| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta ShqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Dec 12 00:21:51 EST 2001
Faqja 12/13 - SPECIALEmydate = new Date();myday = mydate.getDay();mymonth = mydate.getMonth();myweekday= mydate.getDate();weekday= myweekday;myyear= mydate.getYear();year = myyear;if(myday == 0) day = " E Diele, " else if(myday == 1) day = " E Hene, "else if(myday == 2) day = " E Marte, " else if(myday == 3) day = " E Merkure, " else if(myday == 4) day = " E Enjte, "else if(myday == 5) day = " E Premte, "else if(myday == 6) day = " E Shtune, "if(mymonth == 0) month = "Janar "else if(mymonth ==1) month = "Shkurt "else if(mymonth ==2) month = "Mars "else if(mymonth ==3) month = "Prill "else if(mymonth ==4) month = "Maj "else if(mymonth ==5) month = "Qershor "else if(mymonth ==6) month = "Korrik "else if(mymonth ==7) month = "Gusht "else if(mymonth ==8) month = "Shtator "else if(mymonth ==9) month = "Tetor "else if(mymonth ==10) month = "Nentor "else if(mymonth ==11) month = "Dhjetor"document.write("
"+ month);document.write(myweekday+", " + year +"");
Dhjetor11, 2001
HISTORIA Ardhja në Tiranë e historianit kroat dhe zhdukja e mistershme e dokumentave origjinale të shkruara në pergamenë, ku ruheshin fakte të historisë së mesjetës shqiptareSi u zhdukën pergamenët e historianit Shuflay
---------------------------------
Nga Zagrebi dr. Musa AHMETI
Pas dorëshkrimit të dramës së I. K. Sakcinskit, Arkivin e HAZU-t, ruhet edhe një dorëshkrim i historiajnit me famë ndërkombëtare Ferdo Shishiqit. Mendojmë, se deri me tashi ky është dorëshkrimi më i kompletuar, për heroin kombëtar shqipëtar, Gjergj Kastriotin Skenderbeun, i shkruar nga një autor kroat. Dorëshkrimi përbëhet nga dy pjesë, përkaëtsisht katër tërsi.
Pjesa e parë ruhet në signaturën: XIII/ B 47; ndërsa pjesë e dytë, ruhet në signaturën: XIII/ B/ 775. Shkencëtari i njohur kroat, për monografinë e tij në dorëshkrim, ka shfrytëzuar burime të shumta të botuara, por edhe të pa botuara si dhe ka konsultuar një literaturë jashtëzakonisht të gjërë. Nuk është shumë e qartë se si ka mbetur pa botuar një dorëshkrim i tillë, me vlera të jashtëzakonshme shkencore.
Pjesa e parë, ka gjithsej 63 faqe. Dimensionet janë: 21 x 34 cm. Faqet nuk janë të paginuara. Autori në këtë pjesë analizon situatën politke, ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Ballkanit në përgjithësi, e të Shqipërsisë në veçanti, sidomos, periudhën paraturke. Pjesa e dytë ka 24 faqe, dimensionet janë të njëjta me pjesën e parë. F. Shishiqi në këtë pjesë të monografisë së tij, shqyrton në mënyrë kritike rininë e Skenderbeut, qëndrimin e tij pranë Oborrit mbretëror në Stamboll, lidhjet e tija të ngushta me vendlindjen dhe betejën e Nishit! Ndoshta është biografët e parë të Skënderbeut, që hedh idenë se Skenderbeu nuk qëndroi kohë të gjatë pranë Sulltanit dhe se kishte lidhje shumë të ngushta me Shqipërinë, përkatësisht, ishte Sanxhakbe i Dibrës! Pjesa e tretë edorëshkrimit, përbëhet nga 137 faqe, ka dimensione: 16.5 x 20.5 cm. Është e shkruar me shkrim të ngjeshur. Anash në margina të faqeve, janë shënuar referencat, por në mënyrë të shkurtuar. Në këtë pjesë, auotri shqyrton gjithë jetën e Skenderbeut, deri në vdekje. Në 8 faqet e fundit, i bën një përshkrim të veçantë Shqipërisë pas Skenderbegiane, veqanërisht luftërave të përgjakshme të Krujës dhe Shkodrës. Pjesa e katërt, përbëhet nga 21 faqe. Këtu F. Shishiq, ka shënuar me pedantëri dhe saktësi, gjithë literaturën e shfrytëzuar, dokumentat dhe burimet. Si shtojcë /aneks/ sjellë edhe 17 dokumneta të panjohura deri tashi nga periudha Skenderbegiane. Dokumentat janë të përkthyer në gjuhën kroate, por çdonjëri, poshtë, në të majtë, e ka të shënuar vendodhjen e saktë, të origjinalit.
Në Arkivin e HAZU-t, ruhen edhe disa dorëshkrime të tjera, të cilat i pregadisim tashi kohëve të fundit për botim. Pos të tjerëve, aty ruhen edhe një dorëshkrim për Skenderbeun nga Franjo Raçki, prej 27 faqesh; një tjetër nga T. Smiçiklasi, prej 52 faqesh, etj. Botimi i këtyre dorëshkrimeve, qoftë si monografi të veçanta ose si tërsi, do të begatonte me burime të dorës së parë, mjaft serioze, periudhën e Skenderbeut.
Thesare të çmuara, për kulturën dhe historinë shqiptare, ruhen edhe në fondin e dorëshkrimeve, në Arkivin Historik Shtetëror Kroat, në Zagreb. Dorëshkrimet janë të fushave të ndryshme. Për disa nga këto dorëshkrime me saktësi përcaktohet viti i shkrimit të tyre dhe autori, por, për fat të keq, për pjesën dërrmuese nuk mund të themi një gjë të tillë. E veçanta e këtyre dorëshkrimeve është, se të gjitha janë në gjendje të shkëlqyer; i kanë shpëtuar "dhëmbit" të kohës. Deri me tashi, askush nga studiuesit, qoftë korat, qoftë shqipatrë apo edhe i huaj, nuk kanë bërë një studim apo botim të veçantë për këto dorëshkrime. Këtu ruhen tekste të një volumi jashtëzakonisht të gjërë, psh. histori të gjata, por edhe nga ato më të shkurta që janë përmbledhese; ka përmbledhej këngësh poullore, aty nga fundi i shekullit të XVIII-të, që nuk kanë autor, pastaj përkthime të pjesëshme, të kronikave dhe dorëshkrimeve që tashmë janë të zhdukura; fragmente librash të rrallë, etj. I tillë është dorëshkrimi që mban titullin: "Pisma od Szlavnog Naroda Szlavinzkoga na diku Ungarzke i Arvanezke Gospode iz Kronika od Mudrih vam zibrane kak szlide". Ky dorëshkrim nuk ka shënuar vitin dhe autorin. Por nga titulli dhe përmbajtja, kuptojmë se është fjala, për një përshkrim të një dorëshkrimi shumë më të vjetër, që i kushtohej Gjergj Kastriotit - Skenderbeut. Gjurmët e kronikës për të cilën bëhet fjalë, nuk gjenden askund! Ky dorëshkrim, mbahet si kopje e bërë nga shekulli i XVII-të. Dorëshkrimi nuk është i paginuar. Nëntë [9] faqet e fundit i kushtohen Gjergj Kastriotit - Skenderbeut. Edhe pas shumë konsultimesh të bëra me koleg kroat, specilaistë të paleografisë dhe diplomatikës, nuk kemi arritur të përcaktojmë vitin dhe autorin e këtij dorëshkrimi.
Në të njëjtin fond, ruhet edhe dorëshkrimi me titull: "Notizie e stemata delle famiglie Albanesi. Miscellanea". Edhe ky dorëshkrim, është kopje nga një dorëshkrim më i vjetër. Kopja mund të datohet në fillim të shekullit të XVII-të. Gjithsejt ka 298 fletë. Paginimi është vetëm recto. Për Skenderbeun dhe stemën e tij, bëhet fjalë në faqet 23-97. Fillimisht përshkruhet origjina e Kastriotëve, që është shumë e ngjashme me Historinë e M. Barletit, pastaj jipet një trung genealogjik si dhe në fund stema tashmë e njohur e Skenderbeut nga dorëshkrimi i P. R. Vitezoviqit! Të dhënat për dorëshkrimet tjera, do të botohen së shpejti në një studim të veçantë monografik.
Pos këtyre dorëshkrimeve, në fondin e dorëshkrimve të Milan Shufflay-it, në një kuti të veçantë, ruhen përshkrime të dokumentave origjinale për Skenderbeun, nga disa arkiva e biblioteka të Evropës. Gjithsejt janë 289 dokumenta, rerspektivisht 453 faqe. Asnjëri nga këto dokuneta deri me sot nuk është i botuar! Dokumentat janë në gjuhën latine dhe spanjole. Kësaj kutije i mungojnë dokumentat, të cilat M. Shufflay, i kishte huazuar Jovan Radoniqit, e ky i fundit i kishte botuar në monografinë e tij kushtuar Skenderbeut me titull: "Ðurað Kastriot Skenderbeg i Arbania u XV veku".
Milan Shufflay, kishte përshkruar më shumë se dy të tretat e volumit "Acta Albaniae..." të cilin planifikonte t'ia kushtonte Skenderbeut. Rreth këtij volumi është shkruar e debatuar shumë, por asnjëher nuk është studiuar me themel lënda arkivore që të nxirreshin përfundime preçize. Pas një stduimi disa vjeçar të jetës dhe vepërs së M Shufflay-it, pohojmë me përgjegjësi se volumi i tretë i "Acta Albaniae...", asnjëhrë nuk është shkruar, dmth. as dokumentat që kanë të bëjnë me Skenderbeun nuk janë të botuara. Nuk qëndron fare pohimi i deritanishëm, se volumin e tretë e ka konfiskuar policia serbe! Në të vërtet, policia nuk kishte si të konfiskonte këtë volum, kur ai, ende nuk ishte shkruar. Policia ka konfiskuar, dokumenta të shumta origjinale, një pjesë e madhe tyre ishte e shkruar në pergamenë, që Milan Shufflay, mori me vete, gjatë qëndrimit të tijë në Shqipëri. Këto dokumenta kanë humbur pa gjurmë!
Shumë dorëshkrime të pabotuar ruhen edhe në Bibliotekën Kombëtare Univerzitare të Zagrebit
Është fondi i librit të rrallë /Trezori/ i Bibliotekës Kombëtare Universitare në Zagreb, që ruan më shumë se dhjetë dorëshkrime mbi jetën dhe veprën e Skenderbeut. Në këtë fond, pos shkrimeve të tjera, ruhen edhe disa krijme letrare, si drama, tragjedi, poema, poezi, etj. Të gjitha këto dorëshkrime janë të inventarizuara dhe pa vështërsi mund të shfrytëzohen nga studiuesit. Kryesisht janë të shkruara në gjuhën latine dhe kroate, por ka edhe në gjuhën hungareze, gjermane dhe italijane.
Dorëshkrim me vlerë të veçantë është ai i Gjuro Feriqit, me titull: "Georgi Scanderbegi duella cum Alia Scythico ac Persis..." i cili ruhet në signaturën: R. 3424 [Signatura e mëparshme: SM. 32. A. 17]. Dorëshkimi është nga fundi i shek. të XVIII-të. Ka gjithsejt 19 fletë. Është i shkruar në gjuhën latine, por nga vetë autori, pra në autograf, është i përkthyer edhe në gjuhën kroate. Ky dorëshkrim është një poemë e gjatë prej 740 vargjesh. Autori ka shfrytëzuar si burim Historinë e Barletit dhe atë A. K. Mioshiqit.
Signatura R. 3617, ruan një varinat të panjohur deri tashi të "Razgovora ugodnoga naroda slovinskoga", me auotr Andria Kaçiq - Mioshiqin. Dorëshkrimi është në autograf. Autori i është rikthyer disa herë, ngase në margina të fletëve, ka shënime të shumta, burimesh, citimesh dhe emra autorësh e tituj librash që autori ka shfrtëzura për të shkruar veprën e tij. Dorëshkrimi për Skenderbeun me titull: "Szedam piszam /od Jure Castioticha/" është e shënuar në f. 16 -41a. Si duket, ky dorëshkim, ka qenë themel për të shkruar veprën e tij të njohur Kaçiq-Mioshiqi, e cila është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, por në një varinat që rrënjësisht ndryshon nga ky dorëshkrim, i cili ka një vlerë të madhe, nga në vete ruan: ide, debate dhe një formulim të posaqëm për figurën psikologjike të Skenderbeut, që në tekstin e botuar nuk e gjejmë.
Në vazhdim, në signaturën: R. 4046, ruhet dorëshkrimi në autograf i dramaturgut të njohur kroat me origjinë gjermane, Matija Juro Shporerit, me titull: "Juro Kastriotiæ. Xaloigra u 5 uskazah". Shporeri tekstin e ka përfunduar në vitin 1839. Teksti ka 13 faqe, format i madh të shkruara me shkrim të imët dhe shumë të ngjeshur. Është e njohur se Shporeri ka shkruar më vonë një tragjedi për Skenderbeun dhe një tjetër pë mbretëreshën Teutë. Ky dorëshkrim, si duket është pararendës për të dy tragjedit e mëvonshme. Është i shkruar në gjuhën kroate dhe lexohet lehtë. Dorëshkrimet tjera, do të botohen së shpejti së bashku me ato të Arkivit, si monografi e veçantë.
Dorëshkrime, por edhe dokumneta të ndryshme, për Skenderbeun, ruhen edhe në Arkvinin e Zarës, Senjit, Sinjit, Splitit dhe Dubrovnikut, Pazinit, Krizhevcit, Trogirit, Karlovcit, etj. Një lëndë e çmuar ruhet edhe në disa arkiva kishtare. Studimet sistematike që bëhën në këtë drejtim, shpresojmë se do të japin rezultate të pritura, të cilat do të hedhin një dritë të re për figurën madhore të Skenderbeut, mardhënjet e tija me kroatët, e veçanërishti me Raguzën /Dubrovnikun/.
---------------------------------
Do You Yahoo!?
Check out Yahoo! Shopping and Yahoo! Auctionsfor all of your holiday gifts!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |