Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Camet dhe te drejtat e njeriut

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Feb 13 22:59:32 EST 2001


"Te drejtat europiane jane te njejta edhe per
shqiptaret edhe per greket"

TIRANE-Ligji i luftes eshte pengesa kryesore, qe nuk i
lejon shqiptaret te gezojne pronat e tyre ne Greqi.
Avokati i Popullit Emir Dobjani eshte shprehur se
Greqia nuk u krijon mundesine reale, shqiptareve t'i
gezojne pronat e tyre ne Greqi, pasi paraqet si
pengese ekzistencen e ligjit te luftes me Shqiperine.
Keshtu eshte shprehur Dobjani dje persa i perket
ankeses se bere nga camet ne nje takim te zhvilluar me
nje grup pune te nivelit te larte per Migracionin te
Bashkimit Evropian te kryesuar nga z.Sjorgen, Drejtor
i Pergjithshem ne Ministrine e Jashtme te Suedise.
"Ceshtja came duhet trajtuar ne kuadrin e zbatimit te
Konventes Evropiane per te drejtat e njeriut,
nenshkruese e se ciles eshte edhe Greqia", ka vijuar
me tej ai. Persa u perket standardeve te te drejtave
te njeriut, Dobjani ka thene se ato jane te njejta per
te gjithe qytetaret evropiane sikunder jane edhe
shqiptaret pavaresisht nga vendbanimi. "Ne si
institucion duhet te ngrihemi edhe mbi politikat
qeveritare te te dy shteteve kur eshte ceshtja per
mbrojtjen e te drejtave te njeriut", u ka thene
Dobjani zyrtareve te larte te Bashkimit Evropian.
Ceshtja came ka kohe qe ka mberritur ne zyrat e
Avokatit te Popullit, por ky i fundit eshte shprehur
here pas here se juridiksioni i institucionit qe ai
perfaqeson nuk i kalon kufijte e Shqiperise.
Gjithsesi, dje Dobjani ka hedhur hapin e pare drejt
sensibilizimit te institucioneve nderkombetare. Camet
ne ankesen e tyre kane kerkuar pervecse te rifitojne
te drejten e te qenit shtetas greke t'u rikthehen edhe
te gjithe pronat, qe ata kane pasur ne Greqi.
Nderkohe, Dobjani ka permendur para Grupit te Punes
veprimtarine e kryer nga institucioni i tij. Zyra e
tij deri tani ka perfunduar rreth 600 ankesa ose me
sakte gati 70 per qind te numrit te pergjithshem te
depozituar deri tani prane Avokatit te Popullit.
Afersisht 150 ankesa jane perfunduar ne favor te
qytetareve qe jane ankuar.Ndersa Sjorgen pasi ka
shprehur impresionet e tij lidhur me punen e bere deri
tani nga Zyra e Avokatit te Popullit i ka kerkuar
ketij te fundit disa mendime se ku duhet te
perqendrohej me mire puna e grupit per uljen dhe
parandalimin e trafikut te qenieve njerezore. Dobjani
eshte shprehur se prioritet i kesaj pune duhet te jene
tre drejtime: trajnimi i burimeve njerezore,
permiresimi i legjislacionit, si dhe ruajtja me e mire
e kufirit. 

KOHA JONE
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 
a year!  http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list