Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Omonia: Dropulli si Quebec

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Feb 22 19:20:46 EST 2001


Dropullitët takojnë delegacionin e KE-së: Duam
autonomi

Gjirokastër-Ta bëjmë Dropullin si Kebeku. Omonia
shpalli këtë fund shkurti të vitit 2001 misionin e saj
përfundimtar politik, që premton premisat për
shpalljen e autonomisë së kësaj zone minoritare greke
në një të ardhme të papërcaktuar. Minoritarët grekë
kërkojnë përdorimin e gjuhës së tyre minoritare në
marrëdhëniet me autoritetet administrative të shtetit
shqipta si dhe përdorimin e simboleve dhe të flamurit
grek në të gjitha ato komuna të banuara sipas tyre nga
banorë etnikë helenë. Këtë kërkesë e parashtruan të 
enjten krerët e Omonias në Gjirokastër gjatë një
takimi të zhvilluar me një delegacion të Asamblesë
Parlamentare të Evropës. Megjithëse nuk u cilësua si 
një kontroll politik për mbikëqyrjen e
konventës-kuadër të Këshillit të Evropës për mbrojtjen
e minoriteteve, kjo treshe e Asamblesë Parlamentare e
kryesuar nga eurodeputeti polak Jerzy Smorawinski i
kushtoi vëmendje speciale 
takimit me shoqatën e minoritarëve grekë, Omonia. Kjo
u pa më së shumti në gëzimin e shprehur hapur të
omonistëve, që pranuan të prononcohen ndonëse jo 
publikisht se prania e treshes evropiane këtu kishte
të bënte me një ankesë të hershme të kësaj organizate
pas zgjedhjeve të fundit vendore të tetorit adresuar
për Asamblenë Evropiane. Nëse delegacioni i KE-së do
të pranonte hapur se në Gjirokastër ndodhej pikërisht
për këtë arsye, atëherë shtetit shqiptar i lind e
drejta ta vlerësojnë misionin e tyre si tendencioz dhe
në kundërshtim me shenjtërinë e ruajtjes së
sovranitetit kombëtar. Nuk mund të ishte rastësi që
omonistët i entuziasmonte një gjë e tillë pasi nuk
mund të injorohet hapësira njohëse e tyre në fushën e
dokumenteve të detyrimeve dhe të drejtave për
minoritetet. Megjithëse nuk duhet të merren në
konsideratë ankesat që minoritetet i dretojnë
drejtpërsëdrejti instancave ndërkombëtare për arsyet e
mësipërme, ata (omonistët) sic duket ia kishin arritur
qëllimit. 
Eurodeputeti Smorawinski dhe dy pjesëtarët e
Sekretariatit të Asamblesë mbërritën në Gjirokastër
mbrëmjen e së mërkurës. Darkën e punës ata e morën me
kryebashkiakun Murat Kaci dhe deputetin socialist,
Vangjel Tavo. Gjatë bisedës mysafirët e huaj të
qytetit të gurtë u interesuan si rastësisht se cfarë
organizate ishte kjo Omonia, thjeshtë politike apo
edhe kulturore. Përgjigjja e bashkëbiseduesve
shqiptarë ishte e prerë: vetëm politike. Të nesërmen
takimet e treshes nisën me një takim flash në Bashkinë
e qytetit për të vijuar më tej me komisionin zgjedhor
të qeverisjes vendore dhe përfaqësues të degëve të
partive politike. Si ka qenë procesi i mëparshëm
zgjedhor dhe cfarë do të bëhet më mirë për të ardhmen,
kontestimet e opozitës për këtë proces dhe
superlativat e pozitës mbushën disa faqe të raportit
të delegacionit të KE që ëmbëlsirën e zbritjes në jug
e la për në fund në zyrat e organizatës minoritare
greke Omonia. Mjaft i kënaqur pas këtij takimi u
shpreh për shtypin kryeomonisti Vangjel Dule. Në të
vërtetë Dule që me siguri e ka studiuar në qetësi
konventën-kuadër për mbrojtjen e minoriteteve në
Evropë, mbase në gjuhën e tij amtare do t'i duhet jo
një minutë deklaratë por më shumë se një vit i tërë
për të sqaruar mjegullsinë e formulimit të këtij ligji
në konventën kuadër, që më së shumti nuk i arritën dot
as ekspertët e së drejtës evropiane. Në këtë konventë
shkruhet se shtetet "duhet vetëm të përpiqen të
sigurojnë brenda mundësive kushte të favorshme që
lejojnë përdorimin e gjuhës minoritare në marrëdhëniet
midis këtyre personave dhe autoriteteve
administrative". E shkruar brenda "mundësive" tregohet
qartazi se nuk i takon Asamblesë së KE, por shtetit
shqiptar për të vendosur mbi këtë cështje dhe Dule
duket se ka ngatërruar adresë kur i është drejtuar
institucionit evropian. Përvec kësaj në takim ai
kërkoi dhe përdorimin e gjuhës greke gjatë proceseve
penale ose e thënë ndryshe në gjykata. Askush nuk do
ta besonte në Gjirokastër ao gjetkë në Shqipëri ku ka
minoritarë grekë se në këtë rast kemi të bëjmë me
ruajtje të identitetit të grupit minoritar grek në
Gjirokastër. Për më tepër me shkelje të të drejtave të
njeriut. Nëse cështja në fjalë do të ishte kthyer në
një shqetësim real për komunitetin grek në këtë rreth
atëhere do të ishte bërë publik të paktën një rast i
vetëm, gjë që do t'i kishte krijuar mundësinë Dules të
mbështeste qoftë dhe mbi një bazë të brishtë kërkesën
e tij të cuditshme. Në takimin me delegacionin e
Asamblesë së KE-së, krerët e Omonias paraqitën dhe
kontestimet e bëra publike dhe më parë lidhur me
zhvillimin e zgjedhjeve vendore të tetorit në Himarë,
komunën e Finiqit si dhe problemet mbi ndarjen e
zonave elektorale në rrethin e Sarandës. Sipas
omonistëve, ndarja administrative zgjedhoreqëllimisht
copëton katër komunat e minoritetit në dy zona
zgjedhore. Dje, delegacioni i Asamblesë parlamentare
të Këshillit të Evropës është larguar në drejtim të
kryeqytetit për të përcjellë raportin në Këshillin e
Evropës.

KOHA JONE
Ndricim Nero


02/23/2001
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions - Buy the things you want at great prices! http://auctions.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list