Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Ligjet ne Shqiperi - Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Dec 19 07:57:10 EST 2001


Zoti Ahrens, a perfshiheni ju ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise?
Nuk ka dyshim qe te gjithe ambasadoret ne Tirane preferojne te thone se nuk perzihen e nuk nderhyjne ne punet e brendshme te partive e te Shqiperise. A thua se ata jane diku lart, na shohin nga ekrani i televizorit e nuk bejne asnje shenje pohimi ose mohimi per veprimet e krereve tane.

Nderkohe zonja Doris Pack, jo per here te pare, si te jete "zeri i se vertetes" jep porosi nga Brukseli se si duhet sjelle e c'duhet bere...Jo rralle fjalet e tyre, dmth perfaqesuesve te Evropes e SHBA-se, pavaresisht nga pesha e niveli i tyre ne vendet e tyre, ketu, ne Shqiperi, deshifrohen si fjalet e Zeusit.

Pra, jo per here te pare, deklarimet e zonjes Doris Pack, ketu perkthehen sipas oreksit nga pozita e opozita e askush nuk guxon t'i vere ne dyshim. Shqiperia zyrtare, pozite-opozite, vetshfaqet kesisoj nen nivelin e nje kolonie te veteshpallur. Pra, "po s'bete kete a ate, nuk do te futeni ne Evrope", ose, po s'derguat kete a ate ambasador, "SHBA nuk ju pranon si partner", te gjitha keto mendesi, ne fund te fundit, deshmojne se Shqiperia nuk ka as minimumin e sovranitetit. Por, me i cuditshem, duket qendrimi i kreut te OSBE-se ne Tirane, zotit Ahrens. Te gjitha ligjet themelore, madje qe nga Kushtetuta e deri te ligji per RTSH publik, qe nga kodi zgjedhor e deri te ai doganor (te cilat, si askurkund, jane miratuar shpejt e shpejt, per disa ore e per disa dite) jane bere nen asistencen, drejtimin e monitorimin e plote te OSBE-se se Tiranes.

Te gjitha keto ligje themelore, shume shpejt, kane treguar defekte. Disa prej tyre, shpejt, jane korrigjuar. Kushtetuta eshte e veshtire, te ndreqet, po edhe kodi zgjedhor, megjithe anomalite e renda qe tregoi ne zgjedhjet e kaluara, tregoi se ka mangesi jo te vogla. Por OSBE e zoti Ahrens jo vetem qe nuk ndjejne asnje pergjegjesi, por, perkundrazi, ata vazhdojne te japin keshilla, udhezime e deklarime (qe u ngjajne urdhrave) se po bete keshtu, do te kete zgjedhje te parakohshme e po pati zgjedhje te parakohshme do te kete destabilitet e po pati destabilitet, Shqiperia do te mbetet jashte Evropes...Kjo eshte logjika qe buron nga perfaqesuesit e larte diplomatike te Tiranes. Lexoni, p.sh. keto dy deklarime te diteve te fundit te zotit Ahrens:

"Ngjarjet ne PS, i kemi ndjekur si te gjithe shqiptaret nga ekrani i televizionit. Ne si OSBE nuk duhet te perfshihemi ne keto probleme te brendshme. Jemi ketu per te ndihmuar Shqiperine ne zhvillimin institucional, preferojme te bisedojme per institute, jo per persona. E thene kjo, ngjarjet ndoshta mund te krijojne probleme, qe mund te cojne edhe ne zgjedhje te parakohshme vitin tjeter. E theksoj, duke iu pergjigjur pyetjes suaj, se eshte e rendesishme qe nje lume akuzash qe u thane aty, duhet te merren ne konsiderate. Do te prisja qe autoritet shqiptare te merrnin drejtimin e kesaj ceshtjeje. Ajo qe nuk do te dehirohej, jane zgjedhjet e parakohshme, qe Shqiperia te mos kete zgjedhje pa mbarim dhe te mos harxhoje per to, pse ato para shume mire mund te perdoren per energjine elektrike, qe mungon".

"Detyra e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi eshte qe te beje te zhvillohen institucionet shqiptare dhe ta beje Shqiperine te pershtatshme per t'u perfshire ne komunitetin evropian. Cdo gje qe ka mundesine qe te zhvilloje kete qellim, do te shikohet si shume e mire per ne. Por une mendoj se-mund te jem pak konservator- ne kete menyre nuk eshte e mire per Shqiperine. Per kete eshte e nevojshme qe Shqiperia eshte nje vend i stabilizuar dhe ka nje qeveri qe mund te veproje si duhet te veproje nje qeveri. Ne e kemi permendur disa here ne te shkuaren qe ne kete vend ka pasur shume konflikte politike.Por, megjithate keto jane metoda te brendshme te partise".

Pa bere komentet e ketyre citimeve, duam te pyesim zotin Ahrens, shume miqesisht: A jane keto deklarime ne perputhje me nje perfaqesues te OSBE-se ne nje vend sovran dhe a ka lidhje, domosdo, stabiliteti e destabiliteti i nje vendi me zgjedhjet e parakohshme?


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Check out Yahoo! Shopping and Yahoo! Auctionsfor all of your holiday gifts!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list