Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Zgjedhjet dhe Gjykata Kushtetuese / Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Aug 20 08:08:49 EDT 2001


Procesi zgjedhor dhe Gjykata Kushtetuese 

nga Sokol SADUSHI, Anetar i Gjykates Kushtetuese/ Sokol Sadushi i lindur me date 27.07.1963 ka kryer shkollen e mesme te pergjithshme "Sami Frasheri" ne qytetin e Tiranes ne vitin 1981 dhe eshte diplomuar jurist ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes ne vitin 1986. Me mbarimin e studimeve ka kryer detyren e prokurorit prane Prokurorise se Rrethit Vlore deri ne vitin 1991. Nga ky vit dhe ne vazhdim ka qene pedagog i lendes "E Drejta Administrative", ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes, ne Akademine e Rendit Publik dhe nga viti 1997 ne Shkollen e Larte te Magjistratures. Per nje periudhe prej afro 5 vjetesh ka ushtruar profesionin e avokatit, duke u anetaresuar prane "International Bar Association- IBA". Nga muaji prill i vitit 1998 kryen detyren e Anetarit te Gjykates Kushtetuese te RSH. Eshte autor i disa artikujve me karakter juridik si dhe autor i tekstit "E Drejta Administrative ne RSH", viti 1999. 

Zgjedhjet percaktojne nivelin e demokracise ne shoqeri. Menyra e zhvillimit te tyre ndikon drejtperdrejt ne sistemin e te qeverisurit. Zgjedhjet duke pasur nje ndikim thelbesor ne zhvillimet politike, ekonomike, sociale te vendit behen objekt pranimi, por edhe kontestimi, ne radhe te pare nga vete faktoret relevante qe jane dhe aktore te realizimit te saj, apo edhe nga vete shoqeria. Si te tilla, zgjedhjet nuk mund te jene te pakontrollueshme. 

Menyra e zhvillimit te zgjedhjeve, si dhe verifikimi i rezultatit te tyre eshte nje proces i tere kontrolli qe kerkon detyrimisht zbatimin dhe permbushjen me perpikmeri te detyrimeve ligjore nga subjektet politike apo shteterore, te cilat luajne rolin percaktues ne to. Fillimisht, komisioneve zgjedhore te te gjitha hallkave, e me pas gjykatave u mbetet pesha dhe pergjegjesia kryesore e realizimit korrekt, te paanshem dhe ligjor te kontrollit administrativ dhe gjyqesor mbi zgjedhjet. Nga nje veshtrim teresor i procesit zgjedhor, u verejt se nga shqyrtimi me disa mangesi i ankesave administrative nga komisionet zgjedhore, per shkak te konceptimit te tyre me shume si organe me vartesi partiake se shteterore, qofte edhe per arsye te formulimit te paqarte te disa dispozitave ligjore, nuk mund te parandalohej fluksi i jashtezakonshem i kerkesave te paraqitura ne Gjykaten Kushtetuese. Ne keto kushte ky institucion kushtetues nga njera ane u vu perballe shfrytezimit ligjor te se drejtes se ankimit nga ana e kandidateve per deputet, si dhe te trysnise se jashtezakonshme politike, mediatike dhe ligjore, (e cila shprehej ne afatin mjaft te shkurter te zgjidhjes se ceshtjeve). Prandaj dhe menaxhimi me kujdes, korrektese dhe sipas kerkesave ligjore i ketyre ceshtjeve, u realizua ne nje kohe te pershtatshme, pa penguar zhvillimin normal te procesit zgjedhor. 

Ka pasur disa keqkuptime, per fat te keq edhe nga juriste, ne drejtim te pozicionit juridiksional te Gjykates Kushtetuese ndaj procesit zgjehor, duke e interpretuar veprimtarine proceduriale si nje teprim ne kompetencat e saj. Megjithate, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor kane autorizuar Gjykaten Kushtetuese qe te realizoje shqyrtimin gjyqesor te ceshtjeve qe lidhen me zgjedhjen e deputeteve. Dhe ne kete aspekt kjo nuk perben nje problem te diskutueshem juridiksional. 

