| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per GjirokastrenAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Feb 17 00:51:18 EST 2001
Gjirokaster; Historia e banesës se Kabilatëve GJIROKASTER,16 shkurt/ATSH-E.Serjani/- Vështirë të gjesh banesë në ansamblin arkitekturor të Gjirokastrës që të përcjellë të gjithë elementët e brendshëm e të jashtëm të banesës origjinale gjirokastrite si banesa e Kabilatëve. E vendosur në krye të Bashtesë së Teqesë sot lagja Partizani, banesa e Kabilatëve ngjan me një kështjellë të vërtetë. Themelet e saj janë vendosur në një sipërfaqe rreth 500 metra katrore ndërsa muret rrethuese me gjërësi mbi një metër dhe lartësi 3 deri në 5 metra përfshijnë brenda tyre një sipërfaqe rreth 2000 metra katrore. Brenda mureve të gurtë të rrethimit të ndërtuar bashkë me shtëpinë rreth 200 vjet më parë janë ndërtuar më pas edhe shtëpi të tjera. Për shkak të terrenit jashtëzakonisht të përthyer ku është ngritur ajo është e pamundur të përcaktosh lartësinë e kësaj banese por gjithsesi fasada veriore e saj shënon një rekord pasi lartësia i kalon 25 metrat duke i dhënë asaj një pamje monumentale. Aktualisht në këtë banesë jetojnë dy familje që nuk i përkasin trungut të Kabilëve të cilat kanë blerë pjesë të ndryshme të saj. Më shumë se një e treta e banesës pjesa më rrënuar vazhdon të jetë në pronësi të pasardhësve të pronarit të parë të banesës, të cilët jetojnë në Vlorë e Tiranë. Banesa është rënuar për here të parë nga një predhë gjatë luftës italo greke në vitin 1940. Sipas gojëdhënave i pari i Kabilatëve ka qenë këshilltar në oborrin e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. Motivet e florës dhe faunës kanë mbizotëruar edhe në rreth 15 dyert dhe 100 kamaret e banesës. Një francez në vitin 1919 sipas banorëve të sotëm ka kërkuar të blejë me një shumë maremendese një rozetë tavani me diameter 4 metra por pronarët e kishin refuzuar. Shtëpia e Kabilatëve do të nisë të restaurohet nga ekspertët italiane te një shkolle të restaurimit të këtyre lloj monumenteve të trashëgimisë kulturore. Fushata sensibilizuese e nisur vitin e kaluar kur disa prej shtëpive të ansamblit arkitekturor të Gjirokastrës nisën të shemben duket se po jep frytet e veta. Restaurimi i saj mjaft i kushtueshëm është bërë e mundur falë kontakteve që ka vendosur nga Instituti i Monumenteve me shkollën italiane të restaurimeve të Bolonjës. Sipas ekspertëve të këtij Instituti nevojiten rreth 600 milionë lekë për ta restauruar plotësisht këtë banesë të rrallë dhe shumë nuk mund të përballohej nga fondet modeste të këtij instituti. Pikërisht për këtë arsye u gjet një zgjidhje e favorshme pranimi i kërkesës së restauratorëve italianë. /f.n/ __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 a year! http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |