| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per Zgjedhjet ne Shqiperi - Gazeta ShqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Jun 6 23:45:17 EDT 2001
Përse unë kundër Angjelit "Monopolet greke po na mbysin ekonominë" Ministri i Financave, Anastas Angjeli, kandidat për deputet në zonën 33 të qytetit të Tiranë, dhuroi këto ditë në qytetin "Studenti" një sasi biletash të shtrenjta për koncertin e grupit "Skorpions". Me ketë gjest kandidati socialist " ua kaloi" kandidatëve të tjerë të zonës 33 , të cilët as e çojnë në mend të sajdisin zgjedhësit me bileta pesëdhjetëmijëlekëshe për koncerte të porositura si ai i ditës së dielë në stadiumin "Dinamo". Këta kandidatë , ku përfshihet edhe i nënshkruari, e kanë të qartë se me rushfete të tilla Angjeli " fiton" kundër gjithë shqiptarëve. Por fushata nuk është tender, gara zgjedhore është tjetër gjë. Gara zgjedhore për zgjedhjet parlamentare bëhet për katër vitet që lamë pas dhe për katër vitet e ardhshme. Ajo ka kuptim dhe dobi kur në të fokusohen problemet madhore të shoqërisë, analizohen bilance dhe propozohen zgjidhje. Me ketë vetëdije dëshëroj të shtroj për debat dhe gjykim tre prej çeshtjeve madhore të kohës. Çeshtja e parë lidhet me Koridorin Tetë. Ky koridor i shpresës dhe ardhmërisë së re për Shqipërinë nuk ka gjer më sot asnjë gjurmë në tokën tonë. Prej tre katër vjetësh, herë nga padituria, herë me qëllim, disa zyrtarë të Tiranës ngatërrojnë projektin e BE_së për rahabilitimin e rrugës ekzistuese Durrës-Qafthanë me Koridorin Tetë. Ne ketë mënyrë ata sherbejnë një genjeshtër të madhe për veten e tyre, për opinionin shqiptar si dhe për arkitektët e sponsorët euroamerikanë të Koridorit. Bashkë me ketë ngatërresë të pajustifikueshme përparon edhe një mendim nënvlerësues për kuptimin dhe përmasat e Koridorit duke e paraqitur atë thjesht si një rrugë kamionash e makinash E verteta është se Koridori Tetë paraqet materializimin e një poli të ri zhvillimi në Europën Juglindore deri në thellësi të Azisë. Shtrati i këtij Koridori përban rrugë, hekurudha, impiante, porte, lidhje telekomunikacioni e tjerë. Trungu i Koridorit në segmentin shqiptar ndjek drejtimin Durrës-Tiranë-Qafëthanë dhe është i gjatë 63 kilometra. Degëzimet mbulojnë portet e tjerë të Shqipërisë. Projekti e sheh portin e Durrësit si një "paketë" të madhe shpërndarëse që do të konkurojë me portet e mëdha të rajonit. Në fakt, Koridori Tetë sjell një shdërrim cilësor te gjeopolitkës shqiptare dhe rajonale. Nga një vend tradicionalisht tranzit, ne bëhemi edhe udhëkryq i lëvizjes së mallrave, njerëzve e pse jo edhe ideve. Koridori Tetë në Shqipëri do të fillonte me investimin e Bankës Botërore në portin e Durrësit. Por ky investim është vonuar e penguar nga prania në port e shoqërive greke të naftës. Të gjendur mes nxitjes amerikane për pastrimin e portit dhe presioneve të Athinës për mbajtjen e depozitave, zyrtarët shqiptarë janë lëkundur andej-këndej me fjalë por si përfundim kanë shkuar vazhdimisht në anën e Athinës. ( A mund të imagjinohet që tri firma shqiptare të bllokojnë shansin e Greqisë në Selanik?). Këto fakte janë botuar herëpasherë në shtyp. Duhet shtuar se Athina nuk ka ndonjë merak të veçantë për ca depozita nafte. Ndërhyrjet greke pranë zyrtarëve shqiptarë janë brenda stretegjisë së vonimit të Koridorit Tetë në kuadrin e betejës ndërajonale të koridoreve. Pritja, indiferenca, komplloti i heshtjes dhe sabotimi i kujdeshëm-me këto fjalë mund të shprehet qëndrimi i qeverisjes sonë ndaj Koridorit Tetë. Për t'u berë, Koridori në terësi kushton mbi dy bilion dollarë. Nuk e di sa paguhet për të mos u berë. Një prej ministrave që ka kontribuar për ngrirjen e këtij Koridori ka venë tani kanditaturën në zonën 33 dhe u blen studentëve bileta të shtrenjta me qëllim që të fitojë votat e tyre dhe të rizgjidhet! Çeshtja e dytë ka lidhje me trajtimin e disa prej sektorëve strategjikë të ekonomisë kombëtare. Po kufizohemi me shembullin e telefonisë së lëvizshme. Edhe në ketë rast u përgatit dhe u përhap me kujdes një genjeshtër e madhe sikur AMC-ja po i nënshtrohej privatizimit. E verteta është se AMC-ja nuk është privatizuar por i është shitur entit publik grek, pra shtetit grek.Kësisoj, për të qenë korrektë, mund të flasim për shitje dhe transferim pronësie por jo për privatizim. Me kalimin e AMC-së në pronësi të huaj, tarifat e sherbimit celular në Shqipëri janë më të larta se në Greqi dhe Itali. Këtu kemi një nga rastet e rralla kur i ashtuquajturi " privatizim" i një sherbimi fitimprurës sjell rritje çmimesh dhe shrregullime në funksionim. Kjo situatë ka shtuar dyshimet sikur AMC-në po e paguajnë me këste për llogari të grekëve klientët shqiptarë. Prandaj është i nevojshëm një akt minimal transparence nga qeveria shqiptare për sasinë dhe destinacionin e deritanishëm të shumave që janë siguruarr nga shitja e AMC-së. Nuk do të ishte hiq e këndshme po të dalë se kemi shituar kaun për të thurur gardhin. Është thënë se liçensimi i operatorit të dytë të sherbimit celular do të çojë në uljen e tarifave. Kanë kaluar disa muaj dhe ka pak gjasa që kjo të ndidhë shpejt. I njejti aksioner që ka blerë rreth 70 përqind të aksioneve të AMC-së, ka blerë edhe 32 përqind të aksioneve të operatorit të dytë. Ky aksioner është enti publik grek, pra shteti grek, i cili vështirë se do të konkurojë vetveten me operatorin e dytë pa shfrytëzuar mirë e mirë AMC-në. Këtu jemi në një situatë monopolistike, sikurse edhe në mjaft sektorë të tjerë. Por e keqja nuk mbaron me kaq. Paratë që fitohen në Shqipëri nga sektorët e sherbimeve siç është trasporti i udhetarëve dhe telefoni i lëvizshëm apo nga lodrat e fatit siç është telebingoja depozitohen në bankat e huaja dhe përdoren për zhvillimin e vendeve të tjera. Ky është problemi i problemeve. Si t'ja bëjmë që të frenojmë " eksodin" e valutës. Njeriu që nuk mendon fare për ketë problem ka venë kandidaturën në zonën 33 të Tiranës, u blen studentëve bileta të shtrenjta me qëllim që të fitojë votat e tyre dhe të rizgjidhet. Privatizimi ( nënkupto shitja dhe tranferimi) i Telekomit është berë gati. Çeshtja e tretë ka lidhje me modelin e zhvillimit. Ne kemi një model kryesisht tregëtar që nuk prodhon, por vetëm konsumon para. Është e pamundur të pikasësh në administratën tonë ndonjë zgjidhje apo projekt që nxjerr para nga paraja. Sterilitetin e modelit tonë e dëshmon më mirë se çdo teori krahasimi i dy qyteve kufitare, i Janinës dhe Gjirokastrës. Janina lulëzon që prej dhjetë vitesh për shkak të hapjes me Gjirokastrën. Gjirokastra vetëm rrënohet. Konstrasti i këtyre qyteteve është njeherësh edhe kontrasti midis politikave efektive që ndjek Greqia dhe politikave shterpë që ndjek Shqipëria në rrafshin e zhvillimit. Ja pse themi se qeverisja jonë nuk është lartësinë e detyrave të qeverisjes qëndrore por merret kryesisht me çeshtje që i perkasin nivelit lokal të qeverisjes. Kjo duket qartë edhe në dublimin e përditshëm të kryetarit të bashkisë nga kryeministri, ministri i financave dhe ministra të tjerë. Mendoj se na mjafton një kryetar bashkie. Kryeministri dhe ministrat duhet të kryejnë detyrat e tyre. Detyra themelore e ministrisë së financave është hartimi dhe vënia në veprim e zgjidhjeve që ndihmojnë zhvillimin. Vetëm ketë nuk bën ministri ynë. Ministria e Financave paraqitet si truri i fikur i ekonomisë. Ekonomia jonë është ekonomi gjymtyrësh. Tani ky ministër ka venë kandidaturën në zonën 33, blen bileta të shtrenjta për studentët me qëllim që të fitojë votën e tyre dhe të rizgjidhet. Po gara? A do të kemi garë për problemet e mëdha? --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Mail Personal Address - Get email at your own domain with Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |