Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOMUNIKATË Nr. 5 - KKÇMTSH

Korab Hoxha korab_hoxha at hotmail.com
Fri Aug 10 13:54:00 EDT 2001


KOMITETI KOMBËTAR
PËR ÇLIRIMIN DHE MBROJTJEN E TOKAVE SHQIPTARE
Në vijën e shqyrtimit thelbësor të situatës së krijuar në tokat shqiptare të 
IRJM-së dhe realizimit të Platfomës sonë për zgjidhjen e drejtë të çështjes 
kombëtare, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues e KKÇMTSH-së mbajti 
sot mbledhjen e zgjeruar, dhe, në bazë të konstatimeve të saj, për opinionin 
e gjërë bublik lëshon këtë:
KOMUNIKATË Nr. 5
-Komiteti vlerëson se „negociatat paqësore“ të të ashtuquajturit „faktor 
politik shqiptar“ me sllavo-maqedonasit dhe nacional-shovinistët e 
VMRO-DPMN-së, janë në përgjithësi të pavlerëshme, të pasukseshme dhe 
destruktive. Nuk ka dhe nuk mund të bëhet kurrëfarë „marrëveshje“ politike 
me këtë palë antishqiptare, gjë kjo që gjithësesi do të shkojë në dëmin e 
çështjes shqiptare dhe të kombit shqiptar. Vetë synimi i këtyre 
„negociatave“ për ta ruajtur integrale „Maqedoninë“, duke ia lënë në brendi 
një territor të rëndësishëm etnik shqiptar / gjeografikisht kompakt dhe 
përgjatë tërë shtrirjes së kufirit të shtetit amë-Shqipërisë / është dëmtim 
i vetëdijshëm i lirisë; tërësisë territoriale të tokave shqiptare, dhe 
itegritetit kombëtar shqiptar. Strukturat që priren për sendërtimin e këtyre 
„negociatave“, Komiteti i vlerëson me të drejtë si struktura destruktive 
antikombëtare.
-Komiteti vlerëson poashtu se qëllimi kryesor i këtyre tratativave 
mashtruese është „pajtimi“ i imponuar i popullit shqiptar të këtyre trojeve 
legjitime shqiptare me një „gjysëm-zgjidhje“ politike; demilitarizimi i 
faktorit shqiptar dhe nënshtrimi përfundimtar nën pushtetin e dhunës 
sllavo-maqedonase. Negociatorët shqipfolës si Xhaferri-Ymeri me kompani, 
Komiteti i konsideron me të drejtë si shërbëtorë të dëshmuar të pushtuesit 
sllavo-maqedonas mbi tokën autoktone shqiptare. Ata, dhe kolegët e tyre 
demagogë të DP- të UÇK-së, janë dëshmuar edhe më parë për veprimtari të 
tilla destruktive dhe antikombëtare.
-Përshëndetja publike që ia bëri „marrëveshjes“ (sipas të gjitha gjasave të 
arritur në Ohër) Komandanti i SHP të UÇK-së, Gëzim Ostreni, duke e vlerësuar 
atë si qëllim kryesor të strukturës ushtarake në ballë të së cilës ndodhet, 
jo vetëm se bie në kontradiktë me deklaratat e ushtarakëve tjerë të lartë të 
së njëjtës strukturë, por dëshmon mirëfilli se ai nuk ka lëvizur fare nga 
pikëpamjet e tija titiste të marra gjatë shërbimit në ish-APJ, dhe se 
përfaqëson tipikisht rrymën destruktive brenda Ushtrisë Çlirimtare 
Kombëtare. Nuk mund të jetë qëllim kryesor i një „ushtrie kombëtare“, 
bashkëjetesa paqësore me armikun kombëtar!
-Tratativat tjera „arsyetuese“ të ditëve të fundit të disa krerëve të 
UÇK-së, si psh. ajo e Komandant Malës, dhënë gazetës „Bota Sot“, e datës 09. 
08. 2001, se „UÇK-ja do të pranojë marrëveshjen nëse njihen të paktën 80% e 
kërkesave tona“ është poashtu një manovër mashtruese, për të neutralizuar 
vërejtjet serioze që Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH)/Shërbimi Ekzekutiv, 
ia ka dhënë si paralajmërim DP të UÇK-së, Ali Ahmetit, në raport me shkeljet 
e tij drastike të idealeve çlirimtare të UÇK-së, sikurse të interesave të 
mirëfillta kombëtare shqiptare. Edhe po të pranoheshin 100% kërkesat 
minimaliste shqiptare, prapë se prapë ato e dëmtojnë pafalshëm çështjen 
kombëtare, duke pranuar „sovranitetin“ artificial të Maqedonisë me tokat 
shqiptare brenda saj!
-Komiteti potencon edhe njëherë se ai dhe strukturat e veta 
politiko-ushtarake, nuk njohin dhe nuk pranojnë asnjë kompromis në çështjen 
kombëtare dhe janë të prirur t`u përgjigjen të gjitha tradhëtive; veprimeve 
gjakatare dhe operacioneve të armikut, në mënyrë serioze dhe pa kompromis. 
Këtë e dëshmuan mirëfilli strukturat tona, duke goditur armikun kombëtar 
menjëherë pas aktit kriminal në Shkup mbi Komandant Telin dhe 
bashkëluftëtarët e tij, me ç´rast armikut iu vranë mbi 20 dhe iu plagosën 
mbi 30 pjesëtar (Aksioni Gueril i AKSH-së në magjistralen Shkup-Tetovë, afër 
fshatit Grupçin, 08. Gusht 2001). Po të njëjtën gjë e dëshmon aksioni i 
sotëm në Shkup, përmes të cilit, armikut kombëtar i janë vrarë e plagosur 
dhjetra ushtarë e policë.
-Rënien fatkeqe të Komandant Telit, Komiteti e konsideron si viktimizim të 
qëllimtë nga ana e DP të UÇK-së, gjë kjo që dëshmohet indirekt edhe përmes 
deklarimit të një ushtaraku të lartë të UÇK-së për mediat, se „Komandat Teli 
ishte përjashtuar nga radhët e UÇK-së, dhe se është ndjekur për t`u 
arrestuar nga Policia Ushtarake“. Në të njëjtën vijë eliminimi të 
bashkëluftëtarëve të vet, siç duket është vrarë edhe Kolonel Tahir Sinani, 
ish-Komandant i ZO të Pashtrikut /në atë moment, Komandant i Brigadës 116 të 
UÇK-së, për të cilin DP dhe SHP i UÇK-së nuk dhanë asnjë shpjegim. Këto, dhe 
të tjera si këto, dëshmojnë se brenda instancave udhëheqëse të UÇK-së, 
fatkeqësisht vepron dora e zgjatur kollaboracioniste e armikut kombëtar, 
rrethanë kjo që paraqet rrezik permanent për të gjithë ata luftëtarë të 
lirisë që mund të mos pajtohen me vendimet e tyre demilitarizuese dhe 
pacifiste antikombëtare.
-Sjelljet dhe veprimet e tilla, Drejtorinë Politike dhe Shtabin e 
Përgjithshëm të UÇK-së e ngarkojnë me përgjegjësi të mëdha e të pafalshme 
morale, ushtarake dhe kombëtare, duke verifikuar të gjitha paralajmërimet 
tona, bërë me kohë strukturave ushtarake të UÇK-së; strukturave tona 
ushtarake dhe opinionit të gjërë publik.
-Komiteti thërret të gjithë ushtarët dhe eprorët atdhetarë të UÇK-së, 
sikurse strukturat e veta, të jenë syçelë e të devotshëm në çdo moment, dhe 
të mos e ndalin luftën çlirimtare, duke e intensifikuar gjithnjë e më tepër, 
deri në çlirimin e plotë të tokave shqiptare, pra, ngadhjimin përfundimtar 
mbi armiqtë gjakatarë!
Dibër-Tiranë-Prishtinë,
10. Gusht 2001
Për Kryesinë e KPD të KKÇMTSH-së
Kryetari, Kushtrim Dukagjini


_________________________________________________________________
Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com/intl.asp




More information about the ALBSA-Info mailing list