| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha Jone per KorcenAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Aug 25 23:04:09 EDT 2001
Bandat e Korces, tinguj zie ne qytetin e serenatave Grupet rivale ne Korce "5 dyqanet" "Cobenet" "Radoneci" "1 Maji" Viktimat e vitit 1997 160 te vrare 38 prej tyre ishin kontigjent krimi Qindra te plagosur Gezim Ashimi Nje lume qe ndante Korcen dikur ne dy pjese, gati u ringjall ne nje perrua gjaku qe buronte prej hakmarrjes midis dy grupeve me te medha rivale ne kete qytet, atij te "cobaneve" dhe "5 dyqaneve". Fillimi i viteve _90-te shenon me pak peshe ekzistenca e te cileve u furnizua sa nga rruga e krimit qe zgjodhen protagonistet aq edhe nga politika, perkatesia fetare e turli instrumentash te nje opinioni provincial. Ne fund te fundit ishte nje gare ogurzeze atentatesh, te vraresh e te plagosurish qe mbajti peng qetesine e qytetit per gati 8 vite. Derisa aty nga fundi i vitit 1999 u arrit paqja e cila vazhdon te respektohet dhe sot e kesaj dite. Nje krahasim i Korces me Palermon, i perqasur nga shperthimi i krimit rreth vitit '95 tani ka mbetur vetem si nje shkrim arkivi negazeten "Koha Jone". Sepse "te fortet" e dy paleve kane tokur duart me njeri-tjetrin duke premtuar se nuk do tu kthehen me hesapeve te vjetra. Grupet rivale si shoqeri aksionere krimi Shumekush ne Korce kujton se nje vrasje e kryer ne vitin 1997 shenon te parin ekzekutim nga nje grup personash me prirje kriminale. Por duhet saktesuar se kjo ishte nje hakmarrje "brenda llojit" ne gjirin e shoqerise se "Cobeneve". Ajo qe promovoi armiqesine ndermjet dy grupeve rivale ishte vrasja e te riut Blendi Muslli nga radhet e shoqerise se "5 dyqaneve", jeta e te cilit u shua rreth vitit 1993 ne sheshin prane bustit te "ushtarit te panjohur" mu ne zemer te qytetit. Deri ne kete kohe, djemte e "5 dyqaneve" ishte nje grup shokesh qe po linin moshen e adoleshences duke shkruar per mburrje nofkat apo emrat e tyre ne hyrje te nje garazhi i cili sherbente si vendtakimi. Perballe ndodhej nje kompleks lokalesh me 5 dyqane nga i cili trasheguan emrin e grupit. Ndersa rivalet e tyre potencial ishin me te avancuar edhe si moshe, edhe si numer, por edhe me te rrahur me moshen e krimit. Aty nga viti 1994, kur Zamir Dule gazetari i paperseritshem i kronikes se zeze ne Shqiperi, botoi ne gazeten "Koha Jone" nje cikel shkrimesh mbi kriminalitetin ne Korce, ndoshta edhe vete personazhet e tij u habiten nga te vertetat e hidhura qe kerkonte te nxirrte ne shesh ky dossier. Tashme disa atentate te dyanshme kishin vulosur ekzistencen e bandave ne qytet. E vecanta e grupeve kriminale ne Korce eshte se ato nuk jaen ngritur me baze fisnore por nga afersia shoqerore e personave qe benin pjese ne te. Jo aq nga te qenit "familje te medha" se sa nga ndarja ne mysliman e ortodoks. Nje pale doli si mbeshtetese e PD-se, dhe pala tjeter u konsiderua si perkrahese e socialisteve, ndonese jo ne menyre te hapur. Keto grupe i ngjanin shoqerise aksionere ku kapot udhehiqnin duke investuar me shume risqe te jetes se tyre, aftesi dhe bema, ndersa te tjeret kush me shume e kush me pak investuan prirjet e tyre kriminale. Nese ne Shkoder, Vlore, Berat apo ndonje qytet tjeter, ne perberje te bandave ka vellezer, kusherinj etj, ne Korce grupet rivale lidhen me pjestare qe banojne ne te njejtat lagje. Grupi i "Radonecit" ose te "1 Majit" kane marre emrat e lagjeve ku banojne dhe ashtu si dy grupet e tjera me te fuqishme qe bashkojne interesat keqberese. Prapavija politike dhe mbeshtetja familjare Pohimi i nje pjestari te grupit "5 Dyqanet" pas pajtimit me rivalet e tyre ishte se nuk deshen te binin viktime e politikes. Ne fakt pervec bindjeve fetqare te ndryshme te dy ndryshme te dy grupet e Korces e kane ndare me nje hendek edhe politike. Djemte e "5 dyqaneve" u shfaqen si perkrahes te PD-se ne takime te ndryshme elektorale, ne ngjarjet e vitit 1997, apo ne zhvillime te tjera te rendessishme per qytetin e Korces qe jane kryer para ose pas