Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Forcat e Ndersjella teTranzicionit Shqiptar

Arenc Leka arenc at att.net
Tue Jul 24 10:47:11 EDT 2001



Tranzicioni Shqiptar
Me shume bashkeveprim me njeri tjetrin, brenda dhe jashte vendit.

Eshte e vertete se koha ben te veten. Ne dhjetevjecarin e kaluar njerezit
ishin ne kerkim te realitetit pertej mureve rrethuese. Shume nga ajka e
vendit nuk mundi ti rezistonte kalimeve nga njeri sistem ne tjetrin brenda
vendit, dhe zgjodhen te perdorin energjite e tyre jashte tij. Sot shume
gjera kane marre pamjen e  ‘emigrantit me pervoje’ te cilet pas nje vuajtje
dhjetevjecare jashte vendit kane filluar te marrin paksa fryme ne realitetin
ku jetojne.
Ishte me te vertete e veshtire per te arritur aty ku e lame ne vendin tone.
Nderkohe qe pozicioni shoqeror ne vendin tone ishte pak a shume i programuar
nder vite. Pas daljes ne Perendim, njerezit e shkaterruan kete program duke
menduar se do te kishte zgjidhje me te reja se sa programi i “vjeter” ne
vendin e tyre.
Natyrisht kush eshte ai i verber qe nuk do sy?!
Sidoqofte Shqiptareve i kishte munguar kontakti me boten dhe kjo  beri qe
shume prej tyre te marrin rrugen e mergimit dhe eksperimentimit.
Pas dhjete vetesh po keta njerez Punetore, Profesore, Shkrimtare, Artiste,
Zanatcinj duan dhe kerkojne te kene ate afrimitet e dashuri qe iu mungon
‘Dasmen Shqiptare’ Ditelindjen e shokut te klases, Ritet e tyre. Por kjo nuk
eshte me ashtu sic ishte atehere
Pikerisht kjo mungon.
Shpeshhere nje rikthim ne atdhe eshte i domosdoshem per mbajtjen e
kontakteve me pikerisht ato qe thame me lart, me Boten e Vertete Shqiptare.

Nje nga pikat kryesore te konfliktit sot ndermjet Shqiptareve qe jetojne ne
atdhe dhe atyre qe jetojne jashte atdheut eshte pikerisht vertetesia e
informacionit qe marrin te dyja palet per realitetin ne te cilin jetojne.
Nese per nje Shqiptar ne Shqiperi informacioni eshte i sakte per ato qe
ndodhin ne Itali, France, Amerike apo gjetke, atehere ketu nuk ka asgje
gabim, por nese ky informacion eshte irreal dmth i manipuluar nga media apo
vete njerezit, atehere ketu krijohet konflikti artificial ndermjet dy
grupeve brenda dhe jashte vendit. E njejta gje eshte edhe per ato qe jetojne
jashte vendit.
 Shpeshhere degjojme te thuhet se Ju atje jashte jetoni me mire se sa ne
ketu ne vend. Ndoshta ne pamje te pare kjo do te ishte e drejte te pranohesh
se ne kemi ca privilegje me shume se sa njerezit ne Shqiperi..por kurre nuk
do te ishte e drejte te thuhej se njerezit ne Shqiperi nuk kane  mundesira
te bejne dicka per veten e tyre, per te drejtat e tyre, per permiresimin e
jetes se tyre ne pergjithesi. Ka ardhur koha qe cdo njeri te filloje te
krijoje ate qe mendon se eshte mire per vetveten dhe me pas per shoqerine ne
te cilen jeton. Ne te gjithe kemi nevoje per njeri tjetrin dhe se pa kete ne
nuk mund te funksionojme si shoqeri.
Me shume se kushdo tjeter Shqiptaret qe banojne jashte atdheut duhet ta
ndjene me shume ndjenjen e pergjegjesise se krijimit te nje bashkepunimi
konstruktiv me token Ame. Eksperiencat e tyre mund te ndihmojne shume ne
arritjen e menjehershme te zgjidhjes se problemeve akute te Shqiptareve qe
jetojne ne Atdhe. Pershpejtimi i ketyre hapave vendimtare do te rriste me
shume interesin e te dyja paleve ne bashkepunim te ndersjelle. Jo gjithmone
duhet neglizhuar veshtiresia qe perben momentin. Asnje nga shtetet e medha
nuk e ka fitur pa gjak ate cka gezojne sot.
Per ne tranzicioni erdhi me vonese por kjo nuk do te thote qe ne te mos
kerkojme te drejtat legjitime jetesore. Te gjithe Ne, brenda dhe jashte
Shtetit duhet te krijojme hapesira te reja per mbarvajten e nje Shoqerie te
Re Shqiptare.
Shpresoj se koha ne te cilen jetojme, ti beje Shqiptaret me te vetedijshem
se pa ballancimin e realitetit Shqiptar me ate Nderkombetar asnjehere nuk do
te arrijme ate cka enderruan te paret tane.

                Arenc Leka

http://www.ArencPro.com
212-675-9466
Concerts and Entertainments.
Recording Studio and Graphic Design.

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list