| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Re: [Alb-Club] P.Milo mbi 'Shqiperine e Madhe'Lefter Daku ldaku at vt.eduWed Aug 15 22:33:00 EDT 2001
Hi, Jam kurioz te di ku eshte botuar ky artikull. Nese eshte shkruar per audiencen shqipfolese, edhe pse stili i autorit eshte gati brilant, ka vlere te kufizuar, per arsye se ne shqiptaret jemi te famshem per te monologuar me veteveten. Keto kohet e fundit kam vrare mendjen si nuk u be i gjalle nje historian apo akademik shqiptare qe te shkruaj e te hedh drite rreth sfondit historik te asaj se cfare po ndodh me Shqiptaret e Maqedonise. Ne prani te ketij boshlleku informacional, pjesa e opinionit boteror qe eshte injorant rreth ceshtjes Shqiptare ka plot te drejte qe ata djem qe sot po e paguajne me gjakun e tyre sigurimin e lirise dhe te drejtave njerezore ne sllavo Maqedonine, te therriten "bad guys". Do te ishte pra shume me vlere qe analiza te tilla rreth ceshtjes Shqiptare si kjo e Zotit Milo te dergoheshin per botim ne gazeta prestigjioze, p.sh. New York Times, Washington Post ose gazeta te tjera Europiane. Duke e falenderuar Z. Bejko per dergimin e ketij artikulli ne list. Gjithe te mirat Lefter Daku ----- Original Message ----- From: Kreshnik Bejko <kbejko at hotmail.com> To: <albanian at listserv.acsu.buffalo.edu>; <alb-club at alb-net.com>; <albsa-info at alb-net.com> Sent: Wednesday, August 15, 2001 1:22 PM Subject: [Alb-Club] P.Milo mbi 'Shqiperine e Madhe' > > "SHQIPERIA E MADHE" > > MIDIS TRILLIMIT DHE REALITETIT > > nga Paskal Milo > > Zhvillimet ballkanike ne vitet e fundit sollen ne qender te vemendjes edhe > ceshtjen shqiptare. Dinamizmi me te cilen ajo eshte shfaqur dhe kerkon > zgjidhje ka vene rajonin para nje sprove te re, por qe nuk eshte edhe e > vetmja. Bosnie-Hercegovina, Maqedonia me zhvillimet e fundit dhe Mali i Zi > pas zgjedhjeve te 22 Prillit, mbeten po kaq domethenese sa edhe Kosova per > stabilitetin, sigurine dhe te ardhmen e Ballkanit. Pra, nje numer ceshtjesh, > ku secila ka rendesine e vet, kerkon zgjidhjen e vet, por gjithnje ne nje > kontekst rajonal dhe perspektive europiane. > > Nga > > Paskal MILO > > Minister i Jashtem > > Fragmente > > Ceshtja shqiptare eshte komplekse nga perberja dhe problematika. Ajo ka tri > faktore kryesore perberes: Shqiperia, si shtet i vetem, i organizuar i > shqiptareve qe synon te kaperceje fazen e veshtire e problematike te > tranzicionit te saj dhe te integrohet ne strukturat europiane dhe > euroatlantike; shqiptaret e Kosoves, qe perbejne mbi 90% te popullsise se > vendit dhe qe pas mbarimit te konfliktit po perballojne sfida serioze per > ndertimin e nje shoqerie demokratike e multietnike dhe vecanerisht per te > percaktuar te ardhmen e tyre; shqiptaret e Maqedonise qe jane ne kerkim te > disa te drejtave themelore qe u jep atyre statusin e qytetareve te barabarte > me qytetaret maqedonas ne shtetin e tyre te perbashket. Per shkak te ketij > karakteri cështja shqiptare, jo gjithnje dhe jo nga te gjithe, eshte kuptuar > ne thelbin dhe te verteten e saj. Disa me vetdije, disa nga mosnjohja, kane > krijuar dhe perpiqen edhe sot te japin nje imazh jo pozitiv per Shqiperine e > shqiptaret, per rolin e tyre ne rajon. Ceshtja shqiptare e paraqitur ne nje > kendveshtrim negativ behet nje problem qe krijon shqetesime, rreziqe dhe qe > kercenon paqen, stabilitetin dhe sigurine rajonale. Ky perceptim i nxjerr > shqiptaret ne Ballkan si nje popull problematik edhe per komunitetin > nderkombetar. Kendveshtrimi pozitiv e realist i ceshtjes shqiptare i paraqet > shqiptaret si nje popull dinamik, ne levizje e ne kerkim te rrugeve per > emancipim e zhvillim social, ekonomik, nacional e kulturor. Ne kete veshtrim > te ceshtjes shqiptare ka edhe probleme te cilat duhen perballuar e zgjidhur > por qe nuk i zbehin thelbin progresit te saj. > > Ceshtja shqiptare ne Ballkan nuk eshte 'Shqiperia e madhe'. E para, eshte > nje realitet, qe kerkon nje zgjidhje per ato komponente problematike te saj > me prejardhje historike dhe aktuale. E dyta, eshte nje fiksion me prejardhje > politike per te penguar sadopak zgjidhjen dhe per te ndaluar mbeshtetjen > nderkombetare ne emer te 'rrezikut' qe ajo ('Shqiperia e Madhe') perfaqeson. > Per te kuptuar me mire thelbin e trillte te idese se 'Shqiperise se Madhe' > dhe per te pare se deri ku ajo i ka rrenjet eshte i nevojshem para se > gjithash nje veshtrim i shkurter historik i nacionalizmit shqiptar. > > Shqiptaret dhe 'Shqiperia e Madhe' > > Nacionalizmi shqiptar e humbi trenin e kohes dhe nuk arriti te materializoje > objektivat e veta as ne shekullin e XIX, po as ne ate pasardhes. Nderkohe, > nacionalizmat e tjere ballkanike, ne mos te gjitha, ia arriten te realizojne > shumicen e pretendimeve te tyre. Madje kishte prej tyre, qe ne shtetet qe > krijuan, perfshine ne nje mase te madhe, popullsi te ndryshme etnike. > Mozaiku etniko - linguistiko - kulturor qe u krijua ose qe u imponua ne > Ballkan nuk e zgjidhi ceshtjen kombetare ne rajon. Formula qe u gjet te > nesermen e Luftes se Pare Boterore, per te bashkuar te gjitha territoret e > sllaveve te jugut por edhe popullsi jo sllave sic ishin shqiptaret ne nje > shtet deshtoi se jo vetem u aplikua ne nje rajon te mbarsur me eksplozion > nacionalist, por edhe per shkak te politikave hegjemoniste e agresive te > regjimeve serbe qe e sunduan federaten jugosllave per mbi 80 vjet. Renia e > konglomeratit jugosllav nuk provon deshtimin e federates si forme e > organizimit shteteror. > > Krijesa te pastra te shtetit-komb nuk mund te kete dhe kjo eshte e > natyrshme. Cdo pretendim tjeter do te ishte spekullim. Po ne rastin e > vendeve te Ballkanit u krijuan dy modele ekstreme: i pari Jugosllavia > shumekombeshe, ku serbet si komb me i madh u perpoqen te serbizojne edhe > kombet e tjere, sllave e jo sllave; i dyti Shqiperia qe ishte ne ekstremin > tjeter si shtet, gjysma e popullsise shqiptare mbeti e perfshire ne shtetet > fqinje, vecanerisht ne Jugosllavi. Per rrjedhoje, ne Ballkan fara e > grindjeve dhe e konflikteve nderetnike, nuk u zhduk, procesi i krijimit te > shteteve kombe nuk perfundoi, keshtu qe aty mbeten potenciale te akumuluara > etnike qe nje dite do te shperthenin. > > Nje shumice e madhe njerezish sot e pranojne padrejtesine historike qe u > eshte bere shqiptareve. Kjo eshte e rendesishme, jo si nje pikenisje per te > ndryshuar kufinjte, por per te kuptuar thelbin e legjitimitetit historik te > kerkesave shqiptare. Emra te njohur te politikes nderkombetare dhe analiste > te shquar qe merren me Ballkanin bejne nje dallim te qarte midis krijimit te > 'Shqiperise se Madhe' dhe pavaresise se Kosoves. Ndersa shprehen kunder se > pares, jane ne favor te se dytes duke e konsideruar ate si nje zgjidhje qe > do ta qetesonte Ballkanin dhe do te forconte paqen. Te ketij mendimi jane > per shembull Henri Kisinger, Lordi Owen, Karl Bild, Janush Bugajski etj. > Madje Lordi Owen shkon me tutje kur thote se qe te arrihet paqja ne Ballkan > dhe luftrat e pergjakshme etnike te marrin fund nevojitet nje rikonfigurim i > kufinjve te tij. Kjo eshte nje ide shume e avancuar dhe e parealizueshme per > kohen. Shqiptaret e Kosoves ne vitet 1991-1992 kishin me shume arsye te > ishin te pakenaqur nga Jugosllavia federative ne krahasim me sllovenet, > kroatet, maqedonasit, etj., nuk i moren armet, por adoptuan nje politike > civilizuese, paqesore ne kerkim te te drejtave te tyre. Tri konfliktet e > para ne Jugosllavine e Miloshevicit u zhvilluan midis etnive sllave, midis > serbeve nga njera ane, dhe kroateve, slloveneve e boshnjakeve nga ana > tjeter. Askush nuk i akuzoi atehere keta te fundit si kercenues te paqes, te > stabilitetit, te sigurise e te ardhmes se Ballkanit. Perkundrazi, shumica e > njerezve gishtin e drejtuan ne Beograd tek Sllobodan Milloshevici dhe > regjimi i