Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Te drejtat e njeriut te cameve

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Feb 23 21:45:43 EST 2001


300 mije came nisin shtegetimin, do te kthehemi ne
tokat tona

Pandi GJATA/ Nje kerkese e papare deri me sot i ka
shkuar me anen e nje letre krereve me te larte te
shtetit. Shoqata Politike Atdhetare "Cameria" ka
evoluar me kerkesat e saj ne lidhje me ceshtjen came,
qe jo pak here ka sjelle debate mes krereve te
politikes ne Tirane dhe Athine. Shoqata kerkon qe
rreth 300 mije cameve t'u hiqet shtetesia shqiptare,
duke shfuqizuar keshtu nje dekret te vitit 1953. Me
daten 1 nentor 2000, Shoqata "Cameria" i ka nisur nje
leter Presidentit Meidani, Kryeministrit Meta,
Kryetarit te Kuvendit Gjinushi dhe Kryetarit te
Komisionit te Jashtem parlamentar, Godo. Kerkesa eshte
e qarte: te anullohet dekreti nr.1954 i dates 19 prill
1953 "Mbi dhenien e shtetesise shqiptare cameve qe
banojne ne Republiken Popullore te Shqiperise".
Anetaret e shoqates argumentojne ne letren e tyre pse
duhet te shfuqizohet dekreti i 48 viteve me pare. "Ky
dekret perben shkelje te te drejtave te njeriut, sepse
dhenia e shtetesise shqiptare u be me dhune dhe pa
kerkesen me shkrim te popullit cam dhe nga ky fakt
eshte shkelur deklarata Universale e te Drejtave te
Njeriut". Dhe nisur nga ky fakt citon nenin 15 ku
thuhet se; "cdo njeri ka te drejten e nje nenshtetesie
dhe askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga
shtetesia e tij, as nga e drejta per te ndryshuar
shtetesine". 


Madje ne leter shkruhet edhe rreth korrespondences se
Hoxhes me juristet e Kuvendit te asaj kohe rreth
hyrjes ne fuqi te dekretit per dhenien e shtetesise
shqiptareve cameve. 


"Duke u nisur nga korrespondenca e Enver Hoxhes me
juriste te Kuvendit Popullor (leter e cila ndodhet ne
arkivat e shtetit, viti 1953), ne te cilen Enver Hoxha
u kerkon juristeve nese ky dekret eshte i rregullt dhe
nder te tjera juristet iu pergjigjen; "Eshte rast
unikal ne bote ky veprim dhe shkelje e rende",
shkruajne anetaret e Shoqates "Cameria". Duke u nisur
nga fakti qe camet jane emigrante lufte dhe duhen
trajtuar si refugjate dhe ne baze te referendumit te
organizuar nga kryesia dhe keshilli i SH.P.A
"Cameria", kryetari i shoqates, Bedri Myftari, i
kerkon autoriteteve me te larta shteterore: "Anullimin
e dekretit 1654, date 19 prill 1953 dhe me shfuqizimin
e ketij dekreti popullit cam i njihet shtetesia qe ka
pasur. Ne Ministrine e Rendit Publik dhe ne bashkite e
rretheve, ekzistojne regjistrat themeltare te ardhur
nga Greqia dhe keto institucione leshojne dokumentet,
te cilat vertetojne shtetesine e cameve, disa prej te
cileve po ia bashkangjisim". 


Ne nje shpjegim te dates 14 shkurt 2001, shteti
shqiptar i kthen nje pergjigje Shoqates "Cameria" ne
lidhje me kerkesen per te hequr dore nga shtetesia
shqiptare. "Ne baze te Konventes Evropiane per
Shtetesine, Kushtetutes dhe neneve 15, 19 dhe 20 te
ligjit 8389, date 5.8.1998 (per shtetesine shqiptare)
si edhe ne mbeshtetje te akteve nenligjore perkatese
per heqjen dore nga shtetesia shqiptare, kusht eshte
pajisja e nje shtetesi tjeter, ose dhenia e nje
premtimi zyrtar (garanci) me afat nga shteti i huaj
per nenshtetesine e vet", thuhet ne sqarimin per
Shoqaten "Cameria". Madje thuhet se ne lidhje me
pretendimet per heqjen e shtetesise shqiptare, ata
duhet t'i drejtohen ne fillim shtetit grek. Dhe ne
qofte se shteti grek e ploteson kerkesen me shkrim,
camet duhet te paraqiten prane komisariateve perkatese
te policice per t'u interesuar per veprimet e
metejshme qe duhen kryer vetem per heqjen e
nenshtetesise shqiptare". 


Ne Arkivin Qendror te Shtetit, fondi 889, viti '53
eshte dekreti mbi dhenien e shtetesise shqiptare
cameve qe banojne ne Republiken Popullore te
Shqiperise. Dekreti eshte mbeshtetur ne nenin 58, pika
6 e Kushtetutes se RPSH-se mbi propozimin e qeverise.
Neni.1 thote: "Personat me kombesi shqiptare nga
Cameria qe banojne ne Republiken Popullore te
Shqiperise dhe nuk kane fituar gjer me sot shtetesine
shqiptare, me hyrjen ne fuqi te ketij dekreti, marrin
shtetesine shqiptare". Ndersa ne nenin.2 thuhet:
"Ngarkohet Ministria e Puneve te Brendshme te jape
udhezimet e duhura per regjistrimin ne regjistrat e
popullsise te personave qe behet fjale ne nenin 1 te
ketij dekreti". Per Presidiumin e Kuvendit Popullor te
RPSH-se kane nenshkruar kryetari Omer Nishani dhe
sekretari Sami Baholli. Shoqata "Cameria" kerkon qe ky
dekret te shfuqizohet pas 48 vjetesh. 


02/24/2001 
KOHA JONE

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list