| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KorrieriAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Dec 6 17:13:26 EST 2001
KPD, triumfon Nano Ka pak rendesi nese mbledhja e djeshme u mbyll me kompromis apo me shpresen se lufta mori fund. Pas izolimit 3 muajor, Nano rikthehet si njeriu me i fuqishem ne PS. Hoqi 3 ministrat qe donte dhe i deklaroi atyre se tallej. Anulloi mbledhjen e Kongresit dhe replikoi me gjithe anetaret e KPD, duke i vene epitete ne sy te miliona shqiptareve Kush fitoi ne mbledhjen e fundit te KPD dhe kush doli me i fituar nga shou i gjate tre ditor i socialisteve, Nano apo Meta? E veshtire t'i japesh pergjigje nje pyetjeje te tille, nisur vetem nga punimet e mbledhjes se forumit me te larte socialist. Transformimi i pakuptueshem i Kryetarit ne seancen e fundit, qe pritej te ishte edhe me e tensionuara, shakate me anetaret e KPD, qe ndryshe nga 30 ore me rradhe mbledhje solli clirimin e panelit drejtues, ne finishin e mbledhjes maratone te socialisteve. Por jashte analizes se zhvillimeve te KPD dhe jashte pergjigjes se veshtire se kush triumfoi ne betejen me te ashper te PS ne keto 10 vjet, mund te thuhet se i fituari me i madh politik i 2 muajve te fundit padyshim eshte Fatos Nano. Pak rendesi ka se Nano u detyrua te perballet per tre dite me akuza qe askush deri me sot nuk kishte guxuar t'ja bente; pak rendesi ka nese kongresi i jashtezakonshem qe pritej nga te gjithe u anullua me kompromis apo nga frika e ndarjes se partise; pak rendesi ka nese Nano nuk realizoi dot largimin e Metes megjithe konsensusin e disa lobeve jo pa rendesi jashte Shqiperise; pak rendesi ka nese nje telefonate prej nje kancelerie te rendesishme nderkombetare ka trokitur ne celularin e Nanos ne oret e vona para seances se fundit per t'i dhene paralajmerimin qe duhet te terhiqet. Ka rendesi vetem fakti qe dy muaj pas fillimit te fushates se tij, Nano ka rifituar ate qe e kishte humbur ne KPD e 20 Gushtit te ketij viti. Te qenit nje nder njerezit me te fuqishem te PS, ose njeriu pa konsensusin e te cilit, askush nuk mund te marre vendimet e rendesishme ne partine socialiste. Eshte fare e qarte per te gjithe se dy muaj me pare, Nano e kishte humbur gjithe sharmin e tij ne parti. I forcuar nga sukseset ne qeveri dhe nga votimi referendar per Kryeminister, duke pasur edhe Nanon kunder, Meta mori ne parti gjithe fuqite e njeshit. I humbur dhe i braktisur madje edhe nga njerezit e tij, Fatos Nano mbeti dukshem ne minorance ne organet drejtuese. Mjaftoi nje KPD e dyte ne fillim te tetorit, ku pothuajse te gjitha kandidaturat e Nanos per sekretare humben ndjeshem, qe lideri socialist te mbetej njeriu me me pak peshe ne drejtimin e larte te partise. Njeriu qe mbante karrigen e numrit nje, por qe nuk ndihej dhe qe nuk ishte realisht i tille, ja arriti ta rifitoje fuqine e tij vetem fale nje turi disa javor ne bazen e partise dhe duke shfrytezuar mbeshtetjen e mediave. Dje ne mbremje, kur analistet e gazetave jane ulur per te bere bilancin e mbledhjes tre ditore te KPD, kane arritur se paku te nenvizojne disa nga arritjet e Nanos. Se pari ai ja arriti te largoje nga qeveria tre ministrat Angjelin, Mucin dhe Finon qe me se shumti i ka sulmuar dy muajt e fundit. Bashke me ta u largua edhe Ministri i Bujqesise Duka, pika e kompromisit te Nanos me Meten per krijimin e qeverise ne fillim te shtatorit. Se dyti, Nano i provokoi Metes nje krize ne qeverisje. Pas mbylljes se mbledhjes pa ndonje kompromis te afishuar, veshtire qe nje figure serioze e Partise ose shoqerise civile te pranoje te ulet ne karriget bosh te Mucit, Angjelit apo Finos, pa kompromisin e Nanos. Secili qe do te marre ne dore portofolin e lire, do ta kuptoje se do te jete vetem, nje loje e tekave te liderit te PS. Ai do ta kete te pamundur qe te ndermarre reforma serioze, kur e di qe per cdo hatermbetje mund te behet tabele e sulmeve te Nanos ne te gjithe Shqiperine, duke mos i lene shteg tjeter vec doreheqjes. Se treti, Nano e mbylli dje fjalen e tij ne fund te seances se paradites, duke kerkuar hapur dhe qarte koken e Metes. Ne kete menyre, ai la te kuptohet se mund ta kerkoje nje gje te tille ne momentin e pare qe do ta ndjeje se ka mundesi ta beje, ose ne momentin e pare qe Meta do te ndermarre ndonje veprim qe s'do t'i pelqeje me atij. Se katerti, Nano i kompleksoi anetaret e KPD dhe i bindi ata se nuk ka frike votimin apo kongresin. Ai i ndryshoi planet e tyre, duke ju rrezuar jo vetem votimin per votbesimin e qeverise, por edhe cdo tentative per te mbledhur kongresin. Se pesti, Nano i bindi mbeshtetesit e tij te pakte, per qe veshtire se mund te mbeten te tille, se ai eshte ende njeriu me i forte ne PS dhe se veshtire qe pas kesaj, vendimet e saj te merren pa konsensusin e Kryetarit. Ai e deshmoi me shume se kurre kete, kur i deklaroi tre ministrave te larguar: Une nuk e kisha seriozisht, por ju dhate doreheqjen. Me te gjitha keto bashke, Nano ka dale dje nga salla e Pallatit te Kongreseve si triumfator. I bindur se pas kesaj, telefoni i tij do te tingelloje me shume se kurre per te marre konsensusin per gjithe hapat vendimtare qe PS duhet te ndermarre ne ditet e ardhshme. Por duke lene njekohesisht te kuptohet se per te shkuar deri ne deren e Presidences se Republikes, duhet kaluar fillimisht nga dera e Nanos. "Korrieri"Korrieri, 12/06/2001 --------------------------------- Do You Yahoo!? Send your FREE holiday greetings online at Yahoo! Greetings. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |