| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Mjeku amerikan shpeton nje femije shqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Jan 12 21:55:06 EST 2001
Mjeku amerikan shpëton 5-vjeçaren nga Kuçova BERAT Historia e rrallë ka nisur dy vite më parë. Vajza 5-vjeçare Roberta Milonashi, nga Kuçova, nisi të ankohej pa pritur nga një sëmundje e rëndë në zemër. Shtrimin e parë ajo e bëri në fund të këtij viti në spitalin e Kuçovës. Diagnoza e sëmundjes për mjekët kuçovarë, është e mistershme, dhe me gjithë mjekimet e tyre intensive ajo evoluonte me shpejtësi, duke e vënë në pikëpyetje jetën e vajzës. Më pas vajza iu nënshtrua analizave për ekzaminimin e sëmundjes prej tre muaj me radhë në spitalin nr.1 të kryeqytetit. Por, edhe këtu nuk u arrit të kurohej e aq më pak të përcaktohej lloji i sëmundjes. Mjekët e kryeqytetit e kaluan atë për shtrim në senatorium, por edhe prej aty ajo doli pa asnjë shpresë shpëtimi. Vajza duhej dërguar për kurim në klinikat perëndimore, por familja nuk i përgjigjej dot financiarisht. Për këtë arsye, i ati, Filipi, preferoi të shkoj familjarisht në Greqi, vetëm për t'i ardhur në ndihmë vajzës, në janar të këtij viti. Humbja e shpresës Nuk kaloi shumë kohë dhe Roberta u shtrua në një klinikë të Janinës, ku iu nënshtrua një terapie intensive dhe një kontrolli të gjithanshëm shëndetësor, me qëllim që të evidentohej vatra dhe shkaqet e sëmundjes. Por, edhe mjekët helenë nuk mundën të përcaktojnë dot llojin e sëmundjes. Nga Janina ajo transferohet në spitalin e Athinës, ku u përsërit e njëjta procedurë, por pa rezultat. Ndërsa shëndeti i Robertës çdo ditë bëhej edhe më i rëndë. Tashmë, sëmundja e saj është shndërruar në një shqetësim ballkanik. Ajo po hynte në historitë e rralla të mjekësisë botërore dhe përherë e më shumë po bëhej e njohur jo vetëm ndër shqiptarët që jetonin atje. Askush nuk mund të bënte më shumë për jetën e saj, më tepër se fati. Aventura Dhe fati i erdhi fare rastësisht. Në ambientet e spitalit të Athinës, ajo njihet me një bashkëmoshatare në parkun e vogël të lojërave. Në pak ditë, ato u bënë shoqe dhe miqësia mes tyre lidhi dhe prindërit e tyre. Vajza e huaj ishte bija e një gazetareje të "NeW York Times", në Athinë. Kjo e fundit, pasi u njoh me peripecitë e Robertës, në moment u zotua të kontribuonte për jetën e saj në rrezik. Ajo i telefonoi të shoqit në Florida, që ky të mundësonte dërgimin e ndonjë mjeku amerikan në Athinë, ose shtrimin e vajzës në klinikat e SHBA. Gazetarja amerikane merr epikrizën dhe analizat e vajzës kuçovare dhe i dërgon vetë në Florida. Dhe atje gjen gatishmërinë e një mjeku të njohur 76- vjeçar, mik i familjes, për t'i ardhur në ndihmë Robertës. Ai menjëherë e përcaktoi diagnozën dhe është shprehur se kjo diagnozë është tepër e rrallë, që prek 1 në 7 milionë njerëz. Ndërsa ishte e sigurtë në kurimin e saj dhe kërkoi që vajza të dërgohej atje, në klinikën e tij private. Gazetarja i rikthehet në Athinë dhe menaxhon përgatitjen e dokumenteve në ambasadën e SHBA në kryeqytetin helen. Siç ndodh shpesh, të huajt hezitojnë kur është fjala për shqiptarët, dhe në këtë rast nuk i dhanë vizën amerikane të atit të saj. Këtu shpresat për jetën e vajzës u ndërprenë sërish. Shpëtimi Por, mjeku 76-vjeçar vendosi të vijë vet në Athinë. Një muaj më parë, pasi ndërroi plot 4 avionë, ai erdhi në Greqi, duke shfrytëzuar 4 ditët e pushimit. Ai takohet dhe bisedon me prindërit dhe vet Robertën dhe në çast vendosi: "Vajza do të operohet. Operacioni kushton 12 milionë dhrahmi. Por, garancia e dhënë për të ishte vetëm 30 për qind". Ishte përsëri një shumë e papërballueshme për familjen e saj, e cila u bëri thirrje për ndihmë bashkatdhetarëve që jetonin në Athinë. Në pak ditë, ata dhanë për jetën e 5-vjeçares plot 8 milionë dhrahmi. Në fund operacioni u krye me sukses nga mjeku i njohur nga SHBA. Madje, profesori i Floridas nuk deshi të dinte më për shumën që meritonte. Ndërkohë që gazetarja e informoi se kontributi ishte vetëm 8 milionë ai zgjati dorën drejt një vazoje me lule, dhe pasi këputi një degë u tha: "I shpëtova jetën një luleje dhe jo një fëmije". Roberta doli nga spitali 3 javë më parë. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email at your own domain with Yahoo! Mail. http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |