Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Censusi i Shqiperise

Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.com
Tue Jan 16 15:22:39 EST 2001


Hajde mos u bej paranoid pastaj! Ne vend qe ta na japin para per energjine 
na japin para per censusin. Te shohim si do te disbursohen keto fonde nga 
INSTAT-i.



Ministri i Financave Anastas Angjeli, nënshkroi me përfaqsuesit e palës 
Greke marrëvëshjen e grantit për shumën prej 1 milionë EURO

Në Athinë të Greqisë, Ministri i Financave Shqiptare Z.Anastas Angjeli, 
nënshkroi me përfaqsuesit e palës Greke marrëvëshje e grantit për shumën 
prej 1 milionë EURO, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë  dhe 
Qeverisë së Republikës së Greqisë për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri 
në vitin 2001.

Për palën Greke kjo marrëveshje u nënshkrua nga Zv/Ministri i Ekonomisë 
Kombëtare të Greqisë Z. Zaferopoulos. Fondi i akorduar për këtë qëllim në 
formë granti do të përdoret për financimin e projektit të regjistrimit të 
popullsisë, projekt i cili i është ngarkuar dhe do të realizohet nga 
Instituti i Statistikave (INSTAT) të Shqipërisë.

Disbursimi i fondeve sipas kësaj marrëveshje do të fillojë menjëhrë pas 
firmosjes, në përputhje me nevojat që ka përcaktuar sipas projektit  
INSTAT-i.

I gjithë ky proces shumë i rëndësishëm udhëhiqet nga Komisioni Qendror 
Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave që kryesohet nga Zv/Kryeministri. Ky 
projekt përvec fondeve të akorduara nga buxheti i shtetit mbështetet edhe 
nga donatorë të tjerë, në kuadrin e mbështetjes që komuniteti ndërkombëtar i 
ka dhënë këtij projekti.

_________________________________________________________________
Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com




More information about the ALBSA-Info mailing list