| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] {QIKSH «ALBEUROPA»} Lajme: Rugova mund te jete nxituar per momentin...kosova at JPS.NET kosova at JPS.NETThu Feb 8 16:18:40 EST 2001
Rugova mund te jete nxituar per momentin, por nderkombetaret nuk kane te drejte ne periudhen afatgjate Isuf HAJRIZI (Uashington, 8 shkurt, 2001) Per javoren ZERI, Prishtine Në njërën nga klasët e mësimit në Universitetin Xhorxhatoun në kryeqytetin amerikan të marëtn rreth 100 pjesëmmarës u qeshën kur njëri nga diskutuesit si me ironi tha se Kofi Anan, Sekretari i Përgjithshëm në Kombet e Bashkuara e kishte përgëzuar reportin e tij për pavarësinë e "kushtëzuar" të Kosovës por nuk mund ta përfillte një raport të tillë sepse ai "nuk i përbahej rezolutës 1244." Krahas kësaj Departmenti amerikan i shtetit e përgënjështroi një deklaratë të Ibrahim Rugovës përmes agjensisë së lajmeve Asoshijetit Pres, ku thuhet se në takimin e tij të datës 2 shkurt me Kolin Pouell "asnjëherë nuk është përmendur pavarësia." Një burim anonim i qeverisë amerikane kishte insistuar në faktin se Shtet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, e cila parasheh ruajtjen e "sovranitetit të Jugosllavisë mbi Kosovën." Rugova kishte thënë se midis tij dhe Sekretarit amerikan të shtetit "në përgjithësi eksistonte një mirëkuptim" se pavarësia e Kosovës duhej mbështetur. Rugova, duke dashur të jetë optimist edhe mund të ketë qenë i pakujdesshëm në pasqyrimin e takimit midis delegacionit kosovar dhe shefit të politikës së shtetit amerikan. Ose deklarata e tij edhe mund ta ketë humbur ngjyrën e vërtetë të kuptimit në përkthim, gjë që është krejt e natyrshme. Edhe pse dikujt mund t’i bëj përshtypje se si është e mundur që një udhëheqës si Rugova të tregohet aq gojëlirë sa që ta keqinterpretojë një takim që kishte ndodhur vetëm pesë minuta më parë, më interesant është fakti se si qeveria amerikane nxiton që disa çaste më vonë ta përgënjershtrojë deklaratën e Rugovës. Kjo do të thotë se pavarësia e Kosovës ende e frikëson qeverinë amerikane, e cila ende mendon se Kosova dhe Mali i Zi bashkë me Serbinë duhet të mbeten pjesë të RFJ-së "demokratike." Mirëpo diskutuesi në Xhorxhtoun, i cili nuk ishte një student apo profesor i zakonshëm por njeri me renome botërore mendimi i të cilit ka peshë ndërkombëtare, nuk e arsyeton një qëndrim të tillë të Pauellit dhe liderëve si ai. Riçërd Goldstone, ish kryeprokuror i Gjykatës ndërkombëtare në Hagë për krimet e luftës në Bosnjë dhe Ruandë, i jep përparësi teorisë së Rugovës (edhe pse ai dhe këmbimet e tij me Pouell nuk përmenden në këtë rast ) dhe të tjerëve që mendojnë se duhet mbështetur pavarësia si zgjidhja më e mirë për Kosovën. Goldsotne me një ekip të tij të përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të shumë shteteve të botës ka qenë disa herë në Kosovë gjatë vitit të kaluar me inkurrajimin e vet Kofi Ananit për të nxjerr konludime se si mund të zgjidhet problemi afatgjatë i Kosovës. Pas një studimi prej 12-muajsh, ekipi me emrin Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Kosovën nxjerr përfundimin se udhëheqësit ndërkombëtar (si Pouell dhe Anan, edhe pse ata nuk zihet në gojë) humbin kohën kot duke u përpjekur që t’i kursejnë mbeturinat e ish Jugosllavisë në një krijesë me të njejtin emër. Logjika e nxerrjes së një përfundimi të tillë nga ekipi Goldstone është e thjeshtë. Po që se komuniteti ndërkombëtar thirret në platformën e demokracisë si mënyra e vetme për ta zgjidhur lëmshin ballkanik, atëherë, kush ka të drejtë që t’i pengojë shqiptarët që ta shprehin vullnetin e tyre politik për të jetuar në një shtet të pavarur? Natyrisht se Goldstone dhe ekspertët e ekipit të tij nuk propozojnë se çdo grupim etnik që dëshiron të shkëputet nga një shtet ka të drejtë për një gjë të tillë. Ai parashtron disa kritere se kur ekziston një mundësi e tillë për pavarësi dhe një ndër kriteret kyqe janë kufijt e definuar qartë, gjë që Kosova i ka. Sa për arsyetimin e komunitetit ndërkombëtar se një Kosovë e pavarur do t’i bashkangjitej një "Shqipërie të madhe" dhe kështu do ta prishte balancin etnik duke shkaktuar konflikt në Ballkan sipas "efektit domino," Goldstone thotë se kjo nuk qëndron. Dhe ja se pse. Krijimi i institucioneve vetëqeverisëse në Kosovë ka për qëllim ndërtimin e një shteti të pavarur që do të qëndronte në këmbët e veta dhe jo të bashkohej me shtetin kaotik "amë." Bile sipas raportit ekziston synimi që Kosova, jo Shqipëria, të shdërrohet në një epiqendër të historisë dhe kulturës shqiptare në Ballkan. Fakti se Maqedonia gradualisht po e kupton se mund të ekzistojë vetëm me integrimin e shqiptarëve në institucionet e veta, vazhdon raporti i gjykatësit Goldstone, është garanci për shmangien e një konflikti në këtë ish republikë jugosllave. Bullgaria në anën tjetër është ndër shtetet më konstruktive në rajon, tha Goldstone, dhe nuk ka mundësi që ajo të përfshihej në një luftë etnike, kurse Greqia dikur me një retorikë të ashpër po e braktisë politikën e konfliktit për ta rikëthyer reputacionin e saj si partner konstruktiv në Evropë. Mirëpo sipas raportit të gjykatësit Goldstone, Rugova (edhe pse ai nuk përmendet në këtë rast) dhe të tjerët që mendojnë si ai se mbajtja e Kosovës nën një protektorat ndërkombëtar "përgjithmonë" do të ishte zgjidhja më e mirë, mund të mos kenë të drejtë. Sipas tij, prania ndërkombëtare në Kosovë duhet të jetë ndihmesë e krijimit dhe pavarësimit të institucioneve të saja, por jo më qëllim që t’i pengoi ato. Këtu Goldstone e ka fjalën për UNMIK-un dhe "biblen" e Ananit, rezolutën 1244, e cila supozohet se nuk e lejon pavarësinë e Kosovës, megjithëse adminsitrata e ish presidentit Klinton e ka theksuar faktin se rezoluta në fjalë "askund nuk thotë se Kosova nuk ka të drejtë pavarësie." Në raportin e Komisionit të gjykatësit Goldstone, pavarësia "me kusht" e Kosovës do të duhej të realizohej përmes procesit të integrimit të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Ballkanit në përgjithësi në Evropë. Pra krahas një ekonomie të lirë me kufijë të hapur dhe jo si një "pavarësi e mbyllur e stilit të shekullit 16." Duke paraqitur ndjenjat e popullit të Kosovës se bashkëjetesa nën një kulm shtetëror me Serbinë është e pamundur, Goldstone me të drejtë insiston se çdo tentim i komunitetit ndërkombëtar për ta penguar pavarësinë e Kosovës është i destinuar të deshtojë. Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe javoren Zeri, Prishtine. ------------------------ Yahoo! Groups Sponsor ---------------------~-~> eGroups is now Yahoo! Groups Click here for more details http://click.egroups.com/1/11231/1/_/920292/_/981676881/ ---------------------------------------------------------------------_-> Na dërgoni vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, që QIKSH Albeuropa të jetë më e pëlqyeshme, më efikase dhe më e dobishme - në shërbim të Mërgatës, të mbarë kombit dhe të atdheut tonë - Shqipërisë Etnike. Nëse e sheh të arsyeshme dhe të dobishme, dërgo shkrimet e ALBEUROPËS në E-mail-et e miqve tuaj dhe i regjistro ata në: albeuropa-subscribe at egroups.com Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në: albeuropa-unsubscribe at egroups.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |