| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Dita Juge - 23 qershor 2001 - editorialAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Jul 5 08:24:46 EDT 2001
Opinion Ndal angazhimit grek në fushatën elektorale Shumë prej të dërguarve ndërkombëtarë të ardhur në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, kanë pyetur në takimet me KQZ dhe institucione të tjera, apo në konferenca shtypi se çdo të bëhet me Himarën, dhe a do të ketë konflikte atje. Ambasadori Shtudman I ODIHR- ishte I fundit në rradhë. Kjo është një pyetje pa kuptim ose të paktën u është adresuar personave të gabuar. Për një arësye të thjeshtë. Problemet në Himarë gjatë zgjedhjeve janë krijuar sa kohë që atje është shfaqur ambasadori grek, konsulli grek apo deputetë grekë, etj. Problemet kanë filluar sa kohë që Greqia angazhohet shtetërisht që në Himarë të vijnë e të votojnë emigrantë të përzgjedhur dhe sa kohë që Greqia emëron si komisionere në qendrat e votimit në emër të PBDNJ- gra që jetojnë atje prej 10 vjetësh dhe që për pasojë bëjnë politikën e Greqisë për Himarën. Po cila është kjo politikë? Është ajo që synon me forcë të përfshijë Himarën si zonë minoriteti, politikë e mbështetur në dhënie pensionesh, vizash dhe lehtësirash të tjera një pjese të qytetarëve të Himarës, ku flitet greqisht. Pra ku ka maksimumi një minoritet greqisht-folës dhe jo minoritet grek. Për të përgënjeshtruar angazhimin shtetëror grek në këtë linjë të sjelluri, mjafton që të lexohet një dokument I Lidhjes së Kombeve I vitit 1935. Në përgjigje të kërkesës së kësaj organizate, drejtuar Shqipërisë dhe Greqisë, për të sjellë një listë me emrat e vendbanimeve ku jetonin minoritetet përkatëse, në listën greke me dhjetra emra nuk figuronte Himara. Mjafton deklarimi I Petro Markos në librin e vet autobiografik i shkruar dhe i botuar pas diktaturës, ku deklarohet me krenari qenia shqiptar për të përgënjeshtruar sharlatanët dhe të shiturit si nipi I tij Stavri Marko që thotë se jam grek. Bijtë e Himarës, krenarë për origjinën e tyre shqiptare janë edhe mes arbëreshëve të Italisë. Ka me dhjetra shembuj të tillë. Në këtë kuptim në Himarë do të ketë rrëmujë nëse shteti grek nëpërmjet emisarëve të vet do të përfshihet ashtu si është përfshirë deri më sot në të gjitha fazat e procesit elektoral. Por rasti Himara, është I përfshirë në një fenomen më të gjerë që po vihet re gjatë kësaj fushate elektorale dhe që ka të bëjë me grekët. Kudo ku kandidojnë grekë etnikë të vërtetë dhe të konvertuar, në mënyrën më të paturpshme dhe arrogante, ambasadori grek Iliopulos, konsujt grekë të Tiranë, Korçës, dhe Gjirokastrës bëjnë fushatë haptas në favor të tyre. Ky është cënim I drejtpërdrejtë I sovranitetit të shtetit shqiptar, sakohë që cënohet Kodi Elektoral dhe ligje të tjera. Ofertat e tyre të pështira diku mund të bëjnë efekt, tek hallexhinj apo njerëz pa personalitet, po vështirë se do të bëjnë efekt tek populli patriot I Kolonjës. Tek patriotët e Gjirokstrës, apo në zona të tjera të Shqipërisë, përfshi dhe Himarën. 5000 vizat e manaxherit të firmave piramidale, që I përket komunitetit arumun dhe që pretendon se është grek, Kristo Goxhit, vizat e Jatrusë dhe shefit të OMONIA-s, Dule në Përmet dhe Gjirokastër, dhe fushata e tyre bashkë me konsullin e Gjirokastrës, celularët e dhuruar, vizat e premtuara prej Thoma Miços në zonën e Delvinës dhe shoqërimi I tij me konsullin grek, e plot raste të tjera nuk duhen toleruar. Minimalisht duhet reaguar ndaj tyre me forcë prej autoriteteve lokale dhe qëndrore. Maksimalisht edhe forcat e rendit me qetësi duhet tI kthejnë mbrapsh, pasi në mandatin e tyre diplomatik nuk bëjnë pjesë fushata elektorale në favor të bashkombasve të tyre të vërtetë apo të rremë. Rastet e vëna re duhen dokumentuar dhe I duhen dorëzuar institucioneve ndërkombëtare. I duhet dhënë fund koncerteve elektorale edhe të Dallarasit të madh në kalanë e Gjirokastrës, të organizuar nga konsulli grek dhe jo nga autoritetet lokale. Ishte një skenë e shëmtuar kur koncertin tij e ndiqnin në bashin e vendit diplomatët grekë dhe grekët e Shqipërisë dhe autoritetet shqiptare nuk dukeshin asgjëkundi. Shqipëria në këto 10 vjetët e fundit I ka treguar madje edhe tepër mungesën e paragjykimeve nacionaliste ndaj Greqisë. Është lejuar një kryepeshkop grek në krye të kishës autoqefale shqiptare, i cili udhëheq kryqëzatat ndaj shtëpive të kulturës sic ishte rasti i Përmetit dhe i kthen në kisha: është lejuar një kompani ushtarake greke me mandat jo të qartë dhe jashtë NATO-s, ndërsa Greqia mban gjendjen e luftës me Shqipërinë; kompanitë greke kontrollojnë një sektor strategjik si ai i telefonisë celulare, e plot koncesione të tjera. Nuk ka ngritur në pritje të një mirëkuptimi grek çështjen e pronave të ish shtetasve grekë me kombësi shqiptare. Mjaft pra me koncesione të tepërta një vendi që refuzon të njohë pakicat në territorin e tij dhe refuzon tryezën e Paktit të Stabilitetit për pakicat. Nuk mund të presim leksione nga një vend si Greqia ku terrorizmi antiperëndimor tolerohet dhe nuk ndëshkohet: ku trafiku I klandestinëve, veçaënrisht atyre kurdë, përfshin edhe segmente shtetërore. Dakord, nuk mund të pengojmë dhe duhet të ftojmë kapitalin grek të investojë në Shqipëri, po brenda rregullave të shtetit shqiptar dhe jo brenda rregullave që shkruajnë ata vetë. Mësime demokracie nuk jepen prej Iliopulosit apo Pedhiotisit, I cili dhuron viza në kohë fushatash dhe përfshihet në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Jashtë nga Shqipëria për nacionalistin e çmendur Gaxojanis dhe kushdo tjetër si ai që përpiqet të bëjë ligjin në vendin tonë. --------------------------------- Do You Yahoo!? Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 a year! http://personal.mail.yahoo.com/ -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |