| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare, 4.2.2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comSat Feb 3 22:52:43 EST 2001
ZGJIDHNI ARKIVIN SIPAS MUAJVE
Arkivi i Gazetes ----------- Prill Maj Qershor Korrik
Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
KERKONI
NE ARKIV
4 Shkurt 2001
KULTURE
"Shën Asti me krahë hapur
të ngrihet në Durrës"
TIRANE
Memoriali i Shën Astit duhet të vendoset në Durrës, me
pamje nga deti, për t'i thënë njerëzimit se ai ishte
martiri i parë i kësaj toke", ka thënë, në fundjavë,
drejtori Moikom Zeqo. Dhe kërkesa e tij nuk i është
drejtuar eterit si zakonisht, por këtë herë vetë
Presidentit Meidani.
Letrën përcjellëse dërguar Presidentit, drejtori i
Muzeut e ka dërguar në emër të Institucionit të tij.
"Por bashkë me kërkesën e Muzeut, ka qenë edhe kërkesa
e kishës katolike dhe asaj ortodokse të Shqipërisë",
ka thënë Zeqo. Biles, "ky propozimi i imi modest, mund
të realizohet me ndihmën financiare qoftë të kishës
katolike, qoftë të kishës ortodokse, ose të shtetit
shqiptar", kanë thënë burimet e Muzeut, duke e cituar.
Kush është Shën Asti?
Shën Asti është një nga martirët e parë të
Krishtërimit, i cili është masakruar në kohën e
perandorit romak Trajan në vitin 101. Kjo ngjarje ka
ndodhur plot 1900 vjet më parë në qytetin e Durrësit.
Emri i këtij martiri është shumë i njohur dhe është i
fiksuar në emrat e të gjithë martirëve të regjistruar
të kishës romane të perëndimit, por edhe kishës
ortodokse të Lindjes. Sipas të dhënave historike,
kulti i Shën Astit e ka pasur qendrën kryesore në
qytetin e Durrësit. Në shekullin e XIII, në afresket e
Kishës së Rubikut ndodhet e afreskuar edhe figura e
Shën Astit. Për fatin e keq, ky imazh është fshirë nga
tymnaja e kompleksit industrial të qytetit të Rubikut,
por imazhi është kopjuar nga një famulltar gjerman, që
ka qenë këtu në fillim të shekullit XX. Fabian Barcata
ka bërë një kopjim të pikturës dhe këtë ia ka dhënë At
Vincenc Malaj, priftit shqiptar të Malit të Zi. Ky i
fundit pak kohë para se të vdiste e ka depozituar në
duart e Muzeut Kombëtar.
Pse monument?
"Do të ishte në nderin e Shqipërisë dhe në rrafsh
botëror e evropian që Ju, i nderuari zoti President,
të ndërmerrni nismën historike për ndërtimin e një
memoriali në qytetin e Durrësit, kushtuar Shën Astit",
thuhet në letrën dërguar Presidentit Meidani. Në
Shqipëri mungojnë monumente të këtij lloji dhe kësaj i
shtohet edhe blasfemia disavjeçare e shtetit ndaj
besimit. Eshtë kjo një arsye më shumë që synon të
tregojë ndërlidhjen e kombit shqiptar me qytetërimin
evropian. Arsyeja tjetër është që qyteti i Durrësit ka
të ndërthurrur në shpinën e tij, si pak qytete të
tjera historinë e vetë Shqipërisë. Atje kanë qenë
kolonistët helenë që e formuan, ilirët, Bizanti (porti
i tij më i rëndësishëm i Perëndimit), barbarët,
kryqtarët, normanët, serbët dhe të gjithë kohën
shqiptarët. Monumenti, me konfigurimin e tij synon që
të ketë nga të gjithë elementët, me të cilat është
përballuar qyteti.
Propozimi
Propozimi i Monumentit të Martirit të Kishës pothuaj
është i dyti pas atij të kapelës së Skënderbeut.
Kuptohet, se edhe ky propozim është disi hipotetik dhe
utopik për Presidencën shqiptare. Në morinë e
problemeve, propozimi i Muzeut Kombëtar duket si një
luks për estetikën historike të kombit. Dhe, kuptohet
se edhe ky do të arkivohet diku, për t'i lënë vendin
çështjeve më emergjente, me të cilat haset
momentalisht trashëgimia historike në përgjithësi.
Sidoqoftë, në kokat e njerëzve të Muzeut është ideuar
edhe mënyra se si do të qëndrojë Shën Asti. Me duar të
hapura nga qielli, si për të thënë që këtu asgjë nuk
mund të bëhet.
__________________________________________________
Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35
a year! http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |