| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] P.Milo mbi 'Shqiperine e Madhe'Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.comWed Aug 15 16:22:32 EDT 2001
SHQIPERIA E MADHE MIDIS TRILLIMIT DHE REALITETIT nga Paskal Milo Zhvillimet ballkanike ne vitet e fundit sollen ne qender te vemendjes edhe ceshtjen shqiptare. Dinamizmi me te cilen ajo eshte shfaqur dhe kerkon zgjidhje ka vene rajonin para nje sprove te re, por qe nuk eshte edhe e vetmja. Bosnie-Hercegovina, Maqedonia me zhvillimet e fundit dhe Mali i Zi pas zgjedhjeve te 22 Prillit, mbeten po kaq domethenese sa edhe Kosova per stabilitetin, sigurine dhe te ardhmen e Ballkanit. Pra, nje numer ceshtjesh, ku secila ka rendesine e vet, kerkon zgjidhjen e vet, por gjithnje ne nje kontekst rajonal dhe perspektive europiane. Nga Paskal MILO Minister i Jashtem Fragmente Ceshtja shqiptare eshte komplekse nga perberja dhe problematika. Ajo ka tri faktore kryesore perberes: Shqiperia, si shtet i vetem, i organizuar i shqiptareve qe synon te kaperceje fazen e veshtire e problematike te tranzicionit te saj dhe te integrohet ne strukturat europiane dhe euroatlantike; shqiptaret e Kosoves, qe perbejne mbi 90% te popullsise se vendit dhe qe pas mbarimit te konfliktit po perballojne sfida serioze per ndertimin e nje shoqerie demokratike e multietnike dhe vecanerisht per te percaktuar te ardhmen e tyre; shqiptaret e Maqedonise qe jane ne kerkim te disa te drejtave themelore qe u jep atyre statusin e qytetareve te barabarte me qytetaret maqedonas ne shtetin e tyre te perbashket. Per shkak te ketij karakteri cështja shqiptare, jo gjithnje dhe jo nga te gjithe, eshte kuptuar ne thelbin dhe te verteten e saj. Disa me vetdije, disa nga mosnjohja, kane krijuar dhe perpiqen edhe sot te japin nje imazh jo pozitiv per Shqiperine e shqiptaret, per rolin e tyre ne rajon. Ceshtja shqiptare e paraqitur ne nje kendveshtrim negativ behet nje problem qe krijon shqetesime, rreziqe dhe qe kercenon paqen, stabilitetin dhe sigurine rajonale. Ky perceptim i nxjerr shqiptaret ne Ballkan si nje popull problematik edhe per komunitetin nderkombetar. Kendveshtrimi pozitiv e realist i ceshtjes shqiptare i paraqet shqiptaret si nje popull dinamik, ne levizje e ne kerkim te rrugeve per emancipim e zhvillim social, ekonomik, nacional e kulturor. Ne kete veshtrim te ceshtjes shqiptare ka edhe probleme te cilat duhen perballuar e zgjidhur por qe nuk i zbehin thelbin progresit te saj. Ceshtja shqiptare ne Ballkan nuk eshte Shqiperia e madhe. E para, eshte nje realitet, qe kerkon nje zgjidhje per ato komponente problematike te saj me prejardhje historike dhe aktuale. E dyta, eshte nje fiksion me prejardhje politike per te penguar sadopak zgjidhjen dhe per te ndaluar mbeshtetjen nderkombetare ne emer te rrezikut qe ajo (Shqiperia e Madhe) perfaqeson. Per te kuptuar me mire thelbin e trillte te idese se Shqiperise se Madhe dhe per te pare se deri ku ajo i ka rrenjet eshte i nevojshem para se gjithash nje veshtrim i shkurter historik i nacionalizmit shqiptar. Shqiptaret dhe Shqiperia e Madhe Nacionalizmi shqiptar e humbi trenin e kohes dhe nuk arriti te materializoje objektivat e veta as ne shekullin e XIX, po as ne ate pasardhes. Nderkohe, nacionalizmat e tjere ballkanike, ne mos te gjitha, ia arriten te realizojne shumicen e pretendimeve te tyre. Madje kishte prej tyre, qe ne shtetet qe krijuan, perfshine ne nje mase te madhe, popullsi te ndryshme etnike. Mozaiku etniko linguistiko kulturor qe u krijua ose qe u imponua ne Ballkan nuk e zgjidhi ceshtjen kombetare ne rajon. Formula qe u gjet te nesermen e Luftes se Pare Boterore, per te bashkuar te gjitha territoret e sllaveve te jugut por edhe popullsi jo sllave sic ishin shqiptaret ne nje shtet deshtoi se jo vetem u aplikua ne nje rajon te mbarsur me eksplozion nacionalist, por edhe per shkak te politikave hegjemoniste e agresive te regjimeve serbe qe e sunduan federaten jugosllave per mbi 80 vjet. Renia e konglomeratit jugosllav nuk provon deshtimin e federates si forme e organizimit shteteror. Krijesa te pastra te shtetit-komb nuk mund te kete dhe kjo eshte e natyrshme. Cdo pretendim tjeter do te ishte spekullim. Po ne rastin e vendeve te Ballkanit u krijuan dy modele ekstreme: i pari Jugosllavia shumekombeshe, ku serbet si komb me i madh u perpoqen te serbizojne edhe kombet e tjere, sllave e jo sllave; i dyti Shqiperia qe ishte ne ekstremin tjeter si shtet, gjysma e popullsise shqiptare mbeti e perfshire ne shtetet fqinje, vecanerisht ne Jugosllavi. Per rrjedhoje, ne Ballkan fara e grindjeve dhe e konflikteve nderetnike, nuk u zhduk, procesi i krijimit te shteteve kombe nuk perfundoi, keshtu qe aty mbeten potenciale te akumuluara etnike qe nje dite do te shperthenin. Nje shumice e madhe njerezish sot e pranojne padrejtesine historike qe u eshte bere shqiptareve. Kjo eshte e rendesishme, jo si nje pikenisje per te ndryshuar kufinjte, por per te kuptuar thelbin e legjitimitetit historik te kerkesave shqiptare. Emra te njohur te politikes nderkombetare dhe analiste te shquar qe merren me Ballkanin bejne nje dallim te qarte midis krijimit te Shqiperise se Madhe dhe pavaresise se Kosoves. Ndersa shprehen kunder se pares, jane ne favor te se dytes duke e konsideruar ate si nje zgjidhje qe do ta qetesonte Ballkanin dhe do te forconte paqen. Te ketij mendimi jane per shembull Henri Kisinger, Lordi Owen, Karl Bild, Janush Bugajski etj. Madje Lordi Owen shkon me tutje kur thote se qe te arrihet paqja ne Ballkan dhe luftrat e pergjakshme etnike te marrin fund nevojitet nje rikonfigurim i kufinjve te tij. Kjo eshte nje ide shume e avancuar dhe e parealizueshme per kohen. Shqiptaret e Kosoves ne vitet 1991-1992 kishin me shume arsye te ishin te pakenaqur nga Jugosllavia federative ne krahasim me sllovenet, kroatet, maqedonasit, etj., nuk i moren armet, por adoptuan nje politike civilizuese, paqesore ne kerkim te te drejtave te tyre. Tri konfliktet e para ne Jugosllavine e Miloshevicit u zhvilluan midis etnive sllave, midis serbeve nga njera ane, dhe kroateve, slloveneve e boshnjakeve nga ana tjeter. Askush nuk i akuzoi atehere keta te fundit si kercenues te paqes, te stabilitetit, te sigurise e te ardhmes se Ballkanit. Perkundrazi, shumica e njerezve gishtin e drejtuan ne Beograd tek Sllobodan Milloshevici dhe regjimi i tij. Kur filloi konflikti i katert i provokuar ne rajon, ne Kosove nga po i njejti person e klani i tij, formula e Jugosllavise Federative u kompromentua perfundimisht. Ne kete drejtim ndihmoi dhe bojkoti institucional i Malit te Zi. Ne momentin qe konflikti u zhvendos jashte familjes se sllaveve te jugut e kunder nje popullsie jo sllave, sic ishin shqiptaret dhe ndaj te cileve ishin eksperimentuar te gjitha politikat e metodat genocidiste, ne nje kohe kur ata luftonin per te mbijetuar si qenie njerezore, pikerisht atehere, ne periferine e politikes e te medias se sensibilizuar proserbe, u shfaq rreziku i Shqiperise se Madhe dhe i nacionalizmit shqiptar per stabilitetin e te ardhmen e rajonit. Kjo teze sigurisht qe nuk ishte e re, as edhe u hodh rastesisht. Artikulimi kaq intensiv dhe i gjere i rrezikut qe perfaqeson idea e Shqiperise se Madhe nga ambjente zyrtare politike rajonale e nderkombetare, nga analiste dhe nga media nuk perputhet me mbeshtetjen dhe influencen qe ka ajo ne realitet ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, etj Platforma e Shqiperise se Madhe ne Shqiperi nuk ka popullaritet. Kjo nuk ka asnje lidhje dhe nuk do te thote se shqiptaret e Shqiperise jane me pak nacionaliste se te tjeret, ose se nuk i pelqejne marredheniet e ngushta me bashkekombasit e tyre ne vendet e tjera. Ky qendrim ndaj kesaj platforme sot eshte i spjegueshem me disa arsye. Kultura politike dhe edukimi ne Shqiperi jane ne nje nivel me te larte ne masen e gjere te njerezve se ne Kosove e ne Maqedoni. Ata e kuptojne me mire thelbin dhe permbajtjen antishqiptare te kesaj parrulle. Duke jetuar ne shtetin ame, ata e kane konceptuar te ardhmen e tyre ne zhvillimin e Shqiperise dhe orientimin e saj ne strukturat euroatllantike. Kontaktet njerezore te ketyre dhjete viteve te fundit midis shqiptareve te ndare ne te dy anet e kufirit deshmuan diferenca jo vetem ne mentalitete, psikologji, formim kulturor por edhe ne zhvillimin ekonomik. Ky boshllek nuk mund te mbushet per nje kohe te shkurter. Ne politiken zyrtare te Qeverise e te Shtetit shqiptar nuk ka patur dhe nuk ka asnje reference apo synim per krijimin e Shqiperise se Madhe. Perkundrazi ka deklarata te qarta dhe pa ekuivoke se nje ide e tille eshte kunder produktive dhe ne kundershtim me synimet e Shqiperise per tu integruar ne Evropen e Bashkuar. Teza e Shqiperise se Madhenuk egziston ne programet e partive kryesore politike te Shqiperise, te cilat kane qeverisur vendin ne keto dhjete vitet e fundit. Keto parti kane qene koherente ne qendrimet e tyre edhe pas zhvillimeve te koheve te fundit ne Maqedoni, Kosove e Serbine Jugore. Po keshtu, nuk ka asnje baze rreziku qe gjoja vjen nga perpjekjet per te krijuar nje trekendesh politik Tirane Prishtine Tetove. Takimet ndershqiptare, me natyre politike, intelektuale, kulturore, etj., nuk duhen paragjykuar. Ato jane normale dhe rrjedhoje e logjikes se kontakteve humane e te bashkepunimit ne epoken e shoqerive qe integrohen. Idea e Shqiperise se Madhe, ose e bashkimit te te gjitha trojeve te banuara nga shqiptaret ne Ballkan, per krijimin e asaj qe quhet Shqiperi etnike, natyrale, e vertete, eshte e pranishme ne programet dhe propaganden e 4-5 partive te vogla politike qe kane se bashku nje elektorat 5-7 per qind. Ne kete numur hyjne partite konservatore, historike, Balli Kombetar dhe Levizja e Legalitetit me te gjitha variantet e tyre. Pervec tyre jane edhe nje parti e spektrit te majte, me emrin domethenes Partia e Unitetit Kombetar dhe e Prosperitetit Demokratik dhe Partia ekstreme e djathte Rimekembja Kombetare, qe nuk ka asnje ndikim ne popull. Tani se fundi me idene e bashkimit te Shqiperise me Kosoven doli edhe lidershipi i Partise "Aleanca Demokratike", nje parti e vogel anetare e koalicionit qeverises. Ministri I Drejtesise eshte ne te njejten kohe edhe Kryetari Ekzekutiv I kesaj Partie.Deklarta e udheheqjes se kesaj partie komentohet te jete bere per synime elektorale. Qeveria Shqiptare nuk u pajtua me kete deklarate por edhe partite kryesore politike ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni dhe vete Aleanca Demokratike eshte vete larguar nga kjo deklarate. Ne nje mase modeste koncepti i Shqiperise se Madhe eshte i pranishem edhe ne disa qarqe intelektuale, shkencore e artistike ne Shqiperi, qe here pas here i cfaqin pikpamjet e tyre ne median e shkruar dhe elektronike. Nen ndikimin e zhvillimeve te vrullshme te ngjarjeve ne Kosove, edhe Akademia e Shkencave e Shqiperise hartoi Platformen per zgjidhjen e Ceshtjes Kombetare Shqiptare. Kjo platforme ndonese me mjaft vlera pozitive, doli e kapercyer per kohen per shkak te zhvillimeve intensive dhe tendencave integruese europiane ne Ballkan. Ne Kosove idea e Shqiperise se Bashkuar apo e Shqiperise etnike ka patur mbeshtetje per arsye te njohura historike. Aty ka nje opinion qe eshte ushqyer vazhdimisht, qe ne fillim te shek. XX-te, kur u krijua shteti shqiptar dhe Kosova mbeti jashte tij. Ky proces ka ndodhur me shume ne menyre spontane se sa te organizuar. Fillimet e multipartitizmit ne Kosove sollen edhe nje spekter te gjere ngjyrash politike. Te gjitha partite shqiptare qe u krijuan, ne krye te programeve politike vendosen pavaresine e Kosoves, por jo te gjitha vendosen idene e bashkimit te trojeve etnike ne nje shtet te vetem.Kjo ide ne Kosove ne fillim te viteve 90-te mori permasa shume te gjera, por edhe ne te dy anet e kufirit, ne manifestimet politike ne tubimet intelektuale e ne media. Madje u bene edhe perpjekje per te organizuar nje Kuvend Kombetar me synimin e hartimit te platformes se bashkimit te Shqiperise me Kosoven.Personalitetet me te njohura te shkences dhe te kultures shqiptare te viteve 90-te ne Kosove perpunuan me shume pasion mendimin politik shqiptar qe argumentonte domosdoshmerine e bashkimit te Shqiperise me Kosoven, por edhe ate te te gjitha trojeve te populluara nga shqiptare etnike. Kjo vale entusiaste per bashkimin pesoi nje renie me vone, per disa arsye te thena me lart dhe per shkak te dominimit te realpolitikes ne programet e partive kryesore shqiptare e vecanerisht te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Vetem pas konfliktit ne pranveren e 1999 pati nje riciklim te retorikes se bashkimit por pa arritur nivelin e entusiazmit te disa viteve me pare. Idene e bashkimit kombetar e te krijimit te Shqiperise etnike ose te Shqiperise se Madhe sic perdoret tani, e mbrojne ne programet e tyre ne Kosove Partia Republikane e Kosoves, Partia Nacional Demokrate Shqiptare, Levizja Kombetare per Clirimin e Kosoves, Partia e Unitetit Kombetar Shqiptar dhe Lidhja Popullore e Kosoves. Partite kryesore politike shqiptare ne Kosove jane shprehur hapur kohet e fundit kunder Shqiperise se Madhe. Ky qendrim buron nga ndergjegjesimi i tyre se ceshtja e shqiptareve ne Kosove e ne Ballkan nuk mund te gjeje zgjidhje me formula e modele te kapercyera, por permes zhvillimeve integruese rajonale e europiane. Veprime te individeve te vecante politike nuk duhen pergjithesuar dhe as duhet krijuar pershtypja se lidershipi shqiptar sillet me dy faqe. Koha i cvlereson shpejt individe e parti te kesaj natyre. Kritiket e Shqiperise se Madhe midis tezave te tjera thone se ajo synohet te krijohet si nje arme per te luftuar nacionalizimin serb, per ta dobesuar ate si nje faktor i rendesishem rajonal. Eshte e njohur se ka ekzistuar nje perplasje historike midis nacionalizmave ballkanase, pra edhe midis atyre shqiptar e serb. Kjo konkurence e rivalitet ka qene e ashper dhe ne epoken europiane te krijimit te shteteve kombe. Cfaqje moderne te ketij rivaliteti nuk mungojne edhe sot ne Europe. Akuza nuk shtrohet vetem ne adrese te nacionalizmit shqiptar. Ajo eshte e drejtuar me teper ndaj faktoreve nderkombetare, duke nenkuptuar ne rradhe te pare SHBA dhe NATO-n. Madje si SHBA e NATO behen drejtpersedrejti pergjegjes si nxites per krijimin e Shqiperise se Madhe Kjo teze ka gjetur strehe e perkrahes ne mes njerezve e vendeve qe kundershtuan nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne Serbi e Kosove dhe te aleateve e miqve tradicionale te nacionalizmit serb. Do te ishte naive te mendohej se ne Ballkan nuk ka perplasje interesash te Fuqive jashte rajonit dhe perpjekje per te siguruar synime gjeopolitike e pikembeshtetje strategjike. Dhe ne emer te ketyre objektivave llogariten edhe faktoret rajonale. Shqiptaret jane nje nga keta faktore qe kane pretendimin per te luajtur nje rol me te rendesishem ne te ardhmen ne Evropen Juglindore. Por as ne Europe as edhe ne SHBA, kete rol nuk e lidhin me krijimin e Shqiperise se Madhe. Perkundrazi kjo ide eshte kundershtuar fort nga politika zyrtare europiane dhe amerikane si jo e kohes, ne dem te stabilitetit dhe sigurise rajonale dhe te ardhmes integruese te rajonit. Perfundimi i konfliktit ne Kosove dhe vendosja e saj mbi bazen e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, nen autoritetin nderkombetar, u dha rastin shqiptareve te ndjejne e te kene me te drejte e per here te pare mbeshtetjen e plote te komunitetit nderkombetar, vecanerisht te SHBA, BE, NATO, etj. Shqiptaret e Kosoves kete mbeshtetje e kthyen ne mirenjohje. Eshte e natyrshme qe dislokimi i forcave te KFOR-it dhe vendosjen e UNMIK-ut ne Kosove ata e perjetuan si clirim nga Serbia dhe me nje shperthim te justifikuar te ndjenjave pozitive nacionaliste te shtypura e te ndrydhura historikisht. Te nesermen e mbarimit te konfliktit nuk ishte ndonje gje e re qe te degjohej nga populli e lideret shqiptare te Kosoves qe te kerkonin pavaresine e saj. Gjenerata njerezish ishin masakruar e kalbur ne burgje per kete ide. Kjo ide tani nuk mund te burgosej e as te vritej e po keshtu artikuluesit e saj. Kishte ndodhur nje ndryshim kaq i madh e kaq i thelle qe shumica e njerezve as qe mund ta mendonin. Ne nje profil me te ulet idea e Shqiperise se Madhe akuzohet se synon te krijoje nje zemer myslimane ne Ballkan. Kerkesat shqiptare per me shume te drejta dhe emancipim ne rajon shihen si nje perplasje midis muslimanizmit dhe kristianizmit ne variantin e tij te ortodoksise.Sipas disa njerezve te politikes e te medias rajonale dhe europiane ekspansioni shqiptar ne Ballkan do te ishte nje shprehje e rifillimit te ofensives se mohamedanizmit ne Europe. Kjo akuze kerkon ta cvendose vemendjen ne nje terren shume sensitiv duke spekulluar me ndjenjat e ndryshme fetare te popujve te rajonit. Myslimanizmi nuk eshte as filozofia as edhe mburoja e ekstremizmit, nacionalizmit dhe e kombit-shtet. Ai nuk eshte as edhe identifikimi i fondamentalizmit. As edhe platforma e Shqiperise se Madhe nuk eshte frymezuar dhe as eshte mbeshtetur nga ky besim fetar. Shqiptaret u perkasin tre besimeve te ndryshme dhe kane deshmuar historikisht tolerance e respekt reciprok. Ata jane sot nje model i bashkejeteses dhe harmonise multifetare. Shqiperia Madhe nuk do ta shtonte popullsine shqiptare myslimane as edhe do te pakesonte popullsine e krishtere shqiptare. Teza e rrezikut nga nje Shqiperi e Madhe myslimane vjen nga nje koncept gjeopolitik spekulativ me veshje fetare. Skema e krijimit te boshteve fetare ne Ballkan dhe e perplasjes se tyre per synime gjeopolitike eshte disi e vjeter, dhe ajo u muar vecanerisht ne konsiderate nga qarqe te caktuara politike ballkanike, europiane e me gjere pas shperthimit te konfliktit ne Bosnje-Hercegovina. Po i njejti alarm ngrihet tani kur Kosova ka hyre ne procesin e percaktimit te te ardhmes se vet dhe shqiptaret e Maqedonise kerkojne te jene qytetare te barabarte ne shtetin e perbashket me maqedonasit. Perpjekja per ti vendosur shqiptaret brenda kesaj skeme nuk mund te kete sukses, ndonese nuk kane munguar analistet ortodokse qe e kane parashikuar nje zhvillim te tille. Shqiptaret nuk kane asnje lidhje me fondamentalizmin islamik, se ne historine e tyre nuk gjendet asnje fakt per te deshmuar qofte edhe dicka te perafert me te. Shqiptaret historikisht kane jetuar me popuj fqinj te besimeve te ndryshme fetare, por ata gjithnje kane qene tolerante e te moderuar Shqiptaret para se te jene myslimane, ortodokse e katolike jane shqiptare,nje nga popujt me te lashte te Ballkanit e te Europes. Stuhia politike, diplomatike dhe mediatike qe shpertheu kete pranvere kunder rrezikut te Shqiperise se Madhe ne nje mase te madhe ben pergjegjes segmentet ekstremiste te popullsise shqiptare ne Kosove, ne Maqedoni e Serbi Jugore. Ato u cfaqen me hapur dhe me me pretendime pas mbarimit te konfliktit ne Kosove dhe synuan te militarizojne aspiratat e ligjshme te shqiptareve te kerkuara per tu realizuar ne rruge paqesore. Administrimi i lirise eshte nje proces jo i lehte dhe gjithnje egziston rreziku i degradimit ne anarki e ne veprime te pakontrolluara. Ne rastin e Kosoves, ku liria nacionale kishte munguar ose ka qene e censuruar, shperthimet emocionale dhe ekseset jashte limiteve normale ishin te pritshme. Por, te denushme veprimet kolektive hakmarrese kunder serbeve te pa perfshire ne krime, debimi i tyre, djegia e shtepive etj. Pikerisht ne momente te tilla duhet lidershipi, i cili disiplinon emocionet e orienton popullin ne drejtim pozitiv. Partite politike shqiptare ne Kosove nuk e bene sic duhej kete detyre dhe per ta thene me qarte nuk paten autoritetin e nevojshem per te ndaluar nje lloj anarkizimi provincial, qe filloi te demtoje imazhin me te cilin shqiptaret dolen nga konflikti. Procesi i normalizimit te situates ne Kosove, megjithe veshtiresite e medha qe ndeshi, u zhvillua dhe hodhi hapa te rendesishem perpara. Zgjedhjet per pushtetin vendor, qe u zhvilluan me sukses ne Tetor 2000, rindertimi i vendit, gjallerimi i jetes ekonomike dhe i tregtise e deshmojne kete tendence pozitive. Ate nuk mund ta pengojne anarkistet, nacionalistet primitive, njerezit e dyshimte te lidhur me qarqe mafioze brenda e jashte Kosoves, te cilet per te qene sa me komode e per te vepruar sa me lehte jane shpesh bartes te platformave e parullave nacionaliste si ato te Shqiperise se Madhe, te Kosoves se Madhe, etj. Veprimtaria aventureske e ketyre njerezve kompromenton procesin, imazhin dhe largon mbeshtetjen nderkombetare, pasurine me te madhe qe mund te kene fituar historikisht, perpos lirise kosovaret. Madje keta njerez, mirenjohjen mbareshqiptare per faktoret nderkombetare, per shpetimin e qindra mijera shqiptareve nga genocidi i Milloshevicit, po e zevendesojne me sjellje politike ekstremiste qe shrytezohet per te vene ne dyshim edhe drejtesine e vendimarrjes per te nderhyre ne Kosove te forcave te NATO-s dhe per te demtuar imazhin dhe poziten politike te lidereve boterore qe ndermorren kete vendim historik. Shqetesimi i komunitetit nderkombetar, vecanerisht i atyre qeverive e personaliteteve, qe investuan per te ndaluar genocidin serb dhe katastrofen humanitare, eshte i drejte. Ekstremizmi nacionalist, para se te jete i rrezikshem per popujt e tjere, eshte i demshem per popullin e vet. Ai perpiqet te militarizoje jo vetem politiken, por edhe jeten shoqerore, kulturen, artin dhe shkencen. Nacionalizmi primitiv mban peng te ardhmen e vendit dhe synon ta orientoje ate ne nje drejtim te kundert me tendencen e pergjithshme te zhvillimeve bashkekohore integruese. Ekstremizimi nuk eshte ne karakterin e shqiptareve. Ata kane qene gjithnje tolerant ne bashkejetesen me etni e fe te ndryshme. Grupime te vecanta ekstremiste, shqiptare ne Kosove, Maqedoni apo gjetiu nuk perfaqesojne shumicen e shqiptareve ekstremiste ne Ballkan ka edhe midis popujve te tjere dhe ata shpesh ushqejne e nxisin njeri-tjetrin. Fakti qe ne Kosove ka nje ulje shume te ndjeshme te krimeve dhe ne pergjithesi te tensioneve nderetnike, eshte nje tregues i ngushtimit te hapsires per bajraktaret provinciale nacionaliste. Po keshtu dhe maturia e vetpermbajtja, qe po tregojne shumica e shqiptareve ne Maqedoni, eshte nje arsye me shume per te besuar se ekstremizmi nuk ka mbeshtetje te gjere. Edhe tensionet e krijuara ne Luginen e Presheves nuk jane kaq te thjeshta as edhe mund te shpjegohen vetem me deshiren e shqiptareve per te krijuar Kosoven e Madhe. Ne thelb, keto tensione, sollen ne vemendjen e te gjitheve edhe nje here tjeter disa realitete te njohura qe duhet te ndryshojne por gjithnje me marreveshje politike e permes garantimit te te gjitha te drejtave qe i takojne minoritetit shqiptar ne Serbine Jugore. E ardhmja e shqiptareve "Europa e Madhe" E ardhmja e popujve te Ballkanit do te varet shume nga rruga qe do te marrin zhvillimet ne zonat e nxehta te tij ne nje te ardhme te afert. Nese forcat e nacionalizmit primitiv apo segmente te vecanta ekstremiste te tij do te fitojne terren mbi forcat demokratike e konstruktive, atehere Ballkani rrezikohet te mbetet i semure kronik i Europes. Ne kete rast skenari do te ishte riciklimi i dhunes dhe i konflikteve etnike, vecanerisht ne Bosnie-Hercegovine, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, por edhe me gjere. Potencialet negative per ta mbajtur Ballkanin ne nje situate shperthyese kane treguar se egzistojne dhe jane aktive. Kjo eshte optika pesimiste e te ardhmes se rajonit. Ballkani ka edhe nje alternative tjeter zhvillimi, e cila ka me shume mbeshtetje e me shume shanse per te fituar. Ajo eshte perspektiva e integrimit te rajonit ne Europen e Bashkuar. Sigurisht qe nuk eshte e afert dhe as simetrike per te gjitha vendet. Por ka rendesi qe te gjitha vendet e Ballkanit (Greqia eshte anetare e BE dhe e NATO-s), jane te orientuara dhe te perfshira ne procesin e integrimit europian, pavarsisht se ndodhen ne nivele te ndryshme. Rumania dhe Bullgaria kane vite qe kane nenshkruar marreveshjen e asocimit me BE dhe ndodhen ne shporten e dyte te vendeve kandidate per tu pranuar. Maqedonia sapo ka nenshkruar marreveshjen e stabilizimit e te asocimit dhe se shpejti pritet qe ate ta nenshkruaj edhe Kroacia. Shqiperia ndodhet ne permbushjen e procedurave per te hapur negociatat per kete marreveshje, ndersa Bosnie-Hercegovina e Jugosllavia, kane nje prespektive te afert per fillimin e studimit te fizibilitetit rreth kesaj marreveshje me BE. Kjo perpektive optimiste e se ardhmes se Ballkanit eshte nje proces i dyanshem. Ajo varet nga vullneti dhe aftesia e shoqerive dhe vendeve ballkanike per te plotesuar te gjitha kushtet e parametrat e kerkuara per te ecur sipas etapave ne rrugen e integrimit europian dhe euroatlantik. Por suksesi i ketij procesi eshte i lidhur ngushte edhe me angazhimin e vet Bashkimit Europian per te mos i burokratizuar proceduart e integrimit dhe per ti dhene perparesi politikave specifike afruese per vendet e Ballkanit. Duke lokalizuar perspektiven europiane ne ambientin shqiptar, ajo duhet pare ne tre komponente kryesore: Shqiperi, Kosove e Maqedoni. Gjithesecili prej ketyre komponenteve ka vecorite e veta, te cilat duhen marre ne konsiderate kur aplikohen politikat integruese dhe percaktohen ritmet e integrimit. Shqiperia vjen me kete rast e para. Ka nje unanimitet social e te spektrit politik ne Shqiperi ne mbeshtetje te orientimit dhe perspektives integruese europiane te vendit. Shteti shqiptar ne menyre te natyrshme ka nje rol e influence paresore midis shqiptarve qe jetojne ne pjeset e tjera te rajonit dhe sherben si nje pike reference per ata. Afrimi i Shqiperise ne strukturat europiane dhe euroatlantike dhe perfshirja e saj ne nje te ardhme ne keto struktura do te ishte nje model e nje mesazh per te gjithe shqiptaret ne rajon. Nje perspektive europiane e artikuluar qarte e ne kohe sipas etapave do te ngjallte me shume besim e optimizem edhe per ardhmerine e Kosoves. Kjo do te ngushtonte gjthnje e me shume hapsiren e veprimit te atyre elementeve e ideve nacionaliste dhe ekstremiste qe aspiratat legjitime te shqiptareve i shohin te realizuara permes dhunes. Komuniteti Nderkombetar i pranishem ne Kosove permes institucioneve tashme te njohura duhet te beje politika me efikase e ta marre masa me te shpejta per ta bere sa me te prekshme dhe perspektiven e saj europiane. Prania europiane ne Kosove nuk duhet te shfaqet kryesisht permes uniformave ushtarake te forcave te KFOR-it, por permes investimeve ekonomike per zhvillimin e saj, permes kontributeve me te medha ne ndertimin e institucione demokratike, ne forcimin e shoqerise civile dhe ne ndertimin e urave per bashkejetesen multietnike. Shqiptaret e Kosoves duhet te shikojne ne praktike rezultate qe e afron perspektiven europiane ndofta tani jo ne formen institucionale por ne frymen e saj. Ne kete drejtim mund te shfrytezohen edhe gjenerata njerezish e sidomos te rinjte qe kane jetuar dhe jane arsimuar ne vendet europiane. Ata jane me te prirur e me te pergatitur per tu angazhuar ne orientimin drejt ardhmerise europiane te Kosoves. Platformat e programet e partive kryesore politike shqiptare duhet te ndihmohet qe te kene nje fryme e filozofi me europiane e me pak nacionaliste. Po keshtu edhe media, arsimi e kultura. Madje streha e fundit e nacionalizmit primitiv mbeten gjithnje segmentet me te paarsimuara e me te prapambetura te shoqerise. Shqiptaret e Maqedonise me nenshkrimin e marreveshjes se stabilizimit e te asocimit me BE ne prill te ketij viti zyrtarisht ndihen me afer strukturave europiane se shqiptaret e tjere te rajonit. Por faktikisht ata nuk e ndjejne shijen e kesaj arritjeje sepse neshkrimi u be ne kulmin e tensioneve nderetnike ne Maqedoni. Procesi i dialogut qe ka nisur ne kete vend me synimin e gjetjes se zgjidhjes se standarteve europiane per kerkesat e parashtruara nga shqiptaret, ka nje frymezim dhe ndermjetesim edhe nga BE. Marreveshja e Stabilizimit dhe Asocimit permban detyrime ne plotesimin dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve. Aplikimi i saj do te jete e dobishme per te ngushtuar hendekun arsimor e kulturor midis shqiptareve dhe maqedonasve. Shqiptaret duhet ta ndjejne se kjo marreveshje eshte sa e maqedonasve aq edhe e tyre. Maqedonia do te shkoje ne Europe me dy kembe dhe jo me shumicen maqedonase te privilegjuar dhe pjesen e popullsise shqiptare te diskriminuar ose te trajtuar si nivel i dyte qytetar. Europa kerkon qytetare me shanse e mundesi te barabarta. Shqiptaret ne te gjithe hapesiren qe ata shtrihen ne Ballkan jane ne kerkim te nje te ardhme me te mire e me te begate. Ata e kane bere zgjedhjen e tyre, duan te behen pjese e familjes se madhe e te bashkuar europiane. Devijime te perkohshme te segmenteve te caktuara ne favor te ideve e te zgjidhjeve ekstremiste nuk e pengojne tendencen e pergjithshme pozitive te perpjekjeve shqiptare per te krijuar nje Ballkan te europianizuar e te integruar. Vetem ne nje perspektive te tille, ceshtja shqiptare ne Ballkan do te gjeje zgjidhje. _________________________________________________________________ Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com/intl.asp
More information about the ALBSA-Info mailing list |