kulisave. Nje nga vendtakimet e tyre eshte pikerisht nje lokal pak metra larg selise lokale te PD-se. Disa nga pjestaret e ketij grupi nuk ka munguar ne mitingje, fushata elektorale, apo shoqerime te personaliteteve politike, nje pjese e zanatit kjo per te fortet. Sic ndodh rendom ne kampet kundershtare, rivalet e 5 dyqaneve u pozicionuan ndonese pa shume reklamim ne krahun e majte te politikes, duke i bere hysmetin sipas rastit ndoje kandidati socialist. Megjithate, ne historikun ose profilin e ekzistences se ketyre grupeve angazhimi politik nuk ka ngjyrim fort te theksuar. Kjo spjegohet me faktin se ne plan te poare dilnin gjithnje aktivitete te tjera. Por gjate rruges se tyre plot peripecira te dyra grupet kane terhequr dashje pa dashur edhe te aferm te tyre, te cile jane perpjekur tu qendrojne prane ne dite te veshtira te atentateve, te burgosjeve apo kercenimeve te ndryshme. Keshtu ndodhi me nje grup nenash, djemte e te cilave ishin pjestare te grupit te Cobeneve, rreth vitit 1995. Ato protestuan ne komisariatin e policise per shoqerimin dhe keqtrajtimin e disa djemve duke provokuar nje tensionim te rendit pasi policia e kishte te veshtire nderhyrjen. Nga ana tjeter, prinderit e disa pjestareve te grupit "5 dyqaneve" protestuan kunder ish-prokurorit te rrethit Adnan Kosova, te cilin e konsideruan si te njeanshem ne rastet e dhenies se denimit per bijte e tyre. Por, edhe familjaret e grupit te "cobeneve" edhe ata te "5 dyqaneve" nuk hezituan te shprehin aprovimin kur te dy palet u pajtuan dhe u dhane fund merirave gjakatare te ushqyera e te yshtyra nga disa faktore. Korfuzi dora e hekurt mbi grupet kriminale Periudha njevjecare e drejtimit te komisariatit te policise ne Korce nga Pellumb Korfuzi, i njohur si Katani ishte koha e fashitjes se veprimtarise kriminale ne qytet. Qe nga viti 1995 Korfuzi drejtoi me dore te hekurt policine e Korces, duke i vene fre "xhupave te zinj", bandave te kapove te tyre. Shoqerimet e shumta, gjobat, ndjekjet dhe arrestimet bene qe grupet rivale te linin perkohesisht njeane repertorin e tyre. Ne ate kohe ndeshkohej si ai qe bente trimin ne shkollat e qytetit, dhe ai qe ecte me makine me shpejtesi te larte. E padyshim nuk falej grabitesi e venesi i gjobave ndaj tregtareve apo perdhunuesit. Nje situate e ngjashme e rendit ne Korce u shfaq edhe 3 vite me pare kur komisariatin e qytetit e drejtoi Nuredin Bega. Ai shfaqej vete ne aksion dhe nuk nguronte te mbyllte ne bagazhe makinash "te fortet" e bandave. Por edhe ky komisar policie nuk qendroi gjate ne Korce dhe ngjarjet iu kthyen rrjedhes se zakonshme. Viti '97 viti i bandave Trazirat e viti 1997 i gjeten ne kulmin e vepimtarise grupet kriminale edhe ne Korce. Drejtuesi i Komitetit te Shpetimit ne ate kohe, Guri Pejo tregon se kjo periudhe i takon taman ndarjes se influencave nga te dy grupet dhe kufiri ndares ishte lumi i qytetit. Tentativa me e rrezikshme ka qene ajo per grabitjen e Bankes se Kursimeve e cila nuk u realizua. Me sa duket informacionet e duhura bene qe rreth 39 miliard leke te kesaj banke te transportohen me urgjence me 8 furgona per ne Tirane. Gjendja paraqitej krejt e pashprese, nen kercenimin e vazhdueshem te bandave apo te individeve te tjere qe hiqeshin si pjestare te tyre. Pejo kujton se gjate trazirave, pati 160 te vrare, 38 prej viktimave ishin kontigjent krimi. Te shtrenguara nga rrethanat e kesaj situate qe mbillte vetem ankth, 9 parti politike dhe Komiteti i Shpetimit, organizuan nje mbledhje ne ish-keshillin e rrethit. Synimi kryesor i se ciles ishte pajtimi i grupeve rivale per ti vene fre hakmarrjes. Ketu u arrit marreveshja e paqes dhe demonstrimi u be nepermjet shfaqjes ne publik te pjestareve te bashkuar nga dy grupet rivale. Mbi kupolen e nje tankuata shetiten te gjithe qytetin per te treguar arritjen e paqes. Cuditerisht, te dy grupet rivale nuk u perzien ne ngjarjet me te turpshme qe kaloi qyteti i Korces ne vitin 1997. Historia qe perfshiu te madh te vogel, tek disa intelektuale ortodokse, u shfaq me idene e ndarjes se Korces dhe bashkimin e saj me Greqine. Duke imituar gjoja Themistokli Germenjin, i cili me 1914 shpalli Korces Republike Autonome, njafare Arben Micinoti thuhet se mbeshteti kete lloj ndarje. Nje deshmitar i kesaj mbledhje te zhvilluar ne biblioteken e qytetit, ne te cilen moren pjese rreth 70 vete, mes te cileve fondamentaliste, provokatore, spiune, te dehur, aventuriere e gjithe fare tipash tregon se nuk ishin te pranishem pjestare apo kapo te bandave. Ata do te vazhdonin te permbushnin qellimet e tyre per te perfituar sa me shume ne kete situate te turbullt nen petkun e brishte te marreveshjes se paqes. Marreveshja e cila nuk zgjati me shume se 8 muaj dhe rindezi hakmarjen midis dy grupeve rivale pas vrasjes se nje pjestar nga radhet e grupit te Cobeneve. Muri i krimit qe ndau Korcen Filloi me vrasjen e nje te riu nga grupi i "5 dyqaneve" qe perfundoi me vrasjen e nje tjetri nga kampi kundershtar rreth vitit 1998, historia e perplasjes se dy bandave ne qytetin e Korces. Muri i krimit qe ndau qytetin per gati 8 vjet rresht u ngrit mbi jetet e fikura te me shume se 10 djemve te vrare nga te dy palet. Vete krertet e grupeve u plagosen ne dy-tre atentate ku ishin ato autore ose te vene ne shinjester nga kundershtari i tyre. Gjate kesaj kohe Korca ishte e ndare ne dy pjese, per shkak te acarimeve qe sollen keto vrasje e plagosje. Rruga qe nga prefektura dhe deri tek Banka ishte kufiri ndares per levizjen e pjestareve te dy grupeve te vene shesh per hall ne levizje te detyruara autoret e te dy gryupeve qarkullonin me makina te armatosure dhe te shoqeruar per cdo te papritur. Nga njera ane "5 dyqanet" kishin ne zonen e tyre bashkine gjykaten, prokurorine, komisariatin e qytetit e ndonje institucion tjeter ndersa "Cobenet", Keshillin e Rrethit, konsullaten greke, drejtorine e policise, Universitetin etj. Probleme te ndryshme shpesh zgjidheshin me ndermjetes nga te dy palet, per te mos rrezikuar koken. Por edhe vete qytetaret e kufizonin qendrimet ne lokale apo pikat e nxehta, sepse ne jo pak raste u plagosen apo humben jeten njerez te pafajshem nga atentatet e grupeve rivale. Falja e gjaqeve pa faljen nga shteti Pajtimi i grupeve rivale ne qytetin e Korces, i atribohet nje njeriu me influence ne te dy palet. Gani Vila, personi me pervojen e nje ish-punonjesi sigurimi, me kontaktet edhe njohjet e tij arriti qe para se te largohej ne SHBA te mblidhte perfaqesues nga te dy grupet per te bere faljet e gjaqeve. Te lodhur nga jeta prej ilegalesh, nga rreziku i perhershem i atentateve, nen presionin e policise, familjareve e te njohurve te tyre, nga te dy palet u dhane shenja per arritjen e nje marreveshjeje te qendrueshme pajtimi. Pjesa me e madhe e eksponenteve te ketyre grupeve kishin krijuar tashme familjet e tyre ose ishin ne prag te krijimit te tyre, kishin forcuar pozitat ekonomike e shoqerore dhe nuk e shihnin me te udhes te mbanin gjalle luften e bandave. Megjithate u desh rreth nje vit perpjekje derisa ne muajin nentor te vitit 1999 te relizohej nje takim dy palesh nen kujdesin e Viles qe te arrihej falja e gjaqeve. Betimi ishte se krimet e kaluara do te hidheshin pas kraheve ne emer te jetes dhe te qetesise ne qytetin e Korces. Pjestaret e te dy grupeve e kishin te qarte se hasmerite do te shtonin vrasje te tjera, keshtu qe vendosen t'i vinin kapak historive te pergjakshme. Te ndergjegjshem se ne dosjet e policise nuk jane fshire krimet e bera prej tyre dhe se ndonjeri syresh ende mund te figuroje person i shpallur ne kerkim llogarite me shtetin mbeten te hapura per ata qe mbajne mbi kurriz vepra penale edhe pse ne vitin _97-en presionin dhe nevojat e kohes se trazirave u dha amnisti per disa autore krimesh ne keto grupe rivale. Realiteti eshte se tashme Korca ka fituar qetesine e humbur dhe rendi eshte kthyer normalisht. --------------------------------- Do You Yahoo!? Make international calls for as low as $0.04/minute with Yahoo! Messenger. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |