Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOMUNIKATË Nr.11- AKSH

Korab Hoxha korab_hoxha at hotmail.com
Mon Aug 20 18:13:57 EDT 2001


Armata Kombëtare Shqiptare
Shërbimi për Informim pranë Shtabit Suprem
Shkup, më 20 gusht 2001

KOMUNIKATË Nr.11

Kthimi i ushtrisë serbe në kufinjtë e Kosovës mund të jetë shkas për një 
luftë të re në rajon.
Shtabi Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare është i pakënaqur me 
konsensionet e vazhdueshme që Bashkësia
Ndërkombëtare po u bën sllavëve në dëm të interesave shqiptare në rajon. Për 
AKSH-në lejimi i kthimit të ushtrisë serbe në kufinjtë e Kosovës, përbën një 
akt të pashembullt në historinë botërore, sepse asnjë ushtri që më parë ka 
nënshkruar kapitullimin, nuk është lejuar të kthehet në vendin prej nga ka 
ikur me turp. AKSH-ja konsideron se ky vendim i shpejtuar, mund të jetë 
shkas për një luftë tjetër në Ballkan.
Shtabi Suprem ka urdhruar komandën operative në Kosovë që të paraqesë 
urgjentisht një projekt-parashikim të
zhvillimit të ngjarjeve që mund të pasojnë pas kthimit të serbëve në 
kufinjtë e Kosovës. AKSH-ja po ashtu i bën thirrje faktorit politik shqiptar 
në Kosovë dhe atij në Shqipëri që të reagojë ashpër dhe me të gjitha metodat 
politike kundër një vendimi të tillë absurd. Lidhur me situatën në IRJM, 
Shtabi Suprem ka konkluduar se edhe më tej ushtria dhe forcat paramilitare e 
ato policore sllavomaqedonase mbeten kërcënim i vazhdueshëm për shqiptarët 
dhe se çaramtosja e UÇK-së, ka mundur t`i trimërojë strukturat militare 
sllave, të cilat janë strukur përsëri pas vendimit të AKSH-së për të 
vazhduar luftën deri në fitore. Ditëve të fundit në disa media në Shkup e 
Prishtinë janë hedhur hipoteza të ndryshme rreth asaj se vallë kush qëndron 
pas Armatës Kombëtare Shqiptare, duke përhapur në opinion emra të partive 
politike apo individëve të caktuar. Shtabi Suprem i AKSH-së thekson me 
përgjegjësi të plotë se Armata Kombëtare Shqiptare nuk është krah ushtarak i 
asnjë partie politike në Kosovë, Maqedoni apo diku tjetër,
dhe se asnjë nga emrat e përmendur në shtyp se gjoja qëndrojnë pas AKSH-së 
nuk kanë të bëjnë me këtë formacion. AKSH-ja është formacion 
politiko-ushtarak i formuar në dhjetor të vitit `99, nga një grup 
atdhetarësh (ish-ushtarë dhe eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të 
gjitha viset shqiptare) që vazhdojnë t`i përmbahen BETIMIT për luftë deri në 
realizimin e Shtetit të Bashkuar Shqiptar, gjë e cila është bërë e ditur me 
komunikatën tonë numër katër të vitit 2000. AKSH-ja ka lidhje të mira me të 
gjitha organizatat që në programin e tyre politik kanë Bashkimin Kombëtar. 
Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe Komiteti Kombëtar për 
Çlirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare (KKÇMTSH) janë organizata shumë 
të afërta me pikëpamjet tona. Edhe Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), 
poashtu. Armata Kombëtare Shqiptare ka operuar me njësitet e veta në të 
gjitha trojet shqiptare përfshirë edhe ato në IRJM. Njësitet tona janë 
përfshirë në luftën frontale të zhvilluar që nga muaji shkurt 2001 në tërë 
territorin e IRJM-së dhe gjenden në rajon edhe sot e kësaj dite.  Shtabi 
Suprem i AKSH-së, me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për çmilitarizim të 
UÇK-së, të arritur mes Boris Trajkovskit dhe Ali Ahmetit (me ndermjetësim të 
NATO-s) ka urdhëruar njëistë e veta në terren që të zbatojnë planin e ri të 
veprimeve taktiko-ushtarake,  që konsiston në mbajtjen nën vëzhgim të pikave 
strategjike të frontit deri në momentin kur Shtabi të
vendosë për sulme të reja. Shtabi Suprem i AKSH-së ka përcjellë me vemendje 
situatën në terren dhe vëren se
qindra ushtarë të UÇK-së janë të pakënaqur me mënyrën e veprimit të 
përfaqësuesit të tyre politik dhe të një pjese të ish-Shtabit të Ushtrisë 
Çlirimtare Kombëtare.
AKSH-ja përsërit qëndrimin se është e hapur dhe mirëpret cilindo luftëtar të 
lirisë që t`u bashkangjitet radhëve të saj. Njësitet tona janë autorizuar të 
pranojnë në radhët e veta ushtarët e UÇK-së në shpërbërje duke pasë si bazë  
vetëm një ideologji - atë kombëtare! Shtabi ka autorizuar Shërbimin për 
Informim të ripërsërisë se lidhur me incidentin në afërsi të Lubotenit ku 
një automjet i ushtrisë sllavomaqedonase ka rënë në mina me ç`rast kanë 
vdekur 9 ushtarë e paramilitarë sllavë, AKSH-ja nuk ka asnjë lidhje me atë 
rast dhe demanton pohimet në disa gazeta se  AKSH-ja ka marrë përgjegjësi 
për rastin e Lubotenit". Në asnjë komunikatë dhe në asnjë vend personat e 
autorizuar të AKSH-së nuk kanë dalë me një pohim të tillë. Përsërisim se 
çdokund ku AKSH-ja ka ndërmarrë aksione, ka analizuar mirë situatën, ka 
qëndruar prapa atyre aksioneve dhe asnjëherë nuk është vepruar në dëm të 
popullatës civile. Mediat shqiptare do të ishte mirë që të heqin nga 
përdorimi tonet cinike kur është në pyetje AKSH-ja dhe të mos përsërisin 
përvojën tragjikomike të viteve `96 - 98`, kur nga disa prej tyre Ushtria 
Çlirimtare e Kosvës etiketohej si "vegël e Beogradit". Shtabi Suprem 
konsideron se qëllimi i luftës speciale që është ndërmarrë kundër AKSH-së 
është minimizimi i rolit dhe rëndësisë së saj, dhe ruajtja e privilegjeve 
dhe e kontrollit mbi fondet nga një grup njerëzish kryesisht të një force 
politike që mendon se ka legjitimitetin absolut për të vendosur për çështjen 
kombëtare shqiptare. Por ai grup duhet ta ketë të qartë se nga askush nuk e 
ka dhe kurrë s`do të mund ta ketë
legjitimitetin për të mohuar vullnetin dhe të drejtën e 8 milionë 
shqiptarëve në Ballkan për të pasur shtetin e tyre në kufinjtë natyrorë 
etnikë. AKSH-ja u bën thirrje gjithë bashkëatdhetarëve nëpër botë, të cilët 
vazhdimisht kanë dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e çështjes shqiptare, 
që ta ndihmojnë  AKSH-në. Ne nuk kemi programe të komplikuara me shtesa dhe 
parashtesa. Ne luftojmë për një qëllim të vetëm e ai është Bashkimi Kombëtar 
- ëndrra e miliona bashkëatdhetarëve tanë në shekuj. Nëse doni të ndihmoni 
përkraheni Fondin Kombëtar Shqiptar. (FKSH).
Aktivistët e Komitetit Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve 
Shqiptare janë të autorizuar nga ana e AKSH-së për të krijuar rrjetin e 
përkrahjes. Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj mbështetjeje. Nëse s`mundeni të na 
ndihmoni  atëherë mos na pengoni në qëllimet tona. Shqipëria e Bashkuar 
është ëndrra që fëmijëve duhet t`ua lëmë të realizuar. Armata Kombëtare 
Shqiptare lufton për këtë qëllim. (Vizitoni në internet 
www.shqiperiabashkuar.cjb.net &  www.liriakombtare.com  për informata të 
tjera). Shtabi Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare është i bindur se 
mbështetja nuk do të mungojë. Ne jemi të vendosur dhe asgjë s`mund të na 
ndalë që të shkojmë deri në fund.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Ja Vdekje ja Liri!

Shefi i Sektorit për Informim
Alban Berisha

Shefi i Shtabit Suprem të AKSH-së
Gjeneral "Shqiponja e Sharrit 1"


_________________________________________________________________
Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com/intl.asp




More information about the ALBSA-Info mailing list