| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Zbulim arkeologjik ne LezheAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Aug 29 19:09:27 EDT 2001
Koha Jone identifikon gabimisht emrin e arkeologut shqiptar Lorenc Bejko. Zbulohet qyteti i panjohur... Rrenoja antike ne qender te Lezhes. Gjate germimeve ne kete pjese te sheshit jane shfaqur pjese amforash, copeza qeramike, si dhe disa kafka apo kocka, te cilat nuk dihet sakte se kujt i perkasin ne kohe, por qe fadroma i ka larguar pasi jane gjetur thuajse ne siperfaqe Te perhumbur ne dukje, por jashtezakonisht te vemendshem, te ngarkuar me nje turre aparatesh fotografike dhe mjetesh te tjera matese, duke filluar nga shkumesi dhe derrasa e zeze, deri tek aparatet e teknologjise digitale, nje grup arkeologesh kane zbarkuar ne sheshin qendror te qytetit te Lezhes, paraditen e djeshme. Shkaku ka qene shfaqja e disa rrenojave antike, gjate germimeve per rregullimin e Sheshit te Institucioneve. Grupi i perbashket i Institutit Arkeologjik Tirane dhe i Qendres Nderkombetare te Studimeve Arkeologjike Shqiptare, per Shpetimin e Monumenteve te Kultures, per rreth dy ore, nen syte e kureshtareve te shumte, kane bere matjet dhe kane vezhguar rrenojat arkeologjike, ne pjesen verilindore te sheshit qendror, vetem disa hapa larg portes antike te qytetit, ne afersi te vendvarrimit te Gjergj Kastriotit (Skenderbeut). Treshja e arkeologeve, dr. Ilir Gjipali, dr. Lorenc Vangjeli dhe bashkeshortja e tij, italiania, Maria Grazia Amore, thane se mund te kete dicka shume me interesante nese germohet me ne thellesi te mureve q- kane nxjerre rastesisht germimet. 8/29/2001 --------------------------------- Do You Yahoo!? Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |