Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Re: [LiriaKombtare-Info] Paralajmërim

Fadil Mehmetali fadil58 at hotmail.com
Thu Aug 9 18:09:27 EDT 2001


  
  
----- Original Message -----
From: Korab Hoxha
Sent: 8. august 2001 19:22
To: mevlyde at hotmail.com
Cc: AlbaNews at listserv.acsu.buffalo.edu; albsa-info at alb-net.com; amcc-talk at alb-net.com; ata at ata-al.net; cana at ece.stevens-tech.edu; flakanews at hotmail.com; FSelimi at aol.com; gazmend_a at hotmail.com; kosova at jps.net; kosova at justiceforall.org; kosova at MAELSTROM.STJOHNS.EDU; liriakombtare-info at alb-net.com; Mat.Precey at itn.co.uk; medsatco at mt.net.mk; nyc-l at alb-net.com; prishtina-e at alb-net.com; tetova-l at alb-net.com; tetovari at tetovari.com; moni_tiger at hotmail.com; okrep.soca.ademi at siol.net; adrian_20 at tupac.com; afo_18 at yahoo.com; Agimi36 at hotmail.com; ahmet.berisha at swipnet.se; albertq at web.de; a-pal at alb-net.com; a_berisha21 at hotmail.com; avniserbest at hotmail.com
Subject: [LiriaKombtare-Info] Paralajmërim
  
---------------------------------------------------------------------
           "Liria Kombtare" Humanitarian Foundation
                 http://www.liriakombtare.com/
---------------------------------------------------------------------
  Sigurimi Kombëtar Shqiptar/Shërbimi Ekzekutiv

Shqipëri, 07.08.2001,


Drejtuar:Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, zotërisë së tij, Ali Ahmeti


Lënda: P A R A L A J M Ë R I M


Zotëri!

Pasi shqyrtuam të gjitha mundësitë tjera të komunikimit, dhe në bazë
të të gjitha të dhënave të verifikuara nga ana e shërbimeve tona, e
pamë të patjetërsuar që t`u paralajmërojmë, si vijon më poshtë :

1. Çështja shqiptare e tokave tona legjitime nën IRJM-në, nuk mund
të zgjidhet ashtu siç pretendoni ju dhe bashkëpunëtorët tuaj:
Xhaferi-Ymeri; Georgievski-Trajkovski, me kompanitë e tyre!...
2. Mbetja e mëtutjeshme e mbi 10`000 km2 tokash legjitime shqiptare
brenda krijesës artificiale sllavo-maqedonase, është kryeput një
tradhëti e ligë në çështjen kombëtare shqiptare!...
3. Format e veprimit të tillë, janë të përgaditura dhe të elaboruara
në kuzhinat e armiqve tanë kombëtare, siç ishin të përgaditura
poashtu veprimet e kolegut tuaj të Kosovës Lindore, z. Shefqet
Musliu, me kompani!...
4. Sigurimi Kombëtar Shqiptar të gjitha këto veprime i gjykon nga
pesha e dëmit që i bëhet me këtë rast çështjes shqiptare dhe nuk
guxon të mos i marrë masat preventive, sikurse ato ekzekutive, pa
marrë parasysh veprimet tuaja të mëparshme dhe ato ilegale
politike!...
5. Sigurimi Kombëtar Shqiptar konsideron se jeni mbruajtur nga
ndjenja dhe mendime të tilla tradhëtie edhe më parë, dhe se kjo vijë
destruktive ka dëmtuar poashtu luftën çlirimtare të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, duke u patur ju dhe kolegun tuaj kosovar, z.
Emrush Xhemajli, në bërthamën pregaditore!...
6. Ju zotëri, nuk keni kompetenca (as nga ana e instrumenteve
ushtarake dhe as nga ndonjë instrument tjetër) të dëmtoni në këte
mënyrë çështjen kombëtare, pos shpërblimeve që do t`i merrni nga ana
e armiqve tanë kombëtarë!...
7. Nuk do të kishim patur dëshirë t`u kemi objekt të veprimit tonë,
sikur të logjikonit pak më mirë dhe të gjënit rrugëdaljen nga
qorrsokaku ku e keni futur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe mbarë
popullin shqiptar të IRJM-së!...

ARSYETIM I PËRKOHSHËM:

Të gjitha konkluzionet e dispozitivit, përkohësisht i arsyetojmë si
vijon më poshtë:

- Vijën politike të kooperimit me faktorin politik sllavo-maqedonas
ju e keni ndjekur me vetëdije të plotë dhe paramendim, që nga
fillimi i luftës në trojet shqiptare në krahinën e Iliridës, duke
dëmtuar rëndë interesat vitale të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në
radhët e së cilës janë mbledhur bijtë dhe bijat më të devotshëm të
kombit shqiptar, të cilët, armët nuk i kanë rrokur për të njohur,
garantuar dhe vulosur "sovranitetin shtetëror" të krijesës bastarde
me emrin "Maqedoni", por për të çliruar përfundimisht nga sundimi
sllavo-maqedonas tokën e shenjtë shqiptare! Gjykuar në bazë të
"rezultateve" të "negociatave politike" në të cilat ju dhe
bashkëpunëtorët tuaj po e sillni popullin shqiptar të këtyre tokave
legjitime shqiptare si para faktit të kryer, madje me miradinë e
plotë të palës kundërshtare, vërtetojmë se e keni manipuluar
pafalshëm organizmin ushtarak të UÇK-së, duke zbrazur të gjitha
sakrificat e saj të përgjakura e të dhimbshme, në mullirin e
interesave strategjike të armikut.

- Në fakt, në fillim të mobilizimit dhe të daljes në skenë të këtyre
strukturave, sikurse në fillim të veprimtarisë financuese të
strukturave ndihmëse të fondit "Liria Kombëtare" etj. ju keni
premtuar se do të realizoni lirinë kombëtare të popullit autokton
shqiptar të këtyre trojeve, çka nuk nënkupton aspak përfundimin e
luftës duke i lënë këto troje përsëri të gjakosura dhe të
shkatërruara brenda krijesës së përmendur artificiale. Me këtë, ju
keni mashtruar e gënjyer një popull të tërë, duke përfshirë edhe
mërgatën e tij, dhe atij i mbani përgjegjësi të plota morale,
politike dhe strategjike.

- Dihet, sikur ju të kishit emëruar krijesën ushtarake "Ushtria
Mbrojtëse e Maqedonisë", detyrë dhe funksion ky që në të vërtetë po
e luani mjeshtrisht, as dëshmorët që ranë në fushëbetejë dhe
prapavijë, por as luftëtarët që e përbëjnë Ushtrinë Çlirimtare
Kombëtare, nuk do të ishin aty ku janë. Nuk guxon të harrohet
poashtu djersa e madhe e mërgimtarëve që po shpërdorohet me këtë
vijë destruktive të politikës suaj. Në përvijim të kësaj, ju keni
keqpërdorur një emërtim të shenjtë e të paprekshëm, duke dëmtuar
rëndë interesat e vërteta kombëtare të shqiptarëve, kudo që janë,
dhe jeni një nga përgjegjësit kryesor të këtyre manipulimeve!

- Të gjitha kërkesat tuaja politike, të shtruara publikisht, që nga
fillimi i luftës e deri në këto momente vendimtare, Sigurimi
Kombëtar Shqiptar i ka marrë dhe i ka vlerësuar si veprime taktike
në favorin e luftës çlirimtare, duke mos dashur të besojë se ju po e
tradhëtoni qëllimisht idealin çlirimtar të Ushtrisë Çlirimtare
Kombëtare. Edhe të ashtuquajturën "Marrëveshje të Prizrenit" me
tradhëtarët dhe bashibuzukët Arbër Xhaferri dhe Ymer Ymeri,
fillimisht e kuptuam si taktikë të luftës, për të neutralizuar dy
shqipfolës që mund të dëmtonin luftën çlirimtare, duke qenë dorë e
zgjatur e pushtuesve sllavo-maqedonas. Nuk na bëhej të besojmë se ju
nuk i dinit të gjitha allish-verishet e tyre në dëmin e interesave
tona kombëtare, veçanërisht kontrabandën e tyre të lejuar nga
pushteti policor i Maqedonisë me duhan dhe gjëra tjera të palejuara,
përmes Makosped-it, gjëra këto që kryesisht i ka investuar dhe
zhvilluar mafia botërore ruso-sllavo-maqedonase. Të gjitha
përfitimet e përgjakshme që nxirrnin këta dy profiterë
antikombëtarë, nuk do të duhej të ishin të panjohura për një
"veprimtar" si ju, që mbante në organizmat ilegalë "anën e popullit"
dhe aureolën e rrejshme të të persekutuarit politik! Veprimet legale
të kontrabandës së "politikajve" të shpifur si Xhaferri dhe Ymeri,
nuk ka qenë e mundur të zhvillohen pa i dhënë premtime konkrete
okupatorit sllavo-maqedonas! Këtë gjë, "patrioti" Ali Ahmeti, do të
duhej ditur e njohur mirëfilli, derisa është në gjendje të
"prezentojë" forcën çlirimtare të UÇK-së!...