Duke qene i rezervuar, per shkak te funksionit kushtetues qe kryej, per te shprehur opinionin tim personal per disa rregullime ligjore qe i duhen bere detyrimisht ne te ardhmen Kodit Zgjedhor, do te paraqisja nepermjet ketyre radheve, nje veshtrim konstatues mbi kompetencen dhe jurisprudencen e ndjekur nga Gjykata Kushtetuese gjate procesit zgjedhor. 

1 

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, ne pjesen e parimeve themelore i referohet sistemit te zgjedhjeve. Neni 131 shkronja "e" e Kushtetutes eshte e vetmja dispozite qe percakton kompetencen e Gjykates Kushtetuese per te vendosur per ceshtjet qe lidhen me zgjedhshmerine dhe papajtueshmerine ne ushtrimin e funksioneve te deputeteve, si dhe per te verifikuar zgjedhjen e tyre. Ne kete dispozite perfshihen tri forma te kontrollit kushtetues qe ushtron kjo gjykate. Papajtueshmeria ne ushtrimin e funksioneve te deputeteve eshte nje kompetence qe nuk lidhet drejtperdrejt me kontrollin qe Gjykata Kushtetuese ushtron gjate procesit zgjedhor, pasi ajo ushtrohet pasi deputeti eshte zgjedhur. Inicimi i kesaj procedure realizohet nga Kuvendi kur ai konstaton nje nga rastet e papajtueshmerise ne ushtrimin e funksioneve te deputetit dhe persa kohe vazhdon mandati i tij. Gjithashtu edhe kompetenca e Gjykates Kushtetuese per shqyrtimin e zgjedhshmerise se deputeteve nuk eshte e njellojte dhe nuk mund te konfondohet me verifikimin qe ajo i ben zgjedhjes se tyre. Kjo procedure qe ndiqet nuk eshte e njejte me shqyrtimin e pavlefshmerise se zgjedhjeve. Ne rast se pazgjedhshmeria apo papajtueshmeria konstatohen pasi deputeti eshte zgjedhur mund te ndodhemi perpara nje pavlefshmerie, e cila nuk trajtohet si pavlefshmeri e zgjedhjes, por si mbarim ose pavlefshmeri mandati. Mund te jene elemente te pavlefshmerise se nje vendimi te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te shpalljes se pavlefshme te zgjedhjeve ne nje zone te caktuar rastet e pazgjedhshmerise apo te papajtueshmerise se deputeteve, ne rast se ato konstatohen gjate procesit zgjedhor. Megjithate nga pikepamja formale ato mbeten kompetenca te dallueshme nga njera-tjetra. Prandaj nuk eshte objekt i ketij shkrimi, verifikimi i rasteve te papajtueshmerise dhe te pazgjedhshmerise se deputeteve, por verifikimi i rezultatit te zgjedhjes se tyre si dhe pavlefshmeria e zgjedhjeve. Ne asnje nga dispozitat e Kushtetutes se RSH nuk permendet termi pavlefshmeri e zgjedhjeve. Nje formulim i perafert ka qene parashikuar edhe ne dispozitat e meparshme kushtetuese, sipas te cilave Gjykata Kushtetuese zgjidhte ceshtjet per ligjshmerine e zgjedhjes se deputeteve. Pavaresisht nga ky ometim formal kushtetues, e drejta e gjykates per te shfuqizuar aktet qe shqyrton, e nenkupton pavlefshmerine. Kompetenca e Gjykates Kushtetuese per te kryer verifikimin e zgjedhjes se deputeteve, sic parashikohet ne shkronjen "e" te nenit 131 te Kushtetutes realizohet duke gjykuar mbi vlefshmerine e aktit qe shqyrton. Ajo nuk mund te kryeje verifikimin e rezultatit te zgjedhjeve, nese nuk do t'i paraqitet per shqyrtim nje akt. Pra, formulimi aktual kushtetues i kompetences se kesaj gjykate per te verifikuar zgjedhjen e deputeteve eshte konsideruar i mjaftueshem per ligjvenesin qe nepermjet Kodit Zgjedhor te zbertheje konceptin e pavlefshmerise se zgjedhjeve, rastet se kur ndodhemi para saj, si dhe procedurat perkatese qe ndiqen per te shpallur pavlefshmerine. 

Kodi Zgjedhor vetem ne dy nene dhe konkretisht ne nenin 113 pika 5 dhe 141, pika 1, parashikon te drejten e personave te interesuar per t'u ankuar ndaj vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Gjykaten Kushtetuese, si dhe te drejten e kesaj gjykate per te shqyrtuar rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve per Kuvendin, si dhe pavlefshmerite e tyre. 

Ne Kod jane parashikuar nepermjet shume dispozitave kerkesat juridike qe percaktojne ligjshmerine e procesit zgjedhor dhe te akteve qe nxjerrin komisionet zgjedhore. Konkluzionin ligjor se vendimet qe nxirren nga KQV-ja, apo KZZ-ja, jane ose jo ne perputhje me ligjin e nxjerr KQZ-ja, ndersa per vendimin e kesaj te fundit shprehet Gjykata Kushtetuese per zgjedhjet e pergjithshme dhe Gjykata e Larte per zgjedhjet vendore. 

Ne Kodin Zgjedhor nuk ka ndonje rregullim te hollesishem te rasteve se kur zgjedhjet jane te pavlefshme. Neni 113 jep dy raste te specifikuara te shpalljes se pavlefshmerise, te cilat lidhen me fatkeqesite natyrore me permasa te tilla qe mund te kene ndikuar ne ndarjen e mandateve ne Kuvend dhe ne rezultatin e zgjedhjeve, si dhe kur votimi nuk ka filluar ose eshte nderprere per me shume se gjashte ore. Te provuarit e ketyre dy rasteve, mendoj se nuk paraqet ndonje veshtiresi ne trajtimin juridik per te kuptuar se kur KQZ-ja duhet t'i shpall te pavlefshme zgjedhjet. Perkundrazi nocioni "shkelje e ligjit" qe sjelle pavlefshmerine e zgjedhjeve, i parashikuar nga shkronja "a" e ketij neni, e ben me te veshtire konstatimin e nje rasti te tille. Prandaj komenti apo interpretimi i shprehjes shkelje e ligjit mbetet kurdohere i rendesishem per t'u trajtuar. 

Ky nen duke perdorur termin "shkelje ligji", pa e specifikuar llojin e shkeljes, e ka trajtuar pavlefshmerine ne pergjithesi. Mjafton qe te konstatohet shkelja e ligjit nga organi qe shqyrton ceshtjen qe akti te shpallet i pavlefshem. Megjithate jo cdo shkelje ligji sjell detyrimisht pavlefshmeri. Ligji ka parasysh vetem ato shkelje qe ne te vertete ndikojne ne rezultatin e zgjedhjeve. Ne vendimin nr 79/2001, Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen e paraqitur nga kandidati per deputet i zones zgjedhore nr 44, duke argumentuar se "shkeljet e konstatuara nuk jane te tilla qe te ndikojne ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve ne kete zone.". Ndersa ne ceshtjen qe lidhej me zonen zgjedhore nr 82, Gjykata Kushtetuese vendosi te shfuqizoje vendimin e K.Q.Z-se, sepse mosperfshirja nga ky i fundit ne tabelen e rezultateve te te dhenave te kater qendrave te votimit, kishte ndikuar drejtperdrejt ne shpalljen padrejtesisht te kandidatit tjeter si fitues. 

Pavlefshmeria qe shpallet nga KQZ-ja, sipas nenit 113 te Kodit Zgjedhor eshte e lidhur me rastet e paligjshmerise se aktit. Shqyrtimi i paligjshmerise se aktit vlen edhe per Gjykaten Kushtetuese, pasi sipas pikes 5 te ketij neni, ajo ben shpalljen e pavlefshmerise se zgjedhjeve si rrjedhoje e ankimit ndaj vendimit te KQZ-se. Kontrolli qe ushtrohet ne kete rast nga Gjykata Kushtetuese ndaj vendimeve te KQZ-se, ndryshe nga kompetencat e tjera qe lidhen me kushtetutshmerine e normes qe shqyrtohet, perqendrohet tek aspekti i paligjshmerise. Megjithate edhe kontrolli ndaj paligjshmerise se aktit qe kryen jo gjykate eshte ne funksion te kontrollit te kushtetutshmerise qe asaj i buron vecse nga Kushtetuta. 

Shqyrtimi i vendimit te KQZ-se nga pikepamja e paligjshmerise, duket sikur e shnderron Gjykaten Kushtetuese ne nje gjykate fakti, duke i shmangur asaj funksionin e nje autoriteti te larte kushtetues. Ne te vertete keto procedura gjykimi jane te njejta me gjykimet e faktit, pasi ankimet ndaj pavlefshmerise kerkojne zgjidhjen e ceshtjes ne themel. Pajisja e Gjykates Kushtetuese me nje kompetence te tille duket sikur perben nje perjashtim nga funksioni i kontrollit te kushtetutshmerise se normes. Sigurisht qe ka nje qellim dhenia e kesaj kompetence Gjykates Kushtetuese. Verifikimi i rezultatit te zgjedhjes se deputetit kerkon nje garanci shume te madhe, sepse per te kane shprehur vullnetin e tyre zgjedhesit nepermjet votes dhe nje gjykate e nivelit te larte, i krijon me shume premisat per nje gjykim te drejt. Prandaj ne gjykimin e ketyre ceshtjeve, Gjykata Kushtetuese zbaton per aq sa jane te aplikueshme parimet dhe normat proceduriale, sic parashikohet ne nenin 1 te ligjit te saj. 

Megjithate, pajisja me me shume te drejta e komisioneve zgjedhore per zgjidhjen e ceshtjeve qe dalin gjate procesit zgjedhor ne rruge administrative, si dhe ingranimi maksimal brenda hapesirave ligjore i Gjykatave te shkalles se pare dhe te Apelit, do ta poziciononte Gjykaten Kushtetuese ne funksionin e saj te mirfillte kushtetues per verifikimin e rezultatit perfundimtar dhe jo per te gjitha ceshtjet qe perfshihen ne nje procedure gjyqesore. 

Neni 113 i Kodit Zgjedhor te krijon pershtypjen se pavlefshmeria mund te shpallet kryesisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Shprehja e parashikuar ne kete dispozite "ne qoftese veren", duket sikur e ka lene ne cmimin e KQZ-se konstatimin e shkeljeve qe vertetojne pavlefshmerine. Ne te vertete e drejta e ketij organi per te vendosur kryesisht per pavlefshmerine ekziston. Pavaresisht se neni 113 nuk parashikon shprehimisht ankimin ne KQZ-per pavlefshmeri nga subjektet e interesuar, e drejta e tyre per te kundershtuar vendimet e KZZ-se apo te KZQV-se ne KQZ, buron nga neni 140, pika 2 e Kodit Zgjedhor. 

Ezaurimi i ankimit administrativ, si nje mjet mbrojtje eshte jo vetem nje e drejte, por ai perben njekohesisht edhe nje detyrim per te interesuarit per te kerkuar me pas te drejten e tyre ne Gjykaten Kushtetuese. Ky eshte koncepti doktrinar i shterimit me pare te rrugeve administrative nepermjet rekursit administrativ si dhe kuptimi qe vete Kodi Zgjedhor jep nepermjet dispozitave te sipercituara. Gjykata Kushtetuese ne disa vendime te saj ka rrezuar kerkesat e kandidateve per deputet, me arsyetimin e mungeses se legjitimimit te tyre per shkak te mosushtrimit me pare dhe brenda afatit te caktuar ne ligj te se drejtes se ankimit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne vendimin nr 99/2001, Gjykata Kushtetuese arsyeton se kandidati per deputet i zones zgjedhore nr 18, nuk i ka konsumuar mjetet e tjera ligjore te ankimit ne rrugen administrative e per pasoje, ne kuptim te nenit 131 shkronja "f" te Kushtetutes dhe neneve 113 e 140 te Kodit Zgjedhor, nuk legjitimohet. Ndersa ne vendimin nr 107/2001, Gjykata Kushtetuese konkludon se ndaj vendimit te KQZ-se, i cili vendosi zhvillimin e zgjedhjeve per kandidatet per deputet dhe per listat shumeemerore ne zonen zgjedhore nr 60, asnje subjekt zgjedhor nuk e kishte ushtruar te drejten ligjore te ankimit ne gjykate. 

Formulimi i pikes 5 te nenit 113 te Kodit Zgjedhor se cdo person i interesuar mund ta ankimoje vendimin e KQZ-se per t'i shpallur zgjedhjet te pavlefshme ose jo, parashikon ne nje paragraf te vetem dy konceptet kryesore qe lidhen me legjitimimin e kerkuesit per te iniciuar nje gjykim kushtetues dhe juridiksionin e Gjykates Kushtetuese per shpalljen e pavlefshmerise se zgjedhjeve. 

Ne kete dispozite te Kodit Zgjedhor lidhur me legjitimimin e subjekteve qe kane te drejte te vene ne levizje Gjykaten Kushtetuese perdoret formulimi "cdo person i interesuar". Ky term duket mjaft i gjere dhe perfshin ne te cdo person, mjafton qe ai te provoje interesin ne ceshtjen konkrete. Megjithate jo cdokush dhe per cdo gje ka te drejte te investoj Gjykaten Kushtetuese per shqyrtimin gjyqesor te nje akti te pavlefshem, por vetem ato subjekte qe jane ne gjendje te provojne nje interes te drejtperdrejt dhe te ligjshem per ceshtjen ne shqyrtim. 

Neni 66, pika 2 e ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese", parashikon se vetem me kerkese te partise politike ose te kandidatit per deputet te pavarur mund te ushtrohet ankimi perpara Gjykates Kushtetuese. Kjo dispozite nenkupton se kandidati per deputet i nje partie politike nuk legjitimohet, pasi kjo e drejte i perket vetem partise qe ai perfaqeson. 

Kjo menyre e formulimit te dispozitave te krijon pershtypjen se midis ligjit te Gjykates Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor ka nje kontradikte, prezenca e te ciles ve ne diskutim ligjin qe duhet zbatuar. Praktika e ndjekur nga Gjykata Kushtetuese ka shkuar ne favor te zbatimit te Kodit Zgjedhor, per arsye se ai eshte ligji specifik qe rregullon hollesisht procedurat qe lidhen me zgjedhjet, aq me teper qe vete ligji i Gjykates Kushtetuese, per keto raste te referon ne dispozitat ligjore per zgjedhjet. Gjithashtu duke iu referuar nenit 2 te Kodit Zgjedhor rezulton se ne perkufizimin "subjekt zgjedhor" perfshihen krahas partive politike edhe kandidatet e tyre. Legjitimimi i kandidatit per deputet per te iniciuar nje gjykim kushtetues per procesin zgjedhor eshte e lidhur njekohesisht dhe me te drejten kushtetuese te shtetasve per t'u zgjedhur. 

Krahas legjitimimit te personave te interesuar trajtohet dhe afati i paraqitjes se kerkeses prane Gjykates Kushtetuese. Kodi Zgjedhor ka parashikuar ne dy nene dy afate parashkrimi. Sipas nenit 113, pika 5 ankimi ndaj vendimit te KQZ-se per pavlefshmerine e zgjedhjeve ose jo, behet brenda 10 diteve nga shpallja e vendimit te KQZ-se. Tjeter afat ka parashikuar neni 141, sipas te cilit vendimet e KQZ-se ne lidhje me rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve per Kuvendin, si dhe per pavlefshmerine e tyre ankimohen brenda tri diteve nga shpallja e tyre. Megjithese dy dispozitat nuk kane lidhje me njera-tjetren, ne thelb ato persa i perket kompetences se Gjykates Kushtetuese per te shqyrtuar pavlefshmerine e vendimit te KQZ-se marrin te njejtin kuptim. Pavaresisht nga paqartesia qe mund te ekzistoje nga pikepamja e teknikes legjislative ne menyren e formulimit te dispozitave te sipercituara, objekti i shqyrtimit te ankimit ne Gjykaten Kushtetuese ne te dy rastet nuk eshte i njejte. Pra, juridiksioni kushtetues eshte i ndryshem, sepse ndersa ankimi sipas nenit 113 ushtrohet per konstatimin e rasteve te pavlefshmerise se zgjedhjeve ne zona te caktuara zgjedhore, ankimi ne baze te nenit 141 eshte i kufizuar vetem ndaj vendimit te KQZ-se qe ka shpallur rezultatin p`rfundimtar te zgjedhjeve per Kuvendin ne te gjithe territorin e Republikes. 

Sipas formulimit te nenit 113 te Kodit Zgjedhor qe parashikon ankimin e vendimit te KQZ per t'i shpallur zgjedhjet te pavlefshme ose jo, ne Gjykaten Kushtetuese dy jane llojet e kerkesave qe shqyrtohen per efekt te pavlefshmerise se vendimit te KQZ-se. 

Ne njerin rast kerkohet pavlefshmeria e vendimit te KQZ-se qe ka shpallur si te pavlefshem zgjedhjet ne qendren e votimit, ne njesite zgjedhore ose ne te gjithe territorin e Republikes. Kjo do te thote se kerkohet pavlefshmeria e pavlefshmerise se zgjedhjeve, qe ne fakt sjell mosshpalljen e zgjedhjeve te pavlefshme, pra vlefshmerine e tyre. Rrezimi i kerkeses sjell zhvillimin e zgjedhjeve ne zonen perkatese si rrjedhoje e vendimit te K.Q.Z-se qe ka vendosur pavlefshmerine e tyre. Keshtu KQZ-ja me vendimin nr.5, date 01.07.2001 kishte vendosur te shpallte te pavlefshme zgjedhjet ne 6 qendra votimi te zones zgjedhore nr 4 duke urdheruar perseritjen e tyre. Gjykata Kushtetuese vendosi te rrezoje kerkesen, duke lene ne fuqi vendimin e KQZ-se per pavlefshmerine e zgjedhjeve dhe perseritjen e tyre. Ndersa kur pranohet kerkesa, atehere shfuqizohet vendimi i KQZ-se qe ka shpallur pavlefshmerine e zgjedhjeve duke mbetur i pacenuar ne kete menyre rezultati i zgjedhjeve ne njesine perkatese. Keshtu me vendimin nr 70, dt 6.07.2001 Gjykata Kushtetuese shfuqizon pjeserisht per pese qendra votimi vendimin e KQZ-se, i cili kishte vendosur pavlefshmerine e zgjedhjeve ne 18 qendra votimi te zones zgjedhore nr 2, duke konkluduar se ne keto pese qendra votimi, zgjedhjet nuk duheshin perseritur. 

Ne rastin tjeter kerkohet pavlefshmeria e vendimit te KQZ-se qe ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve ne njesite perkatese. Gjykata Kushtetuese pasi shqyrton ceshtjen mund te vendose rrezimin e kerkeses, duke mos e cenuar rezultatin e zgjedhjeve, ose pranimin e saj dhe shfuqizimin e aktit te pavlefshem. Shfuqizimi i vendimit te KQZ-se sjell perseritjen e zgjedhjeve ne njesine perkatese pas jo me shume se 4 javesh, ne kuptim te nenit 113, pika 4 te Kodit Zgjedhor, etj. Keshtu, duke u shfuqizuar si i pavlefshem vendimi i KQZ-se, rrjedhimisht te gjitha vendimet e komisioneve me te uleta do te bien per arsye te pavlefshmerise. Fakti qe Gjykata Kushtetuese pasi shfuqizon si te pavlefshem vendimin e KQZ-se urdheron kete te fundit te perserise zgjedhjet ne njesine perkatese, do te thote se te gjitha vendimet qe kane lidhje me keto zgjedhje mbeten pa fuqi juridike. Keshtu ne ceshtjen gjyqesore qe i perket zones zgjedhore nr 13, Gjykata Kushtetuese vendosi te shfuqizoje si te pavlefshem vendimin e KQZ-se si dhe e detyroi kete te fundit te perserise zgjedhjet ne kete zone vetem per kandidatet e drejtperdrejt. 

Objekt i shqyrtimit ne Gjykaten Kushtetuese ne cdo rast qe ajo ushtron te drejten per te verifikuar rezultatin e zgjedhjeve eshte pavlefshmeria e aktit. Pra, akti qe kundershtohet eshte vendimi i KQZ-se dhe se bashku me te edhe vendimet qe kane marre komisionet e qendrave te votimit dhe komisionet zgjedhore te zonave. Gjykata Kushtetuese kryen nje verifikim te plote dhe te sakt te zgjedhjeve duke hyre ne vlefshmerine e aktit, sepse ne cdo rast ajo ka nje akt per shqyrtim. Megjithate pavlefshmeria e aktit nuk sjell detyrimisht edhe pavlefshmerine e zgjedhjeve. Sipas rasteve te sipercituara mundet teshfuqizohet vendimi i KQZ-se si i pavlefshem dhe zgjedhjet te mbeten te pacenuara. Kjo ndodh kur pas shfuqizimit te vendimit te KQZ-se, te mbetet ne fuqi vendimi i KZZ-se qe ka shpallur deputetin fitues. Keshtu ne ceshtjen qe i perkiste zones zgjedhore nr 33, Gjykata Kushtetuese konkludoi se gjate procedures se rinumerimit te votave te kryer nga Gjykata e Rrethit ishin konstatuar mjaft parregullsi serioze, per te cilat KQZ-ja padrejtesisht nuk kishte mbajtur qendrim ligjor. Ne perfundim te gjykimit, Gjykata Kushtetuese vendosi te shfuqizoje vendimin e KQZ-se dhe te lere ne fuqi vendimin e KZZ-se qe kishte shpallur fitues kandidatin tjeter. 

Ne praktiken e kesaj gjykate gjenden edhe vendime qe megjithese ajo shfuqizon si te pavlefshem vendimet e KQZ-se dhe te KZZ-se, me vendim perfundimtar detyron KQZ-ne te shpall si deputet fitues kandidatin tjeter, kur krijon bindjen e plote nga procesverbalet apo nga urdherimi per hapjen e kutive te votimit se perseritja e zgjedhjeve eshte e panevojshme. Neni 107, pika 2 e Kodit Zgjedhor ia ka njohur te drejten Gjykates Kushtetuese qe te urdheroje hapjen e kutive te votimit per efekt verifikimi, veprim i cili mund te sjelle permbysjen e rezultatit te fiksuar ne vendimin e KQZ-se apo te KZZ-se. Ne ceshtjen gjyqesore qe i perkiste zones zgjedhore nr 63, Gjykata Kushtetuese urdheroi hapjen e kutise se votimit dhe verifikimin e procesverbalit dhe te votave qe ndodheshin ne te, nga ku rezultoi se pretendimi i kerkueses per pasaktesine e procesverbalit te marre per baze nga komisionet zgjedhore ishte i vertete. Hapja e kutise se votimit ne kete rast ndikoi drejtperdrejt ne rezultatin e zgjedhjes se kesaj zone. 

Vendimet e Gjykates Kushtetuese ne rastet kur pranojne t'i hyjne pavlefshmerise se aktit qe kane per shqyrtim mund te shprehen ne dispozitiv per rrezimin e kerkeses apo per shfuqizimin e aktit. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne nenin 132 i ka njohur Gjykates Kushtetuese vetem te drejten e shfuqizimit te aktit qe shqyrton. Keto vendime, daten e hyrjes ne fuqi e kane te kushtezuar me botimin e tyre ne Fletoren Zyrtare. Por duke patur parasysh specifiken e ketyre gjykimeve qe lidhen me zgjedhjet, te cilat per nga natyra e tyre jane te shpejta, ne kuptim te nenit 26 te Ligjit te Gjykates Kushtetuese, vendimet e saj meqenese kane te bejne edhe me mbrojtjen e te drejtave kushtetuese te individit, mund te hyjne ne fuqi me shpalljen e tyre. Kjo perben tashme nje qendrim te konsoliduar ne jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese. 

Pas hyrjes ne fuqi te vendimeve te Gjykates Kushtetuese fillon ekzekutimi i tyre. Vendimet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per zbatim. Edhe vendimet qe ajo merr per verifikimin e zgjedhjeve te deputeteve sigurisht qe ekzekutohen. Specifika qe keto vendime paraqesin i ben ato te ekzekutueshme nga organet qe merren me procesin zgjedhor. Perderisa objekt shqyrtimi ne Gjykaten Kushtetuese behen vendimet e KQZ-se, atehere eshte e kuptueshme se eshte ky organ dhe te gjitha komisionet perkatese zgjedhore, te cilet realizojne zbatimin e urdherimeve qe vendos Gjykata Kushtetuese ne dispozitivin e saj. 

2 

Pasi ka perfunduar procesi zgjedhor, gjithsecili ben nje permbledhje dhe nxjerr konkluzionet e tij per vecantite qe ai paraqiti. Duke deshiruar te prezantoj nepermjet kesaj trajtese nderthurjen e koncepteve doktrinare e ligjore me jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese, shpresoj te kem arriur te them ate, qe opinioni publik nuk ka mundur ta perceptoje nga informacionet mediatike mbi seancat e pafundme gjyqesore. 

E rendesishme eshte te kuptohet tashme, nga te gjithe ata, te cilet nuk e kane pasur aftesine dhe mundesine qe te dallojne, se Gjykata Kushtetuese ka kryer veprimtarine e saj duke ju nenshtruar vetem Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Shqyrtimi me shume kujdes i ketyre ceshtjeve dhe jo zvarritja e tyre, duke ju referuar dispozitave te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor, perben orientimin baze te ketij institucioni kushtetues. 

Aspektin me thelbesor te ketij procesi zgjedhor e perben fakti mjaft i rendesishem dhe i pandodhur me pare ne te tilla permasa, qe lidhet me legalizimin e apelimeve administrative dhe gjyqesore dhe qe orientoi me ne fund zgjidhjen e ketyre ceshtjeve ne rruget institucionale. Gjykata Kushtetuese ishte organi qe u tregoi subjekteve zgjedhore dhe jo vetem atyre, se procesi zgjedhor nuk mund te jete i pakontrollueshem. Ne kete menyre eshte ky autoritet i larte kushtetues, i cili nepermjet vendimeve thote perfundimisht fjalen e tij ne nje kohe qe te tjeret duhet te heshtin. 

Askush tjeter pervec Gjykates Kushtetuese nuk mund te kryeje interpretimin perfundimtar te Kushtetutes dhe askujt nuk i lind e drejta te pozicionohet ne menyre aktive, qofte edhe nga nje funksion i caktuar publik kunder vendimeve te saj, te cilat jane perfundimtare, te formes se prere dhe te detyrueshme per t'u zbatuar. Ky eshte rregulli i funksionimit te shtetit te se drejtes, per te cilin duket se ende mungon deshira per ta mesuar lehte. Sidoqofte, ky proces zgjedhor krijoi precedentin dhe kjo nuk eshte pak. 

Megjithate dhe pavaresisht nga te gjitha keto, mbetem i sigurte ne bindjen time se pasi te jene shuar natyrshem fshikullimet emocionale ndaj procesit zgjedhor dhe kontrollit verifikues institucional mbi te, nga te gjithe aktoret politik vendas, si dhe pasi te jene lexuar dhe kuptuar drejt arsyetimet ligjore e kushtetuese te vendimeve te Gjykates Kushtetuese, zgjidhjet e te cilave jane rrjedhoje dhe e aftesise apo paaftesise se mbrojtes ligjore te paleve ne proces, kuptohet se edhe qendrimet do te jene me te kujdesshme. 

8/20/2001



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Make international calls for as low as $0.04/minute with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list