Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Dec 10 21:54:34 EST 2001


Faqja 12/13 - SPECIALEmydate = new Date();myday = mydate.getDay();mymonth = mydate.getMonth();myweekday= mydate.getDate();weekday= myweekday;myyear= mydate.getYear();year = myyear;if(myday == 0)        day = " E Diele, "      else if(myday == 1)      day = " E Hene, "else if(myday == 2)        day = " E Marte, "   else if(myday == 3)        day = " E Merkure, "   else if(myday == 4)        day = " E Enjte, "else if(myday == 5)        day = " E Premte, "else if(myday == 6)        day = " E Shtune, "if(mymonth == 0)         month = "Janar "else if(mymonth ==1)         month = "Shkurt "else if(mymonth ==2)        month = "Mars "else if(mymonth ==3)       month = "Prill "else if(mymonth ==4)         month = "Maj "else if(mymonth ==5)         month = "Qershor "else if(mymonth ==6)         month = "Korrik "else if(mymonth ==7)       month = "Gusht "else if(mymonth ==8)      month = "Shtator "else if(mymonth ==9)     month = "Tetor "else if(mymonth ==10)     month = "Nentor "else if(mymonth ==11)     month = "Dhjetor"document.write("
"+ month);document.write(myweekday+", " + year +"");
Dhjetor10, 2001 
 HISTORIA Eshtë një derë në shtëpinë e Rakajve ne Sheper të Zagorisë pas së cilës shtrihen qindra metra tunnel ku fshihej Ali Pashë TepelenaMisteri i tunelit ku fshihej Ali Pashë Tepelena
---------------------------------

Alma Bici

Zagoria e Gjirokastrës, ka qenë ndër "strehëzat" më të rëndësishme të Ali Pashë Tepelenës për shumë kohë kur ndiqej nga forcat osmane, por dhe gjatë sundimit të tij në Janinë. Kjo nuk është krejt e panjohur, por pse zgjodhi pikërisht fshatrat e kësaj krahine dhe si kanë rrjedhur ngjarjet? Ku fshehej realisht Ali Pasha në këtë krahinë dhe kush ishin pikat mbrojtëse të tij? Cilat janë faktet që vërtetojnë këto lëvizje të Ali Pashës? Ja çfarë mësohet në konakët zagoritë: Zgjedhja e kësaj krahine nuk ishte rastësi. Pozita e saj gjeografike (krahinë e thellë, e ndodhur mes malesh) bëri që Aliu të ndihej i sigurt e Iimbrojtur në të, në kohën që ndiqej nga Turqia, por edhe më vonë. 



Ai është strehuar në disa fshatra të saj e pikërisht: në Nivan, Ndëran, Hoshtevë, por më gjatë ndenji në Sheper dhe madje ka shkuar disa herë aty.
Zagoria ka qenë nën varësinë e Tepelenës. 


Vetë Hankua, nëna e Aliut, ka gjetur shpesh mbrojtje në Zagorie, fshatrat e së cilës si dhe të krahinës së Pogonit, i mbrojti si një burrë trim, pas vdekjes së burrit të saj. Për qëndrimin burrëror që mbajti, zagoritët i "detyroheshin" ta mbronin atë vetë dhe të birin e saj, Aliun. 


Një tjetër arsye të fortë përbënin miqësitë e përjetshme që Aliu kishte lidhur me shumë familje zagorite, por veçanërisht me familjen Rakaj në Sheper dhe Papa Gjonin, priftin e Ndëranit. 


Miqësia e Aliut me familjen e Lole Rakos në Sheper, daton qysh para se ai të gradohej Pasha i Janinës. Lole Rakua shkoi kurbetlli në Stamboll, ku punonte furxhi në sarajet e Sulltanit. Po aty iu krijua mundësia të njihej me shumë njerëz të rëndësishëm, përfshirë edhe Ali Pashën. Nga letrat e dikurshme në muze dhe nga historitë e trashëguara në breza, tregohet se një miqësi e përjetshme u lidh mes tyre. 


Miqësia e Ali Pashës me Papa Gjonin e Ndëranit arrinte në kufijtë e një lidhje "babë-bir". Në një letër të datës 6 Qershor 1971 që avokati Vasil Levani i shkruante mësuesit të merituar zagorit Lame Capi, ndër të tjera tregohet si u lidh kjo miqësi: 


"Kur ndodhej në arrati, Ali Pasha u kap nga Pashai i Beratit Kurt Pasha. Ky i fundit e çoi në Manastirin e Nivanit. Të nesërmen Kurt Pasha thirri parinë e vendit midis të cilëve dhe priftërinjtë e fshatrave më të mëdhenj të krahinës. Cfarë i bëhet një armiku? -I pyeti, pa u treguar se bëhej fjalë për Aliun.
Të gjithë ishin me mendimin: zure gjarprin shtypi kokën, ndërsa Papa Gjoni u ngrit dhe foli veç këto fjalë: "Mos prish oxhak, mos të të prishin oxhak". Kurt Pashës i bënë përshtypje të veçantë këto pak fjalë me shumë kuptim dhe si rrjedhojë ia fali jetën Aliut. 


Aliu e mësoi çdo gjë që ishte thënë në atë kuvend dhe qysh atëherë u miqësua shumë me Papa Gjonin, të cilin e thërriste babë. Papa Gjoni kishte kaq shumë influencë mbi të sa edhe persona të dënuar me vdekje prej Aliut, faleshin me ndërhyrjen e tij." Për këto miqësi janë ngritur qindra gojëdhëna e këngë që këndohen ende në krahinë…


Ku strehohej Ali Pasha?


Shtëpia e Lole Rakos ishte vendi kryesor ku strehohej Ali Pasha. Ai e ndërtoi krejt të re shtëpinë e Rakajve, me tri kate. "Kjo shtëpi ishte mbi gjithë të tjerat. Ngjante si pallat. Nuk kishte një tjetër të tillë në gjithë krahinën e Zagories-tregojnë më të mocmit. Mbi portën me hark kishte një kat ku rrinin rojet e Aliut".


Pikërisht në oborrin e kësaj shtëpie fillonte hyrja e tunelit të famshëm që të vjetrit e quajnë siolla e nëndheshme e Ali Pashës. Ai u ndërtua me kërkesën e Aliut, për t'i shërbyer si masë mbrojtje në rast rreziku. Tuneli i nëndheshëm kishte dy dalje: drejt lindjes dhe jugut. Dalja e parë të nxirrte në malin e Dhëmbelit, në vendin e quajtur Kondisma e Malit. Dalja tjetër të nxirrte në vendin e quajtur prej vendasve: kumbullat e Dudajve. 


Faktet tregojnë dukshëm se Aliu shkoi në Sheper për të siguruar veten dhe se cdo gjë ishte e planifikuar qartë. Në rast rreziku, përmes tunelit ai mund të largohej drejt jugut a lindjes. 


"Fshati jeton me legjendën" -thoshin shpesh njerëzit që vizitonin Zagorien, pasi dukej çudi që Aliu të ndërtonte një tunel të tillë në një fshat të asaj krahine aq të thellë.


Por ekzistenca e tunelit nuk ka qenë legjendë, madje para se hyrja e tij të binte plotësisht, njerëzit e fshatit kanë hyrë brenda tij. 


Pleqtë tregojnë se tuneli ishte qindra metra i gjatë. Ishte ndërtuar me shumë mjeshtëri e kishte përgjatë tij disa kthina të brendëshme në të cilat mund të orientohej mirë vec dikush që i njihte saktësisht. Ishin djem të rinj nga fisi i Rakajve ata që punuan disa muaj për ndërtimin e kësaj siolle të nëndheshme, të ndërtuar me kube e mure.


Ali Pasha i ndiqte vetë punimet për të qenë i sigurt se cdo gjë shkonte mirë. Tuneli ekziston ende, por hyrja e tij ka rënë krejtësisht, duke bërë të pamundur futjen në të. 


Banorët e fshatit Sheper e madje të gjithë krahinës, tregojnë se me tunelin lidhen mijëra gojëdhëna e ngrihen shumë mistere përreth tij. Këta banorë e ruajnë me fanatizëm cdo informacion që lidhet me tunelin 200 vjecar, që konsiderohet madje si vend i shenjtë.


Askush nuk di të thotë saktësisht se sa i vlefshëm ka qenë tuneli për Ali Pashën, pasi janë në mes 200 vjetët e mbushura me qindra mijëra ngjarje, mbivendosje faktesh, ata njerëz nuk janë më. 


Hyrja e tunelit u shemb një mbrëmje Nëntori të vitit 1939. Kishte filluar të rënohej nga pak vazhdimisht, pasi në varësi të situatave historike, vëmendja ndaj tij u zbeh, ndërkaq vitet e vjetëronin në heshtje… Me shembjen e hyrjes, u shtua misteri i siollës së nëndheshme, cdo gjë mbeti brenda tij dhe ashtu do të ngelet përjetësisht.

* * *

Një tjetër pikë e fortë mbrojtjeje për Ali Pashën në raste rreziku real, ka qenë edhe "Kalivja e Gjonajve" në malin e Rapavicës. Kalivja e cila kishte një shpellë të madhe me fungji, ndodhej shumë afër stanit të fisit Gjonaj. Shpella ishte përgatitur më së miri për banim emergjence. Vendi në të cilën ndodhej ishte "strategjik". Prej tij kundrohej më së miri gjithë zona përreth. 


Si për ilustrim, pleqtë tregojnë se në një rast, ndërsa Ali Pasha ndiqej nga kodhasha turke e rendte për t'u futur në shpellën e sipërpërmendur, I duhej ende pak rrugë për në shpellë, por kohë nuk kishte, ndaj u ndal tek stani I Gjonajve. Në moment, Dede Gjoni, njëri nga pjestarët e familjes Gjoni, mik I Aliut, I ndodhur në stan, e fshehu Aliun në zgavrën e një lisi shekullor aty pranë dhe rreth tij lidhi qentë e stanit. Ndjekësit turk që nuk kishin qenë shumë larg Aliut, dyshuan se ai ishte ndalur aty, ndaj e rrethuan stanin. Ky rrethim zgjati disa ditë, por Dede Gjoni, duke u cuar ushqim qenëve që kishte lidhur rreth lisit, I shpinte ushqim edhe Aliut. Kështu I shpëtoi jetën. Qysh atëherë, pranë Kalives së Gjonajve u vendos një gur I madh në shenjë nderimi. Ai gur është aty edhe sot. 


Për mirënjohje, pasi u bë Vezir I Janinës, Aliu I ndërtoi Dede Gjonit shtëpinë që ekziston ende, si dhe I dhuroi një kope me 300 dhen, secili me këmborë. 


Ali Pasha është strehuar gjithashtu në malin e Cajupit, në malet e Topovës, në pyllin e Lliarit, në Manastirin e Nivanit, etj. Nga bari I malit të Cajupit furnizohej në masë të konsiderueshme dhe kavaleria e Ali Pashës në Tepelenë.

* * *

Ali Pasha ka shkuar shumë herë në Zagorie e madje ka qëndruar gjatë, shpesh herë sëbashku me njerëzit e tij më të besuar. Prej andej drejtonte dhe operacione të rëndësishme. 


Kjo faktohet edhe nga letra që Ali Pasha i ka dërguar djalit të tij nga Sheperi i Zagories 190 vjet më pare, më 2 tetor 1809, botuar për herë të parë në gazetën Atllantis të Neë York-ut në vitin 1912. Bëhet fjalë për periudhën kur Aliu kishte filluar përpjekjet për marrjen e Beratit: 


"I përmallcim dhe i nderuar biri im Vezir Veli Pasha. Atërisht dhe me mall të përqafoj.


E mora të dashurën time kartën tënde dhe i kuptova sa që më shkruajte. Më kërkon të të tregoj haberet e Beratit dhe janë këto që pasojnë:


Pata nisur për Berat Hajro Jaskën dhe Alush Vrionin dhe vajte së pari. Pas tyre vajti dhe Metja dhe Agua dhe Ymer Vrioni dhe të gjithë cahadarët e mi. Edhe pasi shkelëm pranë Beratit, duallnë Agallarët dhe I muarnë brenda dhe e zunë qytetin dhe të gjithë viset dhe ay Ibrahim Pasha u mbyll brenda në kala pa mundur të mbajë as dy konakë që ishin përjashta portës së kalasë. Po I dogji dhe hyri brenda duke mbyllur portën e saj dhe duke hedhur ditën nga dy-tri topa dhe kumbara. Rremet kordhëtarësh brenda nuk duket fare as ndonjë fuqi: ja janë treqind dy teqe jo jo. Të mbylluri brenda janë Feiz Doku, Zyliftari I tija dhe të tjerë dhjetë beratas, Mete Age Vlora, Sulejman be Konica, mecollarët, I biri I Gavo Jaces dhe Beqir Kazoni dhe nja 50 toskë labër. Ushtria jonë përjashta u mbluadh e shumtë lart nga 15000 shqiptare dhe gegë2, atyre që po venë akoma u thonë nuk lipsemi, shkoni ndë shtëpitë tuaja. Nde viset që kemi zenë janë të ndarë kështu: tanë, Hariqi dhe Bedua me Cakadarët janë ndë ata qafë tek pat bërë ai (Ibrahimi)kalanë dhe e prishi. Atje e po bëjnë Tabje ustallarët që të vemë në topat gjylet kumbarate të cilat kanë tri ditë që I kanë nisur, për dy-tri ditë mbaronenë. Ndë qytetet poshtë është Ymer Vrioni me shumë ushtarë temenë: kanë zënë të gjitha shtëpitë dhe vendet. Në Gorricë janë camërit në Vellobezhde është Agua edhe Metua në Kozare dhe në të tjera fshatëra atje është edhe asqeri I Kruetanit Kapllan Pashë me Xheladin begun dhe me Hasan Beratin. Me Murat Celepias është Cene Myhtari edhe tjetër asqer; edhe të gjithë asqallarët Beratas. Muhamet Age Hasnadari,Hasan Zahjallari, Ibrahim Zahjallari, Zenua I Durmish Agës, Esat Beu edhe të tjerë shumë prej brenda dhe jashtë Beratit gjer 70 veta. Nesër pasnesër është këtu edhe Beqir Tepermani.


Gjer këtu ka ardhur puna. Të shohim se qysh do të bëhet më tej edhe do të të shkruaj. Këtë po të thom biri im. Gjermë tani ka vatur shumë mirë puna: më mirë nuk volitet dot. 


Vetëm se c'të mirë kam që jam I vetëm dhe plak dhe s'ju kam juve djemtë e mi t'I bëni këto. S'I shihni e të gëzoheni. Të gëzoheni edhe u. Edhe nukë kam c'të bëj tjetër përvecse t'ju them Perëndia ju bëftë që ta kuptoni vetë të mirën tuaj. Edhe të dëgjoni këshillat e mia atësore edhe nga Perëndia qofsh shëndoshë dhe fatbardhë. 


Vjeshtë e mesme 3
1908
Sheper
ALI PASHA
(myhyri turqisht)

Është kjo letra që Aliu ia dërgoi të birit nga Sheperi I Zagories në përgjigje të letrës së tij, I cili I pat kërkuar lajme nga Berati. Aliu I kishte larguar fëmijët për t'I patur të sigurt.


Letra në fjalë ruan vlera historike të padiskutueshme dhe mbase po kaq vlera në stilin e përdorur nga Ali Pasha. Kjo letër fakton qëndrimin e Aliut në Sheper, nga ku koordinonte lëvizjet për marrjen përfundimtare të Beratit. 


Në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen dhe mbrojtjen që I ofroi Zagoria, Ali Pasha ndërtoi urën që lidh Hoshtevën me Lliarin e Zhein, një urë me tri harqe që lidh Nivanin me Ndëranin, Manastirin e Nivanit si dhe shumë ndërtesa në fshatrat Ndëran, Zhej, Sheper, Doshnicë etj.


Njerëzit që jetuan në ato vite, kanë marrë me vete po aq të fshehta sa dhe ruan brenda saj siolla e nëndheshme, kalivja e Gjonajve e cdo vend tjetër që ka siguruar mbrojtje për Ali Pashën. Ato të fshehta rrijnë strukur tashmë nëpër konakët zagoritë e përcillen kështu brez pas brezi si për të plotësuar e "lezetuar" historinë e librave, faktet e shkruara, të vërtetën…



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Check out Yahoo! Shopping and Yahoo! Auctionsfor all of your holiday gifts!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list