Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Dokument i ilirishtes?? - Gazeta shqiptare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Feb 10 22:30:37 EST 2001


KULTURE

A jemi përpara gjurmëve 
të gjuhës së ilirëve?

TIRANE

Para pak ditësh duke punuar në afërsi të shtëpisë së
tij , një banor i fshatit Selcë e Poshtme, në rrethin
e Pogradecit, në një thellësi prej gati dy metrash ,
kishte gjetur dy pjesë guri të punuara në formë
paralelopipedi të rregullt, të vendosur dhe puthitur
mirë mbi njeri tjetrin. 

Në pamje të parë ata të jepnin përshtypjen e një pjese
të vetme, unike. Duke parë formën gjeometrike të
punuar me kujdes të tyre, fshatari i kishte nxjerrë
ata me kujdes. Por, ndërkohë që ai i kishte marrë në
duar, dy pjeset e gurit qenë ndarë nga njëra tjetra
dhe fshatari kishte konstatuar se njëra pjesë e gurit
kishte shërbyer si mbulesë për tjetrën.


Brënda njërës pjesë të gurit , ishte gdhendur e
thelluar nje foleze në formë kamareje me dimensione të
përafërta 20 cm x 15 cm. Brenda kësaj kamareje ishin
vendosur dhe ruajtur katër fletë dylli, të cilat
kishin përafërsisht përmasat e folese ku ato
qëndronin. Të katra kishin ngjyrë kafe të errët dhe
aroma e materialit (dyllit) ruhej ende.


Dy prej fletëve , njera në tërë sipërfaqen e saj dhe
tjetra gjer në gjysëm , ishin të mbushura me
mbishkrime . Ndërsa dy fletët e tjera në siperfaqen e
tyre kanë një serë shenjash dhe ravijëzimesh që të
japin përshtypjen se janë skica planimetrike të një
vendbanimi, fortifikimi , apo fushpamje e nje ambjenti
kulti apo terreni mortor. Nga natyra e tyre , skicat
të krijojnë përshtypjen se jane naive dhe se duket se
paraqesin pamjet vertikale të një vendi.


Pa marrë përsipër rolin e specialistit të kësaj fushe
: Duke i parë me kujdes të katër fletët, veçmas dy
prej tyre , ato që mbajnë të shkruara me reliev
mbisiperfaqesor një sërë mesazhesh, krijohet
përshtypja e dukshme se ato jane dëshmi e një prodhimi
dhe krijimi antik, ndoshta e periudhes helenistike. Të
gjitha germat me të cilat është shkruar mesazhi i
gjatë i paidentifikuar dhe anonim , duket se i takojne
fondit te alfabetit pellazg apo atij te greqishtes së
lashtë. Në të gjitha rreshtat, që formojnë tekstin ,
nuk ka germa që i takojne tipit dhe stilistikes se
mevone bizantine apo cirilike.


Në njërën nga katër pllakat e dyllit, me gërma më të
mëdha nga dy pllakat e tjera , është shënuar një fletë
e vetme që në pamje të parë duket se lexohet
"KACIPTAI".


Por, ajo që është më e rëndësishme, duket se në tërë
tekstin e shkruar të fletëve nuk ka fjalë apo shprehje
që ti takojne greqishtes së lashtë.


Nje element tjetër që duhet vleresuar, në rradhën e të
pa njohurve që afron kjo enigme, në forme mesazhi të
shkruar, është fakti tjetër që ato janë gjetur në nje
vendbanim të njohur ilir. Gërmimet arkeologjike kanë
konfirmuar tanimë faktin që Selca e Poshtme ka qënë
një qendër e zhvilluar urbane dhe qytetare të paktën,
që prej shekullit të 3 para Krishtit.


Mbi këtë bazë nuk përjashtojmë që brenda mesazheve të
shkruara , ende të pazbërthyera, të ketë gjurmë të
ilirishtes , apo të shqipes së lashtë. Megjithatë,
këtë më mirë se kushdo do ta thonë studjuesit serioze
të mbishkrimeve të lashta apo të kulturës materiale të
këtyre periudhave historike.


Të katër fletët e dyllit u vunë në dispozicion të
Institutit Arkeologjik dhe specialistëve të saj për të
studjuar ato me kujdes dhe dhënë vleresimet e tyre
shkencore për enigmën që permbajnë shkrimet në fletët
e dyllit, gjetur në Selcën e Poshtme.


Le të shpresojmë se profecia e Prof. Eqerem Çabeit se,
" do të jetë ndoshta kazma e arkeologut ajo që do të
na dhurojë mesazhet ende të panjohura të shqipes së
lashtë të shkruar .....", do të kthehet në një
realitet.
 
Irakli KOÇOLLARI
Doktor i Shkencave në fushën e Historiografisë 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 
a year!  http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list