| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Thirrje per ruajtjen e Gjirokastres nga shkaterrimiAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Feb 17 00:52:50 EST 2001
Apel i Forumit per Mbrojtjen e Vlerave Kulturore te
Gjirokastres
TIRANE, 16 Shkurt/ATSH-Klotilda Biçaku/.- Forumi per
Mbrojtjen e Vlerave Kulturore te Gjirokastres i ka
derguar te premten Presidentit te Republikes Rexhep
Meidani, Kryeministrit Ilir Meta, Kryetarit te
Kuvendit te Shqiperise Skender Gjinushi dhe Ministres
se Kultures Esmeralda Uruçi nje apel per shpetimin nga
rrenimi te "Qytetit Muze" te Gjirokastres.
Me ane te ketij apeli, forumi kerkon krijimin e nje
komiteti emergjence prane shtetit per te gjetur nje
rrugezgjidhje konkrete dhe fonde per te shpetuar nga
rrenimi banesat karakterisktike gjirokastrite.
Kjo nuk eshte nje çeshtje propagande, por nje çeshtje
e veçante ekzistenciale e mbijeteses se qytetit te
Gjirokastres, thuhet ne kete apel.
Ne i kerkojme shtetit shqiptar, vazhdon me tej ky
apel, ndermjetesine nepermjet organizmave
nderkombetare per te ndikuar per sigurimin e mjeteve
financiare dhe aktivizimin e institucioneve te
caktuara per shpetimin e Gjirokastres.
Apeli eshte nenshkruar nga nje numer i madh
intelektualesh, akademikesh, shkrimtaresh dhe
personalitete te kultures shqiptare, anetare te
Forumit per Mbrojtjen e Vlerave Kulturore te
Gjirokastres.
Aktualisht ndertesat karakteristike te Gjirokastres,
te cilat i takojne shekullit te XVIII-XIX rrezikohen
te shemben duke humbur vlerat unikale. Situata ne kete
qytet paraqitet emergjente dhe disa shtepi jane
shembur siç eshte shtepia e Babaramove, ndersa shume
te tjera rrezikojne te shkaterrohen plotesisht.
I shpallur "Qytet muze" ne vitin 1961, Gjirokastra ka
rreth 55 monumente te kategorise se pare, te cilat
ruhen nga shteti nga brenda dhe jashte tyre dhe rreth
350 monumente te kategorise se dyte qe mirembahen ne
anen e jashtme./f.n/
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35
a year! http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |