| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Sorosi ftonAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Feb 15 22:22:15 EST 2001
Vendosën të punojnë këtu, tani i paguan edhe SOROS TIRANE Ata janë 78 persona. Specialistë të financave, arsimit, kulturës shëndetit, prok-urorë, shefa policie: të gjithë punonjës të të administratës publike. Të arsimuar në universitetet e huaja, Angli, Francë, Kanada, Rumani, Bullgari e gjetkë, ata kanë zgjedhur të punojnë në Shqipëri. Por, dhe me një stimul tjetër. SOROS iu jep një shtesë page, për zgjedhjen që bënë. "Një deri në katërfish të rrogës shtetërore që ato firmosin në bordero çdo muaj. Kjo është pjesë e programit Fellowship, që ne kemi nisur", thotë për Gazetën Mimoza Gjika, drejtoreshë e projektit. Ndërsa ata vetë janë pagëzuar si "fellow". Nga anglishtja, shqipërimin më të saktë do ta kishte "anëtar, ortak i një shoqate". Dhe shoqëria që i bashkon, këta njerëz, është dëshira për të punuar në Shqipëri, por larg sektorit privat. Cilët janë studentët? Ilirian Zylyftari, studenti i dikurshëm në një prej Fakulteteve të Shkencave Politike italiane, është një prej "fellow"-ve. Pas mbarimit të studimeve pasuniversitare në Angli, është "peshkuar" në programin e SOROS. Student i Shkencave politike, sot drejtor i Policisë së Tiranës, Zylyftari është kthyer në një emër publik. Duke kaluar shkallë-shkallë në hierarkinë shtetërore, has një tjetër emër, Edmond Haxhinasto, një nga njerëzit më "të afërt" të Kryeministrit Meta, kur bëhet fjalë për çështjet me jashtë: këshilltari diplomatik. Akoma më larg Mentor Nazarko, këshilltarin e shtypit të Presidentit Meidani. Dje ai ishte bashkë me studentët e tjerë në takimin e organizuar në "Vilën Ambasador". "Kam studiuar jashtë nga '91-'97, por asnjëherë shkëputja ime nuk ka qenë e gjatë. Gjatë kësaj kohe kam punuar si kryeredaktor i Gazetës Dita Informacion", thotë ai për Gazetën. Dikur pagëzimin "fellow" e mbante dhe ministri i Transporit, Sokol Nako, por tashmë ai është shkëputur nga klubi. Të gjithë janë specialistë apo drejtorë të dikastereve të rëndësishme. Qendra e "fellow"-e Të vendosur pa hierarki, në një listë të gjatë, studentët që kanë studiuar jashtë dhe punojnë në administratë, janë shumë. Kjo u pa dje, në takimin që ata patën në "Vilën Ambasador", ku përuruan dhe Qendrën e tyre. Eshtë një dhomë e vogël. Nuk ka më shumë se dhjetë kompjutera dhe këtu ata, studentët e universiteteve të huaja, do të takohen çdo muaj. "Më duket ide shumë interesante. Nuk janë vetëm lekët, por dhe një shkëmbim eksperience", thotë Liljana Çoçoli, specialiste në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ka vetëm dy muaj që është anëtare e shoqatës, që ditën kur vendosi të lërë firmën ku ishte punësuar. Si historia e saj gjen 78 vendime të tjera, për të punuar në Shqipëri. Programi i SOROS Kështu, si dje, ata do të takohen për pesë vjet me radhë. Kaq zgjat dhe programi, nga 2001-2005. Sipas drejtoreshës së programit, fondacioni SOROS (Shoqëria e Hapur për Shqipërinë), ka dhënë 800 mijë dollarë, për kompensimin e rrogave. "Fellowship"-i u hap për herë të parë në vitin 1998. "Atëherë ishin shumë pak studentë që kishin pranuar të ktheheshin pas mbarimit të studimeve", thotë Gjika. Programi donte të zbuste disi "rrjedhjen e trurit", që po paralizonte punën në administratën publike. Të gjithë ata që kishin mbaruar studimet universitare apo pas universitare jashtë vendit, ftoheshin nga SOROS të punonin për Shqipërinë. Secili prej studentëve duhet të aplikonte pranë fondacionit. Të zgjedhurit nuk do të mbeteshin thjesht me pagën e shtetit. SOROS iu afronte atyre një kompensim në lekë, që do të ishte dy herë ose dhe katër herë më i madh se rroga e shtetit. Dhe kjo do të gjykohej sipas rasteve. "Ishte një ofertë që do të motivonte për të qëndruar dhe atë kontigjent, i cili ishte punësuar më parë në administratë", thonë specialistët e programit. Ç'do bëhet? "Me përparësi janë parë aplikantët që vijnë nga institucionet e përfshira në thithjen e ndihmës së huaj", thonë koordinatorët e Projektit. Kështu janë 6 specialistë të Ministrisë së Financave, 9 punonjës të Ministrisë së Punëve me Jashtë dhe 5 të tjerë, punonjës të Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë. Drejtuesit e programit sqarojnë se e njëjta praktikë pritet të ndodhë dhe me pushtetin lokal, ku ndihet mungesa e "trurit". 78 ish-studentët që u takuan dje, tashmë mbajnë një emër, janë "dikush". Para shumë vitesh, nuk morën "arratinë" si të shumtët, qëndruan këtu. Nganjëherë ndodh dhe kështu. Disa nga antarët e klubit o Mimoza Kondo, drejtoreshë e Përgjithëshme për Integrimin Euro- Atlantik, dhe shumë shpejt pritet të atashohet pranë ambasadës shqiptare në Bashkimin Evropian o Ilir Ciko, këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit o Mentor Nazarko, kështilltar i Presidentit o Ilirian Zylyftari, drejtor i Policisë së Tiranës Elida Reci, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Financave o Ornela Kembora, specialiste në Ministrinë e Financave o Andi Sulo, specialist në Ministrinë e Financave o Arian Manahasa, drejtor i Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Punëve Publike o Elida Petoshati, referente në Ministrinë e Jashtme o Arben Tabaku, specialist në Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike o Albana Dautllari, specialiste në Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit o Edmond Haxhinasto, këshilltar diplomatik i Kryeministrit o Eda Terzi, specialiste në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë o Gjergji Teneqexhi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe drejtor i buxhetit në këtë Ministri o Artur Kuko, drejtor i marrëdhënieve me BE, ish-ambasadori në NATO o Doris Andoni, drejtoreshë e Projekteve në Ministrinë e Punëve Publike o Lindita Backa, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 a year! http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |