Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shkrimi me i hershem ne Shqiperi?

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Jun 11 13:44:30 EDT 2001


Pogradec: Zbulohen në Mokër 4 tabula të periudhës romakeLajmi i ores 3:30 PM TIRANE - Kater tabula (pllaka te lyera me dyll), te cilat mendohet se i perkasin periudhes romake, jane zbuluar kohet e fundit ne krahinen e Mokres (Pogradec). Tabulat u gjeten nga nje fshatar i kesaj zone i cili paskesaj ia kishte dhene nje mbledhesi te antikuareve nga qyteti i Elbasanit. Sipas deshmive te fshatarit ato u gjeten në një qyp hermetik brenda një varri të vjetër. Specialistet theksojne se, tabulat jane shkruar sipas menyres se stampimit dhe nuk mbajne asnje shenje, kryq apo lule trifleteshe, te semiotikes se krishterimit dhe paleokrishterimit. Shkrimi mbi tabula duket i perzier me germa te alfabetit latin dhe helen, eshte i vazhdueshem, pa ndarje ne mes, ndersa disa nga bashkimet e shkronjave mund te interpretohen permes shqipes. Njera nga tabulat ka nje vizatim dhe shprehjen "Kaeirta", qe ne greqisht do te thote "nderime". Aktualisht tabulat ndodhen ne Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave te Shqiperise per t'iu nenshtruar analizave qe do te deshmojne mbi karakterin dhe burimin e paleografise. Per te kryer ekspertizen jane ftuar konsulente te arkivave franceze, italiane, zvicerane dhe rumune. Nderkohe, prane ketij institucioni eshte ngritur nje komision i posaçem i perbere nga specialiste me ne ze te arkeologjise, historise, dhe arkivistikes si Muzafer Korkuti, Dhimiter Shuteriqi, Muzafer Xhaxhiu, Kristo Frasheri etj. Shaban Sinani, drejtor i Arkivave te Shqiperise tha per ATSH-ne se, "ne qofte se vertetohet se keto tabula i perkasin periudhes romake, atehere do te ishte nje zbulim i madh i shkences shqiptare pasi shkrimi me i lashte do te datonte tete shekuj me pare nga sa eshte deshmuar deri tani". Analiza e lendes, e cila eshte dyll i perzier me nje lende tjeter, do te hedhe drite mbi vjetersine e tabulave. Sipas dr. Sinanit, analizat po behen ne bashkepunim me laboratorin e Shkencave te Natyres te Shqiperise, dhe se se shpejti mund te bashkepunohet edhe me laboratorin e Pekinit, i cili ka restauruar edhe kodiket e Shqiperise. Ne kete faze fillestare mendimet e specialisteve jane te diskutueshme lidhur me epoken se ciles i perkasin tabulat, por dy deri tani tani mendohet qe keto shkrime datojne ne shekullin III-II para eres sone, ose ne periudhen bizantine. in/an (ATSH/BalkanWeb) 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail Personal Address - Get email at your own domain with Yahoo! Mail.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list