| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Deshmi te historise cameAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Feb 23 21:50:14 EST 2001
"Historia e Camerise me dy fjale" "Cameria shtrihet ne veri nga lumi Pavel deri pertej gjireve te Artes ne Jug, nga perendimi, nga bregdeti Jon mbi malet e Janines. Camet jane populli autokton, me i vjeteri ne Ballkan. Kjo vertetohet me figurat e medha qe kane dale; Pirua, Nena e Aleksandrit te Madh, Olimbia, Kleopatra, Dora D'Istria, Gjin bue Shpata, Hoxha Tasim, Mitrush Kuteli e ka lene me amanet qe eshte cam, Bilal Xhaferri, etj. Per spastrimin etnik te cameve u shfrytezua Lufta e Dyte Boterore dhe u internuan te gjithe camet. Erdhen gjermanet dhe u liruan camet. Dhe ajo qe thone greket se kena qene bashkepunetore te gjermaneve, bie poshte. Per shembull babai im ishte ushtar gjate Luftes se I Boterore. Mund te kene qene disa koka si ne gjithe vendet e botes bashkepunetore, por ta zeme se te gjithe camet kane qene me gjermanet. Une qe atehere kam qene 4 vjec, tani jam 61 vjec. Baballaret tone qe kane qene mbi moshen 20 vjec kane vdekur te gjithe nuk kane asnje nga ata. Pervec asaj jane bere amnisti pas amnistie. Ne '49 Enver Hoxha donte t'i dergonte camet qe te luftonin kunder grekeve me arme. Camet nuk pranuan dhe greket ishin shume te kenaqur. Vete gazetat greke kane shkruar se cameve bravo iu qofte qe nuk erdhen te luftojne kunder nesh. Ne '53 Enveri beri gafen me dekretin. Ndersa ne '54 Greqia beri nje amnisti ku i falte te gjithe kriminelet e luftes. Ta zeme se ne ishim te gjithe kriminele lufte dhe na kapte edhe ne po te ishim nenshtetas greke. U mbyll Shqiperia dhe nuk mund ta zije me ne goje ate muhabet. Po te tentonin per arratisje shqiptaret e pesonin, jo neve. Ne jemi pritur shume mire nga populli shqiptar. Na kane hapur dyert e shtepive, na kane dhene buken e gojes, na ka trajtuar aq mire dhe i jemi mirenjohes dhe tere jetes nuk do t'ia harrojme vellezerve tane". __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email at your own domain with Yahoo! Mail. http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |