| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gjykata e Larte per konfliktin ne PermetAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Jul 7 23:20:10 EDT 2001
GAZETA E GJIROKASTRES Përmet, Pallati i Kulturës ende pa zgjidhje PERMET Kolegji civil i Gjykatës së Lartë, në datë 27 qershor ka marrë në shyrtim ankesën e paraqitur nga Drejtoria e Qendrës së Kulturës së Përmetit kundër vendimit të gjykatës së Apelit për pezullimin e vendimit për t'i dorëzuar Kishës Pallatin e Kulturës. Sipas drejtorit të Qendrës së Kulturës Kastriot Bezati "gjykata e lartë ka konstatuar që ankimi i paraqitur për pezullimin e çështjes është brenda afatit ligjor". Për t'i prerë rrugën një ekzekutimi të menjëhershëm të vendimit të gjykatës së Apelit, që do të sjellë pasoja të rënda, gjykata ka çmuar si të arsyeshme të bëjë pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi. Por, më 15 qershor Zyra e Përmbarimit të Përmetit ka shpërthyer dyert e këtij institucioni. Kjo sepse Qendra Kulturore nuk dorëzoi çelësat për t'ia dhënë ndërtesën Kishës. Deri tani ka pasur dy vendime kontradiktore të Komisionit të Kthimit të Pronave në dy vite të ndryshme me dy vendime të ndryshme. --------------------------------- Do You Yahoo!? Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 a year! http://personal.mail.yahoo.com/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |