| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Kriza e verber - Pirro Misha - KorrieriAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Dec 20 22:54:06 EST 2001
Refleksione rreth nje krize te verber Refleksione rreth nje krize te verber Nga PIRO MISHA/ kriza dhe konteksti- Jane shume ata sot qe mendojne se mjaft nga protagonistet e politikes shqiptare, me shfaqjet e tyre te perseritura te papergjegjshmerise e te konfliktualitetit, jane bere nje pengese serioze per zhvillimin normal te ketij vendi. Nje shembull per kete eshte dhe kriza e re qe po duket ne horizont, pikerisht kur gjeja e fundit per te cilen ka nevoje ky vend eshte nje krize e re institucionale, nje destabilizim i ri, krijimi serish i nje klime pasigurie. Pasojat, tani per tani, askush s'mund t'i parashikoje, por disa syresh jane te qarta qe te tani. Dy marreveshje te rendesishme me institucionet nderkombetare qe duheshin te nenshkruheshin keto dite, u shtyne per nje afat te papercaktuar. Fatkeqesisht, ne politiken shqiptare prej vitesh ka shume papergjegjshmeri. * * * Kujtoni mbledhjen e fundit te KPD te PS, paraden e gjate te partiakeve qe moren fjalen, kujtoni se si ligjeronin per krimin e korrupsionin, grindeshin, shaheshin, fajesonin, akuzonin, benin retorike, genjenin, nxeheshin apo benin sikur nxeheshin, shfajesoheshin, hidhnin e prisnin batuta, buzeqeshnin te vetkenaqur. Tek i degjoja keta protagoniste te politikes shqiptare qe nga 1991 e ketej, me vete mendova: Shqiperia vendi qe keta kane qeverisur per vite te tera si kryeministra, zvkryeministra, ministra, deputete, prijes partie e turmash, vazhdon te jete nje nder vendet me te varfer e te prapambetur, ajo vazhdon te jete e coroditur, prej saj jane ende te shumte ata qe duan te ikin! Atehere faji i kujt eshte? Dhjete vjet pas renies se komunizmit Shqiperia vazhdon te tregohet me gisht si nje rast i vecante, nje vend i kriminalizuar, ku llumi ben shpesh ende ligjin? Faji i kujt eshte? Dhe nderkohe sheh se si ata, partiaket, duken te bindur se s'kane asnje faj. Per ta fajin e ka gjithnje tjetri, kundershtari politik i radhes, ndoshta dhe ca gjykates e police te korruptuar, dhe sigurisht (por kjo s'thuhet dot para televizionit) edhe vet populli, qe s'eshte ne lartesine e ndritur te tyre...Dhe ne gjithe kete maskarade te trishtuar te papergjegjshmerise, tek ndjen hidhesine e cgenjimit, duke kujtuar se si ndonje prej tyre te ka thene menjane: "Ky vend s'behet!", ndjen tundimin te mbyllesh televizionin qe te mos i shohesh me ato fytyra...Por s'mundesh...Atehere....! * * * Shfaqja e fundit e politikes shqiptare ka, gjithesesi, meriten qe beri te qarte se disa ceshtje me te cilat ky vend po perballet prej vitesh, s'mund te shperfillen dot me gjate. Sepse eshte fakt qe, pavaresisht nga karakteri i theksuar populist, kundertheniet e shumta te levizjes politike te kryetarit te PS, dhe dyshimit se ne themel te gjithe kesaj historie qendrojne motive te tjera nga ato te deklaruarat, nje pjese e madhe e problemeve qe ngre Nano perbejne shqetesime reale. Ne te vertete, fushata e Nanos, e aq me teper mbledhja e KPD te PS beri te qarte se tashme majisja e disa problemeve ka arritur nje mase te tille kritike, sa qe po qe se ato s'perballen shpejt, me efikasitet e, c'eshte me e rendesishmja, ne menyre bindese, rrezikojne te kthehen ne faktore te rende destabilizues. Eshte fjala per probleme qe njihen prej kohe. Ceshtja eshte a ekziston vertet vullneti per t'i luftuar! Sepse edhe vete Nano ne fushaten e tij morale vertet ngre probleme, por ne fakt s'ofron asnje zgjidhje reale. Nderkohe, njerezit shtrojne nje pyetje, qe shpreh nje shqetesim: c'do te ndodhe me tej? Eshte pyetja me e natyrshme qe te lind tek sheh life theater te socialisteve, c'do te ndodhe me tej! Shumekush qe ndjek fushaten e Nanos, qe shqetesohet per pasojat e rrezikshme destabilizuese qe mbart ne vetevete konflikti, e per pasojat e tij per imazhin e vendit, shtron pyetjen: A ka Fatos Nano nje ide te qarte politike se ku do te arrije, a eshte ai i pergjegjshem per koston e mundshme te krizes? Sepse ne nje shikim te pare duket sikur kemi te bejme me nje perceptim tipik ballkanik te politikes, pra me nje konfrontim ballazi, inatcor, pa shtigje kompromisi, ku qellimi i vetem mbetet poshterimi dhe mposhtja e kundershtarit. A eshte vertet keshtu? E verteta eshte se ajo cka po ndodh ne PS eshte dicka thuajse unikale: Kryetari i partise qeverisese, i ndodhur ne minorance brenda strukturave drejtuese te partise, ndermerr nje fushate ne baze kunder qeverise dhe strukturave drejtuese te partise se tij, duke kercenuar te shkaktoje jo vetem krize qeveritare, por madje zgjedhje te reja parlamentare, vetem dy muaj pasi partia e tij ka fituar shumicen ne parlament! Mjetet qe perdor jane pak a shume po ato qe perdori dic me shume se dy vjet me pare per te rrezuar qeverine Majko. Nano eshte nje nga politikanet me komplekse me shume kunderthenie, jo ralle ai e ka treguar veten se eshte nje nder politikanet me qytetare e me liberale, cka, fatkeqesisht, jo ralle shnderohet ne sjellje te papergjegjshme prej libertini. Ne se PS mbetet partia me demokracine me te madhe te brendshme, s'ka dyshim se merite per kete ka dhe Nano. Por, ne te njejten kohe, ai eshte dhe politikani i paparashikueshem, per te cilin politika here here eshte si nje loje pokeri. Ndaj dhe pyetja, a ka Nano nje ide te qarte se ku do te dale, eshte me se e natyrshme per kedo qe njeh protagonistin e krizes. Por, c'eshte e verteta, kur flasim per papergjegjshmeri, s'do te ishte aspak e drejte ta lidhnim kete vetem me emrin e Nanos. Papergjegjshmeria, mjerisht, eshte tipar i jo pak prej politikaneve te tranzicionit shqiptar, madje gjate ketyre dhjete vjeteve kemi qene jo ralle deshmitare te nje papergjegjshmerie kolektive, e cila ne ndonje rast, si ne 1997, shkoi deri ne marrezi kolektive. Te perfshire ne rrethin vicioz te halleve, frustrimeve e grindjeve na ka ndodhur shpesh te humbasim ndjenjen e perspektives. Mjafton te shfletosh, psh, gazetat shqiptare te ketyre muajve te fundit. Pas asaj qe ndodhi ne Nju Jork me 11 shtator, i gjithe shtypi boteror merret me temen e madhe, debaton, diskuton, ndergjegjeson njerezit se dicka e madhe po nderron ne bote. Kesaj teme i kushtohen faqet e para, lajmet e para ne emisionet e lajmeve te cdo vendi, gjithcka tjeter zbehet, vendoset ne nje tjeter prespektive. Shikoni gazetat tona! Lajmet per luften kunder terrorizmit degdisen pergjithesisht diku aty nga fundi, sepse faqet e para i ze cicemisja e papergjegjshme e sherreve tona te pafundme, ku pas tymnajes se fjaleve te medha, s'eshte aspak e veshtire te dallosh jo ralle cinizmin e verberine meskine te ca politikaneve qe luhaten mes aventurizmit tipik ballkanik e delireve te provinces. Kaq e veshtire qenka te kuptohet se s'eshte fjala thjeshte per nje shfaqje qe ndodh mijera kilometra larg! Se nje vend i vogel si yni, me problemet qe ka, pre i perhershem edhe i konjukturave nderkombetare, duhet te jete nder me te vemendeshit per ate cka po ndodh sot ne bote! Se situata e re e krijuar e ben urgjente diskutimin e efekteve te mundshem, te masave qe duhen marre per te shmangur a minimizuar faktoret e riskut, per te ruajtur stabilitetin, per te shkulur rrenjet qe ka hedhur tashme tek ne krimi transnacional, qofte edhe me ligje emergjence e, mbi te gjitha, per te permiresuar imazhin negativ qe kemi kudo ne bote, cka tashme eshte kthyer ne nje faktor teper te rrezikshem penalizimi me pasoja afatgjata! Kaq e veshtire qenka te kuptohet se ne kete kontekst shumecka tjeter duhet lene menjane, e aq me teper nje konflikt i cili, duke mos lene shtigje per zgjidhje politike, rrezikon te dale jashte kontrollit te institucioneve dhe rrezikon destabilizimin e vendit! Kaq e veshtire qenka te kuptohet se bota sot s'do destabilizim, se ajo s'na e ka ngene te merret sot me ne! Le te bejme pyetjen me te thjeshte. Shume permendin si ta pa te keq zgjedhjet e reja. T'i leme per nje cast diskutimet teorike dhe te shtrojme pyetjen: a jemi te sigurte se komuniteti nderkombetar eshte i gatshem te paguaje pafundesisht koston e krizave tona te njepasnjeshme, te dergoje serish qindra vezhgues e delegacione pas delegacionesh per te zgjidhur sherret tona? Perndryshe, a jemi ne gjendje te zhvillojme zgjedhje pa nje prani nderkombetare? Pervoja e zgjedhjeve te fundit tregon qe jo. Jane pyetje fare te thjeshta per ceshtje qe, per pasojat qe mund te kene, behen teper shqetesuese. Ishim nje vend tragjik, po behemi qesharak. Sigurisht, s'dua te krijoj asnje keqkuptim. Stabiliteti s'eshte e s'mund te behet nje qellim ne vetevete. Ne emer te stabilitetit s'mund te mbyllen syte perpara nje sere problemesh te renda, qe ne thelb jane po aq destabilizues. Por, stabiliteti perben nje nder parakushtet, ashtu si dhe zhvillimi ekonomik, pa te cilet s'mund te perceptohet asnje zhvillim e aq me pak demokracia. Historia s'njeh asnje vend qe te jete demokratik pa stabilitet e pa nje zhvillim te caktuar ekonomik. Cdo diskutim per nje demokraci abstrakte, apo qe, per me teper, kunderve demokracine me stabilitetin, ne mos keqkuptim eshte demagogji. * * * S'ka pak dite qe "Zeri i Popullit", gazete e PS, pra e partise qeverisese, ankohej e indinjohej ne kryeartikullin e saj per faktin qe prefekti i Korces, i cili, me c'kuptohej nga leximi, paskesh qene akuzuar nga kjo gazete per nuk e di c'shperdorime ne detyre, e paskesh hedhur gazeten ne gjyq. Kryeartikulli, c'eshte e verteta, shkonte mjaft me larg, tek shkruante: "Eshte bere mode qe zyrtare te ndryshem, nga prefekti deri ne police qe vjedhin rrugeve, te lajne veten me gjyqe te parablera ne ca gjykata lokale ku nga qytetaret- prej vitesh- fjala "drejtesi" kuptohet denjesisht si "pazar"." Cdo njeriu qe lexon nje artikull te tille do t'i lindte vetiu pyetja: Kujt i ankohet kjo gazete, qe eshte zedhenesia e partise qe mban pushtetin prej me se kater vjetesh, madje jo vetem qeverine, por dhe KLD, dhe shumicen ne parlament, qe ka vendosur njerezit e vet deri dhe ne krye te Lidhjes se Shkrimtareve? Sigurisht, kuptohet qe artikulli duhet lexuar brenda kontekstit te konfliktit aktual brenda PS. Dhe per te qene te drejte duhet thene se kemi te bejme me nje konfuzion corodites qe, per fat te keq, s'e gjen vetem ne kete kryeartikull, qe e vecova fare rastesisht, as vetem tek gazeta e PS. Kur degjon gjykime te ketij lloji, te lind natyrshem pyetja: Ku u dashka te drejtohet nje qytetar, vec gjykates, ne rast se dikush, kushdo qofte, pra qofte edhe gazete partiake apo e pavarur, e akuzon! Ne cdo vend normal e vetmja instance qe mbron qytetarin (dhe ne nje rast te tille edhe nje prefekt, minister, kryetar partie, apo dhe kryeminister eshte thjeshte nje qytetar) eshte gjykata. Keto jane rregullat elementare te nje shoqerie ku qytetari, pra individi, eshte gjeja me e shenjte. Ekziston pra, mendoj, nje keqkuptim i madh, fatkeqesisht i perhapur, kur mendohet qe nje gazete mund te te akuzoka per c'ti teket, per nje mije e nje te zeza, dhe kur i akuzuari i drejtohet deres se gjyqit, atehere menjehere leshohet britma se qenka cenuar e drejta e shtypit. Jo, gazetari eshte nje pale si cdo qytetar tjeter dhe duhet te pergjigjet per ate qe shkruan. Pra, qe te kthehemi tek ceshtja e ketij prefekti, c'duhet te beje ky njeri, te heshte dhe te pranoje ne bindje e kokeulur gjykimin e vendimin e te plotefuqishmes gazete! Lirija e shtypit dhe e shprehjes i sherben nje shoqerie demokratike per te krijuar ato ekuilibra qe e bejne pushtetin te pergjigjshem e te kontrolluar. Padyshim qe shoqeria duhet te kete mekanizmat qe ta mbroje gazetarin nga prepotenca e pushtetit (dhe jo vetem pushteti i politikes, por dhe ai i parase), por, mbi te gjitha ajo duhet te kete mekanizmat qe i japin qytetarit mundesine te mbroje te drejtat e tij. Demokracia me shume se nje ideologji eshte nje sistem i tere rregullash, kontestimi i te cilave, pavaresisht nga perligjiet, eshte teper i rrezikshem. Ndaj, dhe kur ceshtje te tilla kalohen jashte rrugeve institucionale, aq me teper duke i kontestuar ato, kjo paraqet rrezik per cdo shoqeri, e aq me shume per nje shoqeri si jona, qe me shume veshtiresi po perpiqet te gjeje rrugen per te dale nga coroditja e plote e gjithe sistemit te vlerave. Por gjithcka behet edhe me shqetesuese kur burimi i coroditjes behet pikerisht partia qe supozohet te drejtoje vendin. Sepse, ne fakt, kundertheniet e editorialit te siperpermendur jane vete kundertheniet e forta qe po reflekton aktualisht ne jeten publike shqiptare PS-ja, e kapluar ne nje konflikt, qe ne nje vend normal do te ishte thjeshte nje lufte per pushtet nga ato qe gjen rendom ne politike, qe mbeten ne periferi te vemendjes se opinionit, por qe tek ne per vete trajtat qe po merr, format qe perdor, e aq me shume per brishtesine e institucioneve, behet teper shqetesues. * * * Ne cdo vend normal te kesaj bote moria e akuzave te ndersjellta qe po degjojme keto dite do te conte sakaq ne nje mori ceshtjesh penale. Por prokurori yne i pergjithshem na siguron se, pavaresisht nga deklaratat bombastike, askush, madje as kryetari Nano e as Angjeli, qe u betuan e sterbetuan per kete, deri me sot s'ka bere asnje padi. Nje situate e tille eshte teper shqetesuese e rrenuese per vete themelet ku mbahet cdo shoqeri. Mjafton te degjosh prokurorin e pergjithshem qe te kuptosh se sa e ngaterruar dhe e rrezikshme eshte situata. Ka se paku dhjete vjet qe korrupsioni perben nje nder plaget me serioze qe brejne trupin e shoqerise shqiptare dhe sidomos moralin publik, duke qene sa pasoje aq dhe shkaktar i krizes se besimit qe vazhdon te na karakterizoje. Ne perceptimin publik prej kohe ekziston mendimi se shumica e politikaneve dhe nepunesve jane te korruptuar, se madje segmente te tere te politikes bashkejetojne me krimin, me mosligjin! Sigurisht, ketu del vetiu pyetja: Mos valle qeveritaret, nepunesit, doganieret, shefat e policise, gjykatesit, partiaket na qenkan ca qenie te vecanta qe kane lindur te korruptuar, te prishur! Pergjigja e kesaj pyetje do te kerkonte analiza sociale e kulturore per faktoret e traditat qe ushqejne korrupsionin, por tani per tani le te mjaftohemi duke shtruar pyetjen qe na intereson: A mund te luftohet korrupsioni ne Shqiperi? S'jam aq naiv sa te thoja, a mund te zhduket korrupsioni: korrupsion ne permasa te ndryshme ka kudo. Aq me teper ne vende te varfer. Ndaj ceshtja shtrohet: a ekziston vertet vullneti, mendesia dhe mekanizmat per te luftuar korrupsionin? E verteta eshte se ekzistojne shume pyetje shqetesuese, te cilat duke qarkulluar prej kohe pa marre asnjehere nje pergjigje te pranueshme, kane perhapur nje klime mosbesimi e skepticizmi ndaj gjithe politikes dhe administrates, aq sa nganjehere te krijohet pershtypja sikur gjithe shoqeria jone qenka e kalbezuar pa shprese sherimi. Sepse, ne fund te fundit, njerezit bejne pyetje fare te thjeshta: Te gjithe, ata qe jane ne pushtet e ata qe jane ne opozite bertasin, akuzojne e betohen per ndershmerine e tyre, iu betohen ambasadoreve dhe delegacioneve te huaj per vendosmerine e tyre per te luftuar krimin dhe korrupsionin, shpallin ligje te perseritura per deklarim pasurish e nderkohe tregojne me gisht tjetrin, ja ku eshte djalli! Une jam engjelli! Dhe serish s'ndodh asgje. Njerezit pyesin: Mire, e kuptojme qe te gjithe s'kapen dot, por si eshte e mundur qe ne tere keta vjet nuk u denua as edhe nje zyrtar i larte per abuzim posti? Sigurisht, ketu askush nuk perfill rastet e manovrave politike, kur akuza nxirret si nje shpate per te ndeshkuar te pabindurin, apo kundershtarin, qofte edhe brenda kampit tend. Pse mbyllen historite edhe kur ato bejne skandal? Pse, edhe kur ndodh qe dikush kapet me presh ne duar, kur nje drejtor doganash, ta zeme behet i pambrojtshem, prape e shumta qe i ndodh eshte pushimi nga puna. Pse edhe kur ne nje mbledhje te partise qeverisese, ne sy te te gjitheve, behen akuza teper konkrete, prokuria s'leviz! A s'paska prokuroria jone te drejten dhe detyren e nismes ligjore per krime te renda, qe rrezikojne seriozisht stabilitetin e vendit? Korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin luftohet vetem ne nje menyre, duke ndeshkuar e futur ne burg te korruptuarin, por dhe korruptuesin. Kete na e tregon pervoja e botes. Shteti e lufton kete te keqe kur tregon se ka vullnetin ta ndeshkoje, ndeshkim qe duhet bere jo thjeshte sepse dikush pervetesoi parate publike, por edhe sepse kontribuoi per prishjen e moralit publik! Pse s'preket dot askush! C'e sjell kete ngerc? Njerezit shpesh pyesin: Sa kohe qe PS dhe partite e tjera te koalicionit ne pushtet ishin ne opozite, s'rreshtnin se akuzuari korrupsionin e qeveritareve te Berishes e Meksit, pasurimin e militanteve ne rruge te pandershme, bashkejetesen me krimin nepermjet nje procesi privatizimi te dyshimte, e keshtu me radhe. Atehere, pse me te ardhur ne pushtet gjithe fjalet dhe akuzat e bertitura ne dhjetera mitingje, te shkruara ne qindra artikuj e letra derguar komunitetit nderkombetar, ku denoncohej ky korrupsion, u harruan! Ne se gjithe ato histori qe shpalleshin me kembengulje per korruspionin e ministrave, bordeve te privatizimit, bashkiakeve, Kompanise Shqiponja e kontrabandes se naftes paskeshin qene thjeshte sajime e propagande, atehere le t'i kerkohet falje shqiptareve, duke iu thene: na falni vellezer, me dashje pa dashje iu genjyem! Ne se gjithe ato qe u thane per piramidat u shfryne si nje flluske sapuni, atehere duhet kerkuar falje, dhe te hiqet sa me shpejt ai njeri i ngarkuar te merret me ceshtjen e parave te piramidave, qe belbezon gjera pa kuptim, qe vetem sa rrisin skepticizimin e njerezve ne gjithcka. Ne te vertete eshte krijuar pershtypja sikur ekziston nje marreveshje e heshtur qe perfshin transversalisht gjithe partite, thelbi i se ciles eshte pak a shume ky: sa kohe qe jemi ne politike themi c'themi s'ka shume zarar, i ka keto politika, fjalet i merr era shpejt, por mos guxo te me prekesh, qe as une te mos te prek! Kujtoni vete kercenimet e bera nga disa ish drejtues te PD-se, se do te flisnin po te prekeshin! Cilat qenkan keto te fshehta qe ata mbajne me vete! Kjo eshte dhe nje nga aresyet pse akuzat qe PD-ja perserit prej vitesh behen jo bindese per shumekend, qe pret qe kjo parti te jete e afte te godase me pare korrupsionin e djeshem e te sotem te dale prej saj. Kur nje e keqe pranohet thuajse si dicka normale, kjo eshte shenje qe gjerat kane vajtur ne nje pike kritike. Shihni, psh, bashkejetesen mes bizneseve dhe politikes ne dy fushatat e fundit zgjedhore! Te gjithe vune re se patem nje rritje mjaft te ndjeshme te burimeve financiare qe partite kryesore perdoren per zgjedhjet. Sigurisht, e keqja s'eshte tek bashkepunimi ne vetvete, por tek mungesa e plote e transparences. Ceshtja behet shqetesuese pikerisht sepse s'ekziston asnje informacion publik per burimin e parave qe financojne fushatat, cka le shtegun e hapur qe politika e poltikanet te mbeten peng e interesave te caktuara ekonomike. Pse thuajse askush s'e ngre kete ceshtje? Pse s'e ngre z.Nano? Ose, le te marrim median! Askush s'e di se nga vjen financimi i nje pjese te saj. Alarmi duhet te ishte dhene qe kur ne hetimin e grupit Dudlla-Berballa doli qe nder planet e tyre ishte pikerisht hapja e nje gazete dhe e nje televizioni. Ishte nje kembane alarmi, qe askush s'donte ta degjonte. Aq me teper behet kjo shqetesuese per fuqine qe ka fituar media ne lojen politike, apo rastet jo te pakta kur ndjehet se si ajo perdoret si mjet shantazhi! Shpesh duket sikur historia e korrupsionit ne Shqiperi eshte bere si ajo perralla e rrobave te mbretit lakuriq: te gjithe e shohin, te gjithe e dine, por bejne sikur s'e shohin! A mos beson vertet njeri se na qenka kaq e veshtire ta marresh vesh, ne nje vend te vogel si Shqiperia, se si nje drejtues partie, nje minister a ish minister, qe i hyri politikes me nje biciklete kineze e fanelle leshi, tani jeton ne nje apartament qe kushton te pakten 100.000 $, e vec tij ka dhe nje shtepi ne plazh, nje makine te shtrenjte e ben nje jete e udhetime, qe ne cdo vend normal do te kerkonin se paku disa shpjegime! A mos qenka vertet e pamundur qe te veresh kur nje personazh publik jeton shume pertej mundesive qe i jep rroga dhe te ardhurat e tjera te ligjshme! Per te permendur vetem gjerat me te thjeshta. A s'eshte absurde te degjosh prokurorin e pergjithshem te na tregoje per zyrtare e police qe mbakan ne sirtare dosjet e krimit per te bere me to shantazhe! Kur qenka keshtu pse s'arestohen? Kush e paska mbulur per vite te tera ceshtjen Kadriovsi? Pyetjet sot ne Shqiperi jane shume konkrete dhe ato kerkojne pergjigje e pergjegjesi konkrete. * * * Por, s'duhet harruar, dhe ana tjeter e medaljes, jo me pak e rrezikshme. U mesuam tanime prej vitesh te shohim te ngrihet nje pluhur gjithnje e me i dendur akuzash e kunderakuzash, duke hedhur dyshimin tek gjithkush e tek gjithcka: akuzojne partite, akuzojne politikanet, akuzojne gazetaret e pronaret-biznesmene te medias, te gjithe akuzojne dhe pas kesaj mjegulle te dendur qytetari i shkrete e ka te pamundur te marre vesh se c'eshte e c'nuk eshte e vertete, ndaj beson se gjithcka eshte e prishur pa shprese, se e vetmja rruge shpetimi nga kjo ngecje e pashprese eshte ose te behesh edhe ti vete "i shkathet sic e kerkon koha", ose te marresh rruget e te ikesh. Dhe para kesaj shfaqjeje shumevjecare papergjegjshmerie ti e pyet veten: A s'paska njeri qe te kuptoje se c'dem kolosal po i behet ketij vendi me kete mjegullnaje masakruese hamendjesh, shpifjesh, akuzash qe kane hapur nje psikoze te semure dyshimi qe, ne te vertete, e bejne te pamundur luften kunder korrupsionit dhe abuzimit, duke sjelle ate qe mund ta quajme inflacion te skandalit? Kur degjon e lexon perdite akuza per dy tre skandale ditore qe ne cdo vend normal do te kishin cuar ne burg nja nje duzine njerezish, ne mos do te shkaktonin varg doreheqjesh, atehere pyet, pse behet kjo? C'po luhet keshtu, cilet jane aktoret, ne se ka, te gjithe kesaj loje cinike e amorale! A eshte fjala thjeshte per papergjegjshmeri? Sepse logjika e nje vendi normal te thote qe ne se dikush akuzon dike, aq me teper nje protagonist qendror te jetes se vendit si kriminel, vrases, mafioz, hajdut, kontrabandist, trafikant atehere edhe ne shtetin me te fundit te Afrikes ekzistojne vetem dy rruge: ose i akuzuari, ose akuzuesi duhet te pergjigjen para ligjit, njeri per krim, tjetri per shpifje, e cila ne situata te caktuara, per demin qe sjell, eshte krim po aq i rende. Atehere, pyes, a s'paska njeri pergjegjesi per kete loje masakruese qe s'i le njeriut asnje mundesi te besoje se ekziston edhe specia e politikanit te ndershem, e nepunesit, gjykatesit te ndershem, qe skuqen e revoltohen kur ua perbaltin emrin, ndaj dhe kerkojne te mbrohen? Nje shoqeri qe beson vetem tek e keqja eshte krejtesisht e paralizuar, ajo riprodhon vetem te keqen dhe s'ka te arthme. S'ka pak dite (me 29 nentor) qe ne Poloni parlamenti i hoqi imunitetin nenkryetarit te tij, z.Andrzej Lepper, udheheqes i partise fshatare, nje parti radikale populiste me 53 vende ne parlament, qe ben pjese ne koalicionin qeverises. Shkaku i heqjes se imunitetit ishin nje sere akuzash qe z.Lepper u kishte bere disa politikaneve, nder ta edhe ministrit te jashtem, per korrupsion, gjate nje fushate populiste ne baze, ku ai kishte dale me flamurin e mbrojtesit te interesave te njerezve te varfer. Sigurisht, si ne cdo vend ku ekziston shteti ligjor, ceshtja u kalua sakaq ne gjyq dhe z.Lepper iu hoq imuniteti qe te mund te pergjigjet per akuzat e tij si cdo qytetar tjeter. (The Economist, 15 Dhjetor 2001). Por gazetat, duke nisur nga ato te PS dhe PD na thone e drejtesia qenka ajo me e korruptuara, atehere, ne se e besojme kete gjykim dhe s'ka aresye pse te mos e besojme derisa na e thote edhe gazeta e forces qe prej me se kater vjetesh ka pushtetin, ceshtja duket vertet e komplikuar. Por, nderkohe, mund te pyetet: kujt i sherben kjo qaravitje e vazhdueshme! Ne se gjyqesori ka probleme kaq te medha dhe sherimi i tij qenka kyci i zgjidhjes se problemeve, atehere pse s'merremi seriozisht me te! Nje semundje e rende perligj edhe masat radikale! S'ka vend ne bote pa korrupsion e pa krim, ajo cka ndryshon eshte pikerisht ambjenti qe i rrethon. Kur ne nje shoqeri behet e veshtire te dallosh te miren nga e keqja, te ligjshmen nga e paligjshmia, te moralshmen nga e pamoralshmia, atehere eshte realisht e pamundur te luftohet krimi e korrupsioni. Dhe natyrshem ketu del ceshtja e institucioneve? * * * Dihej qe per shqiptaret kalimi nga komunizmi ne nje sistem tjeter do te ishte me i veshtire se per cilindo vend tjeter ish komunist. Historia e Shqiperise paskomuniste eshte ndoshta deshmia me e mire se si trashegimia historike, niveli i zhvillimit ekonomik, kultura politike kushtezojne aftesine e nje vendi per te adaptuar modelin demokratik e per te ngritur institucionet baze te tij. Ne fakt ne na mungonin shume nga parakushtet e nje shoqerie demokratike, duke filluar qe mungesa e nje shtrese te mesme, e deri tek mungesa e nje tradite borgjeze apo dhe qytetare. Shembja e komunizmit, vec pasojave te renda qe la pas ky i fundit, nxorri ne siperfaqe edhe mjaft prej problemeve, dilemave, medyshjeve e tensioneve qe shoqerise shqiptare i qe dashur te perballonte edhe para ardhjes se komunizmit ne pushtet. Por, megjithate, ne 1991 u hodh nje hap teper i rendesishem. Ishin te gjitha shanset qe, vertet ngadale, por ne menyre te sigurte, te hynim me ne fund ne rrugen e perparimit, modernizmit dhe qyteterimit. Per kete qellim shqiptareve iu duhej bere e qarte se rrezimi i komunizmit dhe dalja nga izolimi ishin vetem nje hap, sado qe i rendesishem, ne drejtimin e duhur, por se kjo s'do te thoshte se ishte kapercyer si me magji ai hendek teper i madh, i krijuar nder shekuj, qe na ndante nga pjesa tjeter e Europes. Atyre iu duhej thene se kapitalizmi s'eshte nje parajse, por nje sistem ku paraja fitohet me djerse, por ku shperblehet me mire puna dhe zotesia, ku konkurenca eshte po aq e rendesishme sa dhe bashkepunimi. Se institucionet demokratike s'jane thjeshte ca zyra te rrethuara me roje, nga ku dalin urdhera e favore, por nje sere rregullash, qe sherbejne per te organizuar jeten e perbashket ne nje shoqeri njerezish te lire, rregulla qe jane te detyrueshme per te gjithe e mbi te cilat s'del dot kerrkush, ndaj dhe ne ndryshim nga rregjimi i meparshem, tash e tutje do te sundonte ligji dhe jo me individet apo partite. Se c'ndodhi ne te vertete, e dime te gjithe. Per shqiptaret kapitalizmi dhe ekonomia e tregut u kthyen shpejt ne nje loje pa shume rregulla, ku fitonte me i shkathti, shpesh njerez pa skrupuj e batkacinj, ku madje dhe ato rregulla qe shpalleshin shpejt shkeleshin, ku pasurimi i shpejte perligjte shperfilljen e ligjeve, ku vete pjesemarrja ne politike u perceptua, me se shumti, si rruga me e shkurter per t'u pasuruar, ku polarizimi ekstrem qe po ndodhte ne shoqerine tejet te varfer kryesisht fshatare shqiptare u quajt dicka normale, ku modeli i suksesit qe iu reklamua shqiptareve per vite me radhe ishte ai i nje Vehbi Alimuce, qe s'duhet harruar, si nje shtet brenda shtetit, shperndante edhe dekorata. Lirija u keqkuptua, duke e marre per anarki. Eshte fakt qe demokracia e papervoje shqiptare e humbi shpejt idealizimin e vet, duke u shnderruar ne nje gare te pamoralshme pasurimi apo pushteti, ku ne emer te demokracise u nxiten disa prej veseve me te keqija te trasheguara. Ne shoqerine e brishte shqiptare, te tronditur nga ndryshimet teper te shpejta dhe radikale, relativizimi i vet konceptit te ligjit, te te mires dhe te keqes, shartimi kaotik i ideve dhe praktikave, solli anarkine dhe nje krize te rende te sistemit te vlerave, si dhe nje shkermoqje graduale te autoritetit te shtetit. Pjelle e ketij deformimi ishte kriza e piramidave dhe drama qe ato sollen. Pjelle e tij eshte kriminalizimi i segmenteve te rendesishem te shoqerise dhe bashkejetesa e tyre me politiken. Rezultat i gjithe kesaj eshte simbioza e nje pjese te administrates qendrore e lokale, zyrtareve te partive me nje shtrese te sapokrijuar pasanikesh te rinj arrogante, vulgare e pa skrupuj, qe nderkohe qe ia kane nevojen politikes, nga ana tjeter, kur e shohin te udhes, tregojne dhembet, te gatshem te sfidojne edhe vete shtetin. Deformimi per te cilin flas eshte thuajse i prekshem. Mjafton te shohesh Tiranen. Pse Tirana, brenda pak kohe, u be qyteti me numurin me te madh per fryme ne Europe te kafeneve, lojerave te fatit, bingove, bilardove? Pse pikerisht keto simbole te limontise, te mosperfilljes se ligjit, te pasurimit te shpejte u bene ne Shqiperi simbole te kapitalizmit? Ne fakt mjafton te mendosh shperfytyrimin e rremujshem qe ndodhi ne qytetet tona, qe vetiu te te shkoje ne mendje pyetja: pse ndodhi e gjithe kjo? Pse u shnderruan ato ne ca pazare te medha orientale, ku ne vend te parqeve mbine rremujshem kioskat, pasqyre e coroditjes dramatike te mendjes se shqiptareve. Shumecka mund te shihet si nje kalvar i detyrueshem ku donim s'donim duhej kaluar. Nje harac qe duhej t'i paguanim te kaluares sone. Por jo gjithcka. Por, po ta vazhdosh ca me tej arsyetimin, ai te con vetiu tek pyetja: Fundja te gjitha keto s'ndodhen brenda nje nate, as rane nga qielli! Tirana nuk degradoi brenda nje nate ne nje nder qytetet me te shemtuara, me te pista, me kaotike te Europes. A s'kishte gjate gjithe kesaj kohe nje qeveri, nje kryeminister, president, ministra, nje bashki, polici, nje opozite? Pse e lejuan ata kete gjendje qe s'e gjen ne asnje vend tjeter, qe komprometoi rende vet konceptin e shtetit dhe te bashkejeteses ne nje hapesire demokratike? Padyshim qe pergjegjesia e atyre qe moren persiper te drejtojne kete vend eshte e madhe, pavaresisht se do te ishte iluzore ta zbraznim gjithe pergjegjesite vetem tek ata. Mund te thuhet se e gjithe kjo tani eshte histori. Po, por fatkeqesisht, nje histori se ciles ende s'po i shihet fundi. Ne mes te Tiranes vazhdojne te ekzistojne dy simbolet qe misherojne udhekryqin shqiptar. Dhe simbolet jane gjithnje te rendesishem. Absurd, i frikshem me zbrazetine e tij te rrenuar ngrihet piedestali i ish statujes gjigande te Enver Hoxhes. Jo larg qe aty, nje tjeter simbol, kesaj here i keqkuptimit shqiptar per kapitalizmin, gropa e pagezuar me emrin e aventurierit kosovaro-zvicerian Hajdin Sejdia, krijues i piramides se pare ne Shqiperi. Kane kaluar me se dhjete vjet dhe ato jane po aty...! * * * Ne vend te perfundimit Nje diplomat i huaj ne Tirane me tregonte se si e kishte patur shume te veshtire t'ia mbushte mendjen shoferit te tij shqiptar se ne vendin nga ku ai vinte ishte e paperceptueshme qe makina e nje ministri te ecte rrugeve te qytetit me sirena policie, duke mos respektuar asnje rregull te qarkullimit rrugor. Shume shqiptare e kane vertet te veshtire ta kuptojne se si posti zyrtar mund te mos perdoret per perfitime, ndere e per ta perjashtuar veten nga nje sere rregullash e ligjesh. Shikoni aeroportin e Rinasit, pika e pare e kontaktit per cdo te huaj qe vjen ne Shqiperi, realisht nje turp, vitrina me e keqe qe mund t'i krijoje vetes nje vend! Pse s'ndryshon gjendja aty, cka mund te behet fare lehte. Aresyet jane sigurisht shume. Po a s'eshte nje nder to edhe fakti qe prej vitesh asnje zyrtar apo partiak s'kalon andej nga kalojne vdektaret e tjere, qe te shohe katrahuren e turpshme me te cilen perballet cdo i huaj qe vjen. Ne c'vend te botes demokratike na eshte marre ky model qe perjashton cdo partiak (edhe ata te opozites) e zyrtar, madje edhe te nivelit te mesem, nga paraqitja ne kontrollin e pasaportave dhe nga kontrolli doganor! Rruga jone drejt nje shteti ligjor eshte, fatkeqesisht, ende e gjate. Shume gjera duhen ndryshuar dhe sa me shpejt. S'kemi me kohe per te humbur. Le te mos e genjejme me veten me perralla, por le te fillojme ta pyesim veten seriozisht pse vazhdojme te mbetemi, dhe tani ne fillim te mijevjecarit te trete, me se dhjete vjet nga renia e komunizmit dhe 90 vjet pas pavaresise, vendi me i prapambetur dhe me problematik ne Europe? Sigurisht, ne nje gje Nano ka te drejte, klasa politike shqiptare ka nevoje te beje nje katharsis. Ne te vertete mbare shoqeria shqiptare ka nevoje per nje katharsis, cka do te thote, para se gjithash, qe si kolektivizmi i imponuar i diktatures, ashtu dhe anarkia e paskomunizmit te zevendesohen, me se fundi, me ndergjegjesimin social, qe respektimi i ligjit te kthehet ne nje nevoje te jeteses se perbashket. Nderkohe, nje tjeter perfundim qe duhet nxjerre nga gjithe kjo histori eshte qe fjalet s'mjaftojne me. Disa gjera jane bere te padurueshme. Kushdo qe qeveris kete vend duhet te tregoje me vepra bindese se e ka seriozisht luften kunder nje sere dukurish, duke filluar nga trafiqet deri tek korrupsioni. Qofte edhe duke kaluar sa me shpejt nje pakete ligjesh emergjence, sic propozoi Berisha ne kuvendin e fundit. Eshte, po ashtu, koha qe per ceshtje qe perbejne interes kombetar, e gjithe klasa politike duhet te bashkepunoje. Lufta kunder krimit dhe korrupsionit duhet te perbeje gurin e proves per cdo politikan. Semundja ka hyre vertet thelle, po ajo ende mund te luftohet. Dhe njerezit, ne fund te fundit, s'kerkojne mrekullira. Ata duan vetem te shohin me se fundi qe qe nga fjalet po kalohet ne vepra. Katharsisi, nderkohe, duhet te filloje me analizen serioze te deformimeve qe i jane bere institucionit themelor te demokracise, duke nxjerre pergjegjesite per te gjithe ata qe kane guxuar te prekin voten, qe nga pranevera e vitit 1996 e deri ne zgjedhjet e 2001. Kjo eshte nje domosdoshmeri. Pa rehabilituar institucionin e zgjedhjeve, s'do dalim dot kurre nga rrethi vicioz i dyshimeve shkaterruese. Shoqeria shqiptare ka nevoje per nje levizje sheruese, korrigjuese, qe te godase deformimet e ndodhura. Dhe eshte e natyrshme qe lufte duhet te filloje pikerisht nga qeverisja, nga korrupsioni dhe abuzimet qe behen se pari ne nivelet e larta, sepse ekzistenca e tyre i ben te kota perpjekjet per te sheruar semundjet nga te cilat vuan aktualisht nje pjese jo e vogel e shoqerise shqiptare. Por kjo s'do te thote qe ne emer te luftes kunder abuzimeve, te kerkosh deformime te reja, si vazhdimin e nje sistemi partitokracie. Ne cdo vend demokratik partite s'jane vec nje hallke ndermjetese mes qytetarit dhe institucioneve perfaqsuese, dhe aspak zevendesues te tyre. Ne fakt dukuria e partitokracise, pra fakti qe partite kane nje vend shume te shproporcionuar ne hapesiren publike, eshte nje dukuri qe po shoqeron gjithe tranzicionin shqiptar, duke e bere edhe me te veshtire funksionimin e institucioneve te tjere, madje edhe duke sjelle deformimin e shume syresh, duke nisur qe nga institucioni baze i demokracise, ai i zgjedhjeve. A ka vend tjeter ne bote ku te te mbije ne sy thuajse per nate ne televizion kryetari i nje partie qe ka apo jo 2% te votave! * * * Po, le te kthehemi tek pyetja: c'pasoja do kete vendi nga levizja e nisur prej Nanos? E perseris, ajo e ka padyshim nje vlere, qe sot e tutje do shperfillja e metejshme e problemeve do te jete me e veshtire. Por nderkohe, projekti politik i Nanos ka nje sere problemesh serioze, qe te bejne te trembesh per pasojat qe mund te kete. Sepse vertet qe Nano kritikon, godet qeverine, evidenton, madje amplifikon te metat, manovron mjeshterisht me emocionet e frustrimet e njerezve, por c'alternative reale ofron ai per zgjidhjen e problemeve. Dhe ne se ai s'arrin te paraqese shpejt nje projekt politik te qarte, gjithe levizja e tij ka per t'u cvleftesuar shpejt dhe prej saj s'do mbetet vecse efekti destabilizues. Sepse levizjet qe behen zedhenese te pakenaqesive, vertet fitojne popullaritet, kane aftesi te medha mobilizuese te turmave, por ne se s'kthehen shpejt ne nje projekt te qarte politik, kane brenda vetes faren e rrezikut qe te mbeten peng e inercise se krijuar, sic ndodh rendom me levizjet populiste. Rreziku eshte qe dalngadale eshte turma ajo qe drejton. Fakti eshte qe Nano po i mbyll gjithnje e me shume shtigjet e kompromisit. E nisi duke shpallur kanditaturen per president, cka tani duket e pamundur. Nderkohe qe po behet gjithnje e me e veshtire te kuptosh se c'kerkon vertet ai. Fillimisht kerkoi koken e tre ministrave, e realizoi. Ne nje fare menyre arriti te tregoje se s'mund te shperfillet. I ndjere me i forte, tani kuptohet se kerkon koken e vete Metes. Ja u hoq Meta! Kush eshte alternativa qe ofron Nano? Ketu ai eshte krejt i paqarte. Sepse, eshte vertet e veshtire te dallosh, tej retorikes, ndonje projekt politik. Ne parlamentin e tanishem, sido qe t'i besh llogarite Nano s'ka asnje mundesi te kete shumicen, nderkohe qe duket se ka aftesine bllokuese te pakices qe ai kontrollon. Atehere mbetet vetem logjika e krizes parlamentare dhe e zgjedhjeve te reja dhe ndarja me dysh e PS-se. Kjo e fundit, ne fakt, do te ishte dicka me se e natyrshme. Faktori kryesor qe siguronte unitetin disi artificial te kesaj partie ishte se pari trysnia e kercenimit te faktorit Berisha. Me ta ndjere veten me te sigurte psikologjikisht eshte e natyrshme qe militantet e kesaj partie dote shfaqnin korrentet e mendesite e ndryshme qe perbejne kete parti, pasardhese e partise qe sundoi Shqiperine me dore te hekurt per gati gjysem shekulli. Por ndarja e PS do te thote zgjedhje te parakoheshme. C'fiton Nano prej tyre? Por, para se te shkojme aty, ta zeme per nje cast se ndodh cudia dhe Nano arrin te siguroje shumicen e nevojshme per te krijuar qeverine sipas konceptit te tij. C'do te ofroje ai? Pikepyetjet dalin qe kur sheh grupin e pasuesve kryesore te Nanos, protagoniste te njohur te politikes se vendit, mjaft syresh qe e kane qeverisur ate ne caste te ndryshme si zvkryeministra, ministra, deputete, qe nga 1991 e ketej, disa prej tyre te sterperfolur jo shume kohe me pare, per korrupsion. Mjaft prej tyre nderkohe s'te krijojne asnje bindje per meritokracine per te cilen ka qejf te flase Nano. Atehere, pse une si qytetar u dashka t'iu besokam tani atyre, thjeshte sepse paskan ngritur flamurin e luftes kunder korrupsionit! A ka ndonje garanci qe me t'u bere ministra edhe ata s'do te behen pre e lehte e lojes paralizuese te akuzave. Qe dhe vete turmat partiake s'do t'iu kthehen kunder! Per me teper c'garanci japin ata se do te jene me bindes se ministrat e qeverise se tanishme ne luften kunder korrupsionit? Ne pasuesit e Nanos ka fare pak fytyra te reja! Me tej. Disa nga ata qe akuzon sot Nano jo shume kohe me pare ishin nder miqte e tij te afert. Lind pyetja: historia e tyre e abuzimit dhe korrupsionit, per te cilen i akuzon sot Nano, nisi vetem tani qe ata nderruan kamp? Vetem para pak muajsh E.Rama paraqitej prej tij si model i qeverisjes lokale... Shpejt a vone Nanos do t'i duhet te jape pergjigje per nje sere pyetjesh, duke nisur se pari nga pyetja: A s'ka nevoje edhe ai qe te behet bindes, per nje proces katharsisi, duke e filluar me dhenien e shpjegimeve te qarta publike per akuzat qe i behen! Varianti me i keq, sidoqofte, eshte ai i nje krize te zgjatur, qe do te sillte paralizen e qeverisjes. Vendi ndodhet para sfidave te medha, duke e nisur me fillimin e bisedimeve per asociimin me BE. Deshtimi ne kete objektiv do te kishte pasoja mjaft te renda jo thjeshte politike, por dhe sociale e ekonomike. Nje cgenjim i ri, nje rikredhje ne abisin e frikshem te humbjes se shpreses do te ishte vertet katastrofik. Vendi ka nevoje per pak shprese. Eshte me se paku amorale qe ne nje kohe kur se paku ne Tirane po ndodhin disa ndryshime pozitive, konkrete, te merresh vetem me thonjte e paprere te E.Rames. Per nje grime u duk sikur po ngjallej nje shkendije shprese, u duk sikur po ravijezoheshin disa shenja rimekembjeje, ne radhe te pare psikologjike. Dhe pozita nderkombetare e vendit eshte permiresuar. Shqiperia perceptohet sot pergjithesisht si nje faktor stabiliteti ne rajon. Dhe pikerisht kur, pavaresisht nga nje mije e nje probleme, shpresuam per nje fije shprese, si nje mallkim, u rishfaq hija paralajmeruese e krizes. Gjeja e fundit qe na duhet sot eshte nje krize e verber. --------------------------------- Do You Yahoo!? Check out Yahoo! Shopping and Yahoo! Auctionsfor all of your holiday gifts! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |