| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KOHA JONE - 10.12.2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comSun Dec 9 23:07:37 EST 2001
Beratasit, te gjithe me emra te huaj Berat - Te nderrosh emrin eshte gjeja me e zakonshme qe ndodh sot. Ne qytetin e Beratit bashkiaket cdo dite perballen me deshiren qe mbaron me fjalet: "Dua ta nderroj emrin nga shqiptar ne te huaj!". Kerkesa te shumta mberrijne cdo dite ne zyrat e gjendjes civile prane bashkise, nga shume e shume njerez qe duan te emigrojne ne shtetin fqinj. Nje veprim i tille ndodh sa here qe ne Bashkine e Beratit do te organizohet mbledhja e Keshillit Bashkiak. Vendosja e emrave ose mbiemrave te ndryshem brenda nje kohe 10-vjecare nga zyra e gjendjes civile te paraqitur prane keshillit bashkiak kap shifren 10 mije veta, ku 70 per qind e emrave te nderruar jane pershtatur emrave ortodokse per t'iu pershtatur kushteve dhe rrethanave ne vendin fqinj. Keshilltaret e bashkise dhe pse kane miratuar me lehtesi nderrimet e emrave te personave kane shprehur shqetesimin e tyre per fluksin e madh te njerezve qe duan kaq shume te bejne nje gje te tille. Juliana Mema, juriste prane prefektures, tha per "KJ" se fluksi i ndryshimit te emrave po con ne humbjen e origjinalitetit etimonologjik te gjuhes shqipe, ku shume emra te lashte i kane rezistuar kohrave. Madje ky veprim vlen te lihet fushe veprimi dhe duke e bere me te veshtire identifikimin e personave te kerkuar nga organet e drejtesise. Ndaj ketij fenomeni ka reaguar shefi i kultures prane bashkise Kadri Kuka, duke thene se nderrimi i emrave per cdo lloj arsyeje ekonomike, fetare per ne eshte nje humbje, jo vetem identiteti te individit. Njerezit, jo se deshirojne nderrimin e emrave te kombesise, por jane te detyruar per shkaqet ekonomike. Nga pikepamja e konventave nderkombetare dhe te kartes se te drejtave te njeriut te Helsinkit 1972 nuk motivohet asnje lloj nderrimi te emrave. Preferenca per te nderruar emrat per gjithcka mbetet nje shqetesim shume i madh qe gati-gati eshte kthyer ne epidemi per qarkun e Beratit. D.Xhelili --------------------------------- Do You Yahoo!? Send your FREE holiday greetings online at Yahoo! Greetings. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |