| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] "Cibane" te tjere ne token shqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon Feb 12 19:27:25 EST 2001
Ne Gjirokaster; Version origjinal i "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" GJIROKASTER,12 shkurt/ATSH-E.Serjani/.- Iniciativa e Shoqatës greke për të rënët në luftën italo-greke në vitin 1940 ne Shqiperi, ka sjelle një version origjinal të episodeve përshkruara me mjeshtëri artistike nga shkrimtari Ismail Kadare në romanin, "Gjenerali i Ushtrisë së vdekur". Nga java e kaluar në qytetin e Gjirokastëres në një fushë basketbolli në afërsi të shkollës së mesme "Siri Shapllo", kanë nisur gërmimet për çvarosjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftimet e zhvilluara në territorin shqiptar mes ushtrisë italiane dhe asaj greke gjatë luftës së Dytë Botërore. Deri tani punëtorët që kanë nisur gërmimet kanë çvarrosur eshtrat e tete ushtarëve grekë. Sipas At Nikolles, prift ortodoks në kishën e Kryeengjëve e cila ndodhet pranë vendit të gërmimit, shoqata greke deri tani ka vepruar sipas dokumentacionit të siguruar në Ministrinë e Mbrojtjes së Greqisë për vendndodhjen e saktë dhe identitetet e këtyre ushtarëve të rënë në luftën italo-greke. Sipas tij, pas ç'varrimit eshtrat e ushtarëve varrosen në një varrezë në afërsi të fshatit Bulara n Dropullin e Sipërm ku ndodhen varret e rreth 130 ushtarëve grekë të rënë në këtë luftë. /Ani/f.n/ __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 a year! http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |