| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Lajme nga kodervorret ilire te KamenicesAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Feb 13 23:01:25 EST 2001
Identifikohet nje lekure kafshe e ngjyrosur; i takonte shekullit VII-VI p.e.s TIRANE, 13 Shkurt/ATSH-Klotilda Biçaku/.- Nje lekure kafshe e ngjyrosur, e cila daton shekullin e VII-VI para eres se re eshte zbuluar ne shtator te vitit te kaluar ne Shqiperi. Frederik Stamata, shef i laboratorit te konservimit prane Institutit te Kultures Popullore tha per ATSH-ne se "ditet e fundit mbi baze te analizave laboratorike eshte konkluduar mbi moshen e hershme te kesaj lekure te zbuluar ne Tumat e Kamenices, nderkohe qe ngjyra e saj eshte percaktuar e kuqja". Tumat ilire te Kamenices,18 km larg qytetit te Korces, me diametër 34 metra i përkasin periudhës së hekurit para erës sonë dhe konsiderohen si ndër monumentet më të mëdha në vend. Ato perbehen nga një numër i madh varresh si dhe nga kultura materiale si objekte qeramike, bronxi, enë funerale, zbukurime për femra, vegla pune etj. Tumat janë varreza antike të dysta, të shtrira në tokë si dhe me pllaka të ndërtuara në forma monumentale dhe janë interesante per sa i takon materialit te pasur arkeologjik qe posedojne. /f.n/ __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 a year! http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |