| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Zeri i Popullit, 27.2.2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comMon Feb 26 21:47:24 EST 2001
Droga: shuma të mëdha për të blerë deputetë NARKOTRAFIKU Platforma ishte ndërtuar për këto zgjedhje, paratë e drogës do të zgjidhnin deputetët e rrjetit, më pas parti politike Tani para për influencë në gazeta e kanale televizive, më pas gazeta e kanale televizive pronë të tyre. TIRANE- Prokuroria shqiptare zbulon qëllimet politike të organizatës kriminale të narkotrafikut. "Karteli shqiptar kishte si synim të kontrollonte zgjedhjet e ardhëshme për të drejtuar më pas pushtetin politik nëpërmjet hedhjes në veprim". Kjo është deklarata e fundit e grupit të prokurorëve të çështjes së rrjetit ndërkombëtar të narkotrafikut. Pas hetimeve të njëpasnjëshme, prokurorët që po merren me zbardhjen e çështjes së organizatës kriminale të kokainës arritën të zbardhin synimin e supertrafikantëve shqiptarë të cilët kishin synime afatgjata politike në Shqipëri. Projekti i tyre i detajuar është zbuluar orët e fundit nga grupi i prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë së Përgjithshme në bashkëpunim me Antimafian italiane dhe Shërbimet Sekrete Perendimore. Sipas projektit të zbuluar, grupi i bosëve shqiptarë të drogës, kishte arritur të piketonte disa kandidatë për deputetë për ti financuar ata gjatë zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. Veç kësaj, gjatë 4 viteve të legjislaturës së ardhëshme, grupi i trafikantëve të kokainës, do të niste investimet e fuqishme në disa fusha dhe zona të Shqipërisë për pastrimin e parave të pista. Paralelisht me këto investime, ata do të krijonin edhe një parti politike e cila synonte financimin për fitimin e disa mandateve të deputetevë dhe më pas zënien e disa posteve të rëndësishme në ekzekutivin shqiptar dhe pushtetin lokal. Hetuesit dhe prokurorët e çështjes, tashmë kanë zbardhur plotësisht emrat e disa politikanëve aktualë të cilët kanë kohë që ruajnë lidhje tepër të forta me pjestarë të kartelit shqiptar të trafikut të kokainës dhe nëpërmjet financimeve të fuqishme ndaj tyre nga bosët e trafikut të drogës janë hedhur në veprim për të realizuar ambicjet politike të rrjetit. Detyra e këtyre politikanëve ka qenë edhe inkriminimi i personave të tjerë si dhe blerja e kandidatëve të mundshëm për të pasur sa më shumë njerëz në Parlament me qëllim kontrollimin e të gjithë jetës politike. Kontrolli i drogës synonte sipas kartelit shqiptar mbështetjen politike. I gjithë plani i organizatës do të shoqërohej edhe me ngritjen e një grupi të fuqishëm mediash që do të mbështesnin aksionin politiko-financiar të grupit të drejtuar nga Durda e Bërballa. Karteli shqiptar i drogës, ka punuar me qëllime afatgjata duke interpretuar me mjeshtëri skemën e njohur të mafias ndërkombëtare e cila ka arritur të blejë kokat e politikës dhe ekzekutivit për të realizuar synimet e veta kriminale. Të njëjtën gjë ka synuar edhe klani Durda, Bërballa, Koçiu, klan i cili ka vepruar sipas skemës së njohur të mafias kolumbiane për të mundësuar krijimin e një partie të saj. Hetuesit dhe prokurorët tashmë kanë zbardhur pothuajse gjithçka rreth emrave të personave që janë implikuar në këtë skemë të përpiluar mjeshtërisht, detyrave të tyre, synimeve dhe ambicjeve të mëtejshme politike __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email at your own domain with Yahoo! Mail. http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |