrethit, qe nga ana e tyre te nderhyjne energjikisht per t'i dhene fund ketyre praktikave dhe nderhyrjeve antidemokratike qe komprometojne institucionin e votes se lire". 

Sh. Dine



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail Personal Address - Get email at your own domain with Yahoo! Mail.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list