Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Restaurime ne Gjirokaster

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Feb 13 08:36:27 EST 2001


  13 Shkurt 2001  
 

KULTURE

"Kabilatët" do të restaurohen 
nga italianët


TIRANE

Një shkollë italiane restaurimi do të realizojë
meremetimin e shtëpisë karakteristike të Kabilatëve.
"Ka qenë një kërkesë e Shkollës së restaurimit të
Bolonjës për të bërë punime në një ambient në qytetin
e Gjirokastrës, ka thënë drejtori i Monumenteve,
Shkreli. Ne kemi menduar për shtëpinë e Kabilatëve, që
ka të gjithë elementët karakteristikë të ndërtesës së
qytetit dhe që është aktualisht në një rrezik
shkatërrimi".

Shtëpia e Kabilatëve është duke u prishur si simotrat
e saj, referuar historianëve. Duhen të paktën 600
milionë lekë për ta restauruar, shumë, që në konditat
e Institutit është pothuaj e pamundur. "Eshtë një nga
shtëpitë më të veçanta në Gjirokastër, sepse në
ambientet e saj mund të shikosh të gjitha elementët e
një shtëpie tradite", kanë thënë specialistët e
Monumenteve. Bashkëveprimi me shkollën ka vlerë të
dyfishtë. Arsyeja është se i jepet një ambient i
jashtëzakonshëm për nga vlerat, kësaj shkolle për ta
restauruar, ndërkohë kryhet edhe restaurimi i këtij
ambienti. Shtëpia ndodhet poshtë kalasë së qytetit dhe
ajo ka pasur ambientet kryesore të shtëpisë të
gdhëndura, ka pasur një vitrazh (pikturë në xham)
interesant dhe po ashtu edhe elementët kryesorë
arkitektonikë, që e përbëjnë shtëpinë gjirokastrite. 

Por, kalimi i viteve dhe restaurimi i dobët i
ambienteve të saj në vitet paraardhëse, ka bërë që
shtëpia të kërcënohet seriozisht këtë fillimshekulli.
Një preventiv që ka bërë institucioni e llogarit
ndërtesën, që të kushtojë disa qindra milionë, një
shifër që është hipotetike për Institucionin. Kjo i ka
bërë Monumentet për të gjetur një zgjidhje oportune.
Shtëpia do të jetë përkohësisht rezidencë shkencore e
shkollës së Bolonjës, e cila do të restaurojë, në
bashkëpunim me restauratorët shqiptarë (kontrolluar
prej tyre), të gjithë elementëve të kërcënuara të
ndërtesës. Shkolla restauruese e Bolonjës është njëra
prej institucioneve më interesantë në Itali, në këtë
fushë, me një traditë të spikatur në restaurime të
shkallës së vështirësisë së lartë.
 
 
 

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 
a year!  http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list