tij. > > Kur filloi konflikti i katert i provokuar ne rajon, ne Kosove nga po i > njejti person e klani i tij, formula e Jugosllavise Federative u > kompromentua perfundimisht. Ne kete drejtim ndihmoi dhe bojkoti > institucional i Malit te Zi. Ne momentin qe konflikti u zhvendos jashte > 'familjes se sllaveve te jugut' e kunder nje popullsie jo sllave, sic ishin > shqiptaret dhe ndaj te cileve ishin eksperimentuar te gjitha politikat e > metodat genocidiste, ne nje kohe kur ata luftonin per te mbijetuar si qenie > njerezore, pikerisht atehere, ne periferine e politikes e te medias se > sensibilizuar proserbe, u shfaq rreziku i 'Shqiperise se Madhe' dhe i > nacionalizmit shqiptar per stabilitetin e te ardhmen e rajonit. Kjo teze > sigurisht qe nuk ishte e re, as edhe u hodh rastesisht. > > Artikulimi kaq intensiv dhe i gjere i rrezikut qe perfaqeson idea e > 'Shqiperise se Madhe' nga ambjente zyrtare politike rajonale e > nderkombetare, nga analiste dhe nga media nuk perputhet me mbeshtetjen dhe > influencen qe ka ajo ne realitet ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, etj > > Platforma e 'Shqiperise se Madhe' ne Shqiperi nuk ka popullaritet. Kjo nuk > ka asnje lidhje dhe nuk do te thote se shqiptaret e Shqiperise jane me pak > nacionaliste se te tjeret, ose se nuk i pelqejne marredheniet e ngushta me > bashkekombasit e tyre ne vendet e tjera. Ky qendrim ndaj kesaj platforme sot > eshte i spjegueshem me disa arsye. Kultura politike dhe edukimi ne Shqiperi > jane ne nje nivel me te larte ne masen e gjere te njerezve se ne Kosove e ne > Maqedoni. Ata e kuptojne me mire thelbin dhe permbajtjen antishqiptare te > kesaj parrulle. Duke jetuar ne shtetin ame, ata e kane konceptuar te ardhmen > e tyre ne zhvillimin e Shqiperise dhe orientimin e saj ne strukturat > euroatllantike. Kontaktet njerezore te ketyre dhjete viteve te fundit midis > shqiptareve te ndare ne te dy anet e kufirit deshmuan diferenca jo vetem ne > mentalitete, psikologji, formim kulturor por edhe ne zhvillimin ekonomik. Ky > boshllek nuk mund te mbushet per nje kohe te shkurter. > > Ne politiken zyrtare te Qeverise e te Shtetit shqiptar nuk ka patur dhe nuk > ka asnje reference apo synim per krijimin e 'Shqiperise se Madhe'. > Perkundrazi ka deklarata te qarta dhe pa ekuivoke se nje ide e tille eshte > kunder produktive dhe ne kundershtim me synimet e Shqiperise per t'u > integruar ne Evropen e Bashkuar. > > Teza e 'Shqiperise se Madhe'nuk egziston ne programet e partive kryesore > politike te Shqiperise, te cilat kane qeverisur vendin ne keto dhjete vitet > e fundit. Keto parti kane qene koherente ne qendrimet e tyre edhe pas > zhvillimeve te koheve te fundit ne Maqedoni, Kosove e Serbine Jugore. Po > keshtu, nuk ka asnje baze rreziku qe gjoja vjen nga perpjekjet per te > krijuar nje trekendesh politik Tirane - Prishtine - Tetove. Takimet > ndershqiptare, me natyre politike, intelektuale, kulturore, etj., nuk duhen > paragjykuar. Ato jane normale dhe rrjedhoje e logjikes se kontakteve humane > e te bashkepunimit ne epoken e shoqerive qe integrohen. > > Idea e 'Shqiperise se Madhe', ose e bashkimit te te gjitha trojeve te > banuara nga shqiptaret ne Ballkan, per krijimin e asaj qe quhet Shqiperi > etnike, 'natyrale', 'e vertete', eshte e pranishme ne programet dhe > propaganden e 4-5 partive te vogla politike qe kane se bashku nje elektorat > 5-7 per qind. Ne kete numur hyjne partite konservatore, 'historike', 'Balli > Kombetar' dhe ' Levizja e Legalitetit' me te gjitha variantet e tyre. Pervec > tyre jane edhe nje parti e spektrit te majte, me emrin domethenes 'Partia e > Unitetit Kombetar dhe e Prosperitetit Demokratik' dhe Partia ekstreme e > djathte 'Rimekembja Kombetare', qe nuk ka asnje ndikim ne popull. > > Tani se fundi me idene e bashkimit te Shqiperise me Kosoven doli edhe > lidershipi i Partise "Aleanca Demokratike", nje parti e vogel anetare e > koalicionit qeverises. Ministri I Drejtesise eshte ne te njejten kohe edhe > Kryetari Ekzekutiv I kesaj Partie.Deklarta e udheheqjes se kesaj partie > komentohet te jete bere per synime elektorale. Qeveria Shqiptare nuk u > pajtua me kete deklarate por edhe partite kryesore politike ne Shqiperi, > Kosove dhe Maqedoni dhe vete "Aleanca Demokratike" eshte vete larguar nga > kjo deklarate. > > Ne nje mase modeste koncepti i 'Shqiperise se Madhe' eshte i pranishem edhe > ne disa qarqe intelektuale, shkencore e artistike ne Shqiperi, qe here pas > here i cfaqin pikpamjet e tyre ne median e shkruar dhe elektronike. Nen > ndikimin e zhvillimeve te vrullshme te ngjarjeve ne Kosove, edhe Akademia e > Shkencave e Shqiperise hartoi Platformen per zgjidhjen e Ceshtjes Kombetare > Shqiptare. Kjo platforme ndonese me mjaft vlera pozitive, doli e kapercyer > per kohen per shkak te zhvillimeve intensive dhe tendencave integruese > europiane ne Ballkan. > > Ne Kosove idea e 'Shqiperise se Bashkuar' apo e Shqiperise etnike ka patur > mbeshtetje per arsye te njohura historike. Aty ka nje opinion qe eshte > ushqyer vazhdimisht, qe ne fillim te shek. XX-te, kur u krijua shteti > shqiptar dhe Kosova mbeti jashte tij. Ky proces ka ndodhur me shume ne > menyre spontane se sa te organizuar. > > Fillimet e multipartitizmit ne Kosove sollen edhe nje spekter te gjere > ngjyrash politike. Te gjitha partite shqiptare qe u krijuan, ne krye te > programeve politike vendosen pavaresine e Kosoves, por jo te gjitha vendosen > idene e bashkimit te trojeve etnike ne nje shtet te vetem.Kjo ide ne Kosove > ne fillim te viteve 90-te mori permasa shume te gjera, por edhe ne te dy > anet e kufirit, ne manifestimet politike ne tubimet intelektuale e ne media. > Madje u bene edhe perpjekje per te organizuar nje Kuvend Kombetar me synimin > e hartimit te platformes se bashkimit te Shqiperise me > Kosoven.Personalitetet me te njohura te shkences dhe te kultures shqiptare > te viteve 90-te ne Kosove perpunuan me shume pasion mendimin politik > shqiptar qe argumentonte domosdoshmerine e bashkimit te Shqiperise me > Kosoven, por edhe ate te te gjitha trojeve te populluara nga shqiptare > etnike. > > Kjo vale entusiaste per bashkimin pesoi nje renie me vone, per disa arsye te > thena me lart dhe per shkak te dominimit te realpolitikes ne programet e > partive kryesore shqiptare e vecanerisht te Lidhjes Demokratike te Kosoves. > Vetem pas konfliktit ne pranveren e 1999 pati nje riciklim te retorikes se > bashkimit por pa arritur nivelin e entusiazmit te disa viteve me pare. Idene > e bashkimit kombetar e te krijimit te Shqiperise etnike ose te 'Shqiperise > se Madhe 'sic perdoret tani, e mbrojne ne programet e tyre ne Kosove Partia > Republikane e Kosoves, Partia Nacional Demokrate Shqiptare, Levizja > Kombetare per Clirimin e Kosoves, Partia e Unitetit Kombetar Shqiptar dhe > Lidhja Popullore e Kosoves. Partite kryesore politike shqiptare ne Kosove > jane shprehur hapur kohet e fundit kunder 'Shqiperise se Madhe'. Ky qendrim > buron nga ndergjegjesimi i tyre se ceshtja e shqiptareve ne Kosove e ne > Ballkan nuk mund te gjeje zgjidhje me formula e modele te kapercyera, por > permes zhvillimeve integruese rajonale e europiane. Veprime te individeve te > vecante politike nuk duhen pergjithesuar dhe as duhet krijuar pershtypja se > lidershipi shqiptar sillet me dy faqe. Koha i cvlereson shpejt individe e > parti te kesaj natyre. > > Kritiket e 'Shqiperise se Madhe' midis tezave te tjera thone se ajo synohet > te krijohet si nje arme per te luftuar nacionalizimin serb, per ta dobesuar > ate si nje faktor i rendesishem rajonal. Eshte e njohur se ka ekzistuar nje > perplasje historike midis nacionalizmave ballkanase, pra edhe midis atyre > shqiptar e serb. Kjo konkurence e rivalitet ka qene e ashper dhe ne epoken > europiane te krijimit te shteteve kombe. Cfaqje moderne te ketij rivaliteti > nuk mungojne edhe sot ne Europe. > > Akuza nuk shtrohet vetem ne adrese te nacionalizmit shqiptar. Ajo eshte e > drejtuar me teper ndaj faktoreve nderkombetare, duke nenkuptuar ne rradhe te > pare SHBA dhe NATO-n. Madje si SHBA e NATO behen drejtpersedrejti pergjegjes > si nxites per krijimin e 'Shqiperise se Madhe' Kjo teze ka gjetur strehe e > perkrahes ne mes njerezve e vendeve qe kundershtuan nderhyrjen ushtarake te > NATO-s ne Serbi e Kosove dhe te aleateve e miqve tradicionale te > nacionalizmit serb. > > Do te ishte naive te mendohej se ne Ballkan nuk ka perplasje interesash te > Fuqive jashte rajonit dhe perpjekje per te siguruar synime gjeopolitike e > pikembeshtetje strategjike. Dhe ne emer te ketyre objektivave llogariten > edhe faktoret rajonale. Shqiptaret jane nje nga keta faktore qe kane > pretendimin per te luajtur nje rol me te rendesishem ne te ardhmen ne > Evropen Juglindore. Por as ne Europe as edhe ne SHBA, kete rol nuk e lidhin > me krijimin e 'Shqiperise se Madhe'. Perkundrazi kjo ide eshte kundershtuar > fort nga politika zyrtare europiane dhe amerikane si jo e kohes, ne dem te > stabilitetit dhe sigurise rajonale dhe te ardhmes integruese te rajonit. > > Perfundimi i konfliktit ne Kosove dhe vendosja e saj mbi bazen e Rezolutes > 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, nen autoritetin nderkombetar, u > dha rastin shqiptareve te ndjejne e te kene me te drejte e per here te pare > mbeshtetjen e plote te komunitetit nderkombetar, vecanerisht te SHBA, BE, > NATO, etj. Shqiptaret e Kosoves kete mbeshtetje e kthyen ne mirenjohje. > Eshte e natyrshme qe dislokimi i forcave te KFOR-it dhe vendosjen e UNMIK-ut > ne Kosove ata e perjetuan si clirim nga Serbia dhe me nje shperthim te > justifikuar te ndjenjave pozitive nacionaliste te shtypura e te ndrydhura > historikisht. Te nesermen e mbarimit te konfliktit nuk ishte ndonje gje e re > qe te degjohej nga populli e lideret shqiptare te Kosoves qe te kerkonin > pavaresine e saj. Gjenerata njerezish ishin masakruar e kalbur ne burgje per > kete ide. Kjo ide tani nuk mund te burgosej e as te vritej e po keshtu > artikuluesit e saj. Kishte ndodhur nje ndryshim kaq i madh e kaq i thelle qe > shumica e njerezve as qe mund t'a mendonin. > > Ne nje profil me te ulet 'idea e Shqiperise se Madhe' akuzohet se synon te > krijoje 'nje zemer myslimane' ne Ballkan. Kerkesat shqiptare per me shume te > drejta dhe emancipim ne rajon shihen si nje perplasje midis muslimanizmit > dhe kristianizmit ne variantin e tij te ortodoksise.Sipas disa njerezve te > politikes e te medias rajonale dhe europiane 'ekspansioni shqiptar' ne > Ballkan do te ishte nje shprehje e rifillimit te ofensives se mohamedanizmit > ne Europe. Kjo akuze kerkon t'a cvendose vemendjen ne nje terren shume > sensitiv duke spekulluar me ndjenjat e ndryshme fetare te popujve te > rajonit. Myslimanizmi nuk eshte as filozofia as edhe mburoja e ekstremizmit, > nacionalizmit dhe e kombit-shtet. Ai nuk eshte as edhe identifikimi i > fondamentalizmit. As edhe platforma e 'Shqiperise se Madhe' nuk eshte > frymezuar dhe as eshte mbeshtetur nga ky besim fetar. Shqiptaret u perkasin > tre besimeve te ndryshme dhe kane deshmuar historikisht tolerance e respekt > reciprok. Ata jane sot nje model i bashkejeteses dhe harmonise multifetare. > > 'Shqiperia Madhe' nuk do t'a shtonte popullsine shqiptare myslimane as edhe > do te pakesonte popullsine e krishtere shqiptare. Teza e rrezikut nga nje > 'Shqiperi e Madhe' myslimane vjen nga nje koncept gjeopolitik spekulativ me > veshje fetare. Skema e krijimit te boshteve fetare ne Ballkan dhe e > perplasjes se tyre per synime gjeopolitike eshte disi e vjeter, dhe ajo u > muar vecanerisht ne konsiderate nga qarqe te caktuara politike ballkanike, > europiane e me gjere pas shperthimit te konfliktit ne Bosnje-Hercegovina. Po > i njejti alarm ngrihet tani kur Kosova ka hyre ne procesin e percaktimit te > te ardhmes se vet dhe shqiptaret e Maqedonise kerkojne te jene qytetare te > barabarte ne shtetin e perbashket me maqedonasit. Perpjekja per t'i vendosur > shqiptaret brenda kesaj skeme nuk mund te kete sukses, ndonese nuk kane > munguar 'analistet ortodokse' qe e kane parashikuar nje zhvillim te tille. > Shqiptaret nuk kane asnje lidhje me fondamentalizmin islamik, se ne > historine e tyre nuk gjendet asnje fakt per te deshmuar qofte edhe dicka te > perafert me te. Shqiptaret historikisht kane jetuar me popuj fqinj te > besimeve te ndryshme fetare, por ata gjithnje kane qene tolerante e te > moderuar Shqiptaret para se te jene myslimane, ortodokse e katolike jane > shqiptare,nje nga popujt me te lashte te Ballkanit e te Europes. > > Stuhia politike, diplomatike dhe mediatike qe shpertheu kete pranvere kunder > rrezikut te 'Shqiperise se Madhe' ne nje mase te madhe ben pergjegjes > segmentet ekstremiste te popullsise shqiptare ne Kosove, ne Maqedoni e Serbi > Jugore. Ato u cfaqen me hapur dhe me me pretendime pas mbarimit te > konfliktit ne Kosove dhe synuan te militarizojne aspiratat e ligjshme te > shqiptareve te kerkuara per t'u realizuar ne rruge paqesore. > > Administrimi i lirise eshte nje proces jo i lehte dhe gjithnje egziston > rreziku i degradimit ne anarki e ne veprime te pakontrolluara. Ne rastin e > Kosoves, ku liria nacionale kishte munguar ose ka qene e censuruar, > shperthimet emocionale dhe ekseset jashte limiteve normale ishin te > pritshme. Por, te denushme veprimet kolektive hakmarrese kunder serbeve te > pa perfshire ne krime, debimi i tyre, djegia e shtepive etj. Pikerisht ne > momente te tilla duhet lidershipi, i cili disiplinon emocionet e orienton > popullin ne drejtim pozitiv. Partite politike shqiptare ne Kosove nuk e bene > sic duhej kete detyre dhe per ta thene me qarte nuk paten autoritetin e > nevojshem per te ndaluar nje lloj anarkizimi provincial, qe filloi te > demtoje imazhin me te cilin shqiptaret dolen nga konflikti. Procesi i > normalizimit te situates ne Kosove, megjithe veshtiresite e medha qe ndeshi, > u zhvillua dhe hodhi hapa te rendesishem perpara. Zgjedhjet per pushtetin > vendor, qe u zhvilluan me sukses ne Tetor 2000, rindertimi i vendit, > gjallerimi i jetes ekonomike dhe i tregtise e deshmojne kete tendence > pozitive. Ate nuk mund ta pengojne anarkistet, nacionalistet primitive, > njerezit e dyshimte te lidhur me qarqe mafioze brenda e jashte Kosoves, te > cilet per te qene sa me komode e per te vepruar sa me lehte jane shpesh > bartes te platformave e parullave nacionaliste si ato te 'Shqiperise se > Madhe', te 'Kosoves se Madhe', etj. Veprimtaria aventureske e ketyre > njerezve kompromenton procesin, imazhin dhe largon mbeshtetjen > nderkombetare, pasurine me te madhe qe mund te kene fituar historikisht, > perpos lirise kosovaret. Madje keta njerez, mirenjohjen mbareshqiptare per > faktoret nderkombetare, per shpetimin e qindra mijera shqiptareve nga > genocidi i Milloshevicit, po e zevendesojne me sjellje politike ekstremiste > qe shrytezohet per te vene ne dyshim edhe drejtesine e vendimarrjes per te > nderhyre ne Kosove te forcave te NATO-s dhe per te demtuar imazhin dhe > poziten politike te lidereve boterore qe ndermorren kete vendim historik. > Shqetesimi i komunitetit nderkombetar, vecanerisht i atyre qeverive e > personaliteteve, qe investuan per te ndaluar genocidin serb dhe katastrofen > humanitare, eshte i drejte. > > Ekstremizmi nacionalist, para se te jete i rrezikshem per popujt e tjere, > eshte i demshem per popullin e vet. Ai perpiqet te militarizoje jo vetem > politiken, por edhe jeten shoqerore, kulturen, artin dhe shkencen. > Nacionalizmi primitiv mban peng te ardhmen e vendit dhe synon t'a orientoje > ate ne nje drejtim te kundert me tendencen e pergjithshme te zhvillimeve > bashkekohore integruese. Ekstremizimi nuk eshte ne karakterin e shqiptareve. > Ata kane qene gjithnje tolerant ne bashkejetesen me etni e fe te ndryshme. > Grupime te vecanta ekstremiste, shqiptare ne Kosove, Maqedoni apo gjetiu nuk > perfaqesojne shumicen e shqiptareve ekstremiste ne Ballkan ka edhe midis > popujve te tjere dhe ata shpesh ushqejne e nxisin njeri-tjetrin. Fakti qe ne > Kosove ka nje ulje shume te ndjeshme te krimeve dhe ne pergjithesi te > tensioneve nderetnike, eshte nje tregues i ngushtimit te hapsires per > bajraktaret provinciale nacionaliste. Po keshtu dhe maturia e vetpermbajtja, > qe po tregojne shumica e shqiptareve ne Maqedoni, eshte nje arsye me shume > per te besuar se ekstremizmi nuk ka mbeshtetje te gjere. Edhe tensionet e > krijuara ne Luginen e Presheves nuk jane kaq te thjeshta as edhe mund te > shpjegohen vetem me deshiren e shqiptareve per te krijuar 'Kosoven e Madhe'. > Ne thelb, keto tensione, sollen ne vemendjen e te gjitheve edhe nje here > tjeter disa realitete te njohura qe duhet te ndryshojne por gjithnje me > marreveshje politike e permes garantimit te te gjitha te drejtave qe i > takojne minoritetit shqiptar ne Serbine Jugore. > > E ardhmja e shqiptareve "Europa e Madhe" > > E ardhmja e popujve te Ballkanit do te varet shume nga rruga qe do te marrin > zhvillimet ne zonat e nxehta te tij ne nje te ardhme te afert. Nese forcat e > nacionalizmit primitiv apo segmente te vecanta ekstremiste te tij do te > fitojne terren mbi forcat demokratike e konstruktive, atehere Ballkani > rrezikohet te mbetet i semure kronik i Europes. Ne kete rast skenari do te > ishte riciklimi i dhunes dhe i konflikteve etnike, vecanerisht ne > Bosnie-Hercegovine, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, por edhe me gjere. > Potencialet negative per ta mbajtur Ballkanin ne nje situate shperthyese > kane treguar se egzistojne dhe jane aktive. Kjo eshte optika pesimiste e te > ardhmes se rajonit. > > Ballkani ka edhe nje alternative tjeter zhvillimi, e cila ka me shume > mbeshtetje e me shume shanse per te fituar. Ajo eshte perspektiva e > integrimit te rajonit ne Europen e Bashkuar. Sigurisht qe nuk eshte e afert > dhe as simetrike per te gjitha vendet. Por ka rendesi qe te gjitha vendet e > Ballkanit (Greqia eshte anetare e BE dhe e NATO-s), jane te orientuara dhe > te perfshira ne procesin e integrimit europian, pavarsisht se ndodhen ne > nivele te ndryshme. Rumania dhe Bullgaria kane vite qe kane nenshkruar > marreveshjen e asocimit me BE dhe ndodhen ne shporten e dyte te vendeve > kandidate per t'u pranuar. Maqedonia sapo ka nenshkruar marreveshjen e > stabilizimit e te asocimit dhe se shpejti pritet qe ate t'a nenshkruaj edhe > Kroacia. Shqiperia ndodhet ne permbushjen e procedurave per te hapur > negociatat per kete marreveshje, ndersa Bosnie-Hercegovina e Jugosllavia, > kane nje prespektive te afert per fillimin e studimit te fizibilitetit rreth > kesaj marreveshje me BE. > > Kjo perpektive optimiste e se ardhmes se Ballkanit eshte nje proces i > dyanshem. Ajo varet nga vullneti dhe aftesia e shoqerive dhe vendeve > ballkanike per te plotesuar te gjitha kushtet e parametrat e kerkuara per te > ecur sipas etapave ne rrugen e integrimit europian dhe euroatlantik. Por > suksesi i ketij procesi eshte i lidhur ngushte edhe me angazhimin e vet > Bashkimit Europian per te mos i burokratizuar proceduart e integrimit dhe > per ti dhene perparesi politikave specifike afruese per vendet e Ballkanit. > > Duke lokalizuar perspektiven europiane ne ambientin shqiptar, ajo duhet pare > ne tre komponente kryesore: Shqiperi, Kosove e Maqedoni. Gjithesecili prej > ketyre komponenteve ka vecorite e veta, te cilat duhen marre ne konsiderate > kur aplikohen politikat integruese dhe percaktohen ritmet e integrimit. > Shqiperia vjen me kete rast e para. Ka nje unanimitet social e te spektrit > politik ne Shqiperi ne mbeshtetje te orientimit dhe perspektives integruese > europiane te vendit. Shteti shqiptar ne menyre te natyrshme ka nje rol e > influence paresore midis shqiptarve qe jetojne ne pjeset e tjera te rajonit > dhe sherben si nje pike reference per ata. Afrimi i Shqiperise ne strukturat > europiane dhe euroatlantike dhe perfshirja e saj ne nje te ardhme ne keto > struktura do te ishte nje model e nje mesazh per te gjithe shqiptaret ne > rajon. Nje perspektive europiane e artikuluar qarte e ne kohe sipas etapave > do te ngjallte me shume besim e optimizem edhe per ardhmerine e Kosoves. Kjo > do te ngushtonte gjthnje e me shume hapsiren e veprimit te atyre elementeve > e ideve nacionaliste dhe ekstremiste qe aspiratat legjitime te shqiptareve i > shohin te realizuara permes dhunes. > > Komuniteti Nderkombetar i pranishem ne Kosove permes institucioneve tashme > te njohura duhet te beje politika me efikase e ta marre masa me te shpejta > per ta bere sa me te prekshme dhe perspektiven e saj europiane. Prania > europiane ne Kosove nuk duhet te shfaqet kryesisht permes uniformave > ushtarake te forcave te KFOR-it, por permes investimeve ekonomike per > zhvillimin e saj, permes kontributeve me te medha ne ndertimin e > institucione demokratike, ne forcimin e shoqerise civile dhe ne ndertimin e > urave per bashkejetesen multietnike. Shqiptaret e Kosoves duhet te shikojne > ne praktike rezultate qe e afron perspektiven europiane ndofta tani jo ne > formen institucionale por ne frymen e saj. Ne kete drejtim mund te > shfrytezohen edhe gjenerata njerezish e sidomos te rinjte qe kane jetuar dhe > jane arsimuar ne vendet europiane. Ata jane me te prirur e me te pergatitur > per t'u angazhuar ne orientimin drejt ardhmerise europiane te Kosoves. > > Platformat e programet e partive kryesore politike shqiptare duhet te > ndihmohet qe te kene nje fryme e filozofi me europiane e me pak > nacionaliste. Po keshtu edhe media, arsimi e kultura. Madje streha e fundit > e nacionalizmit primitiv mbeten gjithnje segmentet me te paarsimuara e me te > prapambetura te shoqerise. > > Shqiptaret e Maqedonise me nenshkrimin e marreveshjes se stabilizimit e te > asocimit me BE ne prill te ketij viti zyrtarisht ndihen me afer strukturave > europiane se shqiptaret e tjere te rajonit. Por faktikisht ata nuk e ndjejne > shijen e kesaj arritjeje sepse neshkrimi u be ne kulmin e tensioneve > nderetnike ne Maqedoni. Procesi i dialogut qe ka nisur ne kete vend me > synimin e gjetjes se zgjidhjes se standarteve europiane per kerkesat e > parashtruara nga shqiptaret, ka nje frymezim dhe ndermjetesim > > edhe nga BE. Marreveshja e Stabilizimit dhe Asocimit permban detyrime ne > plotesimin dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve. Aplikimi i saj do > te jete e dobishme per te ngushtuar hendekun arsimor e kulturor midis > shqiptareve dhe maqedonasve. Shqiptaret duhet ta ndjejne se kjo marreveshje > eshte sa e maqedonasve aq edhe e tyre. Maqedonia do te shkoje ne Europe me > dy kembe dhe jo me shumicen maqedonase te privilegjuar dhe pjesen e > popullsise shqiptare te diskriminuar ose te trajtuar si nivel i dyte > qytetar. Europa kerkon qytetare me shanse e mundesi te barabarta. > > Shqiptaret ne te gjithe hapesiren qe ata shtrihen ne Ballkan jane ne kerkim > te nje te ardhme me te mire e me te begate. Ata e kane bere zgjedhjen e > tyre, duan te behen pjese e familjes se madhe e te bashkuar europiane. > Devijime te perkohshme te segmenteve te caktuara ne favor te ideve e te > zgjidhjeve ekstremiste nuk e pengojne tendencen e pergjithshme pozitive te > perpjekjeve shqiptare per te krijuar nje Ballkan te europianizuar e te > integruar. Vetem ne nje perspektive te tille, ceshtja shqiptare ne Ballkan > do te gjeje zgjidhje. > > > _________________________________________________________________ > Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com/intl.asp > >
More information about the ALBSA-Info mailing list |