Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare - 31 gusht 2001

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Aug 30 22:27:25 EDT 2001


Ministria e Rendit: E vërteta 
e tenderit të pasaportave

Ministria e Rendit Publik tregon se cila është e vërteta e tenderit të pasaportave. Pas protestave të bëra nga ana e Ambasadës Britanike në Tiranë, por edhe atyre të vetë firmave që nuk kanë fituar sipas vendimit të komisionit të këtij tenderi, Ministria e rendit tregon në detaje se si qëndron e gjithë kjo histori. Në dataje flitet edhe për skualifikimin e një shoqërisë greke Euroget Technologies SA. 

Në njoftimin thuhet se Ministrisë së Rendit i është paraqitur edhe një dokument nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në lidhje me këtë shoqëri, që mban datën 12, shkurt 1996 në lidhje, kur Euroget Technologies është krijuar në 5, gusht 1999 me vendim të gjykatës së Athinës. Në garën e tenderit të pasaportave në fillim kam qenë De La Rue nga Anglia, FTS SAS nga Franca, Bundes Druckerei nga Gjermania dhe Polaroid nga SHBA. 


Konkurentët
"Janë shoqëri të cilat kanë demostruar në Ministrinë e rendit Publik në lidhje me aktivitetin dhe reputacionin e tyre në drejtim të prodhimit të pasaportave", thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Më pas tregohet se si u fut në garë edhe shoqëria Euroget Technologies SA nga Greqia. "Ajo u përfshi në konkurrim në momentet e fundit në saj të ndërhyrjes së përfaqësuesve të disa ambasadave", thuhet në njoftim duke vazhduar se "me interesimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për shtyrjen e afatit të hapjes së procedurës së prokurimit, komisionet e prokurimit vendosën që të shtyjnë afatin e hapjes së proçedurës së prokurimit".


Skualifikimi
"Nga verifikimi i dokumentacionit administrativo-ligjor të shoqërive rezultoi se shoqëria Euroget Technologies SA, nuk i plotësonte kërkesat e përcaktuara në kapitullin II Kërkesat për Kualifikim", sqaron ministria e Rendit Publik. Kjo ka qenë arsyeja që unanimisht është marrë vendimi për skualifikimin nga gara të kësaj shoqërie. Ministria e Rendit Publik tregon edhe cilat pika nuk plotësonte kjo shoqëri. Sipas saj në dokumentat e paraqitura prej Euroget Technologies SA vërtetohet krijimi i shoqërisë për aktivitetin e aplikimit të teknolojisë së përparuar dhe jo prodhimin e pasaportave apo të dokumenteve të tjera me elemente të larta sigurie. "Objekti i veprimtarisë së kësaj shoqërie nuk përputhet me objektin e prokurimit për të cilin zhvillohet procedura e prokurimit. Gjithashtu në vendimin e gjykatës nuk përcaktohet që shoqëria Euroget Technologies SA është një degë apo anëtare e grupit GET", thuhet nga Ministria e Rendit Publik. Grupi GET është amerikan. Një nga pikat që e ka çuar në skualifikim këtë shoqëri, sipas ministrisë, ka qenë liçensa, "e cila nuk tregon se kjo shoqëri ka liçensën e nevojshme, që ti përgjigjet objektit të prokurimit, prodhimit të pasaportave". Nga Ministria thuhet se kjo shoqëri nuk kishte dokument që vërtetonte prodhimin e pasaportave. Ministria e Rendit Publik tregon se nga kjo shoqëri janë dhënë dy dokumente, një nga Qeveria kanadeze dhe një nga ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe. Dukumenti i parë sipas ministrisë, "vërteton se qeveria e Kanadasë ka lidhur kontratë me shoqërinë GET në Amerikë, për prodhimin e multiprinterit TOPAN MP 300, për printimin e pasaportave në kanada në vjeshtën e këtij viti. Ky vërtetim është lëshuar për shoqërinë amerikane GET dhe jo për shoqërinë greke Euroget Technologies SA". Më pas shtohet se "ky dokument është i pasaktë", sepse nuk lëshohej për shoqërinë në fjalë. Për dokumentit e dytë nga Emiratet e Bashkuara thuhet se "jo vetëm që nuk dihet se kujt i drejtohet, por në të njëjtën kohë nuk vërteton se shoqëria Euroget Technologies SA realizon prodhimin e pasaportave. Ky vërtetim mban datën 12.02.1996 në një kohë kur shoqëria Euroget është krijuar në datën 05.06 1999 me vendim të Gjykatës së Athinës". Në njoftim tregohet edhe për një takim me përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA ku është sqaruar gjithçka. "Gjatë takimit përfaqësuesi i Ambasadës kontaktoi me telefon me drejtuesin e shoqërisë nga i cili konfirmoi se ajo nuk kryente prodhimin e pasaportave", dhe më tej thuhet se ajo këtë do ta bënte me shoqëritë e tjera.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list