- Të bindur se në krahinën shqiptare të Iliridës ka dhe ka patur
mjaft të tjerë që kanë dëshmuar qëndrime të denja politike, madje
edhe organizma atdhetarë, është e patjetërsuar masa ekzekutive ndaj
jush, derisa pikërisht kollaboracionistëve kryesorë të pushtetit
sllavo-maqedonas i keni bërë autorizime të pakufizuara, në ndërkohë
që ekziston dhe u dëshmua në fushëbetejë forca çlirimtare dhe në
ndërkohë kur shovinizmi sllavo-maqedonas vret pamëshirë edhe fëmijët
tanë të djepit! Sjellje si këto, janë të pafalshme!...

- Përveç faktit se ju nuk përfshitë në "dialogun politik" organizata
tjera atdhetare, dhe nuk e koordinuat këtë "aktivitet" në një nivel
pak më të pastërt, shqetëson veçanërisht fakti i hidhur se ju
filluat të korrespodoni hapur me kriminelët sllavo-maqedonas:
Trajkovski-Georgievski, duke u shkruar letra të ndryshme, përmes të
cilave fare hapur dhe publikisht i thërrisnit të përmbahen "për të
ruajtur shtetin e përbashkët" dhe "sovranitetin e Maqedonisë", me
çka ju keni tejkaluar çdo "kompetencë çlirimtare" dhe keni dëmtuar
rëndë autoritetin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe
çështjen shqiptare. Sjellje të tilla të një "përfaqësuesi politik"
jo vetëm që nuk mund të kenë mbulesë, porse ato dëmtojnë
përgjithësisht ndjenjat liridashëse të kombit shqiptar! Ato na
bindën mirëfilli se "tradhëtarët, i bashkon tradhëtia!"

- Tani, të autorizuarit tuaj: tradhëtarët Xhaferri dhe Ymeri, me
kompanitë e tyre, po pinë verë e dëfrehen në sarajet famëliga të
gjakatarëve sllavo-maqedonas, derisa ushtria dhe policia e tyre
shoviniste po i vret luftëtarët më të devotshëm dhe popullin e
pambrojtur! Nuk ka dyshim se përmes "negociatave" verore të Ohrit,
pushtuesi sllavo-maqedonas po e vret prapa kurrizit lirinë kombëtare
të shqiptarëve, duke ngërthyer në kthetrat e përgjakura përsëri
trojet tona legjitime! Kjo lojë e turpshme, natyrisht, nuk mund të
bëhej pa lejen dhe miradinë tuaj të paskrupullt e të pafalshme!...

- Zatën, "negociatat" politike me sllavo-maqedonasit, kanë qenë të
përfunduara që në fillim të tyre. Përfundimi i tyre konsiston në
premtimet tuaja të dhëna paraprakisht në favorin e Maqedonisë
sllave, dhe të ripushtimit sllavo-maqedonas të viseve etnike
shqiptare të Iliridës. Këto janë në përputhje të plotë të veprimeve
antishqiptare të kolegut tuaj të Kosovës Lindore, z. Shefqet Musliu,
veprimtaria "patriotike" e të cilit, përgjaku fuqishëm dhe tradhëtoi
keqas trojet shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke
i lënë përsëri të pambrojtuara nën shovinizmin gjakatar serbomadh.
Edhe ai qe "arkitekt" dhe shkatërrues i një force çlirimtare, të
njohur me emrin UÇPMB, që sot, në saje të "punës" së tij "atdhetare"
numëron qindra sakrifica dhe asnjë fitore! Nuk ka dhe nuk mund të
ketë plaf politik që mbulon turpe të tilla!...

Për më tepër, nuk e shohim të nevojshme të themi. Me këtë rast, dhe
për rrethanë lehtësuese, nga ju kërkohet:

1. Të jepni urgjentisht dorëheqje nga "detyra" e "përfaqësuesit
politik" të UÇK-së dhe çdo veprim tjetër destruktiv!
2. Të kërkoni ndjesë publike për të gjitha dëmtimet tuaja, bërë
qëllimisht strukturave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe popullit
shqiptar!
3. Të deklaroni publikisht tutorët tuaj politikë dhe të demantoni
planet e tyre sekrete!
4. Të pamundësoni në çastin e fundit një "marrëveshje" të padenjë
për shqiptarët e kësaj treve legjitime etnike shqiptare!


SHEFI I SIGURIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR/ SHËRBIMI EKZEKUTIV

Korab Dibra, d.v.



_________________________________________________________________
Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com/intl.asp

________________________________________________
To unsubscribe from this list visit:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/liriakombtare-infoGet more from the Web.  FREE MSN Explorer download : http://explorer.msn.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list