| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Editorial ne gazeten DITA, 21.08.2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comSat Aug 25 11:53:59 EDT 2001
Mbreti Zog dhe Anastas Angjeli Duke lexuar procesverbalet e mbajtura në parlamentet e Zogut të viteve 25-30, mahnitesh me qartësinë dhe thjeshtësinë e kohës. Ne eksportojmë në Greqi thotë njëri prej deputetëve në bazë të traktateve dhe ligjeve të barabarta për të dy palët. Por grekët me nënligje dhe urdhëresa e bëjnë të pavlefshëm këtë eksportim. Pastaj vazhdon një seancë e gjatë më një seriozetet për tu admiruar ku del rregulla përkatëse për të rivendosur eikulibrin. Për të rivendosur dinjitetin. Mbreti Zog ishte shumë më i qartë se Angjeli i sotëm. Mjafton të shikosh eksportet dhe importet tona të tanishme me Greqinë dhe Italinë dhe bindesh se ku po vemi gradualisht. Jemi vendi që kemi gjoja partneritetn më të madh tregtar Italinë dhe pastaj Greqinë. Por po të shohësh natyrën e eksporteve dhe importeve bindesh për një realitet të ndryshëm. Greqia është shumë më përpara Italisë dhe gjithë Evropës. Kjo jo vetëm në importe dhe eksporte. Kjo jo vetëm në sektorët strategjikë, bankat, telekomunikacioni etj.. Tani së fundi po preokupohemi të zhdukim të gjitha llojet e shifrave që tregojnë vendin që zënë partnerët tanë në shkëmbimet me ne. Vendosëm të zhdukim edhe atë epërsi në shifra në shkëmbimet me Italinë. Kemi shtuar lehtësirat doganore për Greqinë. Shumë, edhe më shumë. Shpejt do të bindemi për rezultatet që kanë filluar të duken. Çfarë mund të bëjmë? Thjesht ti rekomandojmë Angjelit dhe deputetëve të lexojnë diskutimet e Parlamentit të anadollakëve të Ahmet Zogut për të mësuar se si mbrohet realisht pavarësia e një vendi. Dita do të preokupohet për të fotokopjuar këto diskutime dhe shpërndarjen e tyre në tryezat e parlamentarëve të rinj. Thjesht që ata të mësojnë si e mbronin vendin gjyshërit tanë dhe si do ta mbrojë atë Anastas Angjeli. --------------------------------- Do You Yahoo!? Make international calls for as low as $0.04/minute with Yahoo! Messenger. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |