| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta DITA - zbulime arkeologjike ne DiberAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Aug 25 11:56:55 EDT 2001
Instituti arkeologjik, të dhëna të reja nga nëntoka e zonave verilindore të Shqipërisë Qendra e fortifikuar bizantine, zbulohet në Dibër Një qendër e fortifikuar bizantine është zbuluar në rrethin e Dibrës. Bashkë me të është nxjerrë nga nëntoka edhe një trase antike e rrugës, që lidhte Kosovën me Dibrën nëpërmjet luginës së Drinit të Zi, si dhe disa vendbanime prehistorike. Këto zbulime janë pjesë e projektit të kërkimeve arkeologjike në Shqipërinë verilindore në rrethet Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Dibër... Projekti që është konceptuar për një kohëzhgjatje pesë vjeçare ka nisur qysh në vitin 1994 dhe është financuar nga Instituti Arkeologjik i Tiranës. Në të marrin pjesë Luan Përzhita drejtor i këtij projekti dhe dy arkeologë të fushave prehistorike dhe mesjetare Gëzim Hoxha dhe Adem Bungu si dhe topografi Pëllumb Naimi. Gjithashtu edhe studentët e Fakultetit Filologjik të Tiranës të degës së arkeologjisë.kënë shprehur dëshirën e tyre për tu bërë pjesmarrës në këtë project . Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i të gjitha qendrave arkeologjike të të gjith periudhave nëpërmjet një dokumentacioni bashkëkohor siç janë, planimetritë e vendbanimeve ose fortifikimeve, përcaktyimi kronologjik, cilës kohë i përkasin. Projekti me të gjithë pjesëtarët është pozicionuar në rrethin e Dibrës. Grazhdani vend ky që i përket rrethit të Dibrës është është bërë epiqendër e kërkimeve nga projekti i Intitutit Arkeologjikt. Në Grazhdan është zbuluar qendra më e madhe e fortifikuar jo vetëm për Shqipërinë por për tërë Europën. Kjo është dëshmuar nga zbulimi i rrugëve tregtare - ushtarake përgjatë pellgut të Drinit të Zi. Kjo qendër ka një sipërfaqe prej 34 hektarësh, me perimetër të mureve rrethuese afro 3 mijë metra, e përforcuar nga 44 kulla dhe tre porta ndër më të mëdhatë të konstatuara deri më sot në vendin tonë. Por gjerësitë e mureve rrethuese afërsisht 3.6 metër, përmasat 20 x 8 metra të kullave, lënë për të kuptuar madhështinë e këtij fortifikimi. Megjithatë kërkimet janë në fazën e tyre fillestare dhe shpresojmë që të rritet intensiteti i kërkimeve në muajt e ardhshëm, shpjegon Luan Përzhita, drejtues i këtij projekti. Në këtë fortifikim fushor ushtarak sipas disa të dhënave që ruhen në Institutin e Arkeologjisë dhe që janë burime të shkruara të shekullit IV-VI nga autorë të ndryshëm të asaj kohe, thuhet se dislokoheshin dy legjione afërsisht 10-12 mijë ushtarë. Kërkimet në lidhje me emrin e vjetër të këtij fortifikimi madhështor janë afër përfundimit, së shpejti do të njihemi me emrin e vjetër të kësaj qendre shpjegon Përzhita. Grazhdani është vizituar për herë të parë nga studiuesi i madh austriak Han i cili dëshmon për rrënojat e këtij vendi . Por pas një heshtje disa shekullore ishin disa arkeologë të Institutit Arkeologjik që dhanë disa të dhënë të pakta. Ekspedita e Intitutit Arkeologjik në Tiranë në vitet 1996 2000 mori përsipër rilevimin topografik të këtij fortifikimi. Ndërsa viti 2001 shënon për herë të parë fillimin e kërkimeve arkeologjike në këtë qendër të fushës më pjellore të Maqellarës. Sipas të dhënave të hartës antike thuhet në shekullin IV- VI-të se Grazhdani shërbente si pikë lidhjeje ndërmjet rrugës Egnatia dhe asaj Lisus Najsus , (Lezhë Nish). Nuk ishtë rastësi, por aty kryqëzoheshin rrugët tradicionale që lidhnin Dardaninë (Kosova e sotme) me provincën e Maqedonisë së Dytë (Dibra). Thuhet se pellgu i Drinit të Zi ka dy qytete të mëdha që quhen Deyfrakos dhe Lyehnides të përmendura fillimisht nga Hierokli dhe më pas nga Prokopi, si qytete të ndërtuara nga perandori Justinjah. Ndonëse qyteti i parë Lyenides është identifikuar, pra është Ohri, qyteti i Manastirit, për qytetin e Deyfrakos nuk ka të dhëna identifikuese. Nisur nga madhësia e Grazhdanit dhe nga përputhja e të dhënave me ato të arkeologjisë mendohet që qyteti i Deyfrakos të jetë Grazhdani, dhe se emri i sotëm i Dibrës është pasardhës i emrit Deyfrakos. Kjo vlen për të hedhur poshtë hipotezën qe emri Dibër vjen nga fjala Dobër që në sllavisht përkthehet mirë edhe pse në fund të shekullit të III-IV nuk kishte sllavë në Ballkan. Rajmonda Sakajani --------------------------------- Do You Yahoo!? Make international calls for as low as $0.04/minute with Yahoo! Messenger. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |