Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Kreshma e Madhe: Leter Pastorale 2001

albboschurch at juno.com albboschurch at juno.com
Sat Feb 24 09:00:13 EST 2001


Katedralja Shqiptare Ortodokse e Shën Gjergjit
523 EAST BROADWAY, SOUTH BOSTON, MASS 02127


“Ne gjithmonë duhet të kontrollojmë [ kujdesemi per ? ]  vetveten, që nën
pretekstin e mbajtjes së një urdhri të mos biem në
gabim e të dëmtojmë tjetrin.” Saint Basil 

AGJIRIMI I MADH 2001 ( Kreshma e Madhe )


Të dashur besimtarë dhe miq,

Cikli pranveror i pendimit dhe analaizës së vetvetes
vjen me stinën e Agjirimit. Është koha kur ne
shqyrtojmë te gjitha momentet tona të dobësisë dhe të
fajet, të mos përsosmërisë dhe pengesave shpirtërore.
Asnjeri nuk është pa mëkate, thotë Fjala e Urtë te Ungjillit. Ky
fakt i pamohueshëm nuk pranon asnjë lloj justifikimi
që ti lërë gjërat të shkojnë pa u ndier dhe të bëhen
pjesë e jetës së një besimtari në mënyrë të
papërshtatëshme. Nëse fajet  tona janë morale apo
etike, kanë lidhje me emocionet tona apo me mënyrën e
të sjellurit, ky është momenti i duhur që shpirtërat
tanë të kërkojnë shpëtim. 
Qarku i tere shërbimeve të adhurimit, me lutje të
shumta personale dhe të shenjta, me reflektime
individuale dhe rrefime personale na jep ne mundësinë
të rritemi, të përmirësohemi, të jemi më të
ndërgjegjshëm ndaj thirrjes së pagëzimit dhe për më
tepër antarë të devotshëm të Kishës. Mijevjecari i ri na
bën ne të aftë të rifillojmë, të fillojmë nga e para
dhe t’ja ridedikojmë veten tonë gjithë aspiratave që
shpesh ne i lëmë mënjanë. Adashi ynë personal,
engjëlli ynë mbrojtës, shenjti ynë kujdestar i
Katedrales dhe gjithë miqtë tanë besimtarë janë të
gjithë atje për të na ndihmuar në këtë moment kaq të
shenjtë. Si ju, ka gjithashtu  “engjëj të tjerë” që na
ndihmojnë [ ne ]  në ditët tona: familja dhe shokët  te ngushta, miq të
veçantë, që na emocionojnë gjatë jetës me mirësinë e
tyre dhe na kuptojnë aq mirë. 
Le të nisim pra udhëtimin tonë në këtë periudhë të
shënjtë të Agjirimit të Madh dhe të ecim më të
kujdesshëm me Krishtin. Qofshin të gjithë me ju ne
këtë moment transformimi. Është e kuptueshme që tashme
ka ardhur koha të merrni një hap. Ashtu siç thoshte 
njëherë edhe Will Rogers: 

“Edhe kur je ne rrugë të drejtë , do të vritesh po të
rrish në një vend.”!


Gjithmonë me ju në Zot,

+At Artur
Boston


________________________________________________________________
GET INTERNET ACCESS FROM JUNO!
Juno offers FREE or PREMIUM Internet access for less!
Join Juno today!  For your FREE software, visit:
http://dl.www.juno.com/get/tagj.



More information about the ALBSA-Info mailing list