| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Dec 29 10:31:12 EST 2001
Greket, atentat marinareve shqiptare Shpresa Dine Sarande - Kur ne 8 dhjetor te ketij viti, media greke dha lajmin se nga shperthimi i nje ule gazi ne anijen "Violeta" ne Korfuz vdiq nje shqiptar dhe nje tjeter u plagos, te gjithe menduan se fatkeqeve u kishte ndodhur nje aksident. Por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Niazi Demko, i mbijetuari i asaj tragjedie, deklaron gati pas nje muaji se gjithcka ka qene nje atentat me eksploziv i manipuluar ne menyre qe pronari te merrte demshperblim. E per fat te keq, dy shqiptaret mbeten viktima. Aqif Buzi mbeti i vdekur, ndersa vet Niaziu mori disa demtime. Jo vetem media, por edhe policia greke u manupuluan per te thene se aty kishte shperthyer nje ul gazi,por ne fakt ne anije nuk ka pasur fare te tille. Ne kete menyre, Demko zbulon fijet e nje skandali te ri qe ka te beje me rracizmin grek ndaj shqiptareve. Deshimtari i vetem Niazi Demko tregon: Niazi Demko erdhi ne Sarande nga spitali i Korfuzit pas 3 ditesh mjekimesh aty. E gjetem ne shtepine e tij nen kujdesin e vazhdueshem te se shoqes se vet. Njeri i qete, edhe pse me plage pjeserisht ne trup dhe me sume ne kemben e majte. Ishte ende i tronditur por me ciltersi u shpreh: Shyqyr zotit qe shpetova gjalle, edhe per faktin qe te them ato qe me jane grumbulluar ne shpirt. E them me plot gojen, na vrane, sepse isha vete dhe per kete nuk ma ndryshon dot mendjen askush. Dhe me e keqja, shteti yne nuk beri asnje perpjekje te dije se kush ishte e verteta mbi ate ngjarje makabre. Te mos kete pasur kohe valle? Apo nuk deshi. Faktikisht mua deri tani nuk me ka ardhur askush nga autoritetet kompetente te vendit apo edhe me lart nga Ministria e Rendit ndoshta dhe nga Ministria e Jashtme dhe te mesojne mire se si na ndodhi, apo te bejne edhe ata ekspertizen e tyre. Mos ndoshta valle e kane lene per te ardhur dhe interesuar kur une te jem sheruar nga plaget? Nuk mund ta kuptoj kete "pergjumje" me dashje te shtetit. Kemi 10 vjet qe punojme ne keto anije dhe kemi bere nje pune te zeze te detyruar, sa per t'u ushqyer, kur i thone nje fjale. Po nje gje duhet te dini se kemi qene edhe ne dikur ushtarake, madje kuadro, une oficer marine dhe i miri Aqif nenkryetar dege dhe kemi sherbyer me nder dhe pergjegjesi ne detyren tone. Dhe te flakemi keshtu, nuk mund ta kuptoj. Ngjarja "Ate dite te shtune une, Aqifi dhe pjestaret e tjere te ekuipazhit po punonim tek anija "Camelia" per ta pasur ate gati ne cdo drejtim se prisnim kontroll nga Ministria e Marines se Greqise, e cila do te jepte firmen per te vazhduar me tej kjo anije aktivitetin e vet. Rreth ores 19.30, me oren greke, bashke me Aqifin shkuam tek anija "Violeta", se shoku im aty flinte, ndersa une flija tek "Mimoza", por ate nate shkova per shoqeri. Pasi beme pak muhabet e pime nga nje cigare, une i thashe se do te dilja pak per te mbaruar nje porosi qe kisha, atehere Aqifi me tha se ne se do te kthehesha rreth ores 21.30-22.15 (gjithmone sipas ores greke) me sill edhe mua 4 sufllaqe per te ngrene darke. Nga ora 21.00, 21.15 me merr ne telefon dhe me thote qe eja se jam ne nje lokal bashke me 3 shoke. Qendruam atje deri ne oren 23.00 dhe u kthyem ne anije. Ai u kthye me shpejt se kishte bicikleten ndersa mua me shoqeri nje shok me makinen e vet deri afer anijes. Aqifi kishte vene edhe dushin per t'u lare. Pime cigare, beme dhe muhabet, duke pare edhe televizor. Nderkohe ai shkoi ne kabinen e tij dhe u vesh me rrobat qe rrinte zakonisht ne anije, me tuta sporti, mori mjetet dhe shkoi per t'u lare. Mua, duke pare televizor, me kishte zene gjumi ne divan. Rreth gjysme ore me vone u zgjova nga nje shperthim i fuqishem. Cohem dhe u tmerrova kur pashe se gjithshka ne sallonin e anijes ishte shkaterruar ndersa Aqifi ndodhej i shtrire 1 m larg kembeve te mia pa jete. I fola sa i fola por pashe qe ai kishte mbaruar. I ishte prere dora e majte, barkun komplet e kishte te hapur dhe i kishin dale jashte gjithe organet e brendshme, ndersa pjesen e majte te fytyres e kishte shume te demtuar aq sa nuk njihej fare. Pas kesaj pashe qe banaku kishte marre flake. U perpoqa me nje bluze, qe e gjeta aty, per ta shuarsadopak ate dhe dola mbrapa anijes per t'u folur shokeve qe flinin tek anijet e tjera. Nuk me degjuan. U ktheva perseri ne anije, ku zjarri kish filluar te rritej. Gjeta fiksen e anijes dhe e fika ate dhe ashtu i plagosur sic isha e me nje zhurme ne vesh, shkova tek shoket per te kerkuar ndihme. Ata erdhen menjehere dhe njekohesisht njoftuan edhe organet kompetente te portit. Kur erdhen ata erdhi edhe ambulanca dhe mua me cuan ne spital. Isha plagosur ne krahun e majte, kembe, ne sy dhe veshet nga shperthimi me benin shume zhurme. Madje nga vizita mjekesore me thane se me ishte care timpani i veshit te majte dhe veshin tjeter te demtuar per shkallen e degjimit. Nuk e kuptoj pse ne spital te Korfuzit me trajtuan me nje indiference te dukshme dhe jo me nje terapi intensive ashtu sic e kisha te nevojshme. Vizitat mjekesore nuk m'u bene te plota dhe se nga spitali me nxorren si me force. Dhe kur mjekja ligjore e Korfuzit kerkoi llogari per terapine e cunguar qe me ishte bere mjeku i spitalit si per inat erdhi dhe me hoqi serumet me force. Nga spitali per te traget ika me makine te policise se portit. Nga ana e kapitenerise greke u moren masa dhe me derguan edhe nje ushtar per te me ruajtur sipas rregullave qe ata kane per gjithe marinaret. Madje ushtari kur vuri re qendrimin e mjekut kirurg te spitalit nuk iku per asnje moment nga dhoma ime per te mos u krijuar ndonje problem. Nje numer gazetaresh dhe kameramanesh erdhen ne spital per te kontakutar me mua, por asnje nuk u lejua ne asnje moment. Vazhdimisht merresha ne pyetje nga punonjes te sigurimit te portit dhe ata me hidhnin versione se gjoja shperthimi kishte ndodhur nga ulat e gazit. Kundershtova me force dhe argumentova bindshem se ai shperthim nuk ishte nga ula gazi, pasi ne anije, ne radhe te pare, nuk kishte ul gazi te instaluar. Edhe dy te vogla kafeje qe ishin ne anije jane edhe sot atje te pashperthyera. Tjetra, u thashe atyre, ai ishte nje shperthim aq i fuqishem sa te jepte te kuptoje se ishte shperthim eksplozivi dhe se demtimet ishin te tilla qe ne sallonin 25 m te gjate, 5 m te gjere dhe 3 m te larte u shkaterrua gjithcka, dyer, dritare, xhama, madje edhe pjesa e siperme e kuvertes, qe perdorej ne vere per te dale pasagjeret, qe ishte me duralumin ishte shkeputur komplet dhe kishte pesuar zhvendosje. Pra bindshem them se ishte eksploziv shume i fuqishem dhe ndoshta edhe nga ai qe perdoret tashme nga istet. Vec qe nje gje eshte e sigurt, u thashe atyre qe me merrnin ne pyetje, qe nga e tere kjo i fituar del vetem pronari yne dhe askush tjeter. Se sipas rregullave qe kane ata dhe me sa di une pronari i ka anijet te siguruara dhe sipas disa ligjeve nderkombetare siguracionin e perfiton kur anija ka demtime te medha dhe kur ka dhe viktima atehere behet edhe me i besueshem versioni qe anija eshte e prishur. Dhe cudia tjeter, qe prape le hije dyshimi mbi te, eshte se ai, pra pronari, ende deri me sot nuk eshte takuar as me shoket e tjere te ekuipazhit, pa le me me mua jo e jo, por madje as te pyese per shendetin tim. Edhe kur me pyesnin nga punonjesit e sigurimit te limanit shpesh here me thoshnin: Pse trembet pronari juaj qe te vije ne Korfuz. E une u pergjigjesha: Une nuk e di pse trembet. Kete kerkojeni juve. Edhe ekspertiza ne konkluzionin e saj te fundit ishte se nuk kishte rrjedhje gazi dhe se shperthimi i fuqishem ishte si rrjedhoje e eksplozivit te vendosur ne anije. Kush eshte pronari i anijes "Violeta" "Pronariyne Athanasios Jerondaqis eshte nga Athina por aktivitetin e tij privat e ushtron ne Korfuz. Ka 3 anija, "Camelia", "Mimoza" dhe "Violeta", te cilat i perdor me intervale duke bere linjen Korfuz-Sarande. Ndersa ne periudhen e veres anija Violeta, qe qe edhe protagonistja e ketij incidenti, perdorej per linjen Korfuz-Himare. Ishte anije me probleme teknike dhe si e tille kishte rreth 2 muaj e gjysme qe qe pezulluar nga puna. Keto kohe punonte vetem "Camelia" me linje te perditshme. Por pronari yne ka edhe nje anije tjeter me emrin "Nanti" qe e ka per linje te brendshme Korfuz-Igumenice. Dhe qe ketu duket diskriminimi yne. Paga jone eshte qesharake. Une si kryemekanik i anijes marr 115 mije dhrahmi, kapiteni 130 mije dhrahmi dhe marinari, kete page merrte edhe Aqifi 90 mije dhrahmi. Ndersa koleget tane greke qe punojne ne linjen Korfuz-Igumenice me kete pronar marrin pesefishin e rroges sone duke perfituar edhe shperblimet gjate festave, sigurimin shoqeror, lejet e zakonshme, perfitime keto qe nuk mund te behen fjale edhe per neve. Me thane keto dite sikur pronari jone i "mire" ka menduar qe familjes se Aqifit si demshperblim t'i lidhe nje rroge mujore per 1 vit, qe do te thote t'i jape 1 milion e 100 mije dhrahmi. Dhe kaq eshte detyrimi i tij per nje jete te humbur. Sa qesharake. Edhe ne kete rast te perulur ne. Para 3-4 muajsh kur do te ankoroheshim me anijen "Mimoza", nga koha e keqe u shkeput dera e mbrapme e anijes dhe bie ne uje nje motor i nje pasagjeri grek. Polumbari e nxorri ate dhe e cuam edhe per ta riparuar ne Greqi. Por greku i shkoi pronarit tone ne zyre dhe i kerkoi demshperblim duke i thene se, "me ke krijuar shqetesime psikologjike". Pronari atehere i dha atij 2 milion e 300 mije dhrahmi. Ndersa per Aqifin, qe sic tregojne edhe faktet bindese e vrau ne krye te detyres, per te fituar sikuracionin e majme ne kembim te jetes se tij, jep per bamiresi. Sa qesharake, ky pronar qe shperblen mire nje shtetasin e vet per anen psikologjike te shkaktuar per nje motor, shperblen habitshem, madje te paperfillshme fare, familjen e nje marinari qe prej punes se tij ka fituar shume e shume, kerkon ta shperbleje me nje shume teper teper qesharake. A duhet te behet sehirxhi shteti yne per shperfillje te tilla qe u behen shtetasve te vet? Pronari Jerondaqis licensen per aktivitetin e tij te tragetit per linjen Sarande-Korfuz-Sarande e ka marre ne ministrine e transporteve ne vendin tone. Atehere si askush nuk i ka kerkuar llogari ketij personi, qofte edhe nga punonjes te kapitenerise ne Sarande, qe ai levizte pa bere kontratat e punes per ne? Neglizhenca e tyre dhe moskujdesja jone deri ne fund beri ate qe sot net e jemi te pasiguruar dhe pa kontrate pune. Dhe kur kerkova nje avokat grek per te ndjekur ceshtjen, sidomos per shokun tim, qe kur nuk do ta harroj, me thane qe kete ceshtje nuk e ndiqni dot ketu se nuk perfitoni gje pasi anijet punojne linje shqiptare dhe atje do ta zgjidhni cdo gje. Anijet jane me flamur honduras dhe nuk kane lidhje me shtetin grek. Atje pronari paguan thjesht detyrimet portuale, taksat portuale, ndersa detyrimet e tjera duhet t'ia kerkoje shteti shqiptar ku ai ka marre edhe licensen. Nuk mund ta kuptoj kurre kete lloj mosinteresimi te shtetit tone per shtetasit e vet qe kane marre rruget e emigracionit jo per pasuri por per buken e gojes. Edhe pse i semure nuk ndjeva lodhje qe u rrefeva sepse nje dite duhej te merrej vesh se si punojne dhe tratohen emigrantet, sidomos ne Greqi". --------------------------------- Do You Yahoo!? Send your FREE holiday greetings online at Yahoo! Greetings. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |