| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per te drejtat e njeriut te cameve - IIAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Feb 23 21:56:47 EST 2001
Avokati i Popullit i pergjigjet nje cami qe nuk e do shtetesine shqiptare Ne ankesen e derguar Avokatit te Popullit sqaroni se keni lindur ne Grave-Gumenice te Camerise dhe ne vitin 1944, ju dhe familja juaj, jeni larguar me force nga Cameria, duke emigruar ne Shqiperi. Ne vitin 1953, shteti shqiptar nepermjet dekretit nr.1654, date 19.04.1953, "Mbi dhenien e shtetesise shqiptare cameve qe banojne ne Republiken Popullore te Shqiperise", i dha shtetesine shqiptare te gjithe personave me kombesi shqiptare nga Cameria, te cilet deri ne ate kohe nuk e kishin fituar shtetesine shqiptare. Per kete ju shpreheni shqetesimin tuaj se shteti shqiptar i asaj kohe ka shkelur te drejtat e njeriut pasi ju ka dhene shtetesine shqiptare duke pasur nje shtetesi tjeter me pare dhe kete e ka bere pa kerkesen tuaj. Per kete ju kerkoni nderhyrjen time, per t'ju kthyer shtetesine greke qe keni pasur perpara vitit 1953. Lidhur me kete ankese tuajen ju sqaroj se: Avokati i Popullit eshte krijuar si Institucion me Kushtetuten e nentorit 1998 dhe nuk mund te nderhyje per zbatimin e nje dekreti te vitit 1953. Ne qofte se ju deshironi te mos keni shtetesine shqiptare, mund te zgjidhni problemin duke bere kerkese individuale per lenien e saj sipas ligjit nr.8389, date 05.08.1998, "Per Shtetesine Shqiptare". Nga ana tjeter mund te kerkoni shtetesine greke, duke e kerkuar nepermjet organeve kompetente ne Greqi, ridhenien e saj. Ne rast se keto te fundit kundershtojne kerkesen tuaj, mund t'i drejtoheni si gjykates greke ashtu dhe Ombudsmanit (Avokatit te Popullit) te Greqise. Kjo sepse duhet mbajtur parasysh se ne baze te ligjit nr.8454, date 04.02.1999, "Per Avokatin e Popullit", Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike shqiptare, por jo te administrates greke. E njejta gje eshte dhe per pronat qe ju keni ne Greqi. Ju duhet t'i kerkoni ato ne menyre individuale nepermjet organeve gjyqesore greke. Perfundimisht, ju orientoj qe ne baze te dokumentacionit te rregullt qe ju mund te dispononi per te provuar pretendimet tuaja, mund dhe duhet t'i drejtoheni gjykates greke, per te dyja problemet. Cdo vendim qe mund te jape gjykata atje ka vlere per ju, pasi do te keni mundesi me pas qe t'i drejtoheni dhe Gjykates se te Drejtave te Njeriut ne Strasburg per problemin tuaj. Kjo eshte e vetmja rruge ligjore qe ne baze te legjislacioneve perkatese te se drejtes civile dhe akteve nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, mund te coje ne zgjidhjen e problemit tuaj ne keto momente. Nga ana tjeter ju premtoj se, per kete problem, nepermjet mundesive qe me krijon Institucioni, do te bashkepunoj me Ministrine e Jashtme dhe organizmat nderkombetare, per te gjetur mundesine e zgjidhjes se tij. Kryetari i Shoqates "Cameria", Bedri Myftari, ne nje interviste per "KJ", sqaron rreth kerkeses se bere tre muaj me pare drejtuar krereve me te larte te shtetit per heqjen e shtetesise shqiptare. "Ne qofte se nuk na kthejne ne Greqi, atehere te na marrin ne Perendim te 300 mije cameve dhe te na trajtojne si gjithe refugjatet e tjere", thote ai. Perse e kerkon Shoqata "Cameria" heqjen e shtetesise shqiptare? Shfuqizimin e dekretit 1654, te dates 19 prill 1953, e kerkojme per keto arsye; e para, shteti shqiptar nuk eshte ne gjendje ta zgjidhe vete ne keto kondita qe eshte per arsye te shumta. Ne duke shfuqizuar kete dekret mbetemi nenshtetas greke dhe duke mbetur nenshtetas greke, kemi te drejte t'i kerkojme BE-se, Komisionit te Refugjateve prane OKB-se, UNHCR-se, KE-se qe te na kthejne ne trojet tona. Ata kthejne romet e serbet ne Kosove, ndersa me Greqine e kane me lehte per arsye se Greqia eshte anetare e Bashkimit Evropian. Ne qofte se ata do te thone se nuk iu kthejme, atehere ne kemi te drejte t'u kerkojme qe te na marrin ne Perendim 300 mije came dhe si refugjate gezojme te gjitha te drejtat qe gezojne refugjatet ne te gjithe boten, qe me asistence e me te gjitha. Kjo eshte thelbi i gjithckaje. Kerkesen ia kemi bere Presidentit, Kryeministrit dhe Parlamentit. Nuk kemi marre pergjigje nga asnjeri. Kemi biseduar para ca ditesh me juristin tone Rustem Gjata dhe me Juristin e Presidentit Theodhori Sallaku. Ne e kemi lene qe brenda javes qe vjen te na ktheje pergjigje, qofte kjo pergjigje edhe negative ne na intereson. Atehere do te shkojme ne Parlament. Persiper e ka marre deputeti Sabri Godo qe eshte edhe kryetari i Komisionit te Jashtem per ta lexuar ne Parlament. Sigurisht qe atje ne do te mbrojme. Nese edhe atje do te na jepet pergjigje negative, atehere ne do t'i drejtohemi Gjykates Kushtetuese. Edhe nese Gjykata Kushtetuese do te na jape pergjigje negative, atehere ne kemi te drejte qe te mbledhim te gjithe dokumentet dhe t'i drejtohemi gjyqit te Strasburgut. Per shembull para ca kohesh, mbreti Jorgo qe i ishte drejtuar Strasburgut, fitoi gjyqin me grekun dhe mori te gjitha pronat dhe c'kishte. Ne gjithmone kemi synim qe te kthehemi ne pronat tona dhe nuk shesim asnje pellembe toke, pasi cdo cam qe shet pronat e veta grekeve, nga Shoqata "Cameria" ai quhet tradhtar, sepse ka shitur pronen, territorin shqiptar. Ne do te shkojme ne Greqi dhe do t'i nenshtrohemi te gjitha rregullave qe ka shteti grek. Nuk kerkojme as ndryshim kufijsh dhe as priviligje te vecanta. ..... Pse nuk e keni bere me perpara kete kerkese ne keto dhjete vjetet e fundit, por e beni tani? Kjo kerkese nuk eshte bere me perpara per arsye se neve kishim si objektiv tonin, qe, nese do te fitoje Kosova, neve do te na hapet drita jeshile. Nese nuk fitonte Kosova, ne mbeteshim prape ne erresire. Tashme ne e kemi rrugen e hapur dhe kerkojme qe te kthehemi ne trojet tona ne momentin me te pershtatshem. Kjo ka qene arsyeja. Mendoni se do te shfuqizohet dekreti i _53-shit? Po do te shfuqizohet, pasi i intereson edhe shtetit. Shteti heq belane keshtu nga vetja. Pergjigjja zyrtare per kerkesen tuaj eshte qe, para se te kerkoni heqjen e shtetesise shqiptare, duhet te keni garanci nga shteti grek per t'iu dhene shtetesine greke... Shtetesine greke ne e kemi. Po te veme ne Ministrine e Rendit, te bej nje kerkese dhe te paguaj 2600 leke te vjetra e marr letren e shtetesise greke. E kane marre shume vete. Ne e kemi shtetesine greke. Greku nuk e ka hequr shtetesine. Pra, ky shteti jone nuk ka te drejte te heqe shtetesine e nje shteti tjeter, pasi shtetesia jone ekziston. Ne nuk beme lutje per te lene shtetesine greke, as per te marre shtetesine shqiptare. Ne kemi bere nje referendum brenda shoqates dhe kane derguar shkresa me mijera familje, pasi behemi 300 mije vete, qe mund te kene kerkuar kete gje. Mendoj une se nje pakice e vogel qe mund te mos jete dakord. Kete gje nuk na i ka thene njeri, por shumica e cameve, mbi 90% duan te kthehen ne trojet e tyre. Eshte e mundshme qe te kthehen te 300 mije camet ne Greqi, pasi pasurite e Camerise dhe po te shkojme ne ne tokat tona, jo vetem 300 mije sa jemi, por edhe 3 milione greke do te punojne. Greket kane qene argatet tone tere jeten. Bregdeti i Camerise eshte quajtur perla e Ballkanit dhe princat, mbreterit, lorder nuk i bejne me pushimet ne asnje vend te botes 1 muaj e 2 muaj, por 8 muaj ne vit ne bregdetin e Camerise. Ne '53 ju keni qene pa shtetesi greke, kur ju eshte dhene shtetesia shqiptare? Kemi qene me nenshtetesi greke. Kjo vertetohet ne Ministrine e Rendit. 300 mije came jane ne Shqiperi, 300 jane ortodokse came qe flasin shqip jane ne Cameri. Une bisedova me nje plak 90 vjet dhe me tha; "Une i varferi jam 90 vjec dhe nuk di asnje fjale greqishit". 1 milion e 500 mije came jane ne Turqi dhe nja 400 mije jane neper bote, gjithsej jane 2 milion e 500 mije came. KOHA JONE __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email at your own domain with Yahoo! Mail. http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |