Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Nje liber i ri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Jan 30 22:24:59 EST 2001


Mbi librin analitik "Dritehije shqiptaro-greke" te
Ndricim Kulles

Qysh prej jetesimit te shtetit modern grek, ne
historine e Shqiperise u shfaq edhe e ashtuquajtura
"ceshtje e Jugut", prej pretendimeve territoriale te
qeverive greke. Keshtu kontributi i shqiptareve per
pavaresimin e shtetit grek, kontribut qe vinte prej
shpirtit liridashes te shqiptareve, prej nevojes per
te luftuar kunder rrezikut te perbashket, porse edhe
per shkak te edukates libertine e kozmopolite, qe u
mbrujt ne periferite e Perandorise Osmane, u
zevendesua politika e likuidimit te faktoreve
jashtegreke. Me numerimin e shtresave, gjegjesisht te
reja, qe paten marredheniet problematike
shqiptaro-greke, merret Ndricim Kulla ne botimin e tij
analitik "Dritehije shqiptaro-greke". Shtresimi i
problematikes shqiptaro-greke ne historine re te
fqinjeve te vjeter ballkanike, shihet nga Kulla me nje
trashegim te rendesishem historik. Prejardhja e
dyfishte perandorake e gadishullit trashegoi nje
situate konfuze fetare, duke e shndrruar mozaikun
religjioz ne nje miter te re aleancash, grindjesh,
luftrash e hasmerish. Gjendja greke nen Perandorine
Osmane pati rrjedhojat e pashmangshme te roberimit e
te dekadences shpirterore, porse se voni nje
protektorat rus shpetoi rrezikun e asimilimit dhe
ngjalli nje kujtese paraperandorake, duke rilindur
idene e zhdukur te Bizantit e te Perandorise se
Lindjes, nje utopi e mirefillte helene. Ringjallja u
shoqerua edhe me arbitraritetin e trashegimise thjesht
greke te kesaj perandorie, duke sjelle me vete dhe
pervetesimin e cdo perpjekje per clirimesi, nje prirje
per te restauruar Perandorine e dikurshme ortodokse.
Pas luftes clirimtare greket iu vune nje perpjekjeje,
sa donkishoteske aq edhe intesive, per te imponuar
primatin ne krejt shtetet e reja qe po lindnin ne
Gadishull. Afermendsh nje perpjekje e tille do te
shndrrohej ne pengese paresore per ato kombe qe ende
nuk e kishin shtetin e tyre, si shqiptaret. Keshtu,
lufta clirimtare e shqiptareve perdite perplasej me
perpjekjet e fqinjeve per te futur nen suazen e vet
cdo aspirate te tyren.


Edhe pas shpalljes se pavaresise, vone e me "cene" te
shumta, shteti shqiptar nuk u gjend jashte ekuacioneve
religjioze te Greqise, perkundrazi nen kercenimin e
shpeshte te falangave greke per te shkeputur ndonje
cope nga trungu i shtetit tone. Konfliktet "u
pasuruan" me agresionet ushtarake te 1914-es dhe
1941-it, te cilat u shoqeruan me gjenocidin e e
1945-es ndaj popullsise came, plaga me e re e ndoshta
me e mprehte mes Shqiperise dhe Greqise. Ndricim Kulla
ne njeren nga analizat e veta e sheh mbrujtjen e
aspiratave evropiane ne hapesiren e siujdheses sone te
kushtezuar nga ripermasimi i qendrimit grek ndaj
pakices kombetare shqiptare ne Greqi. Autoritetet
zyrtare te shtetit grek duhet te kerkojne falje per
gjenocidin e ushtruar ndaj popullsise shqiptare te
Camerise. Me pas t'u kthejne cameve te cilet jetojne
ende, apo pasardhesve te tyre, pronat e shtetezuara e
ne disa raste te tjetersuara te tyre. Por qendrimet
greke ndaj Shqiperise per Kullen marrin permasa
shqetesuese kur ato drejtohen ndaj vet strukturave
shteterore shqiptare, me synimin driteshkurter te
dobesimit te tyre (mundesisht te rrenimit te tyre). Te
tilla akuza u hodhen mjaft ne pranveren e 1997-es. Me
vone erdhen monopolet greke dhe zhbalancimi i
ekuilibrave shqiptare te marredhenieve me jashte. Pasi
fillimet e ekonomise se tregut kishin vene ne nje
balance te stabilizuar prej rreth 70% te vellimit te
investimeve te huaja ne Shqiperi prej Italise dhe
vetem 21% prej Greqise (statistikat e 1995-es), ne
fund te mijevjecarit ato shenonin nje paritet mes te
dy vendeve. Flitet mjaft per monopolet greke ne
ekonomine shqiptare, porse edhe per favorizimet nder
tendera e patenta prodhimesh. Kjo permase shqetesuese
e marredhenieve shqiptaro-greke shihet ne shume
kendveshtrime nga analisti Kulla. Pervec permases
historike hegjemoniste qe shfaqet thuajse kudo nder
analizat e perfshira ne liber, tipari levantinist si
dukuri shfaqet per Kullen ne politike, ekonomi, por me
lexueshem ne art e kulture.


Titulli "Dritehije..." i adresohet me shume faktit se
herepashere problemet jane fshehur nga "dukje" me
madhore te historise, afermendsh te ndihmuara edhe
prej faktoreve ideologjike apo gjeopolitike, se s nga
pohimi qe gjendet gjithkund ne analizat e Ndricim
Kulles se problematika shqiptaro-greke ka qene e
perhershme, te pakten ne historine moderne te dy
shteteve. E perheshme ka qene perpjekja shteterore e
Greqise per te shtrire hegjemonine e vet drejt Veriut
(Vorio Epiri eshte spekullimi me i njohur) dhe njelloj
e perhershme ka qene rezistenca e shqiptareve perballe
nje tentative te tille. Tere kjo problematike
trajtohet gjithkund ne "Dritehije shqiptaro-greke", ne
librin me te fundit analitik te Ndricim Kulles, botuar
nga "Phoenix".


Ilir Nikolla

Koha Jone
01/30/2001


__________________________________________________
Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 
a year!  http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list