Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOHA JONE 26.02.2001

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Feb 26 00:27:43 EST 2001


Jupe: Zona nr.100 ne Sarande i ve kryq Camerise

"Interesa meskine te dikujt, qe e konsideron bregdetin
e Sarandes si cifligun e ardhshem elektoral pa
telashet e zonave rurale, kane frymezuar kete
ndryshim, i cili krijon nje problem te mprehte
politik"


Ka qene nje bombe e vertete letra e hapur e deputetit
socialist, Hamdi Jupe, i cili ka akuzuar drejtuesit e
PS se po shesin ceshtjen kombetare dhe saktesisht ate
te Camerise. Deputeti dhe anetari i KPD-se, Jupe, e ka
ngritur muaj me pare pretendimin e tij per zonen e
Sarandes, por propozimi i tij nuk eshte perfshire ne
verejtjet e Partise Socialiste per ndarjen e re
elektorale. Ndaj Jupe, iu drejtua me anen e nje letre
te hapur Presidentit Meidani, kryetarit te Kuvendit
Gjinushi, Kryetarit te Komisionit te Ndarjes se Zonave
Elektorale, Shazi, Kryetarit te Komisionit te Jashtem
te Kuvendit, Godo, kryetarit te PS-se Nano dhe
kryetarit te PD-se Berisha. Shqetesimi i deputetit te
PS-se eshte se rreth 5000 votues shqiptare te krahines
se paster shqiptare te Camerise ne Konispol, jane
bashkuar me 20 000 votues te zones se banuar prej
minoritetit grek. 


"Duke e konsideruar kete kompozim si teresisht te
gabuar dhe me pasoja te renda per te ardhmen, jo vetem
per kete zone, por me gjere, jam perpjekur te bind
strukturat e Partise Socialiste, ku bej pjese qe te
mos e pranojne nje gje te tille. Per kete ceshtje u
jam drejtuar edhe perfaqesuesve te partive te tjera
parlamentare, perfshi ketu edhe Partine Demokratike",
shkruan Jupe. Sipas tij, ethet e fushates elektorale
dhe interesat partiake i kane bere drejtuesit e
partive parlamentare te harrojne se ne historine e nje
populli ka gjera me te rendesishme, se sa fakti se
cila parti do ta kete mandatin te qeverise vendin per
kater vitet e ardhshme. Ne krahinat e rretheve te
Sarandes dhe te Delvines, sipas Jupes, deri tani ka
patur tri zona elektorale, njera prej te cilave ishte
zone e paster e minoritetit grek dhe dy te tjerat me
elektorat te perzier, te dominuar nga elektorati
shqiptar. Keto zona nuk duhet te ndryshoheshin. "Por
interesa meskine te dikujt, qe e konsideron bregdetin
e Sarandes si cifligun e ardhshem elektoral pa
telashet e zonave rurale, kane frymezuar kete
ndryshim, i cili krijon nje problem te mprehte
politik. Keshtu, zona e Konispolit, zone e paster
shqiptare qe perfaqeson Camerine e brendshme, pjesen
came brenda territorit te shtetit shqiptar me rreth
5000 votues, eshte shkeputur nga zona e deritanishme
elektorale (qyteti i Sarandes dhe Ksamili) dhe eshte
bashkuar me zonen e minoritetit grek me rreth 20 000
mije zgjedhes", tha Jupe. 


Ne letren e tij ai thote se kjo zgjidhje e re krijon
dy probleme te mprehta politike. "Kjo i ve nje kryq te
madh Camerise si nocion gjeografik, historik dhe
politik. 5000 mije zgjedhes came i ve ne raport me 20
mije zgjedhes minoritare greke, pra praktikisht nen
tutelen e nje deputeti te minoritetit grek dhe kjo
behet jo ne shtetin grek, por ne territorin e shtetit
shqiptar. Une mendoj se kjo `shte menyra me e turpshme
e injorimit te nje problemi kombetar, e nje tragjedie
kombetare, akti i pare i se ciles ka filluar ne vitin
1913, ndersa akti i fundit me sa duket eshte kjo
ndarje elektorale", thote deputeti socialist. "Kishim
degjuar qe problemi cam nuk ekziston per qeverine
greke. Ndersa me miratimin e kesaj monstre elektorale,
ligjerisht dhe faktikisht problemi cam nuk ekziston me
as per qeverine dhe per Parlamentin Shqiptar", vazhdon
Jupe. Sipas tij, krahina e Camerise eshte simboli qe
na kujton se ka nje tragjedi kombetare qe nuk mund te
harrohet e as te mbulohet me sloganet e "integrimit"
dhe te "globalizimit". Jupe thote se minoriteti grek
ne Sarande ka (te pakten ne letra) numrin e
mjaftueshem te zgjedhesve dhe shtrirjen gjeografike
homogjene per te pasur nje zone te paster elektorale,
pa marre nen sqetullen e tij zonen e Camerise ne
Konispol.. "Askush te mos mendoje se mund te beje
trimerira me keto ceshtje, duke thene se "ne mund te
bejme keshtu e ashtu", se "ne mund t'i fitojme te
gjitha zonat elektorale te minoritetit" etj. Keta
"trima te patriotizmes" shkojne pastaj dhe falen ne
Athine dhe kthehen ne atdhe duke qene te gatshem ta
paguajne dhjetefish "patriotizmen" e tyre. Natyrisht,
jo me parate e tyre! Minoriteti grek ka te drejten e
tij per t'u perfaqesuar ne menyre te natyrshme ne
Parlamentin Shqiptar dhe ne struktura te tjera te
pushtetit ne Shqiperi dhe jo me metoda te imponimit
prej te huajve, sic detyrohemi te bejme here pas here.
Gabime te tilla qe kalojne nga patriotizmi ekstrem, ne
servilizem ekstrem vetem se e demtojme vendin dhe
kombin tone", thote Jupe. Ai shpjegon se "argumentet"
juridike dhe aritmetike qe paraqiten nga politikane te
caktuar per te justifikuar zonen e re eletorale me
numur 100, jane perpjekje te deshtuara per te fshehur
mekatet e tyre ne dem te interesave te Shqiperise. Kur
te jete kuptuar problemi politikisht, atehere gjendet
edhe zgjidhja juridike dhe teknike, qe eshte ajo qe
eshte qe nga viti 1996. "Pas kesaj letre, te pakten
nuk mund te thoni se "nuk e dinim problemin", e mbyll
letren Jupe.


"Pretendimi i Jupes nuk eshte i ri. Eshte shfaqur qe
ne fillim. Ai ka gabuar qe i eshte drejtuar medias.
Argumentat duhet te jene ne institucionet qe meren me
kete ceshtje". Kjo eshte pergjigjia e Sekretarit
Organizativ ne PS, Petro Koci, rreth letres se hapur
qe deputeti socialist Hamdi Jupe i nisi te shtunen ne
faqet e gazetave, krereve me te larte te shtetit
shqiptar, ne lidhje me "gafen", qe sipas tij eshte
bere ne zonen 100 te rrethit te Sarandes. Koci tha dje
per "KJ" se ceshtja e ndarjes se zonave elektorale
eshte konplekse dhe ne te veprojne shume edhe fatore
politike, pasi partite politike kane nje sere
pretendimesh rreth ndarjes se re te propozuar nga
Komisioni i Caktimit te Kufijve. 


02/26/2001